Në zgjedhjet e 22 tetorit garojnë njerëz me afera korruptive e skandale

Në zgjedhjet e 22 tetorit garojnë njerëz me afera korruptive e skandale
  • 19 October 2017 - 08:39

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI

Letër e hapur në publik për ambasadorin amerikan në Kosovë,z. Greg Delawie dhe ambasadorin britanik,z. Ruairi O´Conelli(2)

Provenzano

Në vitin 1993 ndodh diçka e paimagjinueshme deri atëherë. Godfatheri i Cosa Nostra arrestohet. Toto Riina shefi i padiskutueshëm i mafisë siciliane arrestohet në po të njëjtën situatë misterioze që kishte rënë pre edhe Liggio para tij. Flitet për një përzierje të shtetit me mafinë. Tashmë babai i padiskutueshëm i Cosa Nostras është ai, Fantazma e Corleones, gjakatari i Sicilisë. Don Bernardo TRAKTORI Pronvenzano. E quajnë traktori se sipas gojëdhënave i merr rivalet përpara me armën e tij si një traktor. Tashmë lider suprem i Cosa Nostras bëhet jo vetëm një kriminel, i cili ka 43 vjet që i shpë- ton drejtësisë, por edhe legjendë e padukshme. Vetëm një fotografi 40 vjet e lashtë njihet. Familja ka po 40 vjet që nuk e takon. E vetmja mënyrë komunikimi e tij me familjen edhe te besuarit janë letrat e koduara. Nuk përdor telefon, nuk i beson teknologjisë edhe vazhdon të terrorizojë një komb të tërë me vendin që ka në simbolin e frikës që mban emrin Cosa Nostra. Në fund të viteve '90-të, policia duke ndjekur dy mafiozë që mendohet të jenë direkt të lidhur me fantazmën e Corleones teksa janë gati të veprojnë marrin një 'urdhër' të çuditshëm të ndalojnë aksionin nga një kolonel i Policisë. Këtu rritet legjenda e Provenzianos. Tashmë fantazma e frikës është i lidhur me shtetin. Mendohet që partia e Berluskonit, që ishte në pushtet, kishte lidhje me Provenzanon.

Arrestimi

11 prill 2006. Edicionet e lajmeve në mbarë Italinë lajmërojnë që fantazma tashmë ka një fytyrë edhe trup. Babai i fundit i mafisë, njeriu që për 43 vjet u tall me drejtësinë italiane, ai para të cilit dridhej e gjithë Sicilia edhe kundërshtarët në përgjithësi është pre e forcave policore. Tmerri tashmë ka një fytyre të vyshkur prej një 71-vjeçari. Tani, Bernardo Provenzano, babai i fundit i mafisë, "l'ultimo padrino", "the last godfather" tashmë është një legjendë mbas hekurave të drejtësisë.

5 - Salvatore Lo Piccolo

Folklori: Në momentin e arrestimit të tyre më 5 nëntor, djali i Lo Piccolos bërtiti me të madhe: "Të dua, babi! Të dua, babi!". Kjo lloj drame familjare pa dyshim që frymëzoi disa nga skenat dhe dialogët e serialit "Sopranot". Por, intriga u rrit disa ditë më vonë, kur policia konfirmoi se ata kishin gjetur një dokument të shkruar që besonin se bosi i Palermos u kishte shkruar mafiozëve të shqetësuar me qëllim shmangien e problemeve. Në këtë letër, përveç dhjetë urdhëresave të tilla, si: "Mos lakmoni gratë e kolegëve tuaj mafiozë dhe mos vidhni nga mafiozët e tjerë", në këtë listë nuk përfshiheshin shënime të tilla, si "Mos vrisni". E vërteta e hidhur: Lo Piccolo-s janë dënuar të dy për vrasje. Policia beson se muaj përpara arrestimit të tyre, çifti i mafiozëve po konsolidonin pushtetin e tyre në Sicili, duke përdorur kërcënimet dhe bashkëpunimin me mafiozë amerikanë në biznesin e trafikimit të drogës


4 - Bernardo Provenzano

Folklori: Historia e tij 43- vjeçare si i arratisur, e shndërroi këtë mafioz në një njeri të zgjuar në sytë e të tjerëve. Aftësia e tij për të shmangur autoritetet, që do të shndërrohej në kërkimin më të madh në historinë e Cosa Nostra-s, u bë legjendare, ndërkohë që ai shkëputi kontaktet me familjen dhe lëvizi nga një shtëpi e Sicilisë në tjetrën. Ai ishte në gjendje të drejtonte perandorinë e mafisë me ndihmën e "pizzinit", shënime të shkruara me shkronja të vogla që dorëzoheshin dorë më dorë nga ndihmësit e tij. Devoti katolik Provenzano kishte me vete pesë Bibla në momentin e arrestimit; një prej tyre ishte e shkruar me shënime të fshehta, që besohet se ato janë një kode për disa nga sekretet më të vjetra dhe më të errëta të mafisë që ai ka udhëhequr. E vërteta e hidhur: Edhe pse njihet si njeriu që solli "Paqen mafioze" në organizatë, pas një periudhe të përgjakur, Provenzano u ngrit dhe fitoi pushtet dhe reputacion si vrasës gjakftohtë. Megjithatë, karakteristika më e veçantë e udhëheqjes së tij ishte aftësia për të vendosur dhe imponuar paqen në strukturat e mafisë. Për Cosa Nostra-n ai është më i fuqishëm kur kryen "punën e tij"

