Në gjyqësorin e Kosovës punojnë spiunët e Serbisë dhe tradhtarët e kombit!

Në gjyqësorin e Kosovës punojnë spiunët e Serbisë dhe tradhtarët e kombit!
  • 20 February 2018 - 09:38

Po i çoj fjalë publikisht sistemit të kalbur të gjyqësisë

Kush është "TIHOMIRI", spiuni kundër shqiptarëve në BEH, që sot ka gradë të lartë në sistemin e gjyqësisë? Kush është gjyqtari që ka dënuar grupin e Jusuf Gërvallës, që sot në zyrën e tij pi duhan dhe raki, kush është prokurori në Gjykatën Speciale që ka dënuar shqiptarët, që do t'i zbardh faqet e historisë, faksimile origjinale, datën faqen... Çfarë i burgosuri politik je dhe hesht karshi spiunëve të UDB-së, shqipfolës që kanë bërë sakat, kanë vrarë shqiptarët dhe kanë humbur pa shenjë e pa dokë? Çfarë gazetari je, kur e di dhe ke fakte që këta zagarë të Serbisë kanë vrarë kombin tonë për interesa serbe dhe tani punojnë në sistemin gjyqësor të Kosovës dhe marrin rrogat nga plagët dhe mortet e shqiptarëve?

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

J ugosllavia e qenit plak Titos, gjysmë shekulli, që zotëronte makinerinë më moderne të luftës, më tepër kishte zbarkuar në Kosovë, për t´i shtypur shqiptarët me zinxhir tankesh, si të ishin kafshë. Serbosllavia, po ashtu, në Kosovë kishte shpërndarë si vaji në lakra mbi 700 spiunët më të rrezikshëm, të pashpirt, me gjakësorët dhe kasapët që kishin bërë kasaphanë. Shtriga Serbi, diskriminoi në mënyrën më raciste shqiptarët, përpos që ia kishte vënë çizmen në qafë dhe nuk i linte të marrin frymë lirisht, ka burgosur, ka maltretuar, ka vrarë me pushkë, me hanxhar e sakicë prapa kurrizit dhe pastaj i kanë humbur pa shenjë e pa dokë.

I mori të gjitha të drejtat. Maqedonia dhe Mali i Zi, ndonëse ishin më të vogla, gëzonin REPUBLIKËN, KOSOVA JO! Spiunët, që dëgjonin edhe frymëmarrjen e atdhetarëve, mjerisht ishin shqipfolës, aq më zi se ishin në fshatrat etnikisht të pastra. Disa idiotë shqipfolës, spiunë dhe tradhtarë, për të treguar veten se janë më serbë se serbët, punonin dhe spiunonin shumë zellshëm dhe se i hynte në punë argati i tyre. Këta vagabondë, në milici, në ushtri ishin faqezinj, që ndër dej u buronte gjaku i vojvodëve dhe zhupanëve, mbanin foton e qenit plak Titos në mure, për të treguar se janë spiunë dhe tradhtarë të kombit. Ata që ishin në armatën fashiste serbe si ushtarak të lartë, shumica e tyre ishin ndër më kriminelët dhe spiunët. Shih për ketë, për të treguar veten dhe për të dekoruar me grada të larta nga "Naçalnikët" e tyre, ata spiunonin për shqiptarët që merrnin dënimet më të rënda. 

Idiotët vagabondë, ish- të burgosur politikë

Kur krisi lufta në Jugosllavi, spiunët kishin mbetur si qen të zgjebosur rrugëve dhe nga frika se që edhe ata do të vriteshin me bishtin ndër vegë ikën në Kosovë, për të shpëtuar kokën. Populli, rrethi i njihte mirë që kishin qenë zagarë dhe langonj të pushtuesit, por, ç'e do kur menjëherë pas luftës erdhën në Kosovë, Qeveri kuislinge të dalë nga bishtat e UDB-së, ishjugosllavët, erdhën qeveri banditësh që kurrë nuk dolën nga vota e lirë e popullit, por erdhën me kanale të nëntokës kriminale, me vota të blera, të vjedhura, mashtrime dhe premtime boshe...

Zagarët që i kishin shërbyer regjimit fashist jugosllavë, sidomos ata të uniformes gjoksore, policisë, ushtrisë, sistemit gjyqësor në përgjithësi, ishin fara më e fëlliqur, jashtëqitja e kombit. Këta vagabondë, bastardë, nuk kanë njohur as komb e as fe, në respekt të shtetit të tyre jugosllavë, kupto SERB. Banditët që erdhën në pushtet pas luftës e deri më sot, pa dallim, ndonëse ishte i pari një- farë Ibrahim Rugova, që spiunëve,tradhtarëve, udbashëve dhe të gjithë kopilëve të Titos, u hapi dyert dhe nuk ndau egjrën nga gruri në mënyrën diplomatike, por, ai njeriu me shall largoi të gjithë atdhetarët dhe rreth vetes aty rrotull afroi udbashët, tradhtarët dhe spiunët më të tmerrshëm që iu kishin shitur FALAS UDB-së, që qëllimisht dhe shpeshherë e theksoj këtë, duke menduar ndoshta del ndonjë zagar dhe langua dhe të pyesë kush janë këta t´i tregoj me emër dhe mbiemër, që nga Jusa, Sabriu e kur të ndalem te i fundit...!

