Kush e solli Gjykatën Speciale?

Kush e solli Gjykatën Speciale?
  • 18 January 2018 - 08:12

Shkruan: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI 

Popullit nuk i tregohet e vërteta

Mos harroni se kjo Gjykatë Speciale nuk mbiu nga toka dhe nuk reshi nga qielli si shiu, por ishte prodhim i këtyre bandave politike dhe njerëzve të paditur, që u futën në politike me vota të vjedhura, të blera me pazare, mashtrime, me rrena, që ne sot po ia shohim sherrin

Ndodhem shumë larg në Gjermani, vendin ku punoj dhe veproj. Kështu më ra puna si thonë prej kurbetit në kurbet, por, pasi pushova pak në holin e hotelit, u interesova se a ka internet dhe si kjo puna e gazetarisë dhe atdheut është sëmundje, nuk të lë rehat dhe të ndjek pas. Pasi hapa se ç´kishte të re duke lexuar, kishin vërshuar në "Facebook" letra të shumta që as që ia nisa t'u përgjigjem, se nuk i dal dot në skaj dhe e lashë për t´ia kthyer borxhin kur te kthehem. Më ra në sy edhe që Oliver Ivanoviqi ishte nisur për dynjanë tjetër, ia kishin bërë xhematin gati dhe se prifti i tyre do t´ia tymosë me fanarin duke lëvizur majtas e djathtas. Nuk humba kohë fare dhe interesant, fiqiri më tha se nuk e kanë hequr qafe shqiptarët, por do t'ia hanë kokën njëri- tjetrit dhe se duhet pasur kujdes shqiptarët që të mos bien në provokimet e tyre, se këta kopilin e tyre mundohen t´ia lënë dikujt tjetër. Ju kujtohet Martinoviqi, kur futi në anus një shishe xhami 1.5 litër dhe ky pederast qëllimisht nuk kishte marrë prej plastike të butë dhe një litër, por të xhamit të fortë, krejt me qëllim që t´ua lërë shqiptarëve dhe të kryejë punën e lezetit. Ky pederast u kap dhe nuk iu shit botës zarari tij. Ndër të tjera, lexova edhe për Gjykatën Speciale, që u bë hallakamë në Kosovë dhe pikërisht kjo u bë sebep që të shkruajë dhe të themi të vërteten se kush i ka fajet për këtë Gjykatë të Posaçme, kush e solli dhe si? Përse mashtrohet populli, përse nuk i thuhet e vërteta, përse mundohen t´ia lënë kopilin dikujt tjetër, përse fajin e tyre matrapazët, rrenacakët, hajnat, mashtruesit, banditët e kryebanditët, mafio-oligarkët e kanaleve të nëntokës, që bashkëpunojnë ditë e natë me qarqet shoviniste serbiane dhe me shumë shërbime të huaja mundohen të hedhin topin në oborrin e tjetërkujt...? Pra, ne do themi se si erdhi dhe kush e solli këtë Gjykatë?

Spiunët e BIA-s dhe UDB-së në Kosovë

Menjëherë pas luftës u formuan Qeveria jo e dalë nga vota e popullit, jo institucione të dala nga vota e popullit, por, të dala me anë të pazareve të nëntokës kriminale. Hynë njerëz të paditur, dallkaukë, hajna, matrapazë, banditë e kryebanditë, që iu vërsulën Kosovës për ta vjedhur pa mëshirë, që kjo bëri që u pasuruan për dhjetë-njëzet breza dhe jo më pak dhe duke u bërë supermilionerë që do t'ia kalonin edhe sheikëve të Dubait, që deri dje kishin vetëm një lopë dhe shumica zbriten nga katundet që atje as shejtani nuk bën ve, dhe zbriten në "shehër", duke uzurpuar tokat më pjellore dhe ndërtuan shtëpi shumëkatëshe, që në kulmet e tyre kur bie shi, në tokë nuk hetohet, se është largësi e dukshme. Para luftës kishin punuar në "KONGRAP" dhe ne "Gradska cistoca" të Beogradit dhe pas luftës nuk flitet me këta kryehajna dhe hajna të kalibrit evropian... Kosova ishte vërshuar pas luftës nga shërbimet e fshehta të sigurimeve më të rrezikshme, UDB-ja ose BIA serbe ishte këmbëkryq në Kosovë, sepse kjo bishë fashiste me kohë kishte shpërndarë ne Ballkan mbi 2200 spiunët më të rrezikshëm, ndërkaq, vetëm në Kosovë mbi 700 që vepronin pandalshëm dhe që i kishin mbetur besnikë, ndër ta ishte edhe Baton Fazli Haxhiu, që do të futet në zemër të Kuvendit të Kosovës dhe pikërisht të bëhet edhe këshilltar i Kadri Topuzit, që ishte "miftar" i këtij meslishti. Meslisht thuhet dhe jo Kuvend se Kuvendi del nga vota e lirë e popullit dhe në këtë meslisht, deputet ishte edhe krimineli shqipfolës që ishte dekoruar nga kryesia e Jugosllavisë së asaj kohe dhe pikërisht nga Borisav Joviqi, për vrasje, maltretime të shqiptarëve, për të cilën kam shkruar edhe me faksimile origjinale, në gazetën lidere dhe më të lexuar në Ballkan në gjuhën shqipe, që quhet "KOSOVA SOT".

