Kosova është nën mbrojtjen e çeliktë të SHBA-së dhe të NATO-s

Kosova është nën mbrojtjen e çeliktë të SHBA-së dhe të NATO-s
  • 21 March 2018 - 10:37

Analizë shkencore për domosdonë e bashkimit kombëtar (2)

SHKRUAN: PROF.DR. MEHDI HYSENI

Autorët e "teorisë së lojërave" të pakufishme të politikës së jashtme të Shqipërisë me interesin strategjik kombëtar të shqiptarëve në Shqipërinë Etnike, që janë vetëm në favor të oligarkisë së politikës mafioze shqiptare në pushtet, dhe të aleatëve të greko-serbë për t'i mbajtur ende shqiptarët "pengje" të paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, po qe se nuk i riformulojnë të gjitha vendimet e tyre në dobi të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm shqiptar në Ballkan, s' ka dyshim se do të ballafaqoheshin me pasoja dhe me rreziqe të paparashikuara

Këtë "konkluzion" të gabueshëm për mosndryshimin e kufijve sipas Metës dhe Gjingjiqit në Ballkan, që në vitet e 90-ta të shekullit XX, e ka përgënjeshtruar pavarësimi i Sllovenisë, i Kroacisë, i FYROMit(Maqedonisë artificiale të Josip B. Titos), i Malit të Zi, dhe së fundi, më 17 shkurt 2008, edhe pavarësimi i Republikës së Kosovës[12]. Shqipëria si "shtet i izoluar" mbrojti me sukses sovranitetin territorial dhe shtetëror të saj (1945-1990) Këtë konkluzion e mbështet edhe ky argument i Xhudi Demsit (Judy Dempsey) : " Gjatë pushtetit të tij si " dorë e fortë " në krye të Partisë së Punës në Shqipëri, që nga viti 1946 deri më 1985, politika e jashtme e Enver Hoxhës me ngulmësi, e mbrojti pavarësinë e Shqipërisë, së pari nga Jugosllavia, më 1948, së dyti nga Bashkimi Sovjetik, më 1961, së treti nga Kina, më 1978. Ata që e kanë kundërshtuar në këtë drejtim, janë likuiduar. "[13] Shqipëria si një nga shtetet më të vogla ballkanike, brenda periudhës së saj të mëparshme gjysmëshekullore (si shtet i varfër socialist), ia arriti që të thyejë traditën bizantine të "dhunimit" të kufijve të shtetit të përgjysmuar shqiptar nga ndërhyrja dhe masakrat makabër të forcave banditeske ushtarakopolicore të shteteve serbosllave, sikurse në vitet e hidhura dhe të gjakosura të popullit dhe të shtetit shqiptar(1912, 1913, 1919, 1920…, etj.). Gjithashtu, ia arriti, që të përballojë trysninë e egër të makinerisë ushtarako-propagandistike të ortodoksizmit carist-komunist të Bashkimit Sovjetik, duke mos pranuar, që të hyjë në "lojën" strategjike, e as të mos e luajë rolin e mediatorit midis dy superfuqive të mëdha botërore( BRSS-SHBA) përkitazi me ndonjërin nga vendet fqinje ballkanike. Pretendimet territoriale të doktrinës së sllavizmit bizantin ndaj territorit dhe interesave jetike të kombit shqiptar në Ballkan, janë zhvilluar edhe pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, nën maskën e ashtuquajturit "komunizëm vëllazëror internacionalist" të ish-BRSS-së, dhe në veçanti të liliputanëve të tij sllavë të Evropës Lindore dhe Juglindore. Për ta shndërruar Shqipërinë (e cunguar 50% nga territori dhe populli i saj autokton, si rrjedhim i kongreseve dhe i konferencave ndërkombëtare evropiane: 1878, 1913, 1919, 1946) në "oazë paqeje" për interesa të veta gllabëruese gjeopolitike, politika e jashtme dhe diplomacia e ishBRSS-së, si hap të parë kishte vendosur bazat e saj ushtarake sovjetike në ujërat territoriale të saj. Mirëpo, ky "idil" i panatyrshëm sovjetik-shqiptar, falimentoi në fillim të viteve të gjashtëdhjeta, si pasojë e ndërhyrjes së ish-Bashkimit Sovjetik në çështje të brendshme të Shqipërisë. Ky edhe ishte shkaku kryesor i prerjes së marrëdhënieve diplomatike të Tiranës me Moskën (1961), si dhe i tërheqjes së tetë nëndetëseve sovjetike nga ujërat territoriale shqiptare. Kështu që deri në vitin 1968, kur forcat e përbashkëta ushtarake të Traktatit të Varshavës e invaduan Çekosllovakinë, midis Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik mbretëroi klimë e akullt dhe e tendosur, që ndër të tjera kishte për pasojë, edhe kontradiktat ideologjike, si dhe përpjekjet e vazhdueshme të udhëheqjes komuniste sovjetike me Nikita Hrushçovin në krye, për të rrëzuar pushtetin shtetëror të Enver Hoxhës. Pikërisht, duke u mbështetur në këto fakte, si dhe në ndërhyrjen e ish-BRSS-së në Çekosllovaki (gusht 1968), shteti shqiptar e denoncoi Traktatin e Varshavës( të formuar më 1955 si kundërpeshë ndaj Paktit NATO). Mirëpo, sovjetikët, formalisht (deri me zhbërjen e Traktatit të Varshavës, më 1990) kurrënjëherë nuk e kanë pranuar formalisht tërheqjen e Shqipërisë nga traktati theksuar

