Shtatë herë jo ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror Ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi

Shtatë  herë jo ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror  Ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi
  • 14 January 2018 - 22:55

Fuqia dhe  natyra magjike e numrit shtatë

Shkruan: Riza Smaka

Në shumë tekste  studioze , numerologjia studiohet seriozisht dhe sëandejmi nxjerren konkluzioni tejet interesante, intriguese, obsesive dhe inspiruese.

 Nder të tjera , në  tekstet  shkencore : The Bigest  Secret nga David Icke, Their Origin And Destinity by Kessinger   Publishing , PD Box 160, Kila , MT 59920, USA,The Bible Code , London nga Micheal Drosin, Secret Societies and their Poëer, Gran Sanaria , Spain,nga B. Freedman, nder numrat më  të veçantë  trajtohet shtatshi i cili   konsiderohet   i koduar në  Bibël,    simbolik , magjik,  mistik, mitik, misterioz,inspirativ, obsesiv e mbi të  gjitha  indikativ!

Me dhe nëpërmjet   numrit shtatë  në vende dhe kontekste të ndryshme shprehen , shpjegohen dhe kuantifikohen  shtatë kandilat e artë,  shtatë shpirtat e Zotit, shtatë tempujt espterik të Azisë,  shtatë  shandanët e artë, shtatë  yjet, shtatë engjujt, shtatë ditët e javës, shtatë  vetëtomat me shtatë retë, shtatë llampat   e zjarrta, shtatë vulat e arta, shtatë trumpetat...Pothuaj se të  gjithë popujtë me origjinë të lashtë , numrin shtatë e përdorin në funksion të simbolizimit të  situatave më së të ndryshme.

 Në  të  folmen  e përditshme veëanërisht nga gjeneratat e moçme në kontekste dhe situata të  caktuara për të shpreh qendrim kategorik dhe të padiskutueshëm thuhet shtatë herë po, shtatë herë jo, shtatë dëshmitarë, shtatë burra, shtatë gra, shtatë dëshmitarë, shtatë fish,i ra shtatë herë allti, ia numëroi shtatë herë etj.

 Në   shumë raste kur  theksohet vendosshmëria   ultimative për po ose jo thuhet shtatë herë po, shtatë herë jo.

 Në rastin konkret do t’ia adresojsha shtatë herë jo-në “demarkacionit” të propozuar nëpërmjet  ratifikimit eventual të Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror  ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të  përcaktuar nga ish Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ( ish Komisioni Shtetëror).

 Shtatë herë   jo  ratifikimit të Marrëveshjes për Kufirin  Shtetëror ndërmjet Kufirit të Kosovës dhe  të Malit të Zi

 Një:  Shpërfillja e  mandatit  zyrtar të ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion,  punë  juridikisht nule “Ab Initio ( Antique, Ovo) Nullum, Semperae Nullum”

 Caktimi   politik i linjës kufitare   ndërmjet  Sërbisë e njëkohësisht edhe Kosovës në një anë dhe Malit të Zi në anën tjetër përgjatë  Majes së Shpatit (2207), Majes së  Plakut (2426) , Çafës së  Çakorrit ( 1849),   Moknave - Usovishtës (1932) - Cepeve   dhe Majes së    Hajlës ( 2400) – Shtedimit (2272)- Kullës  dhe  majeve të  bjeshkëve të Dubovikut dhe  të  Husajve  ,apo ,shkurtimisht  Çafës së Çakorrit -  Moknave – Hajlës- Kullës, ka qenë delijenuar dhe    delimituar nga Komisioni Shtetëror “ i AVNOJ-it” i  YU II-të , në vitet 1945-6.

 

Linja kufitare në fjalë, deri në vitin 1992, ka qenë    e karakterit administrativ. Nga  disolucioni i YU II-të , në vitin 1992,  të  gjitha  linjat ndarëse  administrative të tetë konstitutenteve të  YU II –të, një nga të cilat ishte edhe Kosova ,sikundër ajo ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , kanë qenë  promovuar në  kufinjë shtetërorë ( kufiri  administrativ  - shtetëror).

 

Kufiri  administrativ - shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi,  nga vitet 1945- 6 deri në aktualitet, asnjëherë nuk ka qenë ndryshuar ,madje ,asnjëherë nuk ka qenë   diskutuar  për  rishikim apo për ndryshim eventual!

