U betua te varri i Astrit Deharit dhe për para e tradhtoi matrapazi Shpend Ahmeti!

U betua te varri i Astrit Deharit dhe për para e tradhtoi matrapazi Shpend Ahmeti!
  • 15 March 2018 - 08:02

Kurthi tinëzar

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Kur u varros Astrit Dehari, patrioti dhe anëtari i "Vetëvendosjes", ama pa hile, morën pjesë mijëra qytetarë për t´ia dhënë lamtumirën e fundit, këtij burri që dyshohet nga "Vetëvendosja", se Astriti u vra në burgun e Prizrenit, ndërkaq bandat politike të pushtetit thonë se bëri vetëvrasje!? Sido që të jetë, në varrim mori pjesë edhe matrapazi, bishtdredhuri, mashtruesi, përçarësi, rrenacaku, Shpend Ali Ahmeti, kryetar i kryeqytetit të Kosovës, Prishtinës. Ky dilenxhi, me lot në sy u betua te varri i këtij trimi se nuk do të largohet nga "Vetëvendosja". Në kohën e të ndjerit Astrit Deharit, "Vetëvendosja" nuk ishte si është tani. I ndjeri shyqyr Zotit që nuk sheh dhe nuk dëgjon se "Vetëvendosja" është shndërruar në seks-klub, maskarhane, e mbushur me plot cuba tamam si cubat e Cetines, kur i sulmoi Oso Kuka dhe bëri batërdi nga kulla dhe nga frenxhitë.

As në tokë, as në qiell

Të tradhtuan, o Astrit Dehari! U bënë në 25 copë e faqja e zezë pa asnjë të bardhë. Ti nuk e di se milicia e Isa kopilit e Hashimit të Brojës iu turren Albinit, si llavë ujqish dhe i zunë pritë. Ti e ke ditur se Albini është i papjekur politikisht dhe ka akoma kohë për t´i mësuar dredhitë e dredharakëve që këtë zeje e kanë në gjak. Albinin e kap e drejt e në haps, disa cuba nuk ishin për ta mbrojtur. Shpend Ahmeti i kishte ikur bythet se kishte frikë dhe ishte fshehur bodrumeve, apo në jahtin e Devollëve që mbetet të zbardhet... Flitet se ka gisht në këtë marifet dhe s'e dinte gjë për këtë kurth tinëzar. Dhe, cubi, Dardan Molliqaj i kishte marrë në pyetje si në stilin e UDB-së dhe KGB-së, Shpend zezën dhe Ylli Hoxhën, se ku kishin qenë atë dite dhe se...Albin e dini se nuk është i palagur dhe i pafaj, nejse ketë e ka nga axhamillëku, sepse doli ajo kur unë, i shkrova letër të hapur para ca vitesh se bëni gabim të pafalshëm, kur pranoi në këtë klub axhamish shumë kopilë të Titos, ish-jugosllavë dhe ishudbashë dhe largoi atdhetarët e dëshmuar. Pra, rrotull vetes afroi tradhtarët dhe erdhi dita se ia futen sa krahu. Eh, more Astrit atje ku je, të pushoftë shpirti e të bëftë dritë, qofsh pranë Zotit se këta langonj të morën në qafë dhe të tradhtuan. Hair mos pafshin e mos qofshin! E ndërsyen një grua, që t´ia qesin përllakun. Cubat e ndërsyen për një fjalë që e paska thënë, kjo qe disa po i thonë SHTRIGË, dorën në zemër unë nuk e njoh për së afërmi,po ama kështu po i thonë. Filluan të japin dorëheqje një nga një, sot një, nesër një, pasnesër një, dhe edhe një, shkoi numri në 12. Për çdo natë bishtdredhuri Shpend Ahmeti shkonte te Albini, merrte habere dhe spiunonte te cubat. Ky dilenxhi rrinte as në tokë e as në qiell, kinse as me Albinin, që ndoshta u mbush mend tani,sepse helbete ne njerëz jemi dhe për këtë punë ishte axhami. Shpendi e ka në gjak dredhinë, se e dini se shëtiti si korb shëtitës degë në degë, duke i ndërruar partitë, që unë ju them banda dhe zuri vend te Albini dhe aty bëri namin në saje të seks-klubi dhe u bë edhe kryetar i Prishtinës. Eh, more Astrit, e Ty te qoftë dheu i lehtë që ta kanë hedhur sipër edhe unë u pata gëzuar kur Prishtina i iku nga dora kopilëve të Titos, ish- jugosllavëve dhe ish- udbashëve, që iu kishin shitur falas, UDB-së dhe bandave të Hamitovitëve, por askujt nuk i vajti mendja, se këta cuba do të bëhen më zi se Hamitovitët dhe klani "Pronto". Nuk e di a ishit gjallë, nuk më kujtohet se një klan "Pronto", Kosovën e shkatërroi më zi se nipat e Drazh Mihajlit. Po të vë në dijeni se klani "Pronto" ishte plot me vagabondë, banditë dhe hajna, por këta cuba ia kaluan klanit më të zi se klani i Zemunpoljes, që quhej "Pronto".

