Koalicioni PDK-LDK me ditë të numëruara

Koalicioni PDK-LDK me ditë të numëruara
  • 04 August 2015 - 08:04

Shkruan: Blerim Burjani 

Pushteti në kurriz të elektoratit

Koalicioni po e ndan pushtetin në mes vete për borde, ambasada, etj 

Fakti pse ekziston ky koalicion është për t'ua kryer disa punë ndërkombëtarëve dhe disa punë vendorëve. Ai ekziston si të pasurohen më tutje dhe të zgjidhin probleme personale. Ende nuk po shohim ndryshime të duhura që do të kishin bërë që ne te ndihem pak më të relaksuar. Premtimet për zhvillim ekonomik mbeten ende demagogji. Një gjë po dihet se ky koalicion është ndërtuar në parime dhe interesa dhe konflikte në mes këtyre dy partive. Koalicioni do të funksionojë për të zgjidhur problemet dhe obligimet ndërkombëtare të marra nga bashkësia ndërkombëtare, dhe këto i zgjidhin qysh duan ndërkombëtarët. Ajo çka duket më së shumti publikisht - ky koalicion përkrahet më së shumti nga Gjermania dhe SHBA. Ky koalicion do të bëjë përpjekje të zbatojë disa kërkesa ndërkombëtare dhe se fati i këtij koalicioni nuk dihet se deri kur mund të funksionojë. Megjithatë, ai e ka ndarë dhe po e ndan pushtetin ne mes veti për mrekulli, borde, ambasada, ministra të gjitha po shkojnë në parametrat e menduar, edhe pse realisht LDK nuk pyetet për politika të larta, të cilët i kryen Hashimi edhe pa e pyet fare Isën. Isa duket i kënaqur që është kryeministër. Ky i fundit i bindi në mënyrë komuniste LDK-në se ai është zgjidhja me e mirë për LDK që ai të jetë dhe lider partie.

Politikanët demagogë

LDK-ja e ka të vështirë shumë, sepse me inate pushteti nuk mbahet, e më së paku mund të qëndrojë në kurriz të elektoratit të vet. Ky subjekt është i përgjumur që nga vitet '90 , prandaj nuk mbahet partia me ëndrra të vjetra dhe me krijime mitesh për njerëzit. Kjo kohë nuk është feudalizëm, edhe pse realisht e politikisht Kosova është në pozita të sistemit feudal. Feudalizmi ka monarkë këta liderët e sotëm. Qytetarët kanë thurur mite, kurse në fakt në LDK janë disa pensionistë të vjetër që ende jetojnë ne periudhën e viteve '70 dhe '90, pa tentative fare të ndryshimeve të brendshme. Koalicioni PDK dhe LDK ka detyrat e qarta themelimin e gjykatës speciale , themelimin e FAK, liberalizimin e vizave, faljen e borxheve të qytetarëve, si relaksim se është më lehtë kjo sesa ndonjë zhvillim ekonomik apo edhe me sjellë investitorë të huaj. Premtime të vogla, si dhe përpjekje që të bëhet një strategji ekonomike e shtetit kanë shkuar huq. Për strategji të qëndrueshme duhet partitë të merren vesh në koalicion që të zgjatë një periudhë me e gjatë e zhvillimit dhe zbatimit të strategjisë. Besimi i Isës është në strukturat dhe asistentet e dikurshëm të tij në RINIVEST që e udhëheqin tani. E kam një përshtypje se shteti ynë s'ka pas asnjëherë ekonomistë të mirëfilltë por demagogë dhe politikanë dhe ky i fundit është zanati më i lehtë të kryhet.

S'kanë lidhje me ekonomi, e i turren politikës

Këta njerëz që nuk kanë lidhje me ekonomi merren me politikë. Këta njerëz shndërrohen në cirkus mediatik. Sidoqoftë, ky koalicion mund t'i ketë ditët e numëruara. Është thënë të bëhet riformatizimi i kësaj qeverie. Çfarë reforme qeveritare me këta njerëz mund të bëhet. Këta i kanë bërë 21 ministri që të kënaqen për vete me privilegje. Shteti mund të shkojë në zgjedhje pasi t'i përmbush obligimet e bëra ndërkombëtare për ti organizuar zgjedhjet sërish ,edhe pse realisht nëse qytetarët i votojnë këto parti që janë pjesë përbërëse të kuvendit të sotëm është e kotë.