3 - Giovanni Brusca

Folklori: I njohur dhe si "Derri" për pamjen e tij të çrregullt dhe oreksin e madh, ai është përfolur dhe për faktin e çuditshëm për "etjen për gjak". Një herë ai ka dëshmuar se kishte vrarë ndërmjet 100 - 200 persona - ai vetë. E vërteta e hidhur: Detajet reale të vrasjeve të tij, tregojnë se shifrat e thëna nga ai nuk janë të tilla. Brusca vrau djalin 11-vjeçar të një mafiozi rival, i cili u bë një provë fizike shtetërore, pasi ishte djegur me acid. Momenti dhe ngjarja që solli shkatërrimin e tij ishte në vitin 1992, kur ai shtypi butonin që solli shpërthimin e një autostrade në Sicili, në të cilin mbeti i vdekur magjistrati Giovanni Falcone, gruaja e tij dhe pesë badiguard.

2 - Toto Riina

Folklori: Momenti më kinematografik në karrierën e tij 15 vjeçare si bosi i bosëve, ishte një puthje që nuk ndodhi kurrë. Një dëshmitar, renegat (tradhtar), dëshmoi se Riina ishte përshëndetur me kryeministrin italian Giulio Andreotti, me "një puthje nderi" në një mbledhje të zhvilluar në fillim të 1980-s, ku ishte diskutuar mbi të ardhmen e një procesi të rëndësishëm gjyqësor që lidhej me mafinë. E vërteta e hidhur: Ndërkohë që udhëhiqte Cosa Nostra-n nga mesi i viteve 1970 deri në fillim të 1990-s, Riina zhvilloi një luftë të përgjakshme ndërmjet rivalë të tij, por edhe me shtetin italian. Ai gjithashtu u sigurua që kishte lidhjet e nevojshme politike në Sicili; edhe pse Andreoti nuk është menduar të ketë qenë një prej tyre. Ish kryeministri ka kaluar vite të tëra nëpër gjykata duke luftuar për çështjet e lidhura me akuzat ndaj mafiozëve.

1 - Mateo Messina Denaro

Folklori: Ky bos mafioz me origjinë nga qyteti perëndimor i Trapanit, pasardhës i të sapo kapurit Lo Piccolo, është konsideruar si "Don Zhuan playboy", me dobësi makinat sportive, orët e dorës dhe syzet e diellit. E vërteta e hidhur: Pavarësisht shijeve të tij fine dhe luksoze, bosi 47- vjeçar kupton dhe zbaton rregullat e mafisë. Sipas të dhënave, është supozuar se ai ishte pjesë e vrasjes së Falcones në 1992, dhe policia italiane beson se ai do të bëjë çfarë do të jetë e nevojshme që në të ardhmen ai të rrisë pushtetin e tij - dhe të bëhet lideri dhe udhëheqësi më i pushtetshëm i mafisë. Aktualisht, është lideri i Cosa-Nostra-s në Itali.

