Aspekte defektoze të punës së ish- Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror!

Aspekte defektoze të punës së ish- Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror!
  • 01 December 2017 - 22:00

Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi

 

Ish- Presidentja nuk ka pasur bazë juridike për të formuar Komisionin ‘Ad Hoc’ të datës 15 mars 2016

 Ish- Komisioni Shtetëror, për të justifikuar punën e vetë defektoze, të bërë jashtë autorizimeve të mandatit të besuar madje vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare, suplementare e subsidiare, ndër të tjera, apelohet edhe në të dhënat kufitare të KFOR-it! Përkundrazi, sikundër dihet mirëfilli, të dhënat zyrtare të KFOR-it ishin dhe mbeten të destinuara ekskluzivisht për nevojat ushtarak, por kurrsesi për delimitacion, as për demarkacion kufitar!

Shkruan: Prof. dr. Riza Smaka

 

Ish- Komisioni Shtetëror ka qenë formuar me Vendimin nr. 12- 67 të datës 21 mars 2012 dhe,të njëjtit iu vazhdua mandati me Vendimin nr. 05-28 të datës 08. 05. 2015. Shprehimisht i mandatuar vetëm për Demarkacionin e Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , pra jo për delimitacionin e aq më pak për ridelimitacionin e po atij kufirit! Ndërkaq, Komisioni ( i Malit të Zi) për Kryerjen e Punëve të Delimitacionit dhe të Demarkacionit të Kufirit Shtetëror për Caktimin e Kalimeve Kufitare , për Vërtetimin e Regjimit Kufitar të Komunikacionit me Shtetet Fqinjë si dhe për Zbatimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufirit ( Komisioni i MZ për Delimitacion ) sipas emërtimit ( Omen est Nomen) ndër të tjera, ishte i autorizuar dhe i mandatuar, fillimisht, për delimitacionin e, rrjedhimisht, për demarkacionin e kufirit ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës!

Ndaj , ish-Komisioni Shtetëror, në takimin e parë të punës me Komisionin ( MZ) për Delimitacion dhe Demarkacion, pashmangshëm ka qenë dashtë të ngriste zgjidhjen e çështjes preliminare ,Conditio Sine Qua Non, për harmonizimin e ndërsjellë të të mandateve të ndërsjella të po atyre komisioneve. Aq më parë kur ,sikundër figuron nga materialet e punimeve , Komisioni MZ për Delimitacion dhe Demarkacion , nga fillimi dhe vijimisht , ka pasë insistuar, jo për demarkacionin, por , për (ri) delimitacionin e Kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , madje,vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare- sic!

 

Në anën tjetër, ish- Komisioni Shtetëror, edhe pse nuk kishte mandat për (ri)delimitacion, por, vetëm , për demarkacion, çuditërisht, ka vepruar jashtë autorizimeve të besuara dhe, më keq , ka pranuar bashkaplikimin e (ri)delimitacionit , madje , jo sipas kritereve primare të standardizuara dhe të mirënjohura sikundër në teori dhe si dhe në praktikë, por vetëm sipas të dhënave kadastrale ,sekondare e problematike!

Së andejmi, përfundimisht, ish-Komisioni Shtetëror,duke pasur autorizime vetëm për demarkacionin e kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi , kur me Komisionin ( MZ) për Delimitacionin dhe Demarkacion, gjithnjë , ka punuar për (ri)delimitacionin e atij Kufiri, i ka shpërfillë autorizimet zyrtare , e ka tejkaluar dhe cenuar mandatin zyrtar si dhe ka bërë (ri) delimitacion të gabuar, të dëmshëm dhe juridikisht nul!

 

Punime të ish- Komisionit pa Platformë dhe kritere paraprakisht të përcaktuara

 

Nga materialet e punës së ish- Komisionit Shtetëror dhe të Komisionit( MZ) për Delimitacion dhe Demarkacion , figuron se, ish- Komisioni Shtetëror nuk e ka pasur të siguruar Platformën për Punën e vetë paraprakisht të miratuar nga Qeveria e rrjedhimisht as kriteret e metodat e përbashkëta të përcaktuara me Komisionin MZ për Delimitacion dhe Demarkacion të Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi! Platforme në fjalë së pakut do t’i përmbante autorizimet e për demarkacionin e bazuar në delimitacionin ekzistues nga viti 1945-6 të kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi , demarkacionin kufitar me rektifikacione reciproke të balancuara ,demarkacionin e bazuar ( kurrsesi në të dhënat problematike kadastrale sekondare) në praktikat juridike ndërkombëtare të mira dhe në kriteret primare të përcaktuara edhe me IBRU-në: “International Boundary Research Unit”!

