Këlyshi i UDB-së serbe është këshilltar i Hashim Thaçit!?

Këlyshi i UDB-së serbe është këshilltar i Hashim Thaçit!?
  • 13 April 2018 - 08:10

Baton Haxhiu me banditët e kanë bërë hallkamë shtetin

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Kur shpërtheu lufta në Kosovë, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të prirë nga komandanti legjendar, burri i Drenicës, Adem Shaban Jashari, u përball me ushtrinë çetnikoserbe, që zotëronte makinerinë më moderne të luftës dhe bëri batërdi mbi ta, Baton Fazli Haxhiu, ky këlysh i UDB-së serbe, ka bredhur si korb shëtitës, nëpër istikame të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të nesërmen sulmoheshin nga hordhitë çetnike serbiane. Langoi Baton Haxhiu gjatë luftës ka shëtitur lokalet e UDB-së në Beograd më shumë se dhomat e tij dhe është pritur i privilegjuar dhe pa asnjë therë në këmbë, ku asnjë shqiptar nuk guxonte të hynte në Beligrad. Ky ju kujtohet në demonstrata, ku u kall flakë Beligradi, ishte aty. Zagari antishqiptar, Baton Haxhiu, është djali i spiunit Fazliut, por në Kosovë njihet si FAZLI QELI, kam shkruar se kush e rekrutoi në UDB, takohet në kohën e luftës, në Kosovë, ku derdhej gjaku lum dhe ku çetniket e Drazh Mihajlit, pinin me lugë gjakun e njomur shqiptar, takohet në hotelin luksoz të 'Brezovicës' me kryeudbashin, shefin e tij, Jovica Stanishiqin. Ky derdimen dhe shushunja serbe, Baton Fazli Haxhiu, për t´i humbur gjurmët e krimit dhe të spiunimit, në 'Brezovicë' sajon planin e vrasjes, kinse e kanë vrarë dhe me dorën e tij merr telefonin dhe i bie TANJUG-u (Tajna Agencija Nova Jugosllavia) dhe jep lajmin se kinse e kanë vrarë, për të matur pulsin e popullit se si po reagon. Më kujtohet mirë se reagimi i popullit ishte si të ngordhë një qen i zgjebosur i Zhivoradit! Shih për këtë, langoin e Zhivoradit, Baton Fazli Haxhiun, e merr MUP-i (Ministranstvo Unutrashnje Poslove - Ministria e Punëve te Brendshme) dhe me veturën luksoze e fusin si nuse në Maqedoni. Dhe, ky dylber i Serbisë, Baton Fazli Haxhiu, se si mundohet të humbë gjurmët e këtij takimi tinëzar se akoma nuk është zbuluar për krimet që ka bërë me çetniket e Drazh Mihajlit, që vranë e prenë me pushkë, me hanxhar e sakicë, dhunuan mijëra femra shqiptare arsyetohet se kinse udbashët nga Serbia kanë ardhur te ky se si t´i mundësojë lidhjen me Mahmut Bakallin dhe kur nuk ka rrëfyer se përse te ky pikërisht, përse udbashët dhe pikërisht kryeudbashi...?

Nuk ka sistem të mirëfilltë gjyqësor

A dini ju popull se karafili serbian me librezë zyrtare, Baton Fazliu, në kohën e luftës, kur bombardohej Kosova, caqet e ushtrisë, milicisë dhe paramilitare dhe Serbia nga NATO, ku ndodhej ky? Ky ndodhej jo në mal as në luftë, por ndodhej në dhomat luksoze të hotelit "GRAND" në Prishtinë, me Sorrosin dhe këlyshin tjetër serb, nxënësin e Zemunpoljes, djalin e ambasadorit serbosllav, Rexhai Sorroit, Vetoni dhe njëkohësisht nipi i Sezair Surroit, që e vranë shqiptarët që luftonte për jugosllavët e qenit plak Titos dhe pas vrasjes serbosllavët e shpallën hero. Aty ndodhej edhe një gazetare greke... Pra, ky langua serbian, Baton Haxhiu, kurrë nuk rrëfehet publikisht, se si ka vepruar kundër shqiptarëve me udbashët serbianë, me hordhitë e Drazh Mihajlit dhe mercenaret rusë. Nuk rrëfehet se nuk ka sistem të mirëfilltë gjyqësor. Sepse në këtë sistem gjyqësor janë instaluar nga kopeja e staneve të qenit plak Titos dhe ky hiri i kësaj zezënaje nuk jep shpresë për të zbuluar gjë sepse ndër dej kanë gjakun e zhupanëve dhe vojvodëve të gjakut serbian. Zagari i UDB-së serbe, Baton Haxhiu, a dini se është drejtor i kanalit televiziv që quhet KLAN SERBIA? Po a dini se ky kanal antishqipar përse është kundër shqiptarëve, që bënë thirrje për përçarje dhe për vëllavrasje? Nuk e dini, ndoshta!? Sepse financohet nga banda serbiane Devolli, mafio-oligarkët e nëntokës kriminale kundër shqiptarëve që deshi t´i vrasë shqiptarët dhe t´i tredhë që të mos shtohen. Beogradi ka kanale të posaçme, për Kosovë se çfarë mallra të futen ndër shqiptarët KU FLITET GJUHA E ARBËRIT. Kjo bandë vrastare pastroi stallat e kafshëve të serbosllavisë me Dragan Raçen dhe krundet e qenve dhe derrave i futi në Kosovë, pa tatim duke dëmtuar buxhetin e shtetit me qindra miliona euro dhe i futi në mullirin e vdekjes i kamufloi dhe i shpërndau si miell, me simptome kancerogjene. Langoi i Serbisë dhe këlyshi i UDB-së serbe, Baton shkerdhata, turrë e vrap shkoi te Panajot Panariti, ministër i asaj kohe të Edvin Kristaq Rama dhe i dalldisur se përse i ktheu krundet që perse nuk i la të helmohen e të tredhen shqiptarët. Dhe, ja po të kishte sistem gjyqësor në Kosovë, po të mos ishin aty zagaret e qenit plak Titos, që kanë dënuar nacionalizmin, separatizmin, irredentizmin shqiptar dhe më pas bënin dyzen ahengu duke pirë "Slivovicë", do e kapnin këtë dhe mafioolikgarkët, banditët Devolli. E para, se sa qindra miliona e dëmtua buxheti i shtetit me kontrabandë, tentim vrasja me helmim i miliona shqiptarëve dhe, dhe... Dhe, për të mos i numëruar edhe 1001 raste të tilla të spiunazhit, hajnisë të këtij spiuni të UDB-së kundër shqiptarëve, është këshilltar i Hashimit të Brojës. Ju e njihni Hashimin me siguri, që kishte fjetur në rogosht prej kashte në Brojë, ju ndoshta e njihni Hashimin edhe që ishte azilant si unë, aty në Zvicër e unë në Gjermani. Po dallimi në mes meje dhe tij është se unë që nga viti 1993 nuk kam ditë pushimi, as të shtunave e as të dielave dhe se punoj në dy firma. Çka s´kam punuar, ndërtimtari, i kam dhënë-ngarë vinçit, në fabrikë kam larë enë nëpër restorante, kam larë edhe tualetet e çmos. E për Hashimin e Brojës thonë se ka vjedhur në treg xhinse dhe ka shitur. Dorën në zemër unë nuk e kam parë me sy, por e kam lexuar disa herë. Këtë e thashë se nuk ka intelekt dhe kush e këshillon!

