Koha e Kurdistanit

Koha e Kurdistanit
  • 20 February 2018 - 12:43

POPULLI PA SHTET

Pavarësia e kurdëve është sidomos e paimagjinueshme në Turqi

Shkruan: Shlomo Ben-Ami 

Ekziston një arsye e fortë, sidomos për SHBA-në, për të punuar drejt sigurimit të një atdheu për kurdët

Kurdët, të cilët jetojnë në një regjion malor i cili përfshinë pjesë të Armenisë, Iranit, Irakut, Sirisë dhe Turqisë, janë grupi më i madh etnik në botë pa shtet të vetin. Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Që nga fillimi i shekullit XX kurdët kanë bërë përpjekje për krijimin e shtetit, por janë shtypur në mënyrë brutale. Por, ekziston një arsye e fortë, sidomos për SHBA-në për të punuar drejt sigurimit të një atdheu për kurdët, gjë që mbështetet nga kontributi i pamohueshëm i milicive kurde për mposhtjen e ISIS-it. Por, duhet thënë se krijimi i një "Kurdistani të madh", i cili do të përfshinte të gjitha zonat ku kurdët përbëjnë shumicën, mbetet i pamundur. Nëse politikat e brendshme kurde nuk do të mjaftonin për ta parandaluar një gjë të tillë, atëherë këtë do ta bënin limitet gjeostrategjike. 

Partia kurde e punës Pavarësia e kurdëve është sidomos e paimagjinueshme në Turqi. Përfaqësuesi kryesor i kurdëve në këtë vend, Partia kurde e punës (PKK) - e cila angazhohet për një formë marksiste të nacionalizmit - është duke luftuar kundër qeverisë turke me dekada të tëra. Por, qeveria, e udhëhequr nga presidenti Recep Tayyip Erdo?an, nuk ka lëvizur nga qëndrimi i saj që ta parandalojë formimin e një shteti kurd. Bile, edhe themeluesi i PKK-së, Abdullah Öcalan, tani favorizon një zgjidhje e cila nuk nënkupton pavarësinë. Përpjekjet e Erdo?anit për t'i dhënë fund kërkesës së PKK-së për pavarësi janë aq të forta, sa që ai po ashtu është duke punuar që t'i parandalojë kurdët e Sirisë që të bëhen të pavarur pas fitoreve të tyre kundër ISIS-it. Ai ka frikë se, një sukses kurd në Siri, do t'i frymëzonte kurdët e Turqisë që t'i ringjallnin luftimet e tyre për shtetësi në juglindje të vendit. Kjo frikë e ka karakterizuar kampanjën e Erdo?anit për krijimin e një tampon zone përgjatë kufirit me Sirinë, e cila përfshin edhe pjesë të mira të territorit që kontrollohen nga kurdët sirianë. Por, komuniteti kurd në Irak, i prezantuar nga Qeveria regjionale kurde - KRG, ka gjasa reale për krijimin e shtetësisë. KRG është një entitet kuazi sovran që mbikëqyr një ushtri efikase dhe një ekonomi të pavarur. Edhe pse është e dëmtuar nga korrupsioni dhe nepotizmi, sikur edhe çdo organizatë politike në regjion, KRG prezanton qeverinë e vetme vërtetë funksionale në Irak, duke qeverisur zonat më paqësore dhe stabile të vendit. Referendum rreth pavarësisë Fuqia e pozicionit të KRG-së nuk varet vetëm nga liderët e saj. Partia demokratike kurde në pushtet planifikon që ta mbajë një referendum rreth pavarësisë, në muajin shtator. Megjithatë, as një kërkesë e fortë për ndarje nuk do të mjaftojë për të arritur sukses. Për këtë shkak, SHBA-ja duhet t'i dalë në mbështetje KRG-së pro perëndimore dhe ta ofrojë një mbështetje të qëndrueshme për përpjekjet për pavarësi. 14 vjet pas dështimit të intervenimit ushtarak në Irak, SHBA-ja duhet ta pranojë se "një Irak i bashkuar, stabil dhe demokratik", sikur që tha tash vonë një zëdhënës i Departamentit amerikan të shtetit, është një përbindësh. Që nga invazioni ushtarak amerikan në vitin 2003, sistemi politik i Irakut është bërë gjithnjë e më i polarizuar përgjatë linjave sektare, ku shumica qeveritare shiite ka margjinalizuar sunitët, duke përfshirë edhe kurdët. Në fakt, përjashtimi i sunitëve ishte njëri ndër shkaqet kryesore të paraqitjes së ISIS-it. Sot, Iraku është nën patronazhin e Iranit, e nuk është një aleat amerikan. Përkundër frikës dhe shqetësimit të kurdëve dhe të irakianëve të tjerë sunitë, milicitë shiite, të kontrolluara nga qeveritë e Irakut, respektivisht Iranit, sikur që është Hashd al-Shaabi, janë duke plotësuar pjesën më të madhe të boshllëkut të krijuar pas ISIS-it. Sikur që ka treguar përvoja në ish- Jugosllavi, pas shpërthimit të luftërave etnike dhe fetare, mënyra më efektive për arritjen e paqes mund të jetë ndarja. Dhe, një shtet kurd ka gjasa reale për të përparuar, meqë mund të kombinojë pasuritë natyrore me traditën e qeverisjes stabile dhe pragmatike, duke krijuar kështu një demokraci të qëndrueshme. Kjo do të ishte fitore edhe për forcat properëndimore në regjion. Bile edhe Turqia ka gjasë që ta pranojë një zhvillim të tillë. Qeveritë e SHBA-së dhe Turqisë pajtohen që të bëhet dallimi midis kurdëve në Irak nga ata në Turqi, për të cilët shtetësia nuk është opsion. Në fakt, Turqia ka lidhje të forta me KRG-në në fushën e tregtisë dhe tubacioneve të naftës, meqë qeveria e Erdo?anit e vëren KRG-në si kundërpeshë të PKK-së së Turqisë. 