 

Pas pavarësismit politik  të   Kosovës në vitin 2008, nder të tjera, ka qenë hapë çështja e nevojes imdeiate për   shënjimin  praktik  përkatësisht për demarkimin edhe të kufirit administrativ - shtetëror ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi.

 

Për atë  qellim , nga Qeveria e Kosovës ka qenë formuar Komisioni Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror ( ish Komisioni për Demarkacion)  me autorizime shprehimore për të  kryer  shënjiminpërkatësisht demarkimin e kufirit ndërmjet   Kosovës dhe Malit të Zi në zbatim  të  linjes  ndarëse  egzistuese .

 

Ndërkaq , ish   Komisioni Shtetëror për Demarkacion, gjatë  punimeve me komisionin  homolog të Malit të Zi, nuk e ka pasë përfillur mandatin e caktuar   explicite nergut  për  shënjimin e linjës kufitare sipas   linjës administrative – shtetërore egzistuese , ashtu qe, çuditërisht dhe arbitrarisht ka   pasë bërë   ripërcaktim   përkatësisht  ridelimitacion kufitar  të paautorizuar, të panevojshëm e, mbi të gjitha, të dëmshëm për integritetin territorial të vendit tonë.

 

Ndaj , puna  jashtë mandatit zyrtar e ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion, apriori , rezulton të jetë juridikisht nule  dhe politikisht e dëmshme.

 

Seandejmi, çfarë do  pune e mëtejme e ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion , del  të jetë ex  tunc, juridikisht  nule  “Ab Inicio  Nullum, Semperae Nullum” !

 

Madje , edhe po të mos egzistonin   edhe defekte  sekuente  jera   të punës së ish  Komisionit Shtetëror për Demarkacion , do të mjaftonte qe veprimi fillestar arbitrar   jashtë autorizimeve zyrtare  e sëandejmi juridikisht nul  ridelimitacionit  në vend të demarkacionit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi,  që tërë punimet dhe veprimet rrjedhëse të  Komisionit në fjalë të rezultonin  juridikisht të pa efekte as impakte dhe, si të tilla,  politikisht të dëmshme ! “ Ab Initio ( Ovo, Antiquo) Nullum, Semperae Nullum!

 

Dy : Ish Komisioni   Shtetëror për Demarkacion ,ka pasë  punuar papërgjegjëshëm   madje  edhe në shpërfillje  implicite të   Rezolutës  nr. 21- 1784 të  Kuvendit të Republikës së Kosovës !

 

Çështja    e   caktimit  si dhe e shënjimit të   kufirit shtetëror , kurdoherë  është  temë  e rëndësisë shtetërore të  veçantë .  Sëandejmi , në çështje të tillë ,  kurdoherë , kërkohet   punë serioze,  e përgjegjëshme , profesionale, transparente.Veçanërisht gjatë   caktimit – delimitimit  dhe   shënjimit - demarkimit  kufitar ,    nolens volens ,  kërkohet:

 

-          të praktikohet  transparenca  zyrtare referuar  ekzekutivit , legjislativit madje edhe opinionit publik , 

-          përfillja e plotë e mandatit të bazuar ,

-          raportimi i rregulltë  në Qeveri e   në   funksion të  kontrollit parlamentar të punës së   ekzekutivit edhe në Kuvend ! 

 

Përkundrazi ,  ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion , çuditërisht, i mbështetur nga ish Qeveria e Kosovës, teknoburokratisht dhe papërgjëgjësi politike- juridike, gjithnjë,  ka vepruar  pos jashtë mandatit zyrtar,  edhe  pa transparencë  të arsyeshme  si dhe pa  raportime të  nevojshme   në legjislativin e vendit.

 

Nga shkaqe të tilla,Kuvendi i   RK-së me Rezolutën nr. 21-  1784 të datës  29 qërshor 2015, nga  ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion dhe nga ish Qeveria e RK-së,  explicite ,ka pasë kërkuar :

-          që   shënjimi i kufirit të  bëhet në përfillje të  linjës   administrative – shtetërore egzistuese,

-          Kuvendit t’i  prezantohen  për vlerësim  shkresat e punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion,

-          Të  sigurohet transparenca gjatë  demarkacionit kufitar,

-          Qeveria e RK-së   t’i raportojë  Kuvendit të RK-së para nënshkrimit të Marrëveshjes  Shtetëror për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe  Malit të Zi ...