Si ka mundësi të krahasohen xhelati dhe viktima

Kësaj radhe për t´i mos numëruar një nga një dhe për të mos i zbardhur të gjitha të përmendim vetëm një rast, për t´i lenë rastet tjera në ditët në vijim. Të marrim vetëm Gjykatën Speciale. Hashimi i Brojës e pranoi, e solli, e aprovoi dhe jo vetëm këtë, por i ndërsente të tjerët se patjetër që ta pranojmë duke mos menduar me rradaken e tij se është e dëmshme, që si ka mundësi të krahasohet xhelati dhe viktima. Po ky, kur pa se do i digjet bishti dhe lëkura. Spiuni i UDB-së serbe, BATON HAXHIU, e këshillon Thaçin, që të ngrihet kundër kësaj gjykate. Baton Haxhiu, këtë e bënë me urdhër të Serbisë, krejt me qëllim të na armiqësoj kundër Amerikës, Gjermanisë, Bashkimit Evropian. Dhe, ky dallkauk pa menduar fare e trazoi dhe e hallakati Kosovën, bile ky halabak thoshte se edhe do ta nënshkruajë. Po. po, kështu thoshte dikur ky gjarpër nën gjethe që të kafshon tinëzisht dhe helmueshëm... Për të mos e zgjatur më tej dhe për t´i mos i ra muhabetit rrotull, për sot po e le me kaq, vetëm t´iu vë në dijeni se Hashimi i Brojës po thonë se është president, sepse ky erdhi me pazare të ish-jugosllaveve, të dalë nga UDBA serbe që quhet LDK. Sa për t´iu përkujtuar se kjo ka hyrë në faqet e historisë që jam duke punuar, se kopili i Titos, hajni i Diasporës, krahu i djathtë i kryetradhtarit dhe drogirashit, Rrahman Zeza, që quhet ISA MUSTAFA. Ky kopil i Titos bënë pazare me kopukun tjetër Hashimin e Brojës: Më zgjidhni kryeministër dhe ty të zgjedhim president dhe ju kujtohet sa zgjati kjo katrahurë që banditët nuk binin dakord për të luftuar për pushtet e jo për shtet dhe merita e kopilit të Titos, i epokës së Rrahmanzinjve, Isa Mustafa e bëri president dhe anasjelltas. Pra, nuk është meritë e popullit dhe votës së lirë. A ju kujtohet kur kopili i Titos, Isa Mustafa, në kohen e qenit plak Titos e të kasapit, Slobodan Millosheviqit SHANTE SHQIPTARËT NË ÇDO TRE RRESHTA!? Historia nuk harron. Zotin Dorëzani! Katrahurat dhe hallakamat në Kosovë, Shqipëri dhe kudo ku flitet shqip i bënë, spiuni i udb-së serbe Baton Fazli Haxhiu, por me këshilla serbe se për këtë punë paguhet dhe është bërë supermilioner. Një gjë jam i sigurt se të gjitha do t´i mbesin në fyt, sepse kështu është i shkruar fati i tradhtarëve, spiunëve, hajnave dhe banditëve. Mbajeni mend të gjitha do të paguhen në këtë botë. Edhe këta këlysh janë në këtë udhë të gabuar.

Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)