Do të ketë kërkesa edhe për luftimin e korrupsionit?!

Do të ketë kërkesa edhe për luftimin e korrupsionit?!
  • 22 March 2018 - 08:05

Pas votimit të Demarkacionit

SHKRUAN: ARMEND HALIMI

Se luftimi i korrupsionit është kusht ndër kushtet, shembull kemi pasur Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat ishin izoluar jo për çështje demarkacioni, por pikërisht për shkaqe të korrupsionit dhe krimit të organizuar

Demarkacioni kaloi, tradhti apo heroizëm do të tregojë historia, sikurse shumë vetave iu këndohet kënga sot. Por, shtrohet pyetja, sa do të ketë kërkesa nga qytetarët për luftimin e korrupsionit?! Se sa jemi vërtet shoqëri përparimtare do të sfidohemi nga ky kusht, si ndër kushtet më të rëndësishëm jo vetëm për liberalizim, por edhe për integrim të plotë në bashkësinë ndërkombëtare. Se luftimi i korrupsionit është kusht ndër kushtet, shembull kemi pasur Rumaninë dhe Bullgarinë, të cilat ishin izoluar jo për çështje demarkacioni, por pikërisht për shkaqe të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Mirëpo, shpresojmë se bashkësia ndërkombëtare, me në krye me Amerikën, do të jetë shpëtim i Kosovës, sikurse ishte shpëtim edhe për dy vendet e apostrofuara. Pra, sikurse u sfidua territori i vendit, pritet të sfidohen mafia, e cila gjendet sot në çdo segment të pushtetit.

(Autori është magjistër i studimeve të sigurisë, i diplomuar pranë EJL, Tetovë)

(Kosova Sot)