Pasi ish- Komisioni Shtetëror nuk ka pasur platformë paraprake përkatësisht mandat për (ri)delimitacionin, por vetëm për demarkacionin e kufirit , në një anë, kurse, Komisioni MZ për Delimitacion dhe Demarkacion gjithnjë ka insistuar për delimitacion të kufirit më parë të delimituar ,pra ,për ridelimitacion të Kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi, në anën tjetër, ish- Komisioni Shtetëror nuk është dashtë të bashkëpunonte tutje para se, eventualisht ,do të kishte marr mandat edhe për ( ri)delimitacion si dhe para se të kishte arritur marrëveshje për demarkacionin e kufirit konform me kriteret primare të standardizuara dhe të mirënjohura në teorinë dhe praktikat juridike të mira!

Ndaj, ish- Komisionit Shtetëror nuk i ka përfillur këto kërkesa preliminare dhe esenciale , puna e të njëjtit rezulton të jetë e gabuar dhe juridikisht nule! Në radhë të parë nga se Ish Komisioni Shtetëror ka vepruar jashtë suazave të mandatit të besuar me Vendimin për emërimin , nr. 12 – 67 të datës 21 mars 2012 si dhe me Vendimin për vazhdimin e mandatit nr. 05 – 28 të datës 08.05.2015 , ashtu që ,në vend të shënjimit të kufirit përkatësisht sipas delimitacionit ekzistues e valid, ka aplikuar ridelimitacion kufitar dhe për aq më keq, në vend të zbatimit të kritereve të standardizuara primare, i ka aplikuar vetëm të dhënat kadastrale sekondare, madje, edhe të periudhave nga viti 1932 kur as Kosova as Mali i Zi nuk ekzistonin  si shtete sovrane!

 

Konstitutimi i Kosovës

 

Me nenin 2 par. 2 të Kushtetutës së Republikës Federative Popullore të Jugosllavisë të miratuar në vitin 1946 , ka qenë definuar se, Republika Popullore e Serbisë ,në përbërjen e vetë, ka Krahinën Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Autonome të Kosovës dhe Metohisë, kjo e fundit , me status të autonomisë territoriale – administrative. Formulimi i tillë , referuar kufirit të Kosovës me Malin e Zi, është i rëndësishëm nga se, Kosova ishte definuar me aktin juridik më të lartë të shtetit federativ me identitet territorial – administrativ.

Me Kushtetutën e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë të vitit 1963, Kosova sikundër edhe Vojvodina , për dallim nga Kushtetuta RFPJ-së e vitit 1946 , implicite kanë qenë lënë për tu rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Serbisë ! Ndërkaq, referuar identitetit territorial të Kosovës , me rëndësi ishte identifikimi territorial i saj me akt ligjor për organizimin territorial të brendshëm.

 

Ndryshime promovuese të statusit politik të Kosovës kanë qenë bërë me Amendamentin Kushtetutar VII - të në Kushtetutën e vitit 1963 ,të miratuar në vitin 1968. Me atë amendament ka qenë definuar se, RSFJ-në e përbëjnë gjashtë republikat socialiste , nder to, Republika Socialiste e Serbisë me Krahinën Socialiste Autonome të Vojvodinës dhe Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës në përbërjen e saj! Me atë amendament, Kosova ka pasur fituar status të autonomisë politike dhe, të njërës nga tetë konstitutentët e atij shteti federativ. Me amendamentin XVIII – të në Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1963 të miratuar në vitin 1968 , Kosovës ,shprehimisht, i ka qenë definuar statusi i autonomisë politike dhe i njërës nga konstitutentët e shtetit federativ të Jugosllavisë. Me par. 3 të po atij amendamentit , referuar Kosovës , ka qenë definuar se , territori i Krahinës Autonome të Kosovës nuk mund të ndryshohet pa pëlqimin e Kuvendit të saj.

