< Albin Kurti e Shpend Ahmeti nuk e njohin shtetin e Kosovës, por luftojnë për pushtet - Opinione - Kosova Sot
Albin Kurti e Shpend Ahmeti nuk e njohin shtetin e Kosovės, por luftojnė pėr pushtet

Albin Kurti e Shpend Ahmeti nuk e njohin shtetin e Kosovės, por luftojnė pėr pushtet

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Populli i Kosovës nuk e dëshiron sistemin totalitar e policor të instaluar nga VV-ja

E keqja më e madhe dhe më antishqiptare është kur Shpend Ahmeti, për të qëndruar ende në pushtet, me vota të xhematit prishtinas, më në fund pas katër vjetësh po planifikon dhe lejon ndërtimin e një xhamie me përmasa piramidale në qendër të Prishtinës, ndërkaq që edhe pas katër vjetësh nuk e planifikoi ndërtimin as të një shkolle apo përmirësimin e kushteve të studentëve tanë në kryeqytet

Zgjedhjet e fundit lokale ishin barometri më i mirë ku tregohet shkalla e vetëdijes së qytetarëve tanë, të cilët vetëm brenda tre muajve i kuptuan qëllimet tepër antikombëtare e antishtetërore të shefave të VV-së. Pas zgjedhjeve të 11 qershorit 2017, Albin Kurti, lideri i VV-së, i kërcënonte me tone të larta të gjitha partitë e tjera se pushteti do të jetë në duart e VV-së. Nga ajo ditë u vendos egërsisht në selinë e partisë së tyre që të gjithë ata që e kishin kritikuar strategjinë e kësaj partie do t'i ngrinin zvarrë: gazetarët, intelektualët, kundërshtarët dhe të gjithë ata që nuk pajtohen me urdhrin dhe direktivat e VV-së. Në takimin e celulës sekrete të policisë së brendshme në VV, u hartua strategjia e sistemit totalitar, që do të vendosej në tërë Republikën e Kosovës, ku qytetarët tanë nuk do të kishin asnjë mundësi të kritikonin, sepse çdo kritikë ndaj sistemit të Albinit dhe Shpendit do të klasifikohej antishqiptarizëm dhe antipërparimit të shtetit sipas masës e doktrinës së tyre antidemokratike.

Shpend Ahmeti shpeshtoi kontaktet me grupe mafioze e kriminale

Celula e pesëshit të VV-së e ngarkuan Shpend Ahmetin t'i shpeshtonte kontaktet me klanet mafioze me të cilat kishin kontakte, e t'i zgjeronte të tjerat aty ku ende nuk i kishin. Albin Kurti dhe kryesia e tij nuk i quajnë klane mafioze kompaninë e shumëpërfolur të vëllezërve Devolli dhe as kompani të tjera që brenda pak vitesh nga hiçgjë u shndërruan në multimilionerët më të fuqishëm në Kosovë. Jo. VV-ja këta i quan biznesmenë dhe Shpend Ahmetin e kanë si xhoker që u shërben për të krijuar kontakte të reja me klane mafioze e kriminale, të cilin në rast nevoje mund ta gjuajnë që pastaj të kenë mundësi ta kritikojnë sa për opinionin tonë. Një tentim të tillë e bëri Albin Kurti kur në Kuvend foli kinse kundër kompanisë "Devolli" e nuk bëri asnjë hap për t'i konkretizuar akuzat e tij hipokrite. Përkundrazi, Shpend Ahmeti në vend se të ngushtonte aktivitetin ilegal, e zgjeroi duke u dhuruar dhjetëra hektarë tokë komunale, publike e bujqësore, e shumë shkelje tjera në dëm të qytetarëve të Prishtinës. E keqja më e madhe dhe më antishqiptare është kur Shpend Ahmeti për të qëndruar ende në pushtet, me vota të xhematit prishtinas, më në fund pas katër vjetësh po planifikon dhe lejon ndërtimin e një xhamie me përmasa piramidale në qendër të Prishtinës, ndërkaq që edhe pas katër vjetësh nuk e planifikoi ndërtimin as të një shkolle apo përmirësimin e kushteve të studentëve tanë në kryeqytet. Si kanë guxim Shpend Ahmeti dhe tërë kryesia e VV-së të krenohen kur gjatë katër viteve të sundimit të keq e kriminal në Prishtinë nuk kanë arritur të ndërtojnë asgjë të re. Ka shumë kohë që kam dëshirë t'ia përkujtoj Shpend Ahmetit se ndërtesa e Teatrit Kombëtar është e njëjta që e ka ndërtuar Serbia (natyrisht me buxhetin e Kosovës) menjëherë pas luftës së Dytë Botërore, ndërtesën e Komunës ku punon Shpend Ahmeti e ka ndërtuar Serbia, Kuvendin, Qeverinë, Pallatin e Shtypit, e të gjitha ndërtesat e institucioneve të Kosovës të ndërtuara po nga Serbia, natyrisht me paratë e qytetarëve të Kosovës. Si është e mundur që për interesa personale ndërton ndërtesa shumëkatëshe e për nevoja të ngritjes e forcimit të shtetit të Kosovës asgjë?! Gjeje vetëm një ndërtesë e cila u ndërtua me buxhetin e komunës gjatë kohës sa sundoi keq dhe kriminalisht Shpend Ahmeti?! Asnjë! Pallati i Drejtësisë dhe pjesa e komunës në 'Dragodan' janë iniciativa të kryetarit të mëparshëm. Shpend Ahmeti gjatë katër viteve asnjë ndërtim, asnjë hap pozitiv për mirëqenien e qytetarëve të Prishtinës.