 

Ironikisht dhe me asgjë  justifikueshëm , as ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion as Qeveria e RK-së ,  dot nuk  i kanë përfillur  kërkesat e arsyeshme e të drejta të theksuara në Rezolutën  nr. 21 – 1784 të Kuvendit të RK-së!

 

 Sëandejmi ,  ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion, “jashtë  dyerve parlamentare dhe  qasjes publike” , në vend të ushtrimit të  funksioneve të autorizuara e të besuara për   shënjimin e kufitit shtëtëror në përfillje të kufirit administrativ – shtetëror egzistues, arbitrarisht ka  kryer punë të pautorizuara  dhe për aq  të pa vlera , impakte as efekte juridike! 

 

Ndaj ,   edhe  po të ishte i vetëmi   dështimi i këtillë ,tërë punën e ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion e bën politikisht të dëmshme , juridikisht arbitrare dhe nule! 

 

Tre: Puna e  ish Komisionit  Shtetëror për Demarkacion ,  pa platformë  dhe pa  kritere  paraprakisht të përcaktuara

 

Nga  materjalet e punës  së  ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion   figuron  se,  Komisioni në fjalë ,  nuk e ka pasë  siguruar platformën   politike e operative për punën e vetë     as  kriteret me  metodat   për veprimet dhe punët e përbashkëta me Komisionin MZ për  Delimitacion !  Platforma , sëpakut, do duhej t’i  kishte përcaktuara qartë  autorizimet  reciproke  :

 

-          për   shënjimin e kufirit shtetëror ( demarkimin) të   bazuar në kufirin   e caktuar  në  vitet   1945-6 ,  asnjëherë  legalisht të  ndryshuar deri në aktualitet,

-          për bërjen e demarkacionit   kufitar me rektifikacione reciproke të ballansuara ,e kurrsesi  jo unilateralisht në  dëmin   e konsideruar të  territorit të vendit tonë, 

-          për demarkacionin e  bazuar   , kurrsesi  në të dhënat problematike kadastrale    sekondare,  por, në  kriteret  primare  gjeografike, gjeostrategjike, gjeohistorike, socio-ekonomike, hidrologjike,Ius Posseditum,parashkrimin fitues   të  mirënjohura në  doktrinën dhe praktikat juridike të mira   si dhe  në përfillje të IBRU-së: “International Boundary Research Unit”!

 

Pasi që  , ish  Komisioni Shtetëror   nuk   ka pasur  mandat   për (ri)delimitacionin  por  ekskluzivisht  për demarkacionin e  kufirit , në  një anë, kurse,  Komisioni MZ për Delimitacion   ka  pasë  mandat dhe ka pasë insistuar për  ridelimitacion   të Kufirit tëKosovës dhe të Malit të Zi,  në anën tjetër,  ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,kurrsesi  nuk  pasë autorizime  zyrtare për   të  bashkëpunuar  tutje me Komisionin MZ për Delimitacion ,  para se, eventualisht ,në  procedurë të kërkuar do të ishte autorizuar edhe     për   ridelimitacion kufitar  si dhe para se  do të kishte arrijtur  marrëveshje me komisionin homolog malazez  për  caktimin eventual e veçanërisht  për shënjimin  e kufirit   , jo vetëm sipas kadastrit ,por konform me  kriteret  primare  të   standardizuara   dhe të mirënjohura në teorinë dhe praktikat juridike të mira !

 

Pasi që, ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion  paraprakisht nuk i ka pasë siguruar   postulatet e sipërthëna,  pashmangshëm , kanë pasuar  veprimet  jashtë suazave të mandatit të besuar  me Vendimin  për emërimin , nr. 12 – 67 të datës  21 mars 2012  @ Vendimin për vazhdimin e mandatit nr. 05 – 28 të datës 08.05.2015  ,  e seandejmi  ,ridelimitacioni   kufitar  i paautorizuar dhe i padrejtë  si dhe ,  aplikimi i gabuar dhe i dëmshëm vetëm  i elaborateve  kadastrale  madje, edhe të periudhave nga viti 1932 kur as Kosova as Mali i Zi nuk egzistonin si  shtete sovrane!

