Zonja Drita Millaku, ju keni qenë njerëz të Serbisë dhe jeni dekoruar nga ky shtet fashist

Zonja Drita Millaku, ju keni qenë njerëz të Serbisë dhe jeni dekoruar nga ky shtet fashist
  • 13 December 2017 - 08:41

Shkruan; Reshat Badallaj-Zhuriani

Replikë nga larg me Kadri Veselin, Dardan Molliqajn dhe Drita Millakun, deputetë në Kuvendin cirkus

Kadri Veseli është e vërtetë se ka bashkëpunuar me UDBnë, bile jo vetëm që ka bërë këshilltarë nga kjo organizatë kriminale antishqiptare, por unë me emër dhe mbiemër e di se cili udbash ishte në mbledhje, që nga koha kur ishte Hashim Thaçi kryetar i kësaj partie, në të cilën është edhe Kadri Veseli. Ky udbash dhe spiun i rrezikshëm, derisa më merrte në pyetje në vitin 1989, thoshte: "Vetëm ta luajë veshin Millosheviqi se në shkojmë deri në Tiranë... Ti Dardan Molliqaj kujt i shet dushkun për gogla? A e di ti se në klubin tënd, që quhet 'Vetëvendosje', krerët më të lartë janë takuar dhe kanë bashkëpunuar me milicë të Serbisë. Zonja Drita Millaku, a nuk e dini, apo qëllimisht ju fshiheni para popullit, në mënyrën më të turpshme, se familja Millaku ishte në shërbim të Serbisë, në shërbim të gjakësorëve dhe të pushkaxhinjve serbianë dhe është dekoruar nga kreu më i lartë i Serbosllavisë
Një publicist, politolog dhe opinionist i njohur, bile si i ri në moshë, tepër i zoti dhe me perspektivë largpamëse, më vuri në dijeni se çka ndodhi në Kuvend cirk hesapi, të cilin nuk e përcolla drejtpërdrejt, e para se nuk mund t´jua shoh juve surratin se i trishtoni fëmijët dhe se në të ardhmen duhet të vihet lart shenja dhe numrat +18 dhe se gjë që nuk kam kohë nga puna dhe defekti në satelitin. Dëgjova me vëmendje atë që më dërgoi politologu dhe më vjen turp se çka ndodhi me këta cirkus të Kuvendit, të pafytyrë deri në skajshmëri. Këta të pafytyrë nuk merreshin me problemet e vendit, që situata qoftë politike, qoftë ekonomike, ka prekur mish e asht, por merreshin me pallavra, duke menduar se populli është thes me kashtë, ose bagëti që nuk di gjë. Populli, ata që e kanë ndjekur këtë cirkus, janë dëshpëruar shumë, sepse lehnin jo sertë, jo serbes, pa fakte, si thonë "selam Gjakovës", duke e hutuar të gjithë masën. Shpifjet, akuzat e pabaza janë të dënuara me ligj. Ndaj, është turp i madh që akoma në Kosovë nuk ka sistem të mirëfilltë, por është një sistem i kalbur fund e krye, i instaluar drejtpërdrejt nga këlyshët e dalë nga kopetë e staneve që i kanë shërbyer deri dje Serbosllavisë, duke dënuar dhe etiketuar shqiptarët me lloj-lloj epitete, pameritueshëm si nacionalistë, shovinistë, irredentistë, kundërrevolucionarë, ndërkaq serbianët, nipat e Drazh Mihajlit, të Dragutinit, nëpër rrugë të Kosovës këndonin këngët çetnike:"Ko to kazhe,ko to llaze da je Serbija male" dhe nuk guxonin të dënonin asnjërin dhe në qoftë se nuk është kështu le të dalë ndonjë gop nëne dhe të kundërshtojë.