Pengimi i ndikimit të boshtit

Rusi-Iran-Hezbollah Për më tepër, tani kur presidenti Donald Trump, duke i dhënë fund mbështetjes ushtarake të rebelëve që luftojnë regjimin sirian, ia ka dorëzuar Sirinë në duar Iranit dhe Rusisë, Turqia sunite ka nevojë për një tampon zonë strategjike kundër Irakut të udhëhequr nga shiitët dhe Sirisë, më shumë se kurrë. Aktualisht, administrata e Trumpit, si dhe qeveria nacionale e Irakut, e kryesuar nga kryeministri Haider al-Abadi - thonë se referendumi kurd, e lëre më secesioni, do ta destabilizonin Irakun. Disa thonë se kjo mund t'i bënte votuesit që ta zgjidhnin një qeveri edhe më radikale shiite në zgjedhjet e ardhshme. Por, një gjë e tillë mund të evitohet me anë të mbështetjes amerikane. Në fakt, është në interesin më të mirë të Amerikës që ta ndërtojë një aleancë të vërtetë sunite e cila përfshin një Kurdistan të pavarur. Palestinezët, të cilët po ashtu për një kohë të gjatë kanë qenë me anën humbëse në lojën strategjike të Lindjes së Mesme, do të mund ta pasuronin edhe më shumë një aleancë të tillë. Administrata e Trumpit është e vendosur që ta pengojë ndikimin e boshtit Rusi-Iran-Hezbollah në Lindjen e Mesme. Por, ajo nuk mund ta arrijë këtë qëllim thjesht duke ofruar më shumë armë për Arabinë saudite, apo aleatët e saj sunitë. Respektimi i përpjekjeve të popujve të ndarë dhe të shtypur për liri, demokraci dhe qeverisje kompetente - mbetet vitale për ndikimin e Perëndimit në të ardhmen e këtij regjioni.

(Shlomo Ben-Ami është zëvendëspresident i Qendrës ndërkombëtare për paqe, Toledo) Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës ështëgazeta "Kosova Sot"

(Kosova Sot)