Në këtë kope tradhtarësh, spiunësh, që kishin dalë nga hiri i zeznajes të staneve të Serbosllavisë, u futën edhe disa idiotë e vagabondë, ish- të burgosur politikë dhe aty rrinin tamam si zagarët e Zhivoradit,nuk bënin as gek e as mek, përkundrazi këta karafila, luftonin për pushtet. Dhe, kjo garniturë banditësh, vrapuan si zagarët pas kockave pas hajnisë. Vodhën e vodhën pa gjynah, pasurinë e Kosovës, këta leckamanë që deri para lufte nuk kishin as brekë për të veshur, u bënë supermilionerë dhe siguruan pasuri për dhjetë- njëzet breza. Pra, u bënë bashkë spiunët, udbashët me hajnat, tyxharët dhe kusarët dhe nuk i interesoi zhvillimi i vendit dhe të paktën të hidhen para drejtësisë spiunët dhe tradhtarët si në botën demokratike, Amerikë, Gjermani...

Do t'i nxjerrim të palarat tuaja gjatë regjimit tistist

Nuk i interesonte kjo pune fare që këta qen dhe zagarë i kishin shërbyer Serbosllavisë kundër kombit shqiptar dhe kishin marrë në qafë shumë shqiptarë duke i vrarë tradhtisht dhe i sillnin në arkivole të blinduara dhe thoshin se kinse ata kanë bërë vetëvrasje!!! Dhe, këta langonj që vraponin pas hajnisë instaluan në Prishtinë, sistemin e kalbur gjyqësor, spiunët, tradhtarët, langonjtë dhe zagarët që kishin bërë krime kundër shqiptarëve, kishin bërë kërdi dhe batërdi, kishin bërë hata dhe kasaphanë, krejt me qëllim që këta të vidhnin sa të munden, sepse këta banditë dhe kryebanditë të bandave politike këtyre zagarëve dhe langonjve titistë, ia kishin zënë bishtin me derë: "Po, na ndoqët, ne do t'i nxjerrim të palarat tuaja gjatë regjimit tistist" dhe këta u futen bashkë me një valle gisht për gisht të kanaleve mafioze të nëntokës kriminale. E dinë mirë se bandat serbiane hynë e dalin në pikë të ditës në Serbi, dëmtojnë buxhetin e shtetit me qindra miliona euro dhe heshtin si kurvat...

Banditët dhe kryebanditët e partive politike

Pra, në sistemin gjyqësor të kalbur fund e krye, ka gjakësorë, spiunë, tradhtarë, që kane bërë kërdi në kombin tonë që të ishin ne Amerikë, do shtriheshin në karrigen elektrike dhe do të bënin xhematin gati. Pra, kam mbledhur fakte, se në sistemin e kalbur të gjyqësisë, prokurorisë ka të gjakut të rrahmanzinjve, ka që kanë spiunuar shqiptarët dhe janë vrarë, ka gjykatës që ka dënuar grupin e Jusuf Gërvallës dhe sot është akoma gjykatës dhe ecën me fodullëk, në zyrën e tij PI DUHAN DHE ALKOOL... Po, ky sistem i kalbur gjyqësor që na ka hedhur hije të zezë në botën e qytetëruar a e dinë se ku punon spiuni, tradhtari, shqipfolës, që kishte qenë spiuni më i rrezikshëm kundër shqiptarëve, ky shqipfolës dhe MBANTE NOFKËN "TIHOMIR"...? Punon te ju. Po, po, te ju! Kjo është që nuk funksionon sistemi i gjyqësisë, sepse këta nuk mbrojnë Kushtetutën e vendit dhe interesat e qytetarëve. Këta kot e kanë dhënë betimin, se janë këlyshët e Titos, që kanë bërë krime ndër shqiptarë. Po, këta politikanët që nga majat e shtetit, që unë i quaj banditë dhe kryebanditë, a e dinë se ka prokuror në GJYKATËN SPECIALE, QË KA DËNUAR SHQIPTARËT PËR INTERESA SERBE DHE KA ROL TË MADH NË GJYKATËN SPECIALE DHE SI KA MUNDËESI KY TË JETË ATY, KY DUHET BURGOSUR DHE DËNUAR PËR TRADHTI KOMBËTARE. Kësaj radhe, qëllimisht, nuk i përmenda me emër, por i përmenda se ku punojnë dhe sa lart janë të graduar. I bëj ftesë prokurorisë, edhe pse unë nuk e njoh dhe nuk kam fare respekt, të reagojë kundër shkrimit tim. Ose të bëjë padi penale kundër meje, në qoftë se mendojnë se është shpifje. Pra, edhe njëherë, a e dini se kush është spiuni shqipfolës që ka gradë të lartë në sistemin gjyqësor, që ka spiunuar në BEH dhe a e dini se kush është prokurori në Gjykatën Speciale që ka dënuar shqiptarët. Për të dy kam fakte origjinale, për veprimtarinë e tyre tradhtare kundër shqiptarëve dhe kundër kombit tonë dhe ata marrin para të majme dhe pastaj duke vazhduar më tej për ata langonj që kanë dënuar grupin e Jusuf Gërvallës, që sot në zyrën e tij pi duhan dhe alkool. Kësaj radhe po e mbyllim me kaq, duke shpresuar se do bëjnë ndonjë reagim publik kundër shkrimit tim. Mirëpo, më thotë mendja se nuk guxoni t´i lidhni kijet me mua publikisht, sepse jeni aq të përlyer se tradhtarë që iu derdhet mielli thesit që nuk guxoni të dilni as me ble bukë. Do të ishte mirë që në interes të qytetarëve të reagoni dhe t´i zbardhim të zezat kombëtare që kanë bërë qentë e Titos kundër shqiptarëve. Ju pres!

(Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi penale, morale e juridike)

(Kosova Sot)