Bishtdredhuri, matrapazi, hajni, Shpend Ahmeti, e futi bishtin ndër vegë

Bishtdredhuri, matrapazi, hajni, Shpend Ahmeti, e futi bishtin ndër vegë
  • 16 February 2018 - 08:26

Heqja e flamurit kombëtar te rrethi

Ramush Haradinaj, Rambo, që erdhi si kryeministër i vendit me dajak në krah dhe jo me votën e lirë të popullit, është duke bërë kërdi kundër vendit tonë. Ky që erdhi me anë të pazareve të nëntokës kriminale nuk ka të ndalur me skandale dhe afera për të zezën e vendit. Me kohë kishte treguar lakminë për t'u bërë kryeministër i vendit dhe pa fije turpi, që në asnjë vend të botës nuk kishte ndodhur, derdhte 'lot krokodili' për të ardhur në shkamin e parë që pastaj të bëjë sallamadi dhe dyzen ahengu me Anitën, duke shëtitur dhe duke bërë sallamadi në hotelet më luksoze të botës, kurse populli i Kosovës nuk ka bukë për të ngrënë. Porsa erdhi në krye të vendit, sepse natën ishin mbledhur cubat dhe kaçakët që ta bëjnë kryeministër ish-rojtarin e dyerve të klubeve, Ramush Agën, menjëherë ky kapadai bëri Qeverinë më të madhe në tërë globin tokësor, duke ia kaluar Kinës, Indisë, Amerikës, me ministra e zëvendësministra mbi 70 dhe duke futur në këtë kope lloj-lloj banditësh, antikombëtarë, dhëndurë, baxhanakë, baxhanakesha e dreqin e mallkuar. Dhe, askush nuk e bëri hesapin se sa do të dalë për t´i paguar këtë kope. Nuk u ndal me kaq, i lindur pas hajnisë dhe kontrabandës, ky tyxhar së pari ngriti rrogën me përqindje më të madhe në botë, ata që nuk besojnë ju lutem të pyesin se sa për qind (%) më së shumti rritet paga në vendet më të zhvilluara të botës. Dhe, jo vetëm kaq, por u ankua se nuk ka para për kravata (kollare)! Kot e ka edhe kravatën "Versaçi", me varë si kërpesh në qafë

Paratë e qytetarëve i bën rrush e kumbulla

Shih për këtë, ky edepsëz është ankuar se nuk ka para për kollare, ndërkaq pasi e rriti rrogën e mos e gëzoftë! Mori udhën në hotelin më të shtrenjtë në botë, në Alpet e Zvicrës, atje ku shkelin pragun e këtij hoteli vetëm LORDAT dhe ky hyn, por kishte pasur problem se nuk dinte as kah hynte dhe nuk dinte as ka dilej, nejse për një natë darkë pagoi jo më pak se 6000 franga zvicerane. Heu, e pirolla të qoftë, more edepsëz! Që nga dita që erdhi nuk bëri asgjë, vetëm fjalë, fjalë dhe fjalë, përpos një ditë që kishte bërë punë, mori një shpuzë dhe pastroi xhamin që disa rrugaçë e kishin përlyer me ngjyrë të kuqe. Për të mos numëruar edhe skandalet tjera primitive dhe naive atë me spiunin e UDB-së me librezë zyrtare, Baton Haxhiun, këlyshi i Jovica Stanishqit, që i futi në armiqësi me Amerikën dhe Bashkimin Evropian për Gjykatën Speciale dhe dështuan turpshëm me bishtin ndër vegë dhe ikën me turp shkuar turpit. Në fakt, këta halabakë nuk dinë se çka është turpi. Turpin më të madh që Ramush Haradinaj, një gjysmë analfabet, i paditur, harambash, kokëmushkë, bashkë me banditët e tjerë dhe zuzarët e langonjtë që janë aty rrotull tij, dhanë urdhër që në prag të 10-vjetorit të Pavarësisë së vendit, që tani kemi filluar të fusim në plehrat dhe koshin e tradhtisë kombëtare, që të largojnë, ta heqin flamurin kombëtar që e njeh historia shqiptare, flamurin që bimbash, dërgutë, osmanë që nga koha e sulltan sylejmanëve të top kapisë, nuk e kanë shkulur pa luftë, krajl, zhabar, andar, nuk kanë guxuar ta shkquejnë. Këta vagabondët, banditët dhe kryebanditët e bënë këtë. Ky dhe të gjithë ata këlysh që i ka rrotull më nuk kanë të drejtë morale të përmendin flamurin kuqezi. Këta janë tradhtarë. Këtë flamur edhe Turqia, nuk e ndali të ngrihej në Vlorë, me luftë e me gjak e ngritën, sa shqiptari u vra e u burgos për këtë flamur, sa luftërat janë bërë me këtë flamur dhe rojtari i deridjeshëm i klubeve të Zvicrës pse u bë kryeministër me cuba e tyxharë e largoi me disa banditë. Ehu, Zoti i madh, po përse luani me gjakun e dëshmorëve, përse për interesa tuaja shisni vendin, kombin dhe trupin. Po merreni me mend kë e ka këshilltar, Halil Matoshin, që njihet publikisht antikombëtar. Këtë që e keni bërë ju nuk kanë mundur ta bëjnë as armiqtë shekullorë me pushkë e bajoneta, me topa e me tanke. Ju keni hyrë në historinë e tradhtisë me damkën e zezë do të ikni! Dhe, krejt në fund fare, po e mbylli: Turp të qoftë, Ramush Haradinaj! Këtij shkrimi po ia bashkëngjis historikun e Flamurit kuqezi, ndërkaq kjo kope tradhtarësh e vunë një flamur pa histori.