E bëjnë hallakamë Kosovën për interesa të tyre personale

Sido që të jetë, është gati që të hapet Gjykata Speciale dhe duke parë se do t'u digjet bishti disave, kanë filluar të bëjnë hallakamë Kosovën për interesa të tyre personale, për interesa serboruse dhe të dreqit të mallkuar. Qëllimisht këta dallkaukë dhe kokëshkretë dëshirojnë ta fusin në sherr Kosovën me Amerikën, Gjermaninë, Bashkimin Evropian dhe tani me lot krokodili kinse po e kundërshtojnë se do të njolloset Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Luftën e UÇK-së, jo kjo Gjykatë, por nuk do të ketë forcë ta njollosë, sepse dihet botërisht se kjo ka bërë luftën më të pastër në botën e qytetëruar, ka luftuar në trojet e saj, për të mbrojtur vendin, kombin nga dhunimet që bënë bishat e egra të hordhive çetnike-serbiane dhe mercenarët rusë, bile edhe sllavo-ortodoksët jugorë dhe se nuk mund të krahasohet xhelati me viktimën dhe se më e rëndësishmja është se me UÇK-në ka zhvilluar luftë të përbashkët edhe NATO-ja. Pra, po u njollos njëra, do të njolloset edhe tjetra. Dua te them se këto të tjerat janë pallavra dhe se nuk duhet të bjerë populli nën ndikimin e spiunit të UDB-së serbiane, Baton Haxhiut.

Si u pasurua Dick Marty dhe Gjykata Speciale me të thëna?

Menjëherë pas luftës, Serbia filloi gjahun e saj kundër shtrigave për të mbledhur materiale kinse për krime kundër popullatës civile të serbianëve. Ajo kishte mjaft spiunë që vepronin dhe paguheshin për këtë punë, por, përpos këtyre shërbimeve sekrete, fajin më të madh e kanë vetë këta banditë shkuar banditëve dhe bandat politike që po i quan dikush parti. Edhe këto banda politike kishin shërbimet e fshehta sekrete, si psh. Partia Demokratike (PDK), kishte SHIK-un, Lidhja Demokratike e Kosovës kishte SIA-n dhe tyxharët e AAK-së flitej se kishin "Shqiponjat e zeza" dhe këta janë më përgjegjëse që e sollën Gjykatën Speciale në Kosovë, për të cilët do të japim faktet e pakontestueshme. Menjëherë pas luftës, këto tri banda filluan t´ia hanë kokën njëra -tjetrës. Pra, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja kanë mbledhur materiale, kanë krijuar dosje dhe ia kanë dhënë KFORit , EULEX-it, qarqeve ndërkombëtare, shërbimeve të tjera që ishin dhe janë në Kosovë dhe janë rezultat i kësaj zeznaje. Pra, hiri i kësaj zeznaje ka dalë nga kjo kope e staneve ogurzeza të këtyre bandave politike që tani vajtojnë si kurvat. Këta janë përgjegjësit kryesorë për këtë Gjykatë të Posaçme, për të cilën nuk e kam ndërmend të paragjykoj me emër dhe mbiemër se kush do të dalë në bankën e zezë. Këto banda politike dhe këta banditë dhe kryebanditë, në vend që te merren me zhvillimin e vendit, zhdukjen e papunësisë për një jetë më të mirë të qytetarëve, këta i shërbenin dreqit të mallkuar. Faj të madh kanë edhe disa medie që nuk e di nga frika, nga akraballëku, apo që ishin puthadorë të këtyre bandave heshtnin. Ndërkaq, ne në "KOSOVA SOT" nuk kemi heshtur, por i kemi publikuar të gjitha shërbimet kundër vendit të këtyre bandave, banditëve dhe kryebanditëve të mafio-oligarkëve të rrjetit të krimit të nëntokës kriminale... Pra, mos harroni se kjo Gjykatë Speciale nuk mbiu nga toka si troskoti dhe nuk reshi nga qielli si shiu, por ishte prodhim i këtyre bandave politike dhe njerëzve të paditur qe u futën në politikë me vota të vjedhura, të blera me pazare, mashtrime, me rrena, që ne sot po ia shohim sherrin... Unë shpeshherë kam shkruar se nuk e kam fjalën pse LDKja qe është regjistruar në Beograd dhe imza ka vënë Vlado Kambovski, as që ishte e dalë kjo bandë nga ishudbashët që iu kishin shitur falas UDBsë famëkeqe, por kjo bandë politike kishte formuar edhe komision kundër krimeve të bëra, sipas tyre nga UÇK-ja, për të cilat do t'ju japim faksimile origjinale nga procesverbali, duke mos përjashtuar as këto dy banda të tjera të ShIK-ut dhe të tyxharëve të AAK-së. Kjo ishte e para dhe e dyta, a erdhi kjo Gjykatë me miratimin dhe aprovimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të vendit. Bile, bëhej edhe presion i madh të miratohet. Dhe, çka tani? Duke parë se do t'i digjet bishti dikujt, këta matrapazë bien në kurthin e spiunit Baton Haxhiu, që Kosova të digjej dhe të armiqësohej me Amerikën, Gjermaninë dhe Bashkimin Evropian... Jo, Kosova nuk duhet të vihet në rrezik nga banditët dhe kryebanditët e bandave politike dhe sidomos të spiunit me tradita të moçme serbiane, të Baton Haxhiut... Shkrimin për sot, nga larg, po e mbylli me:"QENI I KEQ TA SJELLË UJKUN NË TORISHTË".

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)