Së andejmi, nga viti 1968 territori i Kosovës kishte identitet territorial – administrativ dhe politik dhe si i tillë nuk ka mund të ndryshohej pa procedurë të caktuar dhe pa pëlqim të Kuvendit të Kosovës.

 

Nga ai vit e deri sot referuar Kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi nuk ka ndodhë asnjë ndryshim i atij Kufiri së pakut jo në procedurë legale e me pëlqim të Kuvendit të Kosovës!

Statusi politik dhe kushtetutar i Kosovës, konform me raportet e forcave politike në ish-Jugosllavinë ,në vitet 1946, 1953, 1963, 1968, 1974, 1989, 1992, 2008, ka pasur ndryshuar nga autonomia territoriale –administrative ,në autonomi politike – kushtetutare , në autonomi territoriale – administrative dhe, përfundimisht, në shtet demokrat , sovran të pavarur. Ndërkaq kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, i delimituar në vitet 1945- 6 në linjën Çakorr- Mokna- Hajle- Kullë , përkundër statusit politik – kushtetutar variabil të tillë, nuk ka pësuar asnjëfarë ndryshimit legal , transparent e demokratik konform me zgjidhjet kushtetutare të sipërpërmendura.

 

 

Apelimi i gabuar i ish-Komisionit Shtetëror në disa dokumente referuar kufirit të Kosovës

 

Ish- Komisioni Shtetëror, për të justifikuar punën e vet defektoze, të bërë jashtë autorizimeve të mandatit të besuar, madje vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare , suplementare e subsidiare, ndër të tjera, apelohet edhe në të dhënat kufitare të KFOR-it!

Përkundrazi, sikundër dihet mirëfilli, të dhënat zyrtare të KFOR-it, ishin dhe mbetën të destinuara ekskluzivisht për nevojat ushtarake, por kurrsesi për delimitacion, as për demarkacion kufitar!

Edhe sipas dispozitës së nenit 3 ( e) të Marrëveshjes Teknike- Ushtarake ndërmjet KFOR-it , Qeverisë së YU III dhe Qeverisë së Serbisë, të miratuar në Kumanovë në datën 9 qershor 1999 ( Military Technical Agreement June 3.1999, Kumanovo) , ka qenë formuar “ZST” : Zona e Sigurisë Tokësore (Ground Safety Zone) deri në 5 km tej kufirit të Kosovës si dhe, “ZSA” : Zona Sigurisë Ajrore ( ASZ: Air Safety Zone) deri në 25 km tej Kufirit të Kosovës , pra , tej Kufirit ekzistues , konstant e valid të delimituar dhe të pranuar nga:

 

Sistemi Kushtetutar i ish- Jugosllavisë federative ( 1945 – 1992) dhe, konform me te edhe nga Sistemi Kushtetutar i Kosovës!

 

Ish- Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror për të “ justifikuar “ ridelimitacionin e gabuar të bërë jashtë mandatit , apelohet edhe në :

Dokumentin e Komisionit të Arbitrazhit të Badinterit :Arbitrarian Commission of Peace Conference on SFRY ,or, Badinter Arbitration Commitee , August, 27. 1991,

Rezolutën nr. 1222-99 të KS të OKB-së për Kosovën :UN Security Counsil Resolution , No 12244-99,

Propozimin Gjithëpërfshirës  për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës : Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement, March,26, 2007,

 

Deklaratën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 2008, apo në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, 2008 ,në të cilat asnjë fjalë,nen , paragraf apo aline, nuk qëndron përkitazi me çfarëdo ridelimitacionit as demarkacionit të Kufirit të R. të Kosovës dhe të R. së Malit të Zi!

 

Përkundrazi , me dokumentet e sipërpërmendura , nuk ka qenë bërë asnjë farë delimitacionit as demarkacionit kufitar ,pos, adresimit dhe apelimit në “kufirin ekzistues ” përkatësisht në “ kufirin e njohur më parë” , në një anë dhe,ka qenë aluduar dhe konfirmuar linja kufitare kosovare – malazeze ekzistuese : Qafë e Çakorrit- Mokra - Hajlë- Kullë , e delimituar në vitin 1946 , historikisht konstante dhe valide si dhe asnjëherë e ndryshuar në procedurë legale, në anën tjetër!

