Pse kemi ndërtuar parajsë për miliarderët "offshore"?

Pse kemi ndërtuar parajsë për miliarderët
  • 12 November 2017 - 10:03

FAJIN E KA "ELITIZMI", APO "SISTEMI I NDRYSHKUR"

Ka të përfshirë edhe kapitalistë të dyshimtë rusë

Shkruan: Christopher Smart

Ndokush do të mund të mendonte se krizat vluese në gadishullin korean dhe në Lindjen e Mesme paraqesin një rrezik serioz për ekspansionin aktual ekonomik global. Por, krizat politike shpesh shkaktojnë vetëm korrigjime të shkurtra të tregut, derisa shkarjet graduale në institucionet globale mund të jenë edhe me më pasoja për sjelljen e investitorëve. Njëri ndër misteret më të mëdha të tregjeve aktuale globale, është entuziazmi i tyre i papërmbajtshëm, edhe derisa bota rreth tyre duket se është buzë kaosit dhe kolapsit. Megjithatë, investitorët mund të jenë më racionalë sesa që duket, kur vjen te vlerësimi i rreziqeve politike. Nëse investimi ka të bëjë në rend të parë me zbritjen e rrjedhave të ardhshme të parave, atëherë me rëndësi është që të përqendrohemi mu tek ata faktorë që do të ndikojnë, apo nuk do të ndikojnë te këto llogaritje. Krizat potenciale të cilat mund të jenë më dramatiket apo më të dhunshmet janë, për ironi ato të cilat tregjet i tejkalojnë më së lehti. Shumë më të rrezikshme janë shkarjet graduale në institucionet globale, të cilat ndryshojnë pritjet rreth asaj se si do të sillen pjesëmarrësit kryesorë. Shkarjet e tilla mund të paraqiten vetëm ngadalë, por ato mund ta ndryshojnë në mënyrë fundamentale llogaritjen e vlerësimit të rreziqeve dhe fitimeve potenciale. 

Për dekada, amerikanët kanë luftuar taksimin

Mendoni për këtë në këtë mënyrë. Për dekada amerikanët kanë qenë të zemëruar rreth asaj që kanë parë se i ndodhte shtresës së mesme. Mendojmë se e dimë kush është fajtor; mund ta shohim atë turbullt nëpër një xham të errët. Fajin e ka "elitizmi", apo "sistemi i ndryshkur". Fajin e kanë njerëzit që mendojnë se janë më të mirë se ne. Dhe, për dekada të tëra kemi sulmuar: fqinjët tanë imigrantë, çifutët, myslimanët, mësuesit, punë- torët publikë, të cilët vazhdojnë që të marrin pagë të denjë. Zemërimi ynë i rreptë vazhdon që të rritet. Ne revoltohemi, por më pas del se kemi zgjedhur liderin e gabueshëm politik. Ne revoltohemi përsëri: kësaj here lideri është edhe më i keq. Këtë javë gjendemi ballë për ballë me një pjesë të madhe të përgjigjes adekuate: të famshmit dhe liderët e biznesit, të cilët ne i kemi ngritur mbi neve, nuk do të donin të kishin asgjë me neve. Po, ata janë falënderues për mbrojtjen që ofrojnë ligjet tona. Po, ata janë të kënaqur që kanë policinë dhe ushtrinë, për t'ua mbrojtur pronën. Po, ata hanë ushqimin tonë dhe thithin ajrin tonë dhe presin nga ne që t'i mbajmë të pastra këto; ata kërkojnë nga ne që të edukohemi, para se të shkojmë për të punuar për ta dhe, për këtë shkak, ata presin nga ne që të paguajmë për një sistem të madh të shkollave publike. Ata po ashtu presin nga ne që t'i shikojmë filmat e tyre, të blejmë produktet e tyre dhe të përdorim softuerin e tyre. Ata presin nga shtresa gjithnjë e më e vogël e mesme, që të jenë myshterinjtë e tyre besnikë. Por, këta të famshëm dhe biznesmenë nuk do të preferonin që të bënin atë që duhet, për ta mbështetur tërë këtë. Kjo barrë na mbetet neve. Ata janë të lumtur që të marrin me miliarda nga ekonomia jonë, por neve na mbetet mbajtja e makinerisë që mundëson tërë këtë. Nuk dua që ta teproj këtu. E di se ajo që kanë bërë miliarderët dhe të famshmit është tërë- sisht e ligjshme. Ata thjeshtë kanë përfituar nga sistemi. Është vetë sistemi dhe mënyra se si është bërë ai, që duhet të jetë cak i zemërimit tonë. Për dekada, amerikanët kanë luftuar taksimin, meqë atyre iu ishte thënë se zvogëlimi i tatimeve do t'i stimulonte njerëzit që të punonin më shumë dhe, kështu, ta bënin Amerikën që të lulëzonte. Këtë na e kanë thënë liderët tanë populistë, ata vazhdojnë që të na e thonë këtë derisa reformojnë tatimet në Uashington, duke penguar qeverinë tonë që të ndërmarrë veprime kundër parajsave tatimore "offshore". 

