Gjuha e vetme, të cilën e kupton Putin-i

Gjuha e vetme, të cilën e kupton Putin-i
  • 20 April 2018 - 09:26

Shkruan:Steven L. Hall

Putin-i nuk mund të bindet me llafe, që të pushojë së mbështeturi presidentin sirian Assad

SHBA-ja duhet të flasë me gjuhën, të cilën Putin e kupton më të miri: me gjuhën e fuqisë dhe të pasojave konkrete. SHBA-ja dhe aleatët e saj duhet ta përdorin njërën prej veglave të pakta diplomatike, me të cilën ende mund të ndikojnë te Kremlini: sanksionet ekonomikeNë fakt, kur ndalemi e mendojmë se ku të fillojmë me adresimin e problemeve të shumta në Siri, atëherë Rusia është vend i mirë për t'ia filluar. Natyrisht, Siria dominohet nga një diktator autoritar, i cili është më se i gatshëm që ta masakrojë popullsinë e vet, duke përdorur metoda të tmerrshme, duke përfshirë edhe gazrat helmuese dhe bombat kasetore. Dhe Rusia, e cila vazhdon që të thotë se qeveria e Assad-it është legjitime, e ka mbështetur këtë regjim brutal gjoja në luftën e tij kundër ISIS-it, por në fakt, për shkak të përparësisë së vet (Rusisë) në regjion. Sulmet e fundit me gaz sarin, të lansuara nga forcat e Assad-it nga një bazë ku ishte i pranishëm edhe kontingjenti rus, e bën të vështirë për çdo person të arsyeshëm që të besojë se Rusia nuk ka haber çka është duke ndodhur. Shtëpia e Bardhë ka përdorur këtë sulm për ta nënvizuar nevojën që Kremlini të ndërmarrë ndonjë veprim kundër regjimit të Assad-it dhe, natyrisht, Rusia është duke rezistuar.