 

Apelimi i gabuar ish- Komisionit Shtetëror në disa deklarata funksionarëve publikë!

 

Ish- Komisioni Shtetëror me Komisionin MZ Shtetëror për Delimitacion dhe Demarkacion, me synim të justifikimit të redelimitacionit, ndryshe, të panevojshëm dhe të gabuar të kufirit kosovar – malazez ,në Procesverbalin e datës 29. 04. 2013, thirren në deklarata të disa funksionarëve publikë të Kosovës dhe Malit të Zi ( sic) !

Dihet mirëfilli se, deklaratat e funksionarëve publikë të cilit do shtet, pra , edhe të Kosovës sikundër të Malit të Zi , kurdoherë , duhet të jenë koherente me ligjin e aplikuar, ndryshe, rezultojnë politikisht dhe juridikisht nule!

Ndryshe, deklaratat qofshin edhe të funksionarëve shtetërorë më të lartë,me të cilat ishte mbështetur linja kufitare kosovare – malazeze,e ridelimituar ekskluzivisht sipas të dhënave kadastrale në vend të demarkacionit sipas kritereve primare standarde të mirënjohura në doktrinën dhe praktikat juridike të mira, nuk janë burime juridike materiale- fakte as formale- akte nga se nuk prodhojnë efekte juridike,ndaj nuk mund të krijojnë asnjë farë impaktit juridik referuar ridelimitacionit as demarkacionit kufitar kudo qoftë, pra, as në linjën kufitare kosovare – malazeze!

 

Ish- Qeveria e Kosovës e ka nëpërkëmbur edhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës

 

Pas kundërshtimeve të vendosura kundër qëndrimit qeveritar për përkrahjen e gabuar të punës dhe propozimit të ish Komisionit Shtetëror “për demarkacionin “ e kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi, Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka pasur miratuar Rezolutën nr. 21 – 1787 të datës 29 qershor 2013 ,me të cilën ,ka qenë kërkuar nga ish- Komisioni Shtetëror përkatësisht Qeveria e Kosovës qe , demarkacioni kufitar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të bëhej sipas kufirit administrativ përkatësisht shtetëror konform me Kushtetutën e Kosovës të vitit 1974, që do të thotë përgjatë linjës Çakorr- Mokna - Hajle - Kullë , Kuvendit dhe trupave t’i prezantojë dokumentet e punës së ish Komisionit për debatime të mirëfillta , nga z Isë Mustafa atëherë kryeministër i Qeverisë së Kosovës ka qenë kërkuar shprehimisht të ndërmerr masa për të siguruar publicitetin e ish Komisionit Shtetëror si dhe, mbi të gjitha , Qeveria të raportojë në Kuvend para miratimit të elaboratit ndërkufitar në fjalë!Ndërsa Qeveria për të qenë edhe më keq e ka mbështetur fuqishëm punën defektoze të atij Komisioni. Sipas saj, vendi ynë do të dëmtohej keq për hiç më pak se për 8200 hkm2! Në këtë kontekst ngritët pyetja përse ish- Komisioni nuk e përfilli Rezolutën në fjalë për të detyruese dhe përse ish -Qeveria e mbështeti me aq entuziazëm neurotik punën e tillë të ish- Komisionit –si!

Sikundër dihet, ish- Komisioni Shtetëror nuk i ka përfillur as këto kërkesa racionale të Kuvendit.

 

Komisioni ‘Ad Hoc’ i Presidentes për Rishqyrtimin e Kufirit të“ Delineuar ” nga ish-Komisioni Shtetëror me Komisionin e MZ për Delimitacion dhe Demarkacion.