Serbosllavia ka zbarkuar 2200 spiunë në Ballkan

Dua të them se nuk e meritojnë këta matrapazë dhe të shitur të jenë në atë vend, sepse ky soj, kjo farë e keqe ka dëgjuar edhe frymëmarrjen e atdhetarëve, i ka rënë kambanave të kombit për mort dhe shumë të zeza. Nejse, sido që të jetë, ju mund të bëni replikë, në gazetën më të lexuar në Ballkan në gjuhën shqipe, që quhet "Kosova Sot", këtu ku po e shkruaj sipas kodeksit gazetaresk ose prokurorisë, edhe pse thashë janë hyzmeqarë të deridjeshëm të qenit plak Titos. Zonjën Drita Millaku do ta ndihmoja, për të gjetur derën; kur merr rrugën e Kukësit, në drejtim të Zhurit, aty afër gjyqit në të majtë është prokuroria,ngre padi penale dhe fluturimthi më ke atje këmbëkryq, sepse kur ju akuzoni njerëz publikisht, që për mua është në rregull, kush jeni ju që të mos t'ju tregojë dikush të vërtetën për ju që keni qenë bashkëpunëtorë më të devotshëm të Serbosllavisë. Të vë në dijeni se Serbosllavia ka zbarkuar 2200 spiunë në Ballkan, ndërkaq spiunët më të rrezikshëm në Kosovë, mjerisht zagarë dhe langonj me dy këmbë shqipfolës, edhe më keq se kaq, se këta zagarë dhe langonj kanë vepruar në fshatrat etnikisht të pastra, nëse soji juaj nuk e kuptoni këtë!

Kadri Veselin ka vite që unë e quaj Kadri Topuzi, ofroi udbashët më të tmerrshëm dhe largoi atdhetarët

Kadri Veselin që ka vite që e quaj me një epitet shumë të lezetshëm, Kadri Topuzi, sepse i ka humbur elementet e kulturës shqiptare; se si thuhet nga anët tona burri që ngatërrohet në sokak me gra, sokak e quaj Kuvendin kukull ku jeni ulur ju dhe përdor fjalor banal kundër femrave sido qofshin, emra "aletesh", nuk është burrë. Tjetër gjë është replika, të kuptohemi. Dikur e kisha mik në 'facebook', mirëpo kur e kritikova vazhdimisht se Kadri Topuzi largoi nga rrethi i vet atdhetarët e devotshëm dhe të dëshmuar kombëtarisht dhe shkeli dhe tradhtoi gjakun e kombit dhe afroi spiunët më të turrshëm të Kombit, Baton Fazli Haxhiun, njeriun e UDB-së serbiane që në zyrat e UDB-së në Beograd ka shëtitur më shumë se në dhomat e tij dhe se kur nuk guxonte askush nga shqiptarët, t´i shkelte këmba në Serbi, kur ishin trazirat, pas luftës, ky hynte pa ferrë në këmbë dhe ecte me fodullëk si i përkëdheluri i tyre... Kadri Topuzi e dinte mirë se Baton Haxhiu ishte edhe bashkëpunëtori më i ngushtë dhe miku i vjetër i kryekriminelit dhe kryeudbashit, Jovica Stanishiq, që takohet fshehurazi në hotelin e Brezovicës, duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengu, kur në Kosovë derdhej gjaku lum, nga kasapët që bënë kasaphanë, duke vrarë e duke prerë me sakicë e hanxhar shqiptarët, djem hasreti, foshnja në gji nëne, dhunuar vajza e gra kanibalistët serbo-çetnikë, vranë edhe të rinj e të reja shtalb, dogjën tokën e Kosovës shkrumb e hi, vunë bast se gruaja shtatzënë shqiptare se çka kishte brenda në bark; djalë apo vajzë dhe e ndan në dysh gjakësorët, me koka të shqiptarëve çetnikët e Dragutinit, stërnipa të vojvodëve dhe zhupanëve, me koka të shqiptarëve të vrarë, bënë dekorime elektrike, me trupin e pajetë të shqiptarëve, varën kokën dhe shëtitnin në ajër me helikopter kufomën e pashpirt, bile në territoret andej Drinit, Shqipëri që po i themi, dhe djali i Fazli qelit, Batoni, në Brezovicë bënte salltanete... Kadri Topuzi, po ashtu, e dinte se Baton Haxhiu bëri planin me këta gjakësorë dhe donte t´i humbte gjurmët e krimit dhe në bashkëpunim me këta banditë bënë planin kinse është i vrarë dhe me dorën e tij, marrin telefonin dhe i bie në TANJUG (Tajna Agencia Nova Jugosllavia), kinse është i vrarë dhe se të nesërmen MUP-i serb (Ministarstvo Unutrasnje Poslove", me veturë si nuse e fusin në Maqedoni, këtë bishtdredhur dhe spiun... Çuditërisht, Kadri Topuzi e dinte se gjatë bombardimeve ky kopil, bashkë me kopilin tjetër, të kurseve të Zemunit, spiunin tjetër Veton Surroin, djalin e ish-jugosllavit, Rexhai Surroi, Vetonin dhe me një gazetare greke, nuk ikën, ishin të siguruar në hotelin "GRAND", të kujdesur për mrekulli nga MUP-i serb. Ata që nuk kanë dijeni për këtë familje duhet ta dinë se shqiptarët në luftë e kanë vrarë xhaxhin e tij, Sezairin, se luftonte me partizanët e qenit plak, Titos, kundër shqiptarëve dhe se Serbosllavia e ka shpallur hero...

