Pse VV-ja i humbi mbi 100 mijë votues vetëm brenda tre muajsh?

Pse VV-ja i humbi mbi 100 mijë votues vetëm brenda tre muajsh?
  • 06 December 2017 - 08:22

Populli kishte votuar duke mos pasur njohuri fare për pasurinë e liderëve të VV-së, të cilët çirreshin kundër klanit PRONTO

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Faktor i humbjes së 100 mijë votuesve ishte edhe injorimi i partisë që ua bënte militantëve, të cilët sakrifikuan jetën e tyre, duke derdhur gjakun për interesa të partisë e partia nuk bëri asgjë. Madje partia, VV-ja, nuk bëri asgjë as për militantët, të cilët filluan të burgoseshin për shkak të sjelljeve të tyre agresive, si: rrotullimin e veturave, djegien e Kuvendit, thyerjet… Por, kulmi i pakënaqësisë arriti kur u mësua se vetë shefat e VV-së u shndërruan në milionerë brenda pak muajsh, si Shpend Ahmeti duke e keqpërdorur autoritetin e tij, si Liburn Aliu, i cili ishte tepër i varfër e u shndërrua në multimilioner, si Xhelal Sfeqla, ish-shef i inspeksionit në Prishtinë, i cili ishte i varfër e aktualisht është lideri më i pasur në VV.

Albin Kurti tanimë është lideri i pakontestueshëm i VV-së, që brenda pak vitesh, 2004 - 21 qershor 2017, nga një ish-shoqatë u shndërrua në partinë më të madhe në Kosovë. Mirëpo, nga 21 qershori 2017, partia e tij vetëm brenda tre muajsh pësoi rënie drastike e të pashembullt, duke i humbur mbi 100 mijë votues. Për këtë humbje të 100 mijë votuesve, mediet tona, si televizionet edhe ato të shkruara dhe elektronike, po e heshtin qëllimisht, sepse asnjëri analist e gazetar nuk ka dëshirë të konfrontohet me militantët e tyre që janë të gatshëm të hakmerren edhe fizikisht, e që pas tyre u qëndrojnë dhe i mbrojnë shefat me deklarata pompoze, duke ua hedhur fajin çdokujt që nuk pajtohet me VV-në. 