VV-ja nuk e njohin shtetin, ndërsa luftojnë për të zaptuar pushtetin

Që nga krijimi i Lëvizjes VV e gjer më tani, VV-ja asnjëherë nuk e ka njohur krijimin e shtetit të Republikës së Kosovës. VV-ja nuk e njohin flamurin shtetëror të Kosovës, nuk e njohin himnin shtetëror të Kosovës, VV-ja nuk e njohin policinë e Kosovës, nuk i njohin gjyqet e Kosovës, nuk e njohin UÇK-në si ushtri çlirimtare që ishte, por deklarojnë se ata ishin kriminelë, nuk i njohin madje as rregullat e komunikacionit të shtetit tonë… VV-ja nuk njohin asgjë e asnjë rregull të shtetit të Kosovës, e mbase nuk i njohin as prindërit dhe shoqërinë e tyre që nuk përputhen me idealet ekstremiste partiake, të cilat janë bazë për të qenë militant ose zyrtar i "pastër" që shefat e partisë të fitojnë besimin e plotë. Është absurd që ende në asnjë debat e në asnjë gazetë nuk shkruhet dhe kurrë nuk pyeten shefat e VV-së pse i pranojnë rrogat e shtetit të Kosovës kur nuk e njohin atë si shtet?! Nëse nuk i njeh ligjet dhe shtetin atëherë nuk duhet pranuar as rrogat, siç kemi vepruar ne dikur kundër sistemit të shtetit okupues në ish-Jugosllavi. Gjatë viteve të '90-ta të gjithë shqiptarët u larguan nga puna sepse nuk e njihnim sistemin okupues të Millosheviqit. Si ilustrim tjetër është rasti më i freskët në Katalonjë, ku ata që nuk po e njohin Spanjën, po dënohen dhe nuk kanë rroga. Si po mendon Albin Kurti e Shpend Ahmeti të kundërshtojnë flamurin e të marrin rroga e përveç rrogave edhe po i keqpërdorin postet e tyre në shtetin e Kosovës. Ligjet e Republikës se Kosovës janë shumë të buta ndaj akteve ekstremiste të VV-së, të cilët rrënojnë dhe shkatërrojnë çdo gjë që është ndërtuar me djersën dhe gjakun e popullit për të fituar këtë liri që sot e kemi. Shteti nuk duhet të shkatërrohet, por të ndërtohet dhe rregullat, e sidomos ligjet, e sistemi të korrigjohet çdo ditë, por në forma demokratike së bashku me qytetarët që për Albin Kurtin dhe Shpend Ahmetin demokracinë e marrin vetëm sipas interesave dhe kutit të tyre. Çdo rregull i VV-së jo vetëm që është refuzues, kundërshtues ndaj çdo parimi shoqëror, kombëtar e shtetëror, por është edhe kusht i çdo militanti të formohet në këtë drejtim, nëse mendon të zhvillojë karrierë politike. Gara për karrierë politike është tepër e rëndë, sepse i riu duhet t'i nënshtrohet ligjeve partiake që nuk janë ligje të një shoqërie normale, por ligje të hekurta e që militantëve u shpërlahet truri për t'i shndërruar në robotë të dëgjueshëm. Çdo militant dhe zyrtar i VV-së do të përparojë në karrierën e tij politike nëse urdhrat i zbaton me përpikëri, ku si kusht i parë për secilin është t'i kundërshtojë fillimisht familjen, shokët e rrethit e pastaj të tregohet i gatshëm në çdo moment që e kërkon partia e tij të vetësakrifikojë edhe jetën e vet. Shpëlarjen e trurit e bëjnë përmes aktiviteteve të ndryshme kulturore të niveleve të ulëta, ku të rinjve nuk u kërkohet përgjegjësi, por argë- tim; si për shembull organizojnë tubime në natyrë, organizojnë shfaqje të filmave të ndryshëm, biseda grupore në stilin e alkoolikëve anonimë, ku i riu që posa i është bashkangjitur grupit ka bindjen se të gjithë të rinjtë qenkan në të njëjtën parti dhe habitet si ai qenka vonuar për t'iu bashkangjitur grupit dhe metoda të tjera të sofistikuara, duke i kushtëzuar përmes incizimeve sekrete dhe përcjelljeve të fshehta kur ai ndahet nga grupi eventualisht. Kur ndonjë të riut i tregojnë se para disa ditësh kishte qenë në filan vendi e kishte biseduar më filan fistekun, i riu i porsaardhur habitet me aftësitë e partisë, se si qenka e shtrirë në çdo vend e në çdo qoshe pa e ditur se ai është vëzhguar nga shokët e tij më të mirë. Mirëpo, e tërë kjo maskaradë e ngritur nga "strategët" e VV-së së verbuar për pushtet është hetuar nga shumica e anëtarëve dhe mu për këtë të rinjtë masovikisht po largohen nga VV-ja, sepse vetëdija e të rinjve tanë tanimë është e lartë dhe nuk bien në kurthet e shefave të tyre. Vetëm brenda tre muajve nga VV-ja u larguan 100 mijë anë- tarë, e largimi nga VV-ja po shtohet çdo ditë e më shumë.