 

Ndaj,  puna dhe veprimet e ish Komisionit Shtetëror rezultojnë të jenë të gabueshme dhe të dëmshme e mbi të gjitha juridikisht invalidore!

 

Katër: Thirrja e   gabuar  i  ish Komisionit  Shtetëror për Demarkacion   në disa  dokumente   dhe deklarata të disa   zyrtarëve  politikë e shtetëror referuar  Kufirit të Kosovës

 

Ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion  , për të justifikuar  punën e vetë    të  bërë  jashtë  mandatit të besuar , jashtë  transparencës parlamentare ,vetëm sipas të dhënave kadastrale sekondare e  suplementare , ndër tjera ,thirret   edhe në  të  dhënat kufitare të KFOR-it ,  të  cilat , sikundër  është evidente , ishin dhe mbetën  të  destinuara   ekskluzivisht   për nevojat ushtarake , por , kurrsesi  për delimitacion as  për demarkacion kufitar!

  

Konkretisht , sipas  dispozitës së  nenit   3 ( e)   të Marrëveshjes Teknike- Ushtarake ndërmjet KFOR-it , Qeverisë së YU III  dhe  Qeverisë së Sërbisë, të miratuar  në Kumanovë   të bërë  në datën  9. Qërshor 1999  ( Military Technical  Agreement June 3.1999, Kumanovo) ,  ka qenë    formuar  “ZST” - Zona  e Sigurisë  Tokësore  (Ground  Safety Zone)   deri në 5 km tej kufirit të Kosovës  si dhe, “ZSA” -  Zona  Sigurisë  Ajrore  ( ASZ: Air Safety Zone)  deri në 25 km tej Kufirit të Kosovës , pra , tej  Kufirit   egzistues , të  delimituar në vitet 1945-6  !

 

Seandejmi as me atë dokument nuk ka qenë aplikuar asnjëfarë ridelimitacionit pra as  demarkacionit kufitar Kosovar – Malazez , sikundër , gabimisht  dhe Mala Fidei, thirret ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion!

 

Ish Komisioni Shtetëror për  Demarkacion, shkon edhe tutje , për të  “ justifikuar “  ridelimitacionin e gabuar  të bërë jashtë mandatit  të  tij  , duke u   thirrur  edhe  në 

Dokumentin e Komisionit të  Arbitrazhit të Badinterit , “Arbitrarian Commission  of Peace  Conference  on SFRY”  ,or,  “Badinter Arbitratio Commitee , August, 27. 1991”,

Rezolutën   nr. 1222-99 të  KS të OKB-së për Kosovën , “UN Security Counsil Resolution , No  12244-99”, Propozimin  Gjithpërfshirës  për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës  ,   “Comprehensive  Proposal  for  the Kosovo Status Settlement, March,26, 2007”,Deklaratën e  Pavarësisë së Republikës së Kosovës, 2008, apo në Kushtetutën e  Republikës së Kosovës, 2008 , në të cilat dokumente  nuk   qendron  asnjë  klauzë e stipuluar  përkitazi me  çfarëdo ridelimitacionit  as demarkacionit të kufirit   egzistent, konstant e historik të Kosovës dhe të Malit të Zi qe daton nga vitet 1945- 6 ! 

 

Përkundrazi ,  me dokumentet  e sipërpërmendura , nuk  ka qenë bërë asnjë farë  delimitacionit  as demarkacionit kufitar ,pos,   adresimit   në “kufirin egzistues”  përkatësisht në “ kufirin e njohur më parë”!

 

Ndryshe edhe me  dokumente e sipërpërmendura ,  implicite  , ka qenë aluduar   dhe konfirmuar  linja kufitare  kosovare – malazeze egzistuese : Maja e Shpatit – Maja e Plakut - Çafë e Çakorrit- Mokra -  Usovishte- Hajlë- Kullë , e delimituar në vitet  1945-6 , historikisht  konstante dhe valide  si dhe asnjëherë e ndryshuar në procedurë legale !