Roli i individit në partinë politike

Fillimisht është e domosdoshme që t'ia sqarojmë lexuesit dhe mbarë opinionit tonë se, sipas sociologëve më të njohur botërorë, partitë politike krijojnë individët ose i bashkohen partisë individë me gjendje psikike të rëndë, që në shumicën e rasteve këta individë janë të dyshimtë apo latentë mendërisht. Gjendja psikologjike e tyre ndahet në dy kategori: a) janë në gjendje të ankthit pas ndryshimeve të mëdha paraprake, b) janë në gjendje të ankthit për ndryshime tepër radikale. Tipat e kategorisë së dytë janë në gjendje ku ankthi ende është me efekte të dobëta që manifestohet me një varg problemesh, ndërsa kur gjendja e ankthit është e rëndë ideologjia e partisë është konservatore ose reaksionare. Partia politike e udhëhequr nga lideri me ankth të fortë karakterizohet me agresivitet, që është fryt i një periudhe të gjatë të konfuzitetit individual, por dhe kolektiv. Duke e analizuar veprimtarinë e Albin Kurtit që nga ish-shoqata e tij si OJQ, e deri në zgjerimin e partisë, VV, më 21 qershor 2017, do të rezultojë se Albin Kurti është në gjendje të ankthit të rëndë, që përcillet me tepër agresivitet dhe kërcënim. Për të arritur famë nuk ka hezituar t'u rezistonte forcave policore të Kosovës dhe as qëndrimit në burg. Rezistenca e tij dhe përleshjet me policinë tonë të vendit ia ka shtuar kredibilitetin tek militantët dhe te një pjesë të madhe të popullsisë, duke menduar se Albini është mbrojtësi më i denjë i çështjes sonë kombëtare. Me shitjen e banesës së tij në Prishtinë, Albini do të identifikohet me shtresën e mesme dhe më të varfër të popullsisë, ku të gjithë do të mendojnë se ai e ka me seriozitet, pa e ditur askush se Albinin në fakt, që nga fillimi i tij e financonin pronarët mafiozë nga Zvicra për çështjen e PTKsë, pronarë nga SHBA dhe fonde të tjera milionëshe enigmatike për interesa të tyre të përbashkëta. Albin Kurti u shndërrua në personalitet karizmatik, duke i akuzuar shokët, të cilët e kishin krijuar dhe e ndërtuar VVnë si satelit për interesa të tyre. U shndërrua në personalitet karizmatik duke u thirrur në vlerat kombëtare të nëpërkëmbura nga qeveria jonë dhe moszhvillimi ekonomik i Kosovës, duke protestuar se në qeveri të gjithë janë hajna. Në këtë mënyrë Albin Kurti, duke mashtruar e gënjyer, u bë përfaqësues i idesë për zhvillim ekonomik dhe mbrojtës i çështjes kombëtare. Që një parti të zgjerohet janë të domosdoshme edhe viktimat, në rastin tonë viktimë ishte gjendja skjashmërisht e varfër e popullsisë, gjendja e pabarabartë e ishluftëtarëve, punësimi masovik i militantëve partiakë, personalitetet partiake shndërroheshin në milionerë brenda një kohe të shkurtër, e të gjitha këto moskënaqësi vëreheshin dhe ende vërehen nga populli. Në ngritje të VV-së dhe personalitetit të tij, Albin Kurtit i duheshin edhe viktima konkrete të prodhuara nga vetë sistemi. Për t'u ngritur edhe më shumë VV-ja, Albin Kurtit i duhej edhe viktima konkrete që populli të shihte gjakun e bijve tanë rrugëve të Kosovës, që të bindemi ne se qeveria jonë përveçqë janë hajna janë edhe kriminelë, e për këtë panevojshëm u vranë Mon Balajn e Arben Xhelajdini, si dhe Astrit Dehari me vëllain e tij. Këto katër viktima "kurbanë" për Albin Kurtin dhe VV-ja janë vetëm numra që ua shtojnë numrat në fletëvotime e asgjë më shumë. Se për Albin Kurtin këta janë vetëm viktima për ta ngritur atë dhe VV-në, mund të konfirmohet sa u dhimbet Astrit Dehari kur ditën për kremtimin e fitores në Prizren dhe Prishtinë pranë varrit të Astrit Deharit ishin vetëm dy zyrtarë të VV-së dhe dy prindërit me nusen e Astritit. Në qendër të Shatravanit Visar Ymeri dhe publiku brohorisnin emrin e Astrit Deharit për të manipuluar masën. Brohoritja e tyre "Drejtësi për Astritin" në qendër të Prizrenit nuk ishte thirrje dhimbjeje, por ishte thirrje mashtruese e manipuluese. Çfarë i pengoi shefat e VV-së të festonin fitoren e tyre pranë varrit të dëshmorit më të ri të VV-së, i cili ra për t'u ngritur pikërisht partia dhe e veçanërisht shefat e saj. Të gjitha këto dhe faktorë të tjerë kanë ndikuar që VV-ja të rritet e të ngjitet artificialisht dhe shpejt lart e më lart e të shndërrohet në partinë më të madhe në vend, por e cila vetëm për tre muaj më vonë do të fillojë zbritjen edhe me të shpejtë e drastike për të qenë e ranguar e treta.  

Pse VV-ja nga vendi i parë ra në vendin e tretë?