VV-ja injoron militantët që sakrifikuan jetën

Dihet së VV-ja është ngritur nga gjaku i derdhur të militantëve të tyre, si Mon Balaj, Arben Xheladini, Astrit Dehari e disa të tjerë të persekutuar në përleshje me forcat e rendit tonë, pa kurrfarë nevoje. Shefat e VV-së i ngjajnë ushejzave, të cilat sa më shumë gjak të pinë ato fryhen, ndërsa shefat e VV-së sa më shumë gjak të derdhin militantët këta rriten me votë mbi gjakun e derdhur të djelmoshave më të mirë të atdheut tonë. Albin Kurti dhe kryesia e VVsë i injorojnë militantët që e sakrifikuan jetën, i harrojnë familjet e tyre, sepse ata më nuk mund të kontribuojnë në rritjen e Albin Kurtit e as të Shpend Ahmetit. Çfarë bëri VV-ja për Mon Balajn e Arben Xheladinin? A bëri ndonjë propozim që këta të jenë dëshmorë të kombit?! A propozuan emërimin e ndonjë sheshi apo rruge me emrin e tyre ?! Çfarë bëri Albin Kurti për familjet e Mon Baljat e Arben Xheladinit? A i punësuan dhe a u ndihmuan materialisht këtyre familjeve që tani djali i tyre nuk është në jetë për t'u ndihmuar prindërve të tyre?! Çka ndihmoi VV-ja dhe çka bëri Albin Kurti për Astrit Deharin? VV-ja kinse nuk pushon duke kërkuar drejtësi për Astrit Deharin, e në fakt secili shqiptar e din se Astriti u vra në burg. Astriti nuk u vetëvra, por e vranë! Kush e vrau Astrit Deharin?! Pse Albin Kurti kurrë, në asnjë vizitë, nuk e lejonte gruan e tij të bisedonte me të dashurin e saj në burg?! Kurrë Astrit Deharit nuk iu lejua të bisedonte me të dashurën e as më prindërit e tij! Cili burrë ose grua do të mund të më kundërshtojë e të thotë të kundërtën, se Astrit Dehari ka pasur dëshirë të jetë prezent Dardan Molliqaj apo një zyrtar i VV-së gjatë vizitës në burg kur ia bënin prindërit apo gruaja?! Cili është ai burrë që thotë se Astriti i ri në moshë nuk ka pasur nevojë të bisedonte për dashuri me të dashurën e tij të re?! Cila është ajo nënë e cila nuk ka dëshirë të flasë në burg vetëm me djalin e saj?! Cili është ai babë i cili nuk ka dëshirë të flasë me djalin e tij pa prezencën e zyrtarëve tjerë ?! Nuk eksitojnë as prindër e as gra të tilla! Mirëpo Astrit Deharit VVja ia ndaloi vizitat e ndara me prindërit dhe gruan! Ia ndaluan sepse shefat e VV-së e kishin hetuar se Astriti dëshironte të fliste hapur me prindërit e me gruan për gjëra të ndaluara nga shefat e komisarët e VV-së! Andaj shtrohet pyetja: kush e vrau Atrit Deharin në burg? Pse dëshmitari i burgut nga Prizreni