Kush thotë se politika nuk është kurvë...?

Kush thotë se politika nuk është kurvë...?
  • 16 March 2018 - 08:02

Treguan veten se nuk i kanë dy gishta fytyrë

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Kur isha i ri e dëgjoja këtë fjalë dhe disi mendoja se për çka bëhej fjalë. Tani jam bindur plotësisht se jo vetëm që politika qenka kurvë, por kurvë shkuar kurvave. U binda me hallakamën se çka po ndodh me këta banditë të harlisur dhe haramashë në Kosovë, se si luajnë me fatin e popullit pa pikë mëshire, tallin bythën të pafytyrët dhe nuk japin fare llogari dhe nuk skuqen për rrenat, mashtrimet, vjedhjet, ngacmimet seksuale. Nuk kanë dy gishta fytyrë në surrat. Baba im, ndjesë pastë, njihej si Sallah Meta dhe thoshte: "Bir, njeriu i ka dy gishta fytyrë, kjo pjesa tjetër është livadh që rruhet, pra ruani këta dy gishta fytyrë se dikush ka pesë hektarë dhe nuk kanë gajle se i japin katër...". Ehu, ndjesë pastë, po ku e paska ditur!

E linin popullin me gishta në gojë

Pra, banditët dhe kryebanditët e bandave politike që nga majat e shtetit e treguan veten se nuk i kanë dy gishta fytyrë dhe u bënë horë dhe gaz i botës. Se vërtet është kështu po ju përkujtoj se në fushatën parazgjedhore jemi dëshmitarë të kohës se si shaheshin tamam si kurvat për njëri-tjetrin, ofendoheshin në baza kombëtare, morale të dinjitetit, janë sharë në degë e në rrënjë dhe bile në gra shtrati, tej e përtej, dhe kur vinte puna e pushtetit bëheshin bashkë, u zgërdhiheshin dhe nuk kishin turp fare që e linin popullin me gishta në gojë dhe tradhtonin që i kishin mashtruar dhe kurrë nuk vendosi vota e tyre. Pastaj, u ngatërroheshin për një fjalë goje dhe nga inati si thuhet: "Për inat të nuses më vdektë djali, apo për inat të vjehrrës shkoi nusja te mullinxhiu për të provuar "Musë Tahirin" për punë të lezetit. Gjergj Kastrioti në kohen e tij, për ata që ndërronin fiset thoshte: "Mos u bëni si kurvat që ulen në prehrin e çdo kujt...". Tashti kur ndalesh dhe analizon se çka ka ndodhur me këta dhe këto rrenacake, dylberë, të pafytyrë, përse nuk kanë një grim, karakter dhe moral. Përse nuk u vjen turp nga mosha që kanë, që janë baba, apo nënë, gra të martuara apo beqaresha të vonuara. Përse e bëjnë këtë?