Ngritjet dhe zbritjet e partive politike janë proces normal, por zbritja e VV-së duke i humbur mbi 100 mijë votues vetëm për tre muaj është tepër shqetë- suese për shefat, të cilët e fshehin këtë fakt dhe këtë shqetësim. Dikur LDK-ja ishte partia më e madhe në vend, mirëpo rrethanat e ngjarjeve që u zhvilluan me vite të tëra dhe vdekja e parakohshme e Ibrahim Rugovës bënë që kjo parti të dobësohet shumë. Në dobësimin e LDK-së ndikoi opsioni i ri i imponuar nga PDK-ja, e cila e shfrytëzoi rastin që të rritej deri në daljen në skenë të VV-së, e që disa vite rresht me organizimin e tyre ndikoi në zbritjen e PDK-së. Shtrohet pyetja: pse VV-ja vetëm për tre muaj i humbi mbi 100 mijë votues?! Rritjen e partive dhe problemet brenda saj i ka analizuar sociologu i njohur botëror gjermani Ralf Dahendorf, i cili njihet edhe si përfaqësues i sociologjisë së luftës së klasave, si dhe amerikani L.A.Coser. Dahendorf i kritikon analizat e Karl Marksit për të cilin shkruan se i ka tri gabime fundamentale, sepse kishte përfshirë të gjitha konfliktet sociale gjatë tërë historisë si konflikte të luftës së klasave. Sipas Dahendorfit, i ndikuar nga M.Weber, shkruan se burimi kryesor i luftës së klasave nuk është shpërndarja e pabarabartë e pasurisë siç ka menduar Marksi, por shpërndarja e pabarabartë e autoritetit. Sipas Weberit dhe Darendorfit, autoriteti kur e merr pushtetin i bindën grupe të caktuara njerëzish dhe ka mundësi të fitojë çka të dëshirojë. Duke u bazuar në teoritë e sociologëve botëror, ne mund të analizojmë humbjen e 100 mijë votuesve të VV-së, e cila humbje filloi menjëherë pas rritjes së VV-së, duke u pozicionuar në vendin e parë. Pozicionimi në vendin e parë do të ndikonte domosdoshmërisht në vendimin për ndarjen e autoriteteve brenda partisë. Duke marrë për bazë se më 21 qershor 2017 VV-ja nuk arriti apo dështojë të bënte koalicion me asnjë parti për të fituar qeverinë, do të lindin dyshime dhe moskë- naqësi brendapërbrenda VV-së, e të cilat do të përhapën si rrufe ndër votuesit. Pakënaqësitë janë të natyrave të ndryshme, ngase kur zgjerohet partia rriten edhe personat që kanë ndikuar në rritje, e të cilët kërkojnë të jenë autoritete, por që VV-ja shpërndarjen e autoriteteve e ka të rezervuar vetëm për një grup të ngushtë. Faktorë tjerë janë gabimet e rrethit të ngushtë të VV-së, të cilët menduan se duke qenë të parët do të bëjnë ndryshime radikale në favor të interesave te tyre personale deri edhe kriminale, që tani e tutje do të jenë EDHE MBI LIGJIN EDHE MBI SHTETIN, gjë që ishte një parashikim tepër i gabuar e veçmas deklarata se do t'i tërhiqnin zvarrë të gjithë ata që nuk pajtohen me vendimet e VV-së. Faktor i humbjes së 100 mijë votuesve ishte edhe injorimi i partisë që ua bënte militantëve, të cilët sakrifikuan jetën e tyre, duke derdhur gjakun për interesa të partisë e partia nuk bëri asgjë. Madje partia, VV-ja, nuk bëri asgjë as për militantët, të cilët filluan të burgoseshin për shkak të sjelljeve të tyre agresive si: rrotullimin e veturave, djegien e Kuvendit, thyerjet … Por, kulmi i pakënaqësisë arriti kur u mësua se vetë shefat e VVsë u shndërruan në milionerë brenda pak muajsh, si Shpend Ahmeti duke e keqpërdorur autoritetin e tij, si Liburn Aliu, i cili ishte tepër i varfër e u shndërrua në multimilioner, si Xhelal Sfeqla ish-shef i inspeksionit në Prishtinë, i cili ishte i varfër e aktualisht është lideri më i pasur në VV. Populli kishte votuar duke mos pasur njohuri fare për pasurinë e liderëve të VV-së, të cilët çirreshin kundër klanit PRONTO e vetë ishin pjesë e po këtij klani të kriminalizuar nga ku merrnin milionat, shtëpitë, jahtet. Në anën tjetër, shkrimet e shumta në gazetën "Kosova Sot", ku opinionet i shprehnin lirshëm e pa censurim analistët e shumtë të pavarur, të paanshëm dhe ekspertë e qytetarë të shumtë, të cilët i