Si rrezikohet demokracia dhe shëndeti publik nga "Facebook"-u dhe "Google"?

Si rrezikohet demokracia dhe shëndeti publik nga
  • 15 November 2017 - 09:33

Shkruan: Roger McNamee

Në një intervistë të dhënë këtë javë për "Axios", presidenti i parë i "Facebook"-ut, Sean Parker, pranoi se kjo kompani me qëllim kishte tentuar t'i bënte përdoruesit të varur dhe shprehu keqardhje rreth dëmit që është duke iu shkaktuar fëmijëve. Ky pranim, nga njëri prej arkitektëve të "Facebook"-ut, vjen në vazhdën e seancave dëgjimore të javës së kaluar në komitetet e Kongresit, rreth përzierjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, ku këshilltarët e përgjithshëm të kompanive "Facebook", "Alphabet" (kompani 'prind' e 'Google'-it dhe 'YouTube'), si dhe "Twitter", i përpoqën ta mohonin çdo përgjegjësi për manipulime në platformat e tyre.

Aplikacionet që përdoren më së shumti

 Shprehja "vartësi" nuk është teprim. Përdoruesi mesatar e kontrollon smartfonin e tij 150 herë në ditë, duke bërë më shumë se 2,000 fërkime dhe prekje. Aplikacionet që përdoren nga ta më së shpeshti, janë në pronësi të "Facebook"-ut dhe "Alphabet"-it dhe përdorimi i këtyre produkteve është në rritje e sipër. Në aspektin e përfshirjes, "Facebook" dhe "YouTube" mund të krahasohen me krishterimin, respektivisht islamizmin. Më shumë se 2 miliardë njerëz në botë përdorin "Facebook"-un çdo muaj, 1.3 miliard 'hyjnë' në të çdo ditë. Më shumë se 1.5 miliard njerëz përdorin "YouTube'-n. Shërbimet e tjera që janë në kuadër të këtyre kompanive, po ashtu kanë përdorues prej 1 miliard, apo më shumë. N"Facebook" dhe "Alphabet" janë të mëdha meqë përdoruesit janë të gatshëm që ta këmbejnë privatësinë dhe hapjen për 'të volitshmen dhe të lirën'. Krijuesit e përmbajtjeve rezistuan në fillim, por kërkesa e përdoruesve i detyroi ata që t'ia dorë- zonin kontrollin dhe profitet "Facebook"-ut dhe "Alphabet"-it. ME vërteta e hidhur është se, "Facebook" dhe "Alphabet" janë sjellë me papërgjegjësi, duke tentuar që të fitonin sa më shumë. Ato me qëllim kanë kombinuar teknikat bindëse, të zhvilluara nga propaganduesit dhe industria e bixhozit, me teknologjinë, në mënyrat të cilat rrezikojnë shëndetin publik dhe demokracinë. Kjo çështje, megjithatë, nuk ka të bëjë me rrjetet sociale, sipas kërkesës. Ajo reklamon modele të biznesit. Më leni të shpjegohem.

"Nëse ka gjak, lajmi është interesant"

Që nga fillet e gazetave tabloide, botuesit kuptuan fuqinë e shfrytëzimit të emocioneve njerëzore. Me qëllim që ta fitojnë betejën e tërheqjes së vëmendjes, botuesit duhet t'iu ofrojnë përdoruesve 'atë që e duan', një përmbajtje që prekë emocionet, në vend se intelektin. Përmbajtja nuk mund të shtyhet me sensacionalen, e cila duhet që të ndryshohet në vazhdimësi, përndryshe përdoruesit mërziten dhe largohen. "Nëse ka gjak, lajmi është interesant", kjo ka qenë logjika te e cila janë mbështetur redaktorët në përzgjedhjen e lajmeve për më shumë se 150 vjet, por një gjë e tillë është bërë rrezik për shoqërinë vetëm gjatë dekadës së kaluar, pas daljes së smartfonëve. Platformat e ofrimit të mediave, sikur gazetat, TV, librat, bile edhe kompjuterët, janë bindëse, por njerëzit merren me to vetëm disa orë në ditë dhe çdo person merr përmbajtjen e njëjtë. Lufta e sotme për vëmendjen e përdoruesit, nuk është luftë e drejtë. Çdo konkurrent përdorë të njëjtat teknika, por "Facebook" dhe "Alphabet" kanë përparësi të mëdha: personalizimin dhe smartfonët. Për dallim nga mediat më të vjetra, "Facebook" dhe "Alphabet" në esencë dinë gjithçka për përdoruesit e tyre, duke i ndjekur ata kudo që shkojnë, në ueb dhe, shpesh, edhe përtej. Duke e bërë çdo përjetim pa pagesë dhe të lehtë, "Facebook" dhe "Alphabet" u bënë zota të internetit, duke marrë nivele të kontrollit dhe fitimeve të papara për mediat më parë. Ato përdorin të dhënat për ta përshtatur përjetimin e çdo përdoruesi dhe duke marrë përfitime nga krijuesit e kënaqur. Falë smartfonëve, beteja për vëmendje tani zhvillohet në një platformë të vetme, e cila është në dispozicion gjatë tërë kohës. Konkurrentët e "Facebook"-ut dhe "Alphabet"-it nuk kanë gjasa.

