Donald Trump mbron interesat amerikane

Donald Trump mbron interesat amerikane
  • 16 April 2018 - 10:45

Vetëm tani ekonomia amerikane ka filluar që ta ripërtërijë fuqinë e vet

Shkruan: PETER NAVARRO 

Kur Kina iu bashkua Organizatës botërore të tregtisë (OBT) në vitin 2001, ajo kishte premtuar se do të respektonte rregullat e rendit tregtar ndërkombëtar. Në vend të kësaj, ajo theu çdo rregull të tregtisë së lirë, për ta zgjeruar GDP-në e saj vjetore të produkteve vendore, nga 1.3 trilion, në 11.2 trilionë dollarë. Në ndërkohë, që nga viti 2001, nën presidencat Bush dhe Obama, ekonomia e SHBA-së humbi më shumë se 60,000 fabrika dhe me miliona vende të punës në prodhimtari. Vetëm tani ekonomia amerikane ka filluar që ta ripërtërijë fuqinë e vet, falë planit katër pikësh, të rritjes ekonomike, të presidentit Donald Trump: shkurtimi historik tatimor, një valë e derregullimit konstruktiv, lirimi i sektorit energjetik të Amerikës dhe progresi në disa fronte tregtare - duke filluar nga tarifat vendore në energjinë solare deri te një marrëveshje e re, më të drejtë me Korenë jugore. 

Mundësia për negocim Sidoqoftë, përparimi me një Kinë vazhdimisht proteksioniste mbetet i pakapshëm. Sigurisht, kjo nuk është për shkak të mungesës së përpjekjeve amerikane. Kur presidenti Trump mori detyrën, ai i dha Kinës çdo mundësi për të negociuar një fund të praktikave të saj të padrejta tregtare, duke organizuar një samit në prill në Mar-a-Lago dhe duke vizituar Pekinin në nëntor. Përkundër këtyre ofertave paqë- sore, kinezët kanë refuzuar t'iu japin fund praktikave të tyre të padrejta tregtare; dhe deficiti tregtar i SHBA-së në mallra me Kinën është rritur nga 347 miliardë dollarë në vitin 2016 në 375 miliardë dollarë gjatë vitit të parë të presidentit Trump në detyrë. Ndërsa deficiti i tregtisë rritet, Kina vazhdon të vjedhë pronën intelektuale amerikane dhe të detyrojë kompanitë amerikane që veprojnë atje, për të dorëzuar teknologjitë e tyre kryesore, në këmbim të qasjes në tregun kinez. Tani, fondet sovrane kineze të pasurisë dhe faktorët e tjerë shtetërorë po pastrojnë Luginën e Silikonit duke u përpjekur të blejnë stolitë e kurorës të industrisë amerikane të teknologjisë së lartë. Asgjë më pak se e ardhmja ekonomike e SHBAsë është në rrezik nga sulmet e Kinës ndaj teknologjisë dhe IP-së amerikane, dhe ofertës së saj merkantiliste për të kapur industritë e teknologjisë së lartë në zhvillim. Në manifestin e saj të politikës 'Made in China 2025', qeveria kineze ka synuar në mënyrë eksplicite industritë që shkojnë nga inteligjenca artificiale, robotika dhe informatika kuantike tek automjetet vetjake, veglat automatike të makinës dhe pajisjet mjekë- sore të avancuara. Nëse Kina i kap këto industri, SHBA-ja thjesht nuk do të ketë një të ardhme ekonomike. Nuk është vetëm prosperiteti amerikan në rrezik. Strategjia e Sigurisë Kombëtare e Trump-it përshkruan një Bazë të Inovacionit të Sigurisë Kombëtare që siguron njohuritë intelektuale dhe kapitalin njerëzor për të siguruar që SHBA-ja të mbetet e sigurt. Prona intelektuale të cilën Kina përpiqet ta marrë, është zemra e këtij koncepti dhe një çelës për mbizotërimin ushtarak të Shteteve të Bashkuara. Për shkak të aksioneve të larta të përfshira, në gusht, presidenti Trump udhëzoi Robert Lighthizerin, përfaqësuesin tregtar të SHBA-së, për të shqyrtuar hetimin e politikave dhe praktikave të paligjshme të Kinës për transferimin e teknologjisë. Pas shqyrtimit të rezultateve të atij hetimi, presidenti vendosi 50 miliardë dollarë tarifa mbi produktet kineze të teknologjisë së lartë dhe zbatoi kufizime të rëndësishme investimi që do të parandalonin kapitalin shtetëror kinez nga blerja e së ardhmes së Amerikës. Kritikët e presidentit Trump janë të shpejtë të fajësojnë luhatshmërinë e fundit të tregut të aksioneve për politikat tregtare të presidentit.

Tregtia duhet së pari të jetë e drejtë dhe reciproke Realiteti është se çmimet e aksioneve janë të nxitura nga rritja e fitimeve dhe rritja e të ardhurave nxitet nga rritja ekonomike. Agjenda e Trumpit ka vënë ekonominë amerikane në një rrugë drejt rritjes së fuqishme dhe të ardhurave të korporatave. Reagimi i Kinës ndaj mbrojtjes së ligjshme të atdheut amerikan nga Trump ka qenë një Mur i Madh i mohimit - pavarësisht nga prova të pakontestueshme të sjelljes së paligjshme dhe proteksioniste të Pekinit. Në vend të kësaj, Kina po sulmon fermerët amerikanë me kërcënimin e tarifave hakmarrëse, me shpresën e dukshme të dëmtimit të një komponenti kyç të koalicionit që e vuri presidentin Trump në detyrë. Megjithatë, ka një arsye, pse presidenti gjendet prapa tavolinës në Zyrën Ovale. Dhe kur ai merr qëndrim, Trump qëndron për popullin amerikan - dhe fermerët amerikanë. Trump kërkon vetëm një begati të përbashkët të bazuar në paqen tregtare. Vizioni i tij është ai i një sistemi tregtar global i lirë nga disbalancat dhe praktikat e padrejta që tani frenojnë, jo vetëm SHBAnë, por në të gjithë botën. Për të realizuar këtë vizion, tregtia duhet së pari të jetë e drejtë dhe reciproke. Politikat e Kinës kanë shtrembëruar tregjet dhe dëmtojnë prodhuesit në mbarë botën. Vendet e tjera ka kohë që kanë ndarë shqetësimet dhe brengat e SHBA-së dhe ne i mirëpresim vendet me prirje të ngjashme për të ndërmarrë veprime konkrete me ne për të luftuar politikat shtrembëruese të tregut. Këto parime janë themeli i politikave tregtare të administratës Trump. Do të ishte një ndryshim i mirëpritur nëse gjithashtu edhe Kina do t'i përqafonte ato