HISTORIKU I FLAMURIT KUQEZI

*Bajraku i tashëm i Republikës së Kosovës nuk është yni, është bajrak që na dhuruan të huajt si akullore pjepri në kornete, me gjashtë yje. * Kur e martuam ARBËRIN, djalin tim, një mik m'u afrua dhe më pyeti: "Reshat, përse nuk e keni marrë edhe flamurin e Kosovës, se ju jeni dergjur burgjeve për flamur…", ia ktheva se nuk është flamur i kombit tonë dhe ky flamur nuk ka histori. Miku iku dhe bëri eeem…

Çka është flamuri?

Flamuri është pëlhurë e hollë dhe e lehtë me forma e ngjyra të ndryshme, që vihen në një shtizë dhe është simbol i një shteti, i një kombi… Do të përpiqem me mish e me shpirt se përse shqiptarët kudo që janë nëpër festa dhe gazmende familjare në çatitë e shtëpive, aty ku marrin frymë dhe flasin shqip, të marrin shtizën me flamurin kuqezi dhe jo lecka që e përbuzin kombin tonë të lavdishëm. Beznat tjerë janë përçarës dhe fyejnë rëndë gjakun e kombit që nga koha e Gjergjit bile edhe më herët. Lexuesi ndoshta kuturu hutohet, kur lexon se është simbol i një shteti… Mos harroni se ne jemi të ndarë padrejtësisht. Pra, këtu humb hutia. Flamuri i kuq me shkabën e zezë me dy krerë është simboli më i shtrenjtë dallues i shqiptarëve, i kombit tone të shumëvuajtur. Flamuri kombëtar e udhëhoqi shqiptarin në luftë. Ai ishte krenaria e tij para të huajve. Për origjinën e flamurit tonë kombëtar ka shpjegime të ndryshme. Në një artikull të gazetës "Mësuesi", me titull:"Pse flamuri ynë ka shkabën me dy krerë", thuhet "Shqiponja me dy krerë u përdor, me sa dimë nga shekulli XIV si shenjë e princërve feudalë shqiptarë… Nga sa mendohet, mundet që këta princër shqiptarë të kenë marrë shkabën me dy krerë nga bizantinët, prej të cilëve kishin marrë dhe titujt fisnikë… si arhond, despotë…" Këto shprehje nuk i përgjigjen të vërtetës historike. Duhet të kemi parasysh se perandoria bizantine ishte perandori fetare: që kishte simbol kryqin dhe jo shqiponjën që është simbol pagan. Sipas këtij artikulli, që e shpjegon më së miri M. Koko, del se bijtë e Shqipërisë për mbrojtjen e lirisë kanë luftuar dhe rënë nën hijen e një flamuri të huaj greko-bizantin ortodoks. Dimë që për mitin se shqiponja "qenka" me origjine grekobizantine, është pretenduar prej kohësh nga pseudohistorianët fqinj shovinistë. Mirëpo të dhënat që përligjin këtë mit nuk i qëndrojnë së vërtetës historike. Le t'u referohemi të dhënave të dokumentuara: Sipas studimeve të Fan Nolit dhe shkencëtarit të dëgjuar kroat Milan Shuflait (1879-1931), del se shqiponja ka qenë simbol i princërve shqiptarë dukagjinas. Sipas dokumenteve dalmate (të shkruara italisht), gjatë viteve 687,688 dhe 695 (mbas erës sonë) i gjejmë në luftë kundër mbretit Radosav dhe Stefanit të Kroacisë. Muzeu arkeologjik i Zagrebit ka qenë i pasuruar dhe me monedha me shkabën me dy krerë të fisit Japod Ilirian të zbuluar në Kroaci. Shovinistët serbë i kishin zhdukur këto monedha, por, fatmirë- sisht, këto monedha para zhdukjes ishin përshkruar me hollësi nga shkencëtari i mirënjohur Simon Ljubiq. Për ekzistencën e hershme të shkabës Iliriane na ndihmojnë edhe zbulimet arkeologjike në Bylys (Hekal), Orik (Pasha Liman), që i takojnë shekullit të tretë para erës sonë, kohë në të cilën ka jetuar Pirroja. Sipas Pjetër Bogdanit 1685, ai është quajtur "MBRET I ARBËRIT TË POSHTËM", që ka jetuar 23 shekuj më parë. Edhe Frank BARDHI (1635) Epirin