Shoqëria rregullon produktet që shkaktojnë vartësi

"Facebook" dhe "Alphabet" marrin para nga përmbajtja e tyre, me anë të reklamave të cilat janë më precize sesa që ka qenë e mundur ndonjëherë më parë. Platformat krijojnë "flluska filtër" rreth çdo përdoruesi, duke konfirmuar bindjet para ekzistuese dhe shpesh duke krijuar iluzionin se çdokush e sheh pamjen e njëjtë. Platformat e bëjnë këtë gjë, meqë është fitimprurëse. Ana negative e "flluskave filtër" është se bindjet bëhen më rigide dhe më ekstreme. Përdoruesit janë më pak të hapur ndaj ideve të reja, bile edhe ndaj fakteve. Nga miliona përmbajtjet të cilat "Facebook" mund t'ia paraqet çdo përdoruesi kurdo, ata përzgjedhin ca prej tyre që kanë më shumë gjasa t'i rrisin përfitimet. Sikur të mos ishte modeli reklamues i biznesit, atëherë "Facebook" do të mund të ofronte përmbajtje informuese, frymëzuese, apo që i pasuron përdoruesit. Në vend të kësaj, përjetimi i përdoruesit në "Facebook" dominohet nga thirrjet për frikë dhe zemërim. Edhe vetëm kjo do të ishte mjaft e keqe, por realiteti është ende më i keq. Çdo reklamues ka qasje ndaj çdo përdoruesi të "Facebook"-ut me anë të sistemeve automatike, të pakontrolluara. Pesë milionë reklamues e bëjnë një gjë të tillë çdo muaj. Rusët përfituan nga kjo, për të mbjellë mosmarrëveshje midis amerikanëve, e më pas, për të ndikuar në zgjedhjet e vitit 2016. Faktorët e tjerë, të këqij, e përdorën "Facebook"-un në fusha të tjera. Një kompani mbikëqyri grupet protestuese dhe këto të dhëna ua dërgoi departamenteve të policisë. Ka institucione financiare që janë hetuar për shkak se kanë përdorë metodat reklamuese të "Facebook"-ut për të bërë diskriminim racor. "Facebook" nuk është problemi i vetëm. "Alphabet" ua ofron shkollave fillore "Chromebook", me qëllim të përfitimit të vëmendjes, e ndoshta edhe të mbledhjes së të dhënave rreth sjelljes së fëmijëve. Në të njëjtën kohë, "YouTube Kids" e kompanisë "Alphabet" është një sajt i mbushur me përmbajtje të papërshtatshme, e cila krijon vartësi te fëmijët që janë tepër të vegjël për të rezistuar. Derisa përmirësimi me qëllim të përfitimit është i kuptueshëm dhe, në përgjithësi, i pranueshëm, "Facebook" dhe "Alphabet" kanë shkaktuar dëme të cilat kërkojnë një diskutim dhe rehabilitim serioz. "Facebook" dhe "Alphabet" thonë se nuk janë kompani mediatike, prandaj nuk janë përgjegjëse për atë që palët e treta bëjnë në platformat e tyre. Derisa një pozicion i tillë mund të jetë i arsyeshëm për kompanitë fillestare, ai nuk është i përshtatshëm për kompanitë që kontrollojnë 7 nga 10 platforma në internet dhe që kanë sjellje monopolizuese. Shoqëria rregullon produktet që shkaktojnë vartësi. Ne kemi ligje për parandalimin e diskriminimit dhe manipulimit zgjedhor. Asnjëra prej këtyre rregullativave, apo ligjeve nuk është aplikuar ende ndaj "Facebook"-ut dhe "Google"-it. Ka ardhur koha për një gjë të tillë!

 (Roger McNamee është drejtor menaxhues i "Elevation Partners" dhe një investitor i ditëve të para në "Google" dhe "Facebook")

(Kosova Sot)