Angazhimi direkt ushtarak i Rusisë në anën e agresorit serbomadh

Motivi kryesor i ish-Bashkimit Sovjetik, që me çdo kusht Shqipërinë ta fuste në "ombrellën" e sferës së vet të interesit, kishte karakter strategjik, gjeopolitik dhe ideologjik komunist. Së pari, kjo i mundë- sonte daljen në Mesdhe dhe, së dyti, ishte në përputhje me konceptet strategjike ushtarake të Traktatit të Varshavës. Edhe sot (1990-2017), pas ndryshimeve demokratike në Evropën Lindore dhe Juglindore (pas rënies së BRSS-së dhe aleancës së saj politiko-ushtarake, që përfshinte vendet e Evropës Lindore të ashtuquajturit kampi socialist) interesimi i Rusisë për Ballkanin si sferë "tradicionale" e ortodoksizmit sllav, është tejet i madh dhe, në veçanti paraqet rrezik potencial për qenien shqiptare në Ballkan, edhe pse Shqipëria është anëtare e NATO-s, që nga viti 2009; edhe pse Kosova është pavarë- suar, dhe tani e njohin 114 shtete të OKBsë; edhe pse Kosova është nën mbrojtjen e çeliktë të SHBA-së dhe të NATO-s, rreziku permanent nga Rusia është i pranishëm për Kosovën, dhe gjithashtu, edhe për Shqipërinë. Këtë provojnë edhe faktet e politikës dhe të strategjisë ushtarake të Moskës, e cila, tani ka ndërtuar bazën e saj të madhe ushtarake në Nish të Serbisë, si dhe ndihmat dhe armatimi i Serbisë nga Rusia me aeroplanët ushtarakë "Mig-29" dhe me arsenal tjetër ushtarak, të cilët ia ka livruar Serbisë. Këtë rrezik e ka provuar edhe rreshtimi i politikës, dhe angazhimi direkt ushtarak i Rusisë në anën e agresorit serbomadh në Kroaci, në Bosnjë, në Kosovë dhe në IRJM kundër kroatëve, boshnjakëve dhe shqiptarëve (1990- 1999). Mirëpo, sa ia vlen kjo, kur politika e jashtme e Shqipërisë së nanoistëve dhe berishistëve i pati "futur veshët në lesh", e po shtirej si " e painformuar" në këtë aspekt, sikurse vërtet " të mos kishte ndodhur asgjë tragjike" mbi kurrizin e shqiptarëve në Kosovë, në Kosovën Lindore dhe në Iliridë. Kjo sjellje arrogante dhe e papërgjegjshme e politikës së jashtme shqiptare ndaj interesit të përgjithshëm të qenies shqiptare në Shqipërinë e kolonizuar etnike, në kuptimin e ngushtë dhe të gjerë u ngjet sjelljeve amorale dhe shpërfillëse të një kryefamiljari të shthurur, (i cili për shkaqe të vagabondizmit vetjak të shfrenuar, në çdo çast është i gatshëm ta sakrifikojë interesin e shenjtë të familjes, duke u interesuar të krijojë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët e tij, por, jo edhe me anëtarët e afërt të bashkësisë së tij familjare).