 

Ish Komisioni  Shtetëror për Demarkacion  me komisionin homolog malazez , me synim të   justifikimit të redelimitacionit, ndryshe, të panevojshëm dhe  të gabuar  të kufirit kosovar – malazez   , në  Procesverbalin e  datës 29. 04. 2013, thirren në  deklarata  të  disa  funksionarëve publikë të Kosovës dhe Malit të Zi  ( sic)  !

 

Dihet mirëfilli se, deklaratat e funksionarëve publikë të  cilit do shtet, pra , edhe të Kosovës   sikundër edhe të Malit të Zi ,  para miratimit ( adoptimit, aprovimit, ratifikimit ) të aktit juridik të caktuar, askund dhe asnjëherë ,nuk ishin as numk mund të jenë burime juridike , nuk prodhojnë  obligime, impakte  as   efekte juridike. Situatë tjetër është kur deklarata e funksionarit shtetëror shprehet në funksion të  implementimit të aktit juridik të caktuar më parë të miratuar dhe të promulguar, gjë që, nuk është  rasti  konkret referuar  Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror ndërmjet   Kosovës dhe Malit të Zi!

 

Pesë: Thirrja iracionale e   ish Komisionit Shtetëror dhe  e  mbështetësve të tij për kinse obligimin për ratifikimin e  Marrëveshjes Ndërkombëtare për Kufirin ndërmjet Kosovës dhe malit të Zi

 

Ish Komisioni Shtetëror si dhe përkrahës të caktuar të punës së tij ,nder ta ,edhe  jo pak  funksionarë politikë madje edhe shtetërorë, vijimisht  postulojnë   për “obligimin e ratifikimit të Marrëveshjes  për Kufirin të bërë nga ish Komisioni Shtetëror dhe të parafuar nga përfaqësues  shtetërorë të vendit tonë ,aq më parë kur, e njëjta është ratifikuar nga Mali i Zi”. Ata dhe ato   shkojnë edhe më tutje  duke apostrofuar   ...”se vendin tonë e obligon Marrëveshja në fjalë dhe ,si e tillë, kinse , nolens volens u dashka domosdoshmërisht të ratifikohej” .

 

 Po t’ishte situata e tillë , për se po ata  e ato  kërkojnë të ratifikohet ajo Marrëveshje. Sikundër Marrëveshja në fjalë të ishte e detyrueshme “per se” nuk do të kërkohej  ratifikimi  as promulgimi zyrtar i saj. Ndryshe , apelimet e tilla   nuk  kanë mbështetje  nga   neni 18  par. 1 al. 1  i Kushtetutës së RK-së  as nga neni  15   i  Ligjit nr. 04- L – 052 të për   Marrëveshjet Ndërkombëtre.

 

Konkretisht, me ato  dispozita explicite kërkohet  qe marrëveshjet ndërkombëtare ,nder të tjera, për territorin e vendit, çfarë është marrëveshja   në trajtim ,duhet të ratifikohen me votat “për” të shumicës së kualifikuar parlamentare dhe , obligojnë ,tek pas  ratifikimit dhe promulgimit zyrtar! Ratifikimi  i   Marrëveshjes për Kufirin  Shtetëror   sipas nenit 18 par. 1 të Kushtetutës së RK-së , mund të bëhet me sëpakut   dy të tretat   “për” të të gjithë deputetëve të Kuvendit!

 

Gjashtë: Ish Komisioni për Demarkacion sikundër ish Qeveria e Kosovës,    e   mashtrojnë opinionin politik të jashtëm dhe një pjesë të  opinionin publik të brëndshëm “ për demarkacionin “ e kufirit !

 

Ish  Komisioni për Demarkacion e, për të qenë edhe më keq, ish Qeveria e Kosovës tok me   ithtarë të caktuar,  kanë   agjituar  ,  madje, vijojnë të propagojnë   pro “demarkacionit” ,  duke e   fshehur faktin  real  se, esencialisht, nuk ishte  pra nuk është   rasti  referuar demarkacionit sipas delimitacionit egzistues  me rektifikacione të balansuara por, përkundrazi , çështja konsistonte dhe   qendron   në  ridelimitacion të panevojshëm , të gabuar dhe  të dëmshëm për  integritetin  territorial të vendit tonë për cirka 8200 hkm2!