Rusia dëshiron t'i tregojë botës se duhet të merret seriozisht

Sikur që është e qartë nga përdorimi i vetos, të mërkurën, në KS të OKB-së nga ana e Rusisë, ky vend nuk do të shkojë më tutje, sesa apeli për një hetim ndërkombëtar të incidentit. Për fat të keq, në fund të fundit, SHBA-ja dhe Perëndimi duhet ta përfshijnë Rusinë në kontekstin e zgjidhjes së problemeve në Siri, duke pasur parasysh se rrallë, nëse ndonjëherë, Kremlini ka ofruar ndihmë në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme për Uashingtonin. Por, le ta pranojmë: Ne ia bëmë këtë vetes sonë, duke lejuar Putin-in që të intervenonte në vakumin e pushtetit në Siri, kur shtetet perëndimore vendosën që të mos e bënin një gjë të tillë. Ta kemi të qartë, interesi më i rëndësishëm i Rusisë në Siri nuk ka të bëjë me portet e ujërave të nxehta ose me bazat ushtarake, por për ta shfrytëzuar këtë konflikt tragjik, për ta fituar statusin e fuqisë së madhe në tavolinën ndërkombëtare. Rusia dëshiron t'i tregojë botës se duhet të merret seriozisht, dhe se është çelës për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. Rusia është eksperte në krijimin dhe krizave dhe trazirave, duke u përkujdesur që vetë të ngelet në konflikt, duke e paraqitur më pas veten si pjesë të zgjidhjes. Duke pasur parasysh dallimet e mëdha midis Kremlinit dhe Uashingtonit në lidhje me Sirinë, SHBA-ja duhet të flasë me gjuhën të cilën Putin e kupton më të miri: me gjuhën e fuqisë dhe të pasojave konkrete. SHBA-ja dhepakta diplomatike, me të cilën ende mund të ndikojnë te Kremlini: sanksionet ekonomike. Kjo metodë nuk ofron kënaqësinë emocionale sikur përdorimi i raketave, por mos harroni: sanksionet aktuale kundër Rusisë ekzistojnë për shkak se ajo e aneksoi Krimenë dhe vazhdoi që të përzihej në punët e brendshme të Ukrainës. Ato sanksione e kanë dëmtuar ekonominë e Rusisë më shumë sesa që Putin është i gatshëm që ta pranojë. SHBA-ja dhe aleatët e saj duhet ta bëjnë të ditur se Rusia ishte garantuesi fillestar që të mos ndodhnin sulme kimike në Siri, dhe se Kremlini ose dështoi ta kryente këtë detyrë, ose mbylli njërin sy ndaj vazhdimit të përdorimit të armëve kimike nga regjimi i Assad-it. Disa kanë thënë se Rusia, në fakt, ka qenë bashkëpjesëmarrëse në sulmet e fundit me armë kimike në Siri. Në mënyrë që të mos përfshihemi në debate të marra me Moskën rreth asaj se kush i përdori armët kimike, duhet bërë të qartë se sanksionet e reja nuk bazohen vetëm te sulmet me armë kimike. Përdorimi i bombave kasetore dhe krimet e tjera, të cilat de facto janë duke u mbështetur nga Rusia, meqë ajo e mbështet Assad-in, janë arsye të mjaftueshme për vendosjen e sanksioneve shtesë kundër Rusisë. SHBA-ja dhe aleatët e saj duhet ta kenë një plan, i cili i rrit mundësitë e një rezultati pozitiv në Siri Do të ishte më së miri dhe më efikase sikur Rusisë t'i bëhej me dije se vendosja e sanksioneve shtesë është e paevitueshme, një vendim që tani është marrë nga administrata e re në Uashington, si reagim ndaj sulmeve të fundit me sarin. Presidenti Trump mund të përpilojë sanksionet e reja relativisht shpejt. Përfitimi i mbështetjes së aleatëve, edhe pse i dëshirueshëm, nuk është esencial. Rusisë duhet prezantuar një zgjidhje konkrete: ose të punojë me Perëndimin, SHBA-në dhe me qeveritë e interesuara të Lindjes së mesme për ta siguruar largimin e kontrolluar të Assad-it nga Siria, apo të ballafaqohet me sanksione ekonomike, për shkak të përdorimit të Assad-it si marionetë të Rusisë. Rusëve duhet kërkuar edhe që të merren me përfshirjen e Iranit në Siri, meqë Putini vetë ia ka caktuar Rusisë detyrën e ndërmjetësit me regjimin iranian. Nuk ka dyshim se Rusia nuk do të pajtohet me këtë, duke e quajtur të padrejtë kërcënimin me sanksione shtesë, si shkelje të së drejtës ndërkombëtare, si provokim etj. Por, tërë kjo është sjellje standarde e Rusisë dhe SHBA-ja dhe BE-ja vetëm duhet t'i dëgjojnë këto ankesa, sikur që prindërit i dëgjojnë ankesat e fëmijës të tyre adoleshent, pasi që ia kanë ndaluar që të dalë në mbrëmje në qytet. Largimi i Assad-it, edhe pse një hap i mirë fillestar, nuk do t'i zgjidhë të gjitha çështjet e konfliktit në Siri. Ekzistojnë çështje legjitime, të paraqitura nga rusët dhe të tjerët, se kush do ta marrë pushtetin pas largimit të Assad-it. Shqetësimi që një qeveri e re siriane do të përfaqësohet nga xhihadistët është shqetësim real dhe ne mund të presim që Rusia të na e rikujtojë Libinë e periudhës pas Gadafit.

SHBA-ja dhe aleatët e saj duhet ta kenë një plan, i cili i rritë mundësitë e një rezultati pozitiv në Siri.

Por, në fund të fundit, nuk kemi nevojë që t'i finalizojmë të gjitha planet për largimin e Assad-it. Djalli qëndron te detajet. Vazhdimi i përfshirjes së Rusisë në Siri do ta sigurojë këtë. Por, ne duhet të pranojmë se politika e 'durimit strategjik' e ka lënë Rusinë në një pozitë për ta luajtur rolin në zgjidhjen e katastrofës siriane. Tani është detyrë e SHBA-së dhe Perëndimit që të sigurojnë se Rusia e luan këtë rol në një mënyrë që të shkojë në të mirë të Sirisë, apo të ballafaqohet me pasoja.

(Steven L. Hall është pensionuar nga CIA në vitin 2015, pas një periudhe prej 30 vjetësh të udhëheqjes dhe menaxhimit të operacioneve të inteligjencës në Eurazi dhe Amerikë Latine). 

(Kosova Sot)