Shpend Ahmeti hyri në raporte me disa zhvatës dhe profiterë

Shpend Ahmeti hyri në raporte me disa zhvatës dhe profiterë
  • 15 March 2018 - 08:07

Roli i gazetës "Kosova Sot" për demaskimin e së keqes

SHKRUAN: ARSIM HAZIRI

'Kosova Sot', me lajmet e saj të përditshme se Shpend Ahmeti kishte hyrë në raporte me disa zhvatës dhe profiterë dhe i ndikuar politikisht prej anëtarëve të klanit "Pronto", do të duhej të merrte mirënjohje prej pjesës së mbetur të LVV-së

Gazeta "Kosova Sot" gjithnjë me ekipin e saj, sa investigativ aq edhe të guximshëm, ka shpalosur padrejtësitë dhe keqqeverisjen e njëmendtë në Komunën e Prishtinës. Fillimisht, lajmet e saj (të gjeturat nga ekipi hulumtues ) shikoheshin me dyshim nga disa, por më vonë u bindën se qeverisja e Prishtinës tregoi fytyrën e vërtetë. Komuna e Prishtinës, prej udhëheqësve politikë që vinin nga Lëvizja VETËVENDOSJE! tashmë të dorëhequr nga ky subjekt, qeverisjen e Komunës më shumë e kishin marrë si një lloj komoditeti sesa që të organizoheshin për krijimin e një qeverisje në interes të qytetarëve. Kjo edhe tanimë u dëshmua me ikjen e anëtarëve të LVV!, që dikur thirreshin për qeverisje në baza të drejta qytetare. Këtu gazeta 'Kosova Sot', me lajmet e saj të përditshme se Shpend Ahmeti kishte hyrë në raporte me disa zhvatës dhe profiterë njëkohësisht edhe i ndikuar politikisht prej anëtarëve të "Prontos", tregoi të vërtetën e pamohueshme, dhe për këtë arsye do të duhej të merrte mirënjohje prej pjesës së mbetur të LVV-së! Pra, kjo media me këtë objektiv, po dëshmon se qëndron paanshëm dhe mbi të gjitha ka të rrënjosur përcaktimin dhe obligimin për informim të drejtë dhe të vërtetë të qytetarit. Ju lumtë për punën dhe angazhimin tuaj dhe mbi të gjitha objektivitetin e rrokur. 

(Kosova Sot)