Liderët tanë ngritën një shtresë të vogël të personave 'jashtëtokë- sorë'

Në realitet, kjo kurrë nuk ka pasur të bënte me ne, apo me ekonominë tonë. Sot është evidente se tërë kjo kishte vetëm një qëllim: ngritjen e një klase të super-njerëzve mbi ne. Nuk kishte asgjë të bënte as me vendet e punës, e as me rritjen ekonomike. As me lirinë. Personat e vetëm të cilëve iu rritet liria nga këto parajsa tatimore janë miliarderët. E tëra kjo ishte bërë me qëllim që të përmirësohej jeta e tyre, e jo jona. Mendoni, për një moment, sa ka duruar ky vend, në mënyrë që pronarët e këtyre llogarive "offshore" të mund të kënaqeshin me avionët e tyre privatë, të pashqetësuar. Mendoni se çka kishim mundur të bënim me paratë të cilat i kemi humbur me këto strategji tatimore përgjatë dekadave. Tërë kjo infrastrukturë e vjetruar, për të cilën politikanët preferojnë që të flasin - e tërë ajo do të duhej dhe do të mund të rregullohej shumë kohë më parë. Mendoni për tërë ata të rinj, të ngarkuar me hua të studimeve; këtë kemi mundur ta bënim të panevojshme. Mendoni për të gjitha ato qytete të vogla, të shkatërruara, mendoni rreth të të varurve të pashpresë nga drogat: që të gjithë këtyre do të mund t'iu ndihmonim. Por, jo! Në vend të kësaj, Amerika u përcaktua për një projekt tjetër. Liderët tanë ngritën një shtresë të vogël të personave 'jashtëtokësorë' dhe ndërtuan një parajsë për ta, duke ua bërë jetën tepër të shijshme. Sot, këta njerëz kanë një fuqi të paimagjinueshme dhe të paskajshme. Ne çdo ditë ballafaqohemi me gropat në rrugë dhe jetojmë në frikë mos po shemben urat e autostradave, për shkak se liderët tanë më shumë kanë preferuar që miliarderëve t'ua japin një jaht të dytë, hala më të madh. Fëmijët tanë mësojnë në klasa të stërngarkuara, në shkolla me buxhete të vogla, në mënyrë që një grusht individësh të ekzaltuar të mund të relaksohen në plazhet e tyre private. Janë mu këto figura të arta, me miliardat e tyre "offshore" që mirëpresin mbledhësit e fondeve, angazhojnë lobistët, paguajnë grupet e ekspertëve dhe subvencionojnë artistët dhe intelektualët. Sot, kjo është demokracia e tyre. Ne, thjesht, kemi rastisur të jetojmë në të. 

(Kosova Sot)