Për interesa të tyre personale nuk lënë asgjë pa bërë

Merreni shembull kohët e fundit se si ndodhi me pufin dhe seksklubin e 'Vetëvendosjes'. Merreni shembull me këta cuba të pafytyrë, Shpend Ahmetin e Shpend zezën se si i luajnë, si thotë shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare, origjinal:"Po i luaj vidhet si kurva...". Këtë yrnek ndoqën këta, tallën bythën me popullin dhe elektoratin dhe u pasuruan për dhjetë-njëzet breza dhe bile i pasuruan edhe rrospitë e tyre dhe u bënë supermilionerë që deri dje nuk kishin tamam bukë për të ngopur barkun. Pra, po del se politika është si kurvë, origjinën e kanë nga ky soj politikanësh në Kosovë që nga paslufta e deri sot që dhanë ata shembuj për të bindur. Kur isha gjimnazist, dëgjoja disa gra të familjeve rome, aty rrotull, që i ndante vetëm rruga duke u sharë: "Ta bëftë burri jem kështu, e ta bëftë ashtu dhe më besoni jam i habitur me fjalorin banal të tyre, që edhe sot e mbaj mend në tru". Të njëjta veprime ky soj politikanësh i bëjnë sot pa fije turpi, që si të ishin rritur me ta bashkë. Dhe për të mos e zgjatur muhabetin më tej dhe për të mos i ra rrotull, sebep i këtij shkrimi u bënë bredhjet e disa të pafytyrëve dhe të pafytyrëve, që kërcejnë degë më degë si korbat shëtitës. Të paktën të kenë turp për popullin që po e maltretojnë dhe se do i zë haku i tyre dhe do t´i vrasë një kokërr rrufeje në ditën me diell. Mbajeni mend këtë! Se sa për fytyrë, moral, karakter këta dilenxhinj, hajna nuk kanë dert. Këta për interesa të tyre personale nuk lënë asgjë pa bërë. I bëjnë të gjitha të zezat dhe nuk skuqen në fytyrë, sepse nuk kanë gjak të skuqur njeriu, këta janë një specie shtazësh. Kam lexuar edhe diçka interesante:"Devetë kur bëjnë marrëdhënie ikin prapa shkurreve të mos i shoh kush. Pra, më shumë vëmendje e sigurojnë veten që të mos i bien në sy askujt dhe shikoni dhe binduni. Kurse kësaj specie nuk kanë turp dhe këto lezete i bëjnë para popullit, si ndodhi me ngacmimet seksuale. Dhe, krejt në fund fare tani jam bindur plotësisht se politika qenka kurvë. Shembujt i pashë këto ditë...!

Për këto që flas dhe sPër interesa të tyre personale nuk lënë asgjë pa bërë Merreni shembull kohët e fundit se si ndodhi me pufin dhe seksklubin e 'Vetëvendosjes'. Merreni shembull me këta cuba të pafytyrë, Shpend Ahmetin e Shpend zezën se si i luajnë, si thotë shkrimtari i madh i letrave shqipe, Ismail Kadare, origjinal:"Po i luaj vidhet si kurva...". Këtë yrnek ndoqën këta, tallën bythën me popullin dhe elektoratin dhe u pasuruan për dhjetë-njëzet breza dhe bile i pasuruan edhe rrospitë e tyre dhe u bënë supermilionerë që deri dje nuk kishin tamam bukë për të ngopur barkun. Pra, po del se politika është si kurvë, origjinën e kanë nga ky soj politikanësh në Kosovë që nga paslufta e deri sot që dhanë ata shembuj për të bindur. Kur isha gjimnazist, dëgjoja disa gra të familjeve rome, aty rrotull, që i ndante vetëm rruga duke u sharë: "Ta bëftë burri jem kështu, e ta bëftë ashtu dhe më besoni jam i habitur me fjalorin banal të tyre, që edhe sot e mbaj mend në tru". Të njëjta veprime ky soj politikanësh i bëjnë sot pa fije turpi, që si të ishin rritur me ta bashkë. Dhe për të mos e zgjatur muhabetin më tej dhe për të mos i ra rrotull, sebep i këtij shkrimi u bënë bredhjet e disa të pafytyrëve dhe të pafytyrëve, që kërcejnë degë më degë si korbat shëtitës. Të paktën të kenë turp për popullin që po e maltretojnë dhe se do i zë haku i tyre dhe do t´i vrasë një kokërr rrufeje në ditën me diell. Mbajeni mend këtë! Se sa për fytyrë, moral, karakter këta dilenxhinj, hajna nuk kanë dert. Këta për interesa të tyre personale nuk lënë asgjë pa bërë. I bëjnë të gjitha të zezat dhe nuk skuqen në fytyrë, sepse nuk kanë gjak të skuqur njeriu, këta janë një specie shtazësh. Kam lexuar edhe diçka interesante:"Devetë kur bëjnë marrëdhënie ikin prapa shkurreve të mos i shoh kush. Pra, më shumë vëmendje e sigurojnë veten që të mos i bien në sy askujt dhe shikoni dhe binduni. Kurse kësaj specie nuk kanë turp dhe këto lezete i bëjnë para popullit, si ndodhi me ngacmimet seksuale. Dhe, krejt në fund fare tani jam bindur plotësisht se politika qenka kurvë. Shembujt i pashë këto ditë...!

 Për këto që flas dhe shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike

(Kosova Sot)