vërenin dhe i përjetonin padrejtësitë e krerëve të VV-së ndaj qytetarëve, plus gazetarët hulumtues të gazetës "Kosova Sot", që ua zbulonin abuzimet e shumta të liderëve të VV-së, e veçmas keqmenaxhimin dhe keqpërdorimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës, planet kriminale me motive korruptive, shitja e lejeve të ndërtimit, tenderët me motive korruptimi etj., janë ato që ndikuan në zbritjen drastike të anëtarësisë së VV-së. Faktori kyç i rënies së VV-së në vendin e tretë dhe humbjen e mbi 100 mijë votuesve ishte ngritja e vetëdijes së qytetarëve tanë, të cilët tanimë nuk mashtroheshin vetëm me fjalë boshe e premtime të rrejshme të liderëve mashtrues të VV-së, të cilët i manipuluan skajshmërisht militantët e tyre. Militantët që dikur ishin 18-vjeçar ishin kyçur në aktivitete të VV-së duke shpresuar në ndryshime reale dhe të sinqerta. Si të rinj që ishin shumica prej tyre braktisën studimet duke menduar se kur të fitojë VV-ja shqiptarët do të jetojnë si zviceranët apo amerikanët. Në fakt VV-ja u ngrit, por militantët e manipuluar ishin humbësit më të mëdhenj, sepse ata nuk fituan asgjë përveç grindjeve sistematike më prindërit e tyre dhe familjet. Ata që u vranë pa asnjë pikë faji, liderët e VV-së shumë shpejt i injoruan familjet e tyre. Pse VVja nuk i ndihmoi familjet e Mon Balajt e Arben Xhelajdinit?! Mon Balaj e Arben Xhalajdini përmenden vetëm në raste specifike, për t'u ngritur VV-ja e prindërit e tyre jetojnë edhe më keq sesa që kanë jetuar. Kush mund t'ia ndalë vajin nënave të Arben Xhalajdinit dhe Mon Balajt, të cilët nuk vdiqën për çlirimin e Kosovës në luftë kundër ushtrisë serbe, por u vranë në Kosovën e çliruar, për interesa të partisë kërcënuese që po lindte, VV-ja mashtruese! Ku mbetën familja e Astrit Deharit, të cilët këto ditë para varrit të të birit të tyre ishin të vetmuar, pa prezencën e shokëve militantë më të ngushtë? Këto ditë Visar Ymeri dhe Dardan Molliqaj e festuan fitoren në Prizren e pranë varrit të Astritit ishin të vetëm tre anëtarët e familjes së ngushtë, gjersa në Prizren thirreshin në emrin e Astritit. Elektorati i VV-së e di se po të kandidohej për deputet Avni Dehari (babai i të ndjerit Astrit) do të fitonte vota më shumë se Visar Ymeri e Albin Kurti, por makiavelizimi i Albin Kurtit nuk e lejon një konkurrencë të tillë. Këto manipulime i kanë kuptuar votuesit, andaj në zgjedhjet komunale e humbën simpatinë që e kishin. Andaj në zgjedhjet komunale VV-ja i humbi mbi 100 mijë votues, sepse populli u vetëdijesua shumë shpejt dhe më shumë se kurrë. A mendoni se Lulzim Jashari i familjes legjendare të Adem Jasharit nuk do kishte fituar vota për të qenë deputet i Kosovës ? Luli do të kishte fituar, por nga frika e konkurrencës dhe e xhelozisë e përzier me urdhra të UDB-së nuk e lejuan që ai të konkurronte. 

Kohëzgjatja e rritjes së partisë nuk është e përjetshme

Asnjë parti nuk mund të jetë më e madhja përgjithmonë, sepse vetëdijesimi i qytetarëve është më i ngritur se më parë. Asnjë lider nuk duhet të imagjinojë veten të përjetshëm, e sidomos në këtë kohë kur lakmia për pushtet dhe pasurim të shpejtë, pa ligj e rregulla, është në trend. Fatmirësisht Kosova është e mbikëqyrur nga aleatët tanë perëndimorë, të cilët janë faktori kryesor për çlirimin e atdheut tonë. Fatmirësisht jemi në zhvillimin e proceseve demokratike, ku monizmi nuk mund të jetë në pushtet. Fatmirësisht jemi në epokën e informatikës, ku çdo sekret zbulohet brenda ditës, e shtresa e politikës nuk ka mundësi të na mashtrojë për vite të tëra. Andaj liderët e VV-së dhe të partive tjera duhet të mendojnë më shumë për mirëqenien e popullit, pa e lënë as veten e tyre keq. Ne jemi që personalitetet politike të rregullojnë gjendjen e tyre materiale në bazë të ligjeve, por jo që ata të abuzojnë me pushtetin që e kanë apo do ta kenë. 

(Kosova Sot)