Turpi i INSAJDERIT!

Turpi i INSAJDERIT!
  • 20 April 2018 - 07:56

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Ky mekanizëm idiotesk dhe kriminal, kohë pas kohe, bën sihariqe dhe në cilësi të të akuzuesit, bën insinuata të ndryshme dhe tipike kriminale. Kështu veproi edhe në informacionin e dhënë më 18.04.2018, duke me futur mua (Muhamet Kelmendin) në kuadër të ndaljes nga policia në Mitrovicë në vitin 2015, me rastin e rivarrimit të eshtravetë Isa Boletinit, për gjoja se unë isha i dyshuar për terrorizëm. Vetë kjo përfolje nëpër media, që janë në shërbime të dreqit, që udhëhiqen nga individët e paskrupullt, si Berat Buzhala, Vehbi Kajtazi etj., tregon sa të pandërgjegjshëm janë dhe sa e duan Republikën.

Mua personalisht fare nuk më vjen keq pse këta me një mijë forma dhe mjete akuzojnë. Kjo për faktin se këta njerëz fare nuk i respektoj as si njerëz. Thjesht: Më përfolën njerëzit e pamerituar (shih: Vehbi Kajtazi) për çështjen tonë dhe të cilët kurrë një cent për shtetin e Kosovës nuk e kanë dhënë dhe një punë të ndershme nuk e kanë kryer në historinë etyre. Kjo më tregon se armiqtë e kombit tim janë ende të fortë. Armiqtë e Republikës janë ulur në mediet elektronike, në pushtet dhe në shumë institucione. Ku nuk gjinden dhe natyrisht e dërmuan shtetin. Ps. Unë e kam akuzuar Policinë e Kosovës për akuzën e tillë dhe pres që Gjykata Themelore shpejt ta ftojë seancën gjyqësore dhe të vendosë.

(Kosova Sot)