Ambiciet filosllave të diplomacisë tregtare shqiptare

Në këtë mënyrë po vepron edhe politika e jashtme e Shqipërisë, e cila i ka çimentuar marrëdhëniet diplomatike me amalgamën armike sllave në Beograd, në Shkup, në Podgoricë dhe në Athinë, kurse me shtetasit e vet në Shqipërinë etnike, jo që ka marrëdhënie "të ngrohta" vëllazërore sikurse me diplomacinë shtypëse dhe shfrytëzuese të metropoleve kolonialiste, të theksuara ballkanike, por edhe i anatemon, duke i "këshilluar", që të mos ia prishin baraspeshimin politik, ekonomik dhe tregtar përfitues me partnerët e vet të "demokratizuar" dhe "besnikë" serbë, sepse, sipas logjikës "realpolitike" , distancimi nga aleanca sllave, do të thotë edhe "izolimi" i Shqipërisë nga Evropa dhe nga bota!? Në të vërtetë, është e kundërta. Miqësia me sllavët në këtë formë të paskrupullt dhe të "pjellë para kohe", pa zgjidhur asnjë problem të shqiptarëve brenda territoreve të Shqipërisë etnike , të cilët ende gjenden nën "kurorën" kolonialiste sllave, sipas parimit të së drejtës ndërkombëtare dhe marrëdhënieve politike ndërkombëtare, sanksionohet si përgjegjësi nacionale për udhëheqjen e ekzistuese të Republikës së Shqipërisë. Mirëpo, pavarësisht nga shkalla e intensitetit të ambicieve filosllave të diplomacisë tregtare shqiptare ndaj identitetit politik dhe kombëtar të Shqipërisë etnike, kjo edhe më shumë do të ngjallë dhe, do të rritë në dimensione gjithëkombëtare veprimtarinë politike kombëtare dhe patriotike të të gjitha forcave dhe subjekteve politike, që janë deklaruar dhe përcaktuar me program për ribashkimin kombëtar shqiptar.[14] Efektiviteti dhe dinamika e politikës dhe e diplomacisë së këtyre dy institucioneve thelbësore (politikoushtarake) të Shqipërisë etnike, gjithsesi, do të ndikojnë në zhbalancimin e "diplomacisë së ekuilibruar" të aleancës internacionaliste-kozmopolite shqiptaresllave:Tiranë-Beograd-Shkup-Athinë- Podgoricë, me të vetmin qëllim, që të tërheqë vëmendjen e faktorit gjithëshqiptar dhe të bashkësisë ndërkombëtare,(se pikësëpari, janë pjesë integrale të interesave strategjike të SHBA-së dhe të NATO-s në Ballkan, e kurrsesi, të infektuara me interesat grabitqare, antishqiptare dhe antiamerikane të doktrinës dhe të strategjisë së Rusisë dhe aleatëve të saj në Ballkan) se normalizimi i marrëdhënieve të Republikës së Shqipërisë me aksin e shteteve kolonialiste sllave,(që sipas gramatikës së diplomacisë tradicionale dhe moderne evrolindore, nënkupton pranimin e "formulës" së nënshtrimit të shqiptarëve, sërish nën kanxhat e përgjakshme shekullore të kolonializmit imperialist sllav) është i orientuar drejtpërdrejt dhe tërthorazi kundër interesave kombëtare dhe shtetërore të shqiptarëve të Shqipërisë Etnike, si dhe kundër interesave strategjike të Shteteve të Bashkuara në Ballkan, si dhe kundër aleatëve të saj luajalë (në veçanti: Britania e Madhe, Gjermania dhe Turqia) të Aleancës së Atlantikut Verior-NATO-s. Autorët e "teorisë së lojërave" të pakufishme të politikës së jashtme të Shqipërisë me interesin strategjik kombëtar të shqiptarëve në Shqipërinë Etnike, që janë vetëm në favor të oligarkisë së politikës mafioze shqiptare në pushtet, dhe të aleatëve të greko-serbë për t'i mbajtur ende shqiptarët "pengje" të paqes dhe të stabilitetit në Ballkan, po qe se nuk i riformulojnë të gjitha vendimet e tyre në dobi të mbrojtjes së interesit të përgjithshëm shqiptar në Ballkan, s' ka dyshim se do të ballafaqoheshin me pasoja dhe me rreziqe të paparashikuara si në planin e brendshëm, ashtu edhe atë të jashtëm. -Do të vinte deri te manifestimi i antagonizmave dhe i polarizimit të pashmangshëm të politikës kombëtare gjithëshqiptare me atë kozmopolite sllave dhe pansllave.