RESHAT BADALLAJ JU TREGON KUSH JENI JU 'VETËVENDOSJE'

Dardan Molliqaj, kujt i shet ti dushkun për gogla dhe trimëri, more derdimen e qylah. Dardan Molliqaj, në stilin e gangsterit merr yrysh dhe mundohesh të jesh i pari i MËHALLËS dhe shpeshherë mundohesh të luash rolin e avokatit, nuk e vuri ujin në zjarr dhe mendon se populli nuk i di të zezat tua. Dardan Molliqaj, kujt i shet dushkun për gogla? A e di ti se në klubin tënd, që quhet 'Vetëvendosje', krerët më të lartë janë takuar dhe keni bashkëpunuar me milicë të Serbisë D. A., mikun e atyre që me dorën e vet kanë vrarë shqiptarët dhe ka mbajtur trabojnicën e Aleksandër Rankoviqit, ministër i Punëve të Jashtme të Serbosllavisë të asaj kohe, që thoshte:"Të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare" dhe se bëri serbizmin e gjakut serb në familjen e tij, gjë që nuk ka ndodhur ndër shqiptarët... Dhe, se ky milic i Serbisë është takuar me krerët më të lartë të klubit tënd, 'Vetëvendosje', apo nuk e di. Dhe, në qoftë se nuk e di ta them unë, me emër dhe mbiemër dhe se ku. Ndaj, ke kujdes dhe mos u hiq CUB se të njohim ne. Ti e di mirë ketë punë, por nuk ta mban të tregosh. Dhe, po ta mori mendja se nuk është kështu, bëhu burrë dhe rrëfehu dhe jemi gati ta rregullojmë samarin. Pastaj ju e dini se populli është gjykatësi më i drejtë se si do ta peshojnë. Por, nuk guxon se faktet mbesin dhe nuk ka forcë që mund t´i lëkundë ato. Ne dimë se si jeni të lidhur ju me bandën serbiane Devolli, që tentoi të vrasë miliona shqiptarë me krunde kafshësh,qensh e derrash nga stallat e Serbisë fashiste, ti e di mirë, po ke dëshirë të hiqesh CUB, se si deshi t´i tredhë shqiptarët me krunde të mykura, duke i krahasuar me kafshët, në mënyrë më raciste. Ti karafil dhe dylber, Dardan Molliqaj, mendon se nuk e di populli se si i tradhtuat ata bashkë me elektoratin, e u lidhet me bandën serbiane Devolli, duke i bërë gati planet për t'i dhënë tokën në zemër të Prishtinës, me mijëra hektarë tokë, leje ndërtimi dhe shumë e shumë marifete të tjera që duhet edhe një mijë faqe për të shkruar, se unë me vite shkruaj për këtë bandë. Ti, shushunja, Dardan Molliqaj, e di mirë se kjo bandë serbiane e dëmtoi buxhetin e shtetit të Kosovës me miliona euro, duke u ikur tatimeve të shtetit dhe duke u pasuruar në mënyrë të paligjshme me kontrabandë dhe me para më të pista, sepse ky fitim nuk mund të jetë me para të djersës. Dardan Mulliqaj, ti me atë bishtdredhurin Shpend Ahmetin, na çatë traun duke gënjyer e mashtruar more qyq e kupton fjalën qyq, apo nuk e kupton more i mjerë. Mendoni se nuk ju njeh populli, po del dhe rrëfeu ti more qyp se si u takuat me bandën serbiane Devolli në ujërat e thella të Malit të Zi, dhe shkuat duke bërë salltanete në jahtin disa milionësh të kësaj bande. Pse nuk e zbardhni ketë. PO JU NUK E DINI SE POPULLI E DI FARE MIRË SE JU JENI KREU PIS I KOPESË ME ATA SEJMENËT E TJERË. Ju, Shpend jahti dhe ata sejmenët tjerë që i keni rrotull, ia keni shitur shpirtin djallit dhe mos harroni se keni për të ikur me turp, me damkë të zezë... vijon

Për këto që flas dhe shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.  
 

(Kosova Sot)