 

Ndryshe, po t’ishte çështja  për ratifikimin e demarkacionit me rektifikacione të balansuara bazuar në delimitacionin kufitar kosovar – malazez nga viti 1945- 6 ,nga atëherë deri tani ,asnjëherë të pa ndryshuar në bazë e procedurë legale, pak kush   do të kundershtonte ratifikimin e Marrëveshjes   për Kufirin Shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi të   projektuar nga ish Komisioni Shtetëror tok me  Komisionin homolog të Malit të Zi! 

 

Sëandejmi ,jo  pak  funksionarë të jashtëm ,në saje të  prezantimeve inadekuate e të  simuluara   të ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion dhe të ish Qeverisë së Kosovës ,kinse ,  “për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin” ,  angazhohen , pro  “ratifikimit” të asaj Marrëveshjeje ,duke mos e dijtur ,   eventualisht, duke mos dashtë të dijnë  se ,me atë akt, nuk do të vendosej për demarkacion adekuat, korrekt, të drejtë , bilateralisht të pranuar, por, përkundrazi,  për  ridelimitacion kufitar arbitrar,të dëmshëm për integritetin territorial të vendit! 

 

Ndryshe, kur një individ e mashtron tjetrin-  tjetrën kryen,   akt kriminal (criminal act) apo sikundër disa e quajnë vepër penale për mashtrim. Mirëpo, kur mashtrohet  opinioni publik ,  akti kriminal   i mashtrimit  del të jetë i formës dhe natyrës   së  kualifikuar ,  më të rëndë.

 

Se ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ,   nuk ka bër demarkacionin e kufirit sipas  mandatit të vetë dhe  sipas  linjës ndarëse administrative – shtetërore   , por,  përkundazi  ka   kryer   ridelimitacion   jashtë mandatit pra të pa autorizuar   zyrtarisht ,të panevojshëm , të gabuar dhe juridikisht nul , rezulton qartë  edhe  nga emërtimi  dhe  mandati i shpërfillur si dhe puna e tij.

 

Ish Komisioni Shtetëror   edhe pse ka bërë  ridelimitacion kufitar jashtë linjës ndarëse administrative – shtetërore  egzistuese,   sikundër  gojarisht  ashtu edhe shkrimisht  me veprime doloze ( Dolus) nuk  shprehet drejt  për ratifikim të ridelimitacionit ,por,   kinse  për  ratifikim të   “demarkacionit” kufitar kosovar – malazez!

  

Përkundrazi, pos   punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion e cila rezulton të jetë  ridelimitacion e jo  demarkacion kufitar ,  me nenin 4 të Marrëveshjes  për Kufirin Shtetëror ndërmjet  Kosovës dhe Malit të Zi , të cilën,  sikundër ish Komisioni ashtu edhe mbështëtësit e   tij ,  e quajnë dhe e trajtojnë “Marrëveshje për Demarkacion...”është theksuar   explicite  se , shënjimi  i kufirit, pra, demarkacioni i kufirit   ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, do të kryhej brënda dy viteve nga  hyrja  e  i asaj Marrëveshjeje.

 

Pra,  nga teksti i  materjaleve të punës   të ish Komisionit Shtetëror si dhe nga Marrëveshja e sipërpërmendur , katërcipërisht del se, ish Komisioni Shtetëror ,opinionit    publik , mala fidei , pasaktësisht   i serviron  se (kinse) e  paska pasë  bërë demarkacionin kufitar , por ,realisht ,   në vend të tiij ,paska pasë  kryer ridelimitacion kufitar  jashtë mandatit  të vetë dhe për aq apriori  juridikisht nul e politikisht të dëmshëm!

 

Sëandejmi,  opinioni  publik ,në përgjithsi e, veçanërisht , funksionarë  ndërkombëtarë të involuar  në çështjen e Kosovës , pikërisht nga ish Komisioni  Shtetëror  për Demarkacionin e Kufirit e më shumë edhe nga funksionarë  politikë e shtetërorë të caktuar,   qellimisht ( Dolus  Malus ) janë të   mashtruar  eventualisht  janë  vënë në lajthim ( Error Facti @ Error Materia) kinse  fjala është për demarkacion kufitar por jo për  një ridelimitacion   kufitar !