Konkluzioni

Pavarësisht nga akuzat, nga shpifjet, nga pakënaqësitë dhe nga interesat komplementare të armiqve të brendshëm dhe të jashtëm të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, është domosdoshmëri tejet e ngutshme, që Tirana zyrtare ta ndryshojë kursin strategjik të diplomacisë dhe të politikës së jashtme të deritashme, kur është fjala për mbrojtjen dhe për ribashkimin e kombit shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike, se nuk ekziston rrugë tjetër e drejtë dhe e pranueshme për shpëtimin e shqiptarëve në Ballkan. Këtë kërkesë imperative, të domosdoshme, të ligjshme, demokratike dhe paqësore, Qeveria, Parlamenti dhe Presidenti i Shqipërisë, duhet ta formalizojnë para faktorëve relevantë ndërkombëtarë (Amerikës, BE-së, NATO-s dhe OKB-së), duke kërkuar mbajtjen e nj?ë konference ndërkombëtare, në mënyrë, që edhe më tej (në këtë shekull) të mos mbetet i "arkivuar"-pazgjidhur problemi kolonial i shqiptarëve në Ballkan, pavarësisht nga deklarata e gabuar infantile politike dhe diplomatike e Ilir Metës e vitit 2001, se gjoja "nuk ekziston çështja shqiptare"!? Në qoftë se nuk do të ketë ndryshim kufijsh, i cili nënkupton status quo-n e gjysmë kombit shqiptar dhe të gjysmës territorit autokton shqiptar nën sundimin e egër kolonial dhe neokolonial sllavo-bizantin, atëherë përgjegjësinë historike, kombëtare dhe shtetërore, do ta marrin liderët politikë dhe shtetarët shqiptarë, Jo as Amerika e as Evropa Perëndimore. Si politika, ashtu edhe diplomacia shqiptare, duhet t'i braktisin "parullat ditore" stereotipe të politikës propagandistike sllavo-bizantine, se gjoja "Evropa nuk po lejon ndryshimin e kufijve"!? Ky nuk është kurrfarë argumenti justifikues as de fakto e as de jure, kur dihet se qe 30 vitet (1990- 2017), politika dhe diplomacia e Tiranës zyrtare, asnjëherë nuk e ka ngritur zgjidhjen e problemit kolonial të shqiptarëve, në asnjë instancë evropiane dhe ndërkombëtare. - Atëherë, shtrohet pyetja logjike, pse jemi aq të verbër, aq amoralë politikisht, aq të padrejtë dhe aq joparimorë, pa asnjë argument dhe, pa asnjë fakt, po e fajësojmë BE-në dhe Amerikën, kur asnjëra e as tjetra, as OKB-ja, as NATO-ja nuk kanë marrë kurrfarë kërkese formale zyrtare nga qeveritë e derisotme të Republikës së Shqipërisë (1990-2017), që të rindërkombëtarizohet dhe të rishqyrtohet problemi kolonial shqiptar në Ballkan. Si presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, ashtu edhe Kuvendi dhe Qeveria e tij, duhet të mbajnë parasysh faktin historik dhe legjitim, se shqiptarët në Iliridë, në Çamëri, në Mal të Zi, në Serbi (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) nuk mund të cilë- sohen si "problem minoritar", por vetëm si problem i pazgjidhur kolonial (1912- 2017). Prandaj, arsyeja etike, humane, historike, kombëtare, politike, diplomatike, juridike, demokratike dhe paqë- sore e thotë, që Tirana zyrtare, duhet të kërkojë urgjentisht organizimin e një Konference Ndërkombëtare për zgjidhjen e problemit kolonial shqiptar në Ballkan. Ndryshe, do të marrë përsipër përgjegjësinë historike sikurse në rastin e Kosovës (1998-1999), e cila dështoi për ta mbrojtur nga terrori dhe nga gjenocidi i Serbisë Slobodan Milosheviqit, ku si pasojë gjetën vdekjen "11.840 shqiptarë ; 1.392 fëmijë deri në 18 vjeç; 296 fëmijë deri në 5 vjeç; 1.739 femra; 1.882 të moshuar mbi moshën 65-vjeçare; 1.450 banorë ende janë të pagjetur; 20.400 femra të dhunuara shqiptare; shtëpi të shkatërruara - dëmtuara të popullatës shqiptare: 100.589; shkolla të shkatërruara - të dëmtuara me dokumentacion: 358; zyra të vendit: 71; shtëpi kulture: 30;biblioteka publike dhe shkollore: 93; objekte shëndetësore: 123; objekte fetare (xhami, teqe, tyrbe): 215; kisha katolike: 5; objekte ndihmëse - përcjellëse: 88.101. "-Që të mos përsëritën gjenocide të këtilla serbo-sllave mbi shqiptarët dhe mbi Shqipërinë Etnike në Ballkan, Shqipëria e Ilir Metës ka të drejtë dhe për detyrë, që t'i kërkojë dhe t'i mbrojë shqiptarët dhe territoret e Shqipërisë Etnike. Ndryshe, do të humbasë të drejtën historike, legjitime dhe legale mbi to. Kështu, thuhet edhe në këtë konstatim të ekuilibruar politik dhe diplomatik: " Nuk më duket e drejtë, por, përkundrazi, të sakrifikohet gjysma e kombit shqiptar: shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Preshevës, të Bujanocit, të Medvegjës, shqiptarët e Kosovës, shqiptarët e Maqedonisë, shqiptarët e Malit të Zi, shqiptarë dhe shqiptarët e Çamërisë, nën pretekstin e evitimit të konflikteve në Ballkan. Shqipëria demokratike nuk duhet të hezitojë para faktorëve ndërkombëtarë, patjetër, duhet t'i kërkojë territoret e banuara me shqiptarë…"

(Autori është anëtar i Akademisë Shqiptaro-Amerikane të Shkencave dhe të Arteve të Nju-Jorkut, SHBA)

(Kosova Sot)