 

Shkaqet e formimit të “Komisionit të ish- Presidentes”

 

Pas reagimeve të shumta dhe serioze nga numri impozantë i qytetarëve , pjesa e konsideruar e shoqërisë civile dhe e klasës akademike si dhe e të gjithë qytetarëve anas të brezit kufitar kundër ridelimitacionit të gabuar të kufirit të Kosovës e Malit të Zi të bërë nga ish- Komisioni Shtetëror dhe Komisioni MZ për Delimitacion dhe Demarkacion të Kufirit Shtetëror, në dëmin e territorit të vendit ish Presidentja e Kosovës, z A. Jahjaga ,në datën 15. 03. 2016 , nga tre “ekspertë ndërkombëtarë” : Flecher Burton, Frederick Newton dhe Herbert Wilmas, e ka formuar “The Ad Hoc Commission for Reviewing the Border Delineation Proces Between the Republic of Kosovo and the Republic of Montenegro “ - Komisionin ‘Ad Hoc’ për Rishqyrtimin e Linjës Kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi .

 

Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish- Presidentës, inkompetent dhe invalid

 

Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish- Presidentes , ab inicio ,nuk ishte valid,ngase:

sipas nenit 83 dhe 84 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Presidenti-ja nuk kishte autorizime për ushtrime të funksioneve kontrolluese as ekzekutive të juridiksionit  të Qeverisë së Kosovës,pra, as për formim të Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror e aq më pak për ngritje të Komisionit ‘Ad Hoc’ për Rishikimin e Punës së atij Komisionit !

Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Kosovës, konform me nenin 92 par. 2 , 4 dhe nenin 93 par. 4 të Kushtetutës së Kosovës, ishte dhe është e autorizuar për të zbatuar pushtetin ekzekutiv si dhe për të miratuar vendime për zbatimin e akteve ligjore e nënligjore, çfarë ishte edhe Vendimi i saj nr. 12- 67 dt. 21.03.2012 për formimin e ish Komisionit Shtetëror si dhe Vendimi nr. 05- 28 i datës 08.05.2015 për vazhdimin e mandatit të po atij Komisionit.

 

Në anën tjetër, referuar demarkacionit të kufirit të Republikës së Kosovës , Qeveria e Republikës së Kosovës ishte dhe është ekskluzivisht e autorizuar që, konform me nenin 40 të Ligjit 04- L- 072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror , të formojë , të ndryshojë , të shkarkojë Komisionin Shtetëror për Demarkacionin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror.

 

Kosova nuk është Republikë presidenciale!

 

Kosova nuk është Republikë presidenciale por është republikë parlamentare, ndaj Qeveria e Republikës së Kosovës,edhe sipas nenit 97 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , për punën e vet, nuk i përgjigjet Presidentit – es , por, Kuvendit të Kosovës , për ç’shkak, ish- Presidentja, nuk ka pasë kompetencë funksionale për ngritjen e komisionit ‘Ad Hoc’ për ta rishqyrtuar ( review :rishikuar , recensionuar, inspektuar, kontrolluar, rishqyrtuar ) punën e ish- Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror!

 

Konform me statusin kushtetutar, Qeveria e Kosovës nuk është instancë e shkallës së parë për t’u kontrolluar ( review: inspektim, kontrollim, rishikim, rishqyrtim, recensionim) në procedurë administrative nga cila do instancë institucionale tjetër pra as nga Komisioni i ish Presidentes madje as nga ajo personalisht!

 

Ndaj, ish- Presidentja nuk ka pasur bazë juridike për të formuar Komisionin ‘Ad Hoc’ të datës 15 mars 2016 për të Rishikuar Kufirin e Kosovës dhe të Malit të Zi më parë , panevojshëm dhe gabimisht të ridelimitaur nga ish Komisioni Shtetëror !

 

Raporti Final i Komisionit ‘Ad Hoc’ i Presidentes, i pabazuar dhe juridikisht nul.

 

Raporti Final i Komisionit Ad Hoc të ish Presidentës , edhe po të ishte i bazuar, për shkak të inkompetencës legale për formimin e të njëjtit, apriori , rezulton të jetë juridikisht nul !

Ndryshe Komisioni AD Hoc i ish Presidentes, pos invaliditetit legal , ka dhënë raport të paqëndrueshëm!

 

Ish- Presidentja me aktin e themelimit të Komisionit ‘Ad Hoc’ për Rishikimin e Kufirit..., anëtarët e tij , z.F Burton, F.Newton, H.Wilmes , i ka quajtur “ekspertë ndërkombëtarë”!