Shpend Ahmeti ia ktheu shpinën seks-klubit "Vetëvendosje"

Shpend Ahmeti, mori llagapin Shpend zeza dhe Shpend jahti, të tregoj tani. I tradhtoi komplet klubin që tani po quhet më mirë të mos e dëgjosh edhe për së vdekuri, quhet PUF KLUB QË VIZITOHET NGA SHUMË HAMSHORË, u martua me bandën serbiane Devolli, që ditë e natë futën në Serbi dhe atje shëtiten me fodullëk, më shume se në dhomat e tyre. Serbianët, përmes bandës Devolli,kanë kanale te posaçme për të futur mallra me simptome kancerogjene, pastronin stalla qensh, derrash dhe nga atje i fusnin vetëm në ato vende ku ka shqiptarë dhe ku flitet shqip dhe asnjë kilogram miell te serbianët. Tentuan t´i vrasin shqiptarët me ngadalë dhe t´i tredhin që të mos shtohen. Arkitekti i kësaj masakre, vrasjes, ishte udbashi me libreze zyrtare, këlyshi i Jovica Stanishiqit, drejtori i kanalit KLAN SERBIA, BATON FAZLI HAXHIU, që merr thasë me para nga qarqet shoviniste serbiane... Shpend Ahmeti ia ktheu shpinën seks-klubit "Vetëvendosje", se nuk e di a ke dëgjuar atje, sepse po thonë se edhe të vdekurit e kane dëgjuar që paska pasur ngacmime seksuale nga hamshorët që nuk gjenin asnjë femër për t´i shfryrë epshet seksuale dhe iu bashkua tinëzisht bandës serbiane Devolli duke i dhënë tenderë, leje sallamadi, qindra hektarë tokë dhe ky dylber i poshtër për të gjitha këto dredhi tinëzisht iku natën, në ujëra të thella, të Malit të Zi, dhe dalldisej atje duke bërë sallamadi dhe dyzen ahengu, në jahtin disa milionësh të bandës serbiane Devolli. Atje, ky i pabesë u kap me pelë për dore dhe u bë nami... Dhe, jo vetëm kaq, por ky dikur ditën shante dhe bërtiste kundër mallrave serbe, ndërkaq natën takohej tinëzisht me ta vetëm e vetëm për t'u pasuruar, e populli mblidhte kafshatën e bukës në kosha të plehrave. Ky tradhtar që shante më herët prorusët dhe proserbët e Behgjet Pacollit dhe akuzonte për hajna dhe spiunë dhe bashkëpunim me KGB-në dhe UDB-në , kur i erdhi puna pisk, që do ta humbë Prishtinën u hallakat, sepse do të humbte të njëjtën kohë edhe dallaveret me mafio-oligarkët e nëntokës kriminale të bandave serbe Devolli, u lidh dhe u martua me proserbët dhe me prorusët e Pacollit... Pra, për të mos e zgjatur muhabetin më tej rrotull për këtë dilenxhi , matrapaz, rrenacak, atë që u betua te varri yt që nuk do të largohet nga "Vetëvendosja" të tradhtoi dhe iku me marre të zezë, me damkën e tradhtisë, me bishtin ndër vegë dhe dha dorëheqje. Kjo, pra, doli kur Reshat Badallaj- Zhuriani, thoshte vazhdimisht se nuk duhet besuar pjellës titiste, Shpend Ahmetit, se t´i lërë krushqit në rrugë dhe për interesa të tij personale s´ka fare gajle se të tradhton, sepse tradhtinë dhe hajninë i ka në gjak. Unë, personalisht nuk ia zë për të madhe, sepse ku di ky zorraxhi se çka është BESA SHQIPTARE, KY E DI VETËM BETIMIN E QENIT PLAK, TITOS. Mallkuar qoftë dhe dora e tradhtisë do ta ndjekë kudo që të shkojë. Komentimi i mëtejmë është i panevojshëm të merrem edhe me një këlysh të vogël, por që nuk leh sert, një zagar i Ilia Vakiqit, një langua që raca e tij kishte marrë në qafë kushërinjtë e tij për t´i rënë sakicë prapa kurrizit për serbianët, me një haram. Nuk e shoh të udhës të merrem me këtë langua që mbanin fotografinë e qenit plak Titos dhe trabojnicën e Aleksandër Rankoviqit, që kishte lënë amanet që të lëshohet kosa e vdekjes në kokat shqiptare. Unë e ftoj publikisht të dalë në pazar me mua dhe t'í lidhë kijet për t´ia treguar të palarat e tyre dhe t´i zbardhim një nga një. Por, nuk ia mban se i derdhet mielli nga thesi dhe nuk ka fytyrë të dalë jashtë pragut të shtëpisë që nuk ka themel. 

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)