 

Shtatë: Mbështetja e gabuar vetëm në  të dhënat kadastrale

 

Ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion, as ridelimitacionin   e paautorizuar, të  panevojshëm, të gabuar dhe të dëmshëm , A Fortiori ,   nuk e ka bërë sipas kritereve  standarde për delimitacione kufitare, por ekskluzivisht  sipas të dhënave    kadastrale !

 

Dihet mirëfilli se  elaboratet dhe të dhënat kadastrale , pos kur përputhën me rezultatet e  kritereve standarde dhe me linjat  administrative – politike , asnjëherë dhe askund nuk aplikohen për të bër delimitacione as demarkacione kufitare.

 

Në asnjë rast të demarkimeve kufitare ndërmjet   konstitutenteve të ish Jugosllavisë II federative , një nga të  cilat ishte edhe Kosova ,nuk janë aplikuar  ridelimitacione por vetëm  demarkacione konform me  kufinjët administrativë – shtetëror  egzistues nga vitet 1945- 6 as që janë aplikuar ekskluzivisht elaboratet kadastrale gjatë proceseve të shënjimeve të linjave kufitare!

 

Në muaj të fundit ,Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit e   pat  refuzuar me të drejtë kërkesën e Sllovenisë për të aplikuar  kadastrin gjatë   demarkimit të kufirit kontestues slloven -   kroat (...cadastral limits  ëere  required  to conform  to the boundaries of the republics   so that  if a cadastral   limit diverged from the legal  limits  of the republic  it ëas the   cadastral limit....)

Aktualisht, Sërbia nuk e pranon   kërkesën e Kroacisë për zgjidhjen e  kontestit kufitar sërb – kroat  sipas kadastrit! Një pjesë e madhe e territorit të Malit të Zi tej Çakorrit dhe Kullës nuk është e mbuluar me kadastrin malazez. Poashtu,   një pjesë e territorit   të Kosovës  përgjatë kufirit kosovar – malazez  paraqet vakum kadastral   kryesisht    në   toka  të  pronësisë  publike .

 

Kurdoherë , edhe sipas    zgjidhjeve ligjore : Rregullore për Kadastrin Tokësor “ Gazeta Zyrtare e RFPJ-së”, nr.43- 525 si dhe Ligjit nr. 03- 1- 041 të datës 20. 02. 2008,  kufiri kadastral i jashtëm përballë kufirit shtetëror  fqinjë , vetëm kur përputhet me  kufirin administrativ – shtetëror  ,mund të   konsiderohet adapt  si kufi shtetëror. Madje, edhe në situata të tilla ,jo që është kufiri kadastral përcaktues i kufirit shtetëror ,por, i tillë  konsiderohet  për faktin se koincidentalisht përkon me  kufirin  administrativ – shtetëror!

 

Në rastin konkret ,  kritere parësore për demarkacionin kufitar kosovar – malazez ishin dhe mbetën të jenë strukturat  gjeografike , gjeostrategjike, gjeohistorike, hidrologjike, socioekonomike ,etnike,  Uti Possidetis-i  dhe parashkrimi fitues. Të dhënat kadastrale në kompleksin dhe kontekstin e tillë    mund të shërbejnë  vetëm si  elemente    konvencionale plotësuese e ndihmëse, por kurrsesi , askund dhe asnjëherë,  nuk ishin dhe nuk mund të jenë as si një nga kriteret standarde për delimitacione as për demarkacione kufitare. 

 

Edhe për faktin se ish Komisioni Shtetëror për Demarkacion ka   ricaktuar kufirin e caktuar më parë  në vendin e  shënjimit  e tij në terren dhe këtë e ka bërë vetëm sipas   kufinjëve të zonave kadastrale por jo të  kritereve standarde në fjalë , pos defekteve e dështimeve tjera , punën e tij e bën politikisht të dëmshme dhe juridikisht nule!

 

Sëpakut nga shkaku i këtyre shtatë   dështimeve materjale e formale  gjatë punës së ish Komisionit Shtetëror për Demarkacion  e rrjedhimisht të defekteve   përkatëse të materjaleve të punës së tij,  rezulton se Marrëveshja   për Kufirin Shtetëror  Ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi , nuk duhet të ratifikohet nga Kuvendi i RK-së!

(Kosova Sot)