 

Dihet mirëfilli se , askund në bashkëkohësi, nuk ekziston institucion që kualifikon këdo me thirrjen apo titullin “ ekspert ndërkombëtar” Aq më parë dhe më pak kur anëtarët e atij Komisioni nuk kishin diploma për statusin e ekspertëve ndërkombëtarë madje as qe janë të njohur gjerësisht si të tillë!

 

Në këtë kontekst, referuar nivelit të ekspertizave të të njëjtëve ,nder të tjera ,në Raportin Final tyre ,në vendin e termave standarde përkitazi me rregullimet politike, juridike e teknike të kufijve ndërshtetërorë :delimitacion, demarkacion, rektifikacion , kudo, e kanë përdorur termin e pazakontë dhe inadekuat “ delineation” !

 

Pikëpamje diskutabile të “ekspertëve ndërkombëtarë” anëtarë të Komisionit ‘Ad Hoc’ të Presidentes

 

Edhe po të ishte formuar në procedurë e bazë juridike valide, Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish- Presidentes , në Raportin Final të datës 30. 03. 2026, ka prezantuar pikëpamje diskutabile dhe të paqëndrueshme, sikundër vijon:

 

Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish-Presidentes përcaktohet “... pro kufirit të (ri)delimituar nga komisionet homologe të Kosovës dhe Malit të Zi, të cilin e vlerëson konform me Kushtetutën e RSFJ-së, Planin e Ahtisarit, Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës së vitit 2008 ,me të cilat, nuk qenka formuar vetëm pavarësia por edhe territori i Kosovës”!

Pikëpamja e tillë është e paqëndrueshme ,ngase, pikërisht me ato dokumente , sikundër është shpjeguar më sipër ,nuk ka qenë bërë as delimitacioni as demarkacioni i kufirit të Kosovës dhe Malit të Zi ,por, përkundrazi, ka qenë sanksionuar kufiri historik, konstant dhe ekzistues  me aludim në linjën kufitare të delimituar në vitin 1945- 6 të pandryshuar asnjëherë , në procedurë legale!

 

Apelimi i gabuar në disa dokumente i “ekspertëve ndërkombëtarë”, anëtarë të Komisionit ‘Ad Hoc’ të ish- Presidentes

 

Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish- Presidentes, ato dokumente në të cilat apelohet, i titullon mëngët dhe i komenton gabimisht. Konkretisht, Kushtetutën e RSFJ-së të vitit 1974 e quan “ Kushtetuta Jugosllave”, Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës – Comprehensive Proposal for the Kosovo Status Settlement ,e emërton “ Ahtisari Plan” : “Plani i Ahtisarit”! Aq më parë kur,me dokumentet në fjalë,nuk është aplikuar asnjëfarë ridelimitacionit as demarkacionit kufitar, përkundrazi, me të njëjtat, implicite kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , duke aluduar në Kufirin historik, konstant dhe valid, i njëjti është konfirmuar duke u thirrur në te, në “kufirin ekzistues” apo në “ kufirin e mëparshëm”!

Më tej, Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish- Presidentes gabimisht ka pas vlerësuar se “Kufijtë e Kosovës origjinojnë nga kufijtë komunalë të shndërruar  në kufij kadastralë dhe, se kufijtë komunalë përkatësisht kadastralë, i përcaktojnë kufijtë shtetërorë”! Pikëpamja e tillë, e mbështetur gabimisht vetëm në zonat kadastrale duke i abstraktuar të gjitha kriteret dhe elementet primare të mirënjohura, ka rezultuar raportimin final të paqëndrueshëm  dhe të njëjtë me atë të ish- Komisionit Shtetëror dhe të Komisionit (MZ) për Delimitacion dhe Demarkacion!