i stërmoçëm e quan "Arbëri". Princi Arbër Gjon Muzaka në dhiatën e tij, shkruan në Napoli më 1510; që u lë bijve të tij, shkruan se dera e tij ka pasur si trashëgimtar, si embleme shqiponjën dhe se të parët e tij kanë qenë dukagjinasit, që mbahen mend brez pas brezi në truallin tonë. Sipas Marin Barletit: "Skënderbeu mbante flamuj të kuq të qëndisur me shqiponjën e zezë me dy krerë dhe se ky ishte flamuri i fisit të tij". Sikurse dihet historikisht, familja e Gjon Kastriotit nuk ka qenë asnjëherë në shërbim të Bizantit, që mund të pretendohet se e kanë marrë andej shqiponjën. Kjo familje ka sunduar në një kohë kur Bizanti ndodhej në shtratin e vdekjes. Dihet botërisht përkrenarja e Skënderbeut me simbolin aq të njohur të dhisë me brirë. Vetë Gjergj Kastrioti kishte shpallur vetën pasardhës të Pirros së Epirit (Georgius Castriotus Rex Epiratium). Sipas Pitarkut, Pirroja e kishte përkrenaren me bri cjapi, ndërsa Flori (shek i II) shpjegon se përkrenarja me brirë ka qenë dhe para Pirros dhe e fakton me profilin e kokës së Aleksandrit të madh në monedhat maqedonase. Derisa Skënderbeu e shpallte veten pasardhës të Pirros, i këtij mbreti të Arbërisë së Poshtme, nga edhe i cili kishte marrë simbolin dhe përkrenaren me bri dhie, ka mundësi që Gjergj Kastrioti të ketë trashëguar stemën ose flamurin e Pirros, mbasi Skënderbeu i njihte shqiptarët pasardhës të epirotëve. Të dhënat historike që përputhen plotësisht me ato arkeologjike e hedhin poshtë pretendimin se shqiponja dykrenore ka origjinë greko-bizantinë. Ajo i ka rrënjët e thella deri te paraardhësit e tyre Ilirianë. Atë e gjejmë të gdhendur dhe në një shkëmb në Azinë e Vogël, në afërsi të vendbanimeve të fiseve pellazge, veçanërisht numizmatika e hershme si monedhat me shqiponje me mbishkrimin "Mollosia" te zbuluar në krye-selinë e Pellazgëve në Dodonë në afërsi të Janinës, qoftë edhe ato të Gradishtit në Mallakastër etj. Të gjitha këto të dhëna arkeologjike faktojnë se shqiponjën tonë e kemi trashëguar nga paraardhësit tanë Ilirë dhe nga etërit e tyre pellazgë, qoftë edhe në monedhat e Aleksandrit, Mollosit ashtu edhe në ato të Pirros së Epirit, duke shtuar edhe shqiponjat e vizatuara në vazot etruske mbi mburojat e luftëtarëve… Shenjat dhe simbolet zyrtare duhet të përfaqësojnë kombin si një tërësi. Duke pasur parasysh se flamuri ynë kombëtar është një simbol mjaft i largët në kohë, ai duhet të jetë i pandryshueshëm, domethënë me shqiponjën atë të Skënderbeut… Flamurin kuqezi e kanë mbërthyer pëllëmbët e Gjergj KastriotitSkënderbeut, Ismail Qemalit, Adem Jasharit… Ndërkaq, flamurin si akullore pjepri, të cilën pëllëmbë e kanë mbërthyer? Pra, kjo vlen edhe përgjigjja për mikun se përse në shtëpinë tonë valon vetëm flamuri kuqezi, sepse ka një histori shumë të largët. Ndërkaq, ky bajraku që na falën të huajt nuk ka histori. Në qoftë se ju shkon fiqiri se ka histori, atëherë shkruani të shohim e të lexojmë. "Dizajnerëve" 'u thafshin gishtat dhe atyre që propagandojnë kundër flamurit kuqezi… P.S. Autori lidhur me flamurin ka pasur polemikë me kryeministrin e atëhershëm maqedonas, Branko Cervenkovski, për heqjen e flamurit në Gostivar. Faksimili në librin e tretë:"Vërrini nëpër luftëra" Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

U ANKUA SE NUK KA PARA PËR KRAVATA E BËN SALLAMADI AHENGU ME PARATË E TAKSAPAGUESVE

(Kosova Sot)