Nuk do të ketë VETTING në Shqipëri e në Kosovë pa kthim të besimit te drejtësia - Opinione - Kosova Sot
Nuk do tė ketė VETTING nė Shqipėri e nė Kosovė pa kthim tė besimit te drejtėsia

Nuk do tė ketė VETTING nė Shqipėri e nė Kosovė pa kthim tė besimit te drejtėsia

Pastrim radikal i tërë sistemit 

SHKRUAN: SKËNDER S.KAPITI 

Të gjitha këto sot nuk ka mundësi për t'i realizuar politika, drejtësia dhe madje as shoqëria shqiptare pa ndërhyrjen dhe rolin vendimtar të SHBA-së

Nuk do të ketë VETTING dhe as drejtësi as në Shqipëri dhe as në Kosovë po qe se, së pari: Pa u ndërgjegjësuar shoqëria për atë se asgjë e mirë nuk i vjen asaj nga korrupsioni, pa u ndërgjegjësuar ajo për rolin vendimtar dhe të pasfidueshëm për demokracinë dhe për konsolidimin e saj. Së dyti: Nuk do të ketë as VETTING dhe as drejtësi pa pastrimin radikal të tërë sistemit të drejtësisë prej gjyqtarëve dhe prej prokurorëve aktualë të cilët janë përgjegjësit kryesorë të degradimit dhe të kriminalizimit të drejtësisë në Shqipëri dhe në Kosovë. Këtë e vërteton vetëm një fakt: fakti se ka dy muaj që në Shqipëri ka filluar nga puna Kryeprokurorja e re znj. Arta Marku dhe Prokuroria menjëherë ka filluar të funksionojë dhe të ndjehen efektet e para të VETTING-ut sapo u largua ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, njëri prej penguesve kryesorë i cili beri gjithçka mundi si një ushtar i bindur i politikës për ta penguar miratimin e VETTING-ut. Së treti: Nuk do të ketë VETTING në politikën shqiptare pa një Reformë të Kodit Zgjedhur, pa një reformë e cila t'ua kthejë votuesve shqiptarë të drejtën demokratike që populli të zgjedhe deputetët dhe jo populli të votojë deputetët të cilët i zgjedh kryetari i partisë , ashtu siç veprohet sot. Së katërti:Nuk do të ketë VETTING dhe kthim të besimit te drejtësia pa ndëshkuar me votë të lirë dhe pa u ndëshkuar edhe penalisht politikanët dhe pushtetarët e korruptuar dhe të mbushur me rekorde kriminale, qofshin ata ish-ët apo që janë aktualisht si ministra, kryeministra, deputetë, prokurorë, gjyqtarë dhe gjithfarë të tjerësh kryetarë komunash e Bashkish, drejtorë, administratorë etj. Së pesti: Duhet një ndëshkim dhe VETTING rrënjësor për të gjithë elitën politike dhe atë shoqërore të të gjitha partive politike dhe të shoqërisë civile shqiptare të cilat kanë marrë peng politikën, pushtetin, shoqërinë, drejtësinë, krimin dhe korrupsionin në Shqipëri dhe në Kosovë. Së gjashti: Të gjitha këto sot nuk ka mundësi për t'i realizuar politika , drejtësia dhe madje as shoqëria shqiptare pa ndërhyrjen dhe rolin vendimtar të SHBA-ve , sepse politika, drejtësia dhe shoqëria civile në Shqipëri e Kosovë nuk funksionojnë ligjërisht dhe as demokratikisht sepse janë paralizuar nga korrupsioni dhe krimi. 

DUHET NJË NDËSHKIM DHE VETTING RRËNJËSOR PËR TË GJITHË ELITËN POLITIKE DHE ATË SHOQËRORE

(Kosova Sot)

9 orë e 9 minuta më parë
19/02/18