 

Pikëpamje antiligjore

 

 

Po ajo pikëpamje është në kundërshtim me Ligjin nr. 03-1-041 të datës 20.02.08, sipas të cilit, kufijtë e zonave përkatësisht komunave kadastrale, njëherë ,mund të jenë kufij të jashtëm, nëse përputhen me linjat kufitare shtetërore ashtu që kufijtë komunalë apo të zonave kadastrale referuar kufirit shtetëror nëse përputhën me te, njëherë janë kufij të jashtëm, ndryshe kanë karakter kadastral intern! Aq më parë kur, edhe Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish Presidentes , duke u pikënisur ekskluzivisht  nga zonat kadastrale, apriori e ka konfirmuar ridelimitacionin e panevojshëm dhe të gabuar të bërë nga komisionet e sipërthëna në një anë dhe ashtu e ka plotësuar mandatin konformist të politikave ditore, në anën tjetër!

 

Në mungesë të kritereve primare të standardizuara e të mirënjohura në teori dhe praktikë, Komisioni ‘Ad Hoc’ i Presidentes,në Raportin Final të datës 30.03.2016, ka moralizuar duke apostrofuar se ...Mali i Zi e ka pranuar Kosovën për shtet sovran... Kosova dhe Mali i Zi duhet të japin kontribute të bashkëpunimeve fqinjësore , të integrimeve regjionale e më gjerë, për ç’shkak , kufiri ndërmjet Kosovës dhe Malit të duhet të konfirmohet në linjat e zonave kadastrale ndërkufitare...Ndërkaq, Komisioni ‘Ad Hoc’ i Presidentes  do të duhej vlerësuar drejt postulatin imediat edhe vendimtar për demarkacionin e qëndrueshëm  dhe të drejtë sipas delimitacionit ekzistues, si parakusht për përcaktim të linjës kufitare kosovare – malazeze të qëndrueshme  dhe të pranueshme bilateralisht. Pa kufi bilateralisht të pranuar, të natyrshëm, të drejtë dhe të bazuar në fakte juridike adekuate, nuk mund të krijohen kushte elementare për integrime regjionale as më të gjëra, as për bashkëpunime ndërshtetërore miqësore, për të cilat Republika e Kosovës është dhe mbetet e përkushtuar!

 

“Kryejeni punën, edhe pse të gabuar dhe më pastaj ankohuni”

 

Komisioni ‘Ad Hoc’ i ish- Presidentes angazhohej aq fuqishëm për “delineimin” e kufirit të Kosovës dhe të Malit të Zi, qoftë edhe sipas të dhënave kadastrave, duke instruktuar se të njëjtat do të mund të kontestoheshin në procedura ligjore!

Në këtë kontekst vlen të apostrofohet edhe qëndrimi i Gjykatës së Arbitrazhit nga viti 2017 për kontestin kufitar ndërmjet Sllovenisë dhe Kroacisë me të cilin nuk është pranuar aplikimi i të dhënave kadastrale për demarkacion duke i quajtur inadapte “ The cadastres evidence title to land ... of the boundary ...as a matter of international law they do not definitivly constitute either tittle of the boundary...

 

Megjithatë, sipas Komisionit ‘Ad Hoc’ të Presidentes , preferenca do të konsistonte në vijëzimin “delineation” e Kufirit Kosovar – Malazez konform me kufijtë kadastralë të jashtëm përballë kufirit shtetëror edhe nëse të njëjtat do të ishin të padrejta apo të dyshimta për pasaktësi, pastaj do të mund të kontestoheshin në procedurë të caktuar Sic!

Rekomandimi i tillë i Komisionit ‘Ad Hoc’ të ish- Presidentes konsiston në zgjidhjen pragmatike politike për hir të rrethanave aktuale, edhe pse vetë implicite ndikon se zgjidhja në atë mënyrë nuk do të ishte e pakontestuar. Formula në fjalë përkon me thënien “ Kryeje këtë punë dosido dhe ankohu më pastaj!

 

Mesazhi i tillë nuk është serioz,në një anë dhe, është i papranueshëm,në anën tjetër, ngase në të mirë të kultivimit të fqinjësisë ndërshtetërore kosovare – malazeze kërkohet demarkacioni sipas delimitacionit ekzistues, historik e konstant të bazuar jo në të dhënat kadastrale, por në kriteret primare të standardizuara në teorinë dhe praktikat juridike të mira, ashtu që në atë mënyrë do të krijoheshin premisat themelore për kufi kosovar – malazez stabil, të qëndrueshëm dhe të pranueshëm bilateralisht.

 

(Kosova Sot)