Të nderuar ambasadorë,

Ju me siguri jeni dëshmitarë edhe të dhunuesve të njëfarë klubi që quhet "Vetëvendosje". Kjo bandë sulmon në rrugë njerëzit e pafajshëm ose për një fjalë goje. Nuk zgjedhin mjete e as moshë, as gjini e as fe. Sulmojnë institucionet e shtetit me granata, minahedhës, antitankë si në Bagdad, Kandahar, Damask... Bëjnë propagande fetare për të përçarë popullin dhe për të ndërsyer në vëllavrasje vetëm e vetëm për interesa të tyre personale. Bëjnë masakër në tokat e Prishtinës, duke ia dhënë pa kurrfarë kriteresh bandës serbiane, që quhet Devolli, dhe refuzohen kandidatët tjerë vetëm e vetëm që nuk ua mbushin grykën. Bëjnë masakër me dhënien e lejeve për ndërtim dhe askush as që i ngacmon, kontrollon dhe trazon. Nuk kontrollohen edhe nga e kanë burimin të ardhurat e tyre dhe si rron ky klub i natës. Fusin lemeri në popull duke i marrë në pyetje njerëzit e tyre dhe jashtë partisë në stilin e UDB-së serbiane dhe stilin e KGB-së, kush janë strukturat e "hetuesisë" në këtë bandë dhe nga e kanë origjinën dhe kush fshihet prapa shpinës së tyre, kush e mbështet, sepse logjikisht këta nuk janë struktura legale që financohen nga shteti, përkatësisht nga taksapaguesit. Po ashtu, të hetohen lidhjet e kanaleve të nëntokës me bandën serbiane Devolli, që sjellin në Kosovë mallrat nga Serbia nga sektorë të posaçëm për në Kosovë dhe për tokat që ua kanë dhënë si të ishin malli i babës së tyre, sa para kanë marrë, kam bindje të plotë dhe nuk e humb shpresën kurrë se këta banditë bashkë janë të ndjekur dhe të përgjuar, por, akoma nuk ka ardhur koha të publikohen. Nuk do të ishte keq, po ashtu, se policia zuri në objektet e tyre të fshehura të kanaleve të nëntokës arsenal armësh. Ku i morën këto mjete, nga kush u paguan, përse i mbanin të fshehura kur dihet se lufta ka përfunduar dhe kush i nxiti të përdoren kundër interesave të popullit? Kam edhe nja njëmijë e një pyetje, por duke shpresuar se jeni në dijeni për këtë organizatë të dyshimtë antikombëtare, krerët e bandës janë në rrugë të gabuar antikombëtare e pro pansllaviste me yrnek të UDB-së dhe KGB-së ruse të Kremlinit...

Shkëlqesia Juaj,

Publikisht kam shkruar disa herë në gazetë dhe kam njoftuar opinionin e gjerë se në Kuvendin e Kosovës, ka deputetë që nga Serbia fashiste, përkatësisht, Jugosllavia e asaj kohe, ky deputet është shpërblyer nga kryetari i kryesisë së Jugosllavisë, bile i pari ndër kombet e kombësitë, nga Borisav Joviqi, ME URDHRIN PËR TRIMËRI, për maltretime, burgosje, rrahje dhe vrasje kundër shqiptarëve që ishte derdhur gjaku në gju dhe merrte pagën si deputet i Kuvendit, por i paguar nga djersa jonë. Edhe kjo ka ndodhur në Kosovën tonë. Këtë vrasës të shqiptarëve, kur them vrasës se nuk u demantua nga ai kurrë, shtrohet pyetja pse iu dha medalja më e lartë PËR TRIMËRI dhe nuk e demantoi kurrë, përse këtij ish- deputeti iu dha medalja si më i dalluari nga ishkolegët të të gjitha kombeve e kombë- sive, bile më i lartë dhe më i dalluar se vetë serbët. Kur jemi këtu po ia përkujtoj ambasadorit amerikan vetëm një gjë: Emri nuk më kujtohet i një zonje në Amerike që garonte dhe vetëm pse u hetua se vajza e saj kishte një fëmijë jashtëmartesor dhe ajo u detyrua të jepte dorëheqje dhe si mund të krahasohet ky rast që është dekoruar nga pushtuesit për vrasje, maltretime, burgosje të shqiptarëve dhe të bëhet deputet dhe të merrte rrogën nga djersa e popullit që e vrau. Çka do të ndodhte kjo në Amerikë ose Britani të Madhe? Do të ishte në karrige elektrike, në burg, apo ku? Po shikoni mafiozin e banditin e Ibrahim Rugovës, Ukën dhe mafiozët italianë. Do t'u garantoj dhe jam i gatshëm të përgjigjem moralisht, penalisht dhe juridikisht për këtë që po e them dhe kam dëshmi me shkrim e me vulë, bile me fotografi duke pranuar MEDALJEN PËR TRIMËRI QË UA SOLLI ÇOLOVIÇI. Këtë "deputet" në Kuvend e kanë sjellë TRE KOPILAT E TITOS, KRERËT E LDKSË TË DALË NGA BISHTAT E UDB-së; ISA MUSTAFA, AGIM VELIU DHE ISMET BEQIRI. Kur të doni më ftoni për të arsyetuar këtë që e shkrova publikisht. Kur jemi këtu, përpos që duhet hetuar themeluesit e LDK-së, ISHJUGOSLLAVËVE DUHET TË DINI SE THEMELUESIT E LDK-së IU KANË SHITUR UDB-së SERBE FALAS.