u transferua në Lipjan dhe edhe ai shumë shpejt vdiq? Albin Kurti e Dardan Molliqaj po harrojnë se ka të burgosur tjerë që ato ditë ishin në burgun e Prizrenit dhe e dinë rrjedhën e ngjarjeve fort mirë. Nuk ka asnjë dyshim se Astrit Dehari u vra në burgun e Prizrenit me një urdhër! Çfarë ndryshimi mund të sjellin ekspertizat e reja të pavarura kur dihet se Astriti është vrarë. VV-ja dhe familjarët duhet të kërkojnë kush e vrau dhe kush e dha urdhrin të vritej Astriti, e jo të ngulin këmbë në ekspertiza dhe ekspertë. Shteti nuk e ka vrarë Astrit Deharin, por Astrit Dehari u vra në qeli nga dikush i paguar e i nxitur nga forca e errët dhe enigmatike e që VV-ja nuk po ka dëshirë të gjejnë vrasësin e vërtetë të Astrit Deharit. Nuk do të ketë drejtësi për Astrit Deharin nëse ekspertët thonë se ai u vra, por drejtësi për Astritin do të ketë vetëm kur të gjendet vrasësi dhe urdhërdhënësi që Astriti të vritej. Duke u nisur nga fakti se VV-ja kërkon drejtësi për Astrit Deharin pa kërkuar të gjejnë vrasësin, neve shqiptarëve të tjerë na lejohet të dyshojmë se Astriti u vra nga shefat e VV-së për shkaqe që ne nuk i dimë, por që shumë dyshojmë. Albin Kurti kërkon të dënohet shteti, por jo individi, që e ka vrarë Astrit Deharin! Shteti është çështje abstrakte, kurse individi është konkret. Albini kërkon të dënohet shteti që vetë të marrin pushtetin e të luajnë sipas qejfit të tyre. Të dënohet shteti e Albini të bëhet kryeministër, çfarë do të bënte për zbardhjen e vrasjes së Astrit Deharit më shumë se është duke bërë Ramush Haradinaj?! Asgjë më shumë, por rastin e Astritit po e shfrytëzon për të kapur pushtetin në dëm të shtetit të Kosovës. Të kërkohet të dënohet shteti është demagogji dhe manipulim i masës me të vërtetë që VV-ja të tregohet se po vepron e në fakt po e sabotojnë zbardhjen e vrasjes së Astrit Deharit. Në VV ka njerëz të mirë që ia dëshirojnë atdheut të mirën, por këta nuk vijnë në shprehje. Më të mirët në VV injorohen për t'ia lënë vendin militantëve të harbuar. VV-ja u lë hapësirë militantëve të harlisur e jo atyre që ia duan të mirën Kosovës. Populli i Kosovës ende i traumatizuar nga pasojat e luftës nuk e dëshiron sistemin totalitar e policor, të instaluar nga VV-ja. Jo! Populli i Kosovës nuk mund të manipulohet siç është manipuluar deri sot, sepse jemi në shekullin e internetit, kur njerëzit po informohen brenda çastit. 

(Kosova Sot) 

13 orë e 8 minuta më parë