Të nderuar ambasadorë,

Ju e dini se më 22 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë. Që tani po ju them se nuk do të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike. Pse? Sepse si mund të ketë zgjedhje të lira dhe demokratike kur garojnë njerëz me SKANDALE, AFERA KORRUPTIVE, HAJNA QË KANË VJEDHUR SHTETIN DHE KANË RËNË NË KUNDËRSHTIM EDHE ME LIGJIN, QOFTË EDHE PËR NJË EURO, SE VJEDHJA KA VETËM NJË EMËR, GAROJNË NJERËZ PA MORAL, KURVARË, OLIGARKË, MAFIOZË DHE RACISTË. Sistemi i kalbur gjyqësor kësaj bande dhe banditëve ia dha ngjyrën jeshile që të vazhdojnë përkundër KQZ-së që i shpalli në kundërshtim me ligjin. Si mund të jenë shembull këta për popullin? Kur kërkojnë të fshihet nga faqja e dheut një komb apo shtet i tërë, si mund të jetë shembull një hajn që vjedh shtetin, si mund të jetë shembull një kurvar kur lë gruan dhe fëmijët dhe shkon në shtratin e huaj, ky soj janë të rrezikshëm për kombin dhe shtetin. Këtyre jo vetëm që nuk duhet dhënë votën, por duhet distancuar dhe të merren në përgjegjësi dhe të burgosen se janë të pamoralë dhe të pabesë. Si mund të votohet banditi që drejton Prishtinën, dhe dënohet me 2000 euro që përdor fëmijët për fushatë, kur dihet se nga cila moshë duhet të marrin pjesë? Por, kësaj radhe JAM DUKE SHPRESUAR SE POPULLI TASHMË ËSHTË VETËDIJËSUAR DHE DO T'U BJERË SHUPLAKË HAJNAVE, RACISTËVE, BANDITËVE QË KEQPËRDORIN FËMIJËT NËPËR FUSHATA PËR INTERESA TË TYRE PERSONALE. Dhe, krejt në fund, po ua përkujtoj edhe këtë: Fitorja e arritur mbi bandat e 1920-ës në Amerikë ishte fillimi apo shfaqja e një krize më të madhe që erdhi në vitet '30 dhe u zgjidh në mënyrë gjeniale nga Ruzvelti. Kjo krizë, për gjithë manualet apo librat standardë, shihet e lidhur me krizën botërore, por specifikat amerikane ishin ndryshe nga ato të Evropës. Ruzvelti e pa mirë se shumica e fatkeqësive vinte nga lart. Pasanikët e vendit i emëronin me shumicë deputetët për të zgjidhur punët e tyre. Ruzvelti i preu këto lidhje duke bërë armik jo vetëm klasën e të pasurve, por dhe një pjesë të madhe të shtypit. Ai i futi nën kontroll revizioni bankat dhe nga 11 000 të tilla në të gjithë Amerikën, 4000 u mbyllën njëherë e përgjithmonë. Pastaj hapi punë të mëdha publike që çuan në fillimin e një ere të re për Amerikën. Kurioze është se, megjithëse klasa e pasanikëve fitoi në kohën e tij shumë më tepër para se më parë, ajo e urreu përsëri deri në vdekje Ruzveltin që u kishte marrë monopolin politik apo kontrollin e gjërave.(ko.a) Do të doja të tregoja një fshehtësi: Në fillim dhe gjithmonë vendi të qeveriset nga vendorët dhe jo nga ndërkombë- tarët, duke shpresuar se Kosova ka djem e vajza që mund të udhëheqin shtetin dhe ju garantoj se ka, por, kot kur ua kanë zënë frymën banditët, oligarkët dhe vagabondët që nuk u ngopën me hajni. Dhe, se kurrë nuk më ka vajtur mendja se Kosova del nga lufta e përgjakur, më e përgjakura në Evropë, me shekuj të tërë, duke luftuar kundër pushtuesve të huaj, pashallarë, dërgutë e osmanë e Sulltan Sylejmanëve të Top Kapisë, kundër italianëve, gjermanëve dhe të Serbosllavisë me gjakësorët ishin serbët dhe do të dalë një klasë politike, shumë sosh edhe nga lufta dhe do ta shkatërrojnë vendin më zi se këta pushtues. Kjo është çudi shkuar çudirave, që kurrë historia jonë kombëtare nuk do t´ua falë. Këta langonj dhe zagarë do t´i ndjekë dora e Zotit, popullit dhe mallkimit kudo që të shkojnë. Popull të mrekullueshëm e bujar si shqiptarët nuk mund të gjeni në asnjë cep të tokës, por, ja që i kanë rënë hise vagabondët dhe idiotët, kriminelët, hajnat dhe oligarkët. Por, thotë një fjalë e urtë e popullit shqiptare kështu:"MAL PA THI NUK KA". Këta duhet të largohen që të çlirohet populli liridashës që e pagoi shtrenjtë lirinë e saj nga zgjedha e pushtuesve, spiunëve dhe tradhtarëve të saj... Kësaj radhe kaq. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale dhe juridike.

Sinqerisht dhe me shumë respekt, RESHAT BADALLAJ-ZHURIANI 

(Kosova Sot)