Si dhe kush e shkatërroi "Vetëvendosjen"!?

Si dhe kush e shkatërroi
  • 21 April 2018 - 09:48

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

Cili ishte roli i Blerim Devollit, Adem Grabovcit, Hashim Thaçit, Baton Fazli Haxhiut, spiunit të UDB-së serbe për shkatërrimin e "Vetëvendosjes"? Sa para morën Shpend Ahmeti, Dardan Sejdiu, Dardan Molliqaj dhe ku i shpërndan? Për çka deputetja Shqipe Pantina e quan hajn Albin Kurtin dhe ku shkonin paratë? Sa para paguanin deputetët dhe përse nuk paguante asnjë cent Rexhep Selimi? Përse Rexhep Selimi kishte edhe vozitës personal? Ku dhe si Dardan Molliqaj tha se do të ketë sulme në deputetë, në ministra, do të sulmohen me vezë dhe përmend emrin e Petrit Selimit...? 

Në gazetën më të lexuar në Ballkan, fjalën e kam në gjuhen shqipe, që quhet "KOSOVA SOT", i pari kam bërë publike se do të shkatërrohet "Vetëvendosja" në 25 copë, në shtator dhe tetor të vitit 2017. Mirëpo, disa dallkaukë dhe kokëboshë nuk e besonin dhe kur doli se lajmi është i vërtetë, ata futen bishtin ndër vegë dhe heshtën të turpëruar. Sido që të jetë, tani burimi im shumë i sigurt dhe shumë i vërtetë zbulon edhe disa marrëzi që nuk dihen në popull, se kush janë dhe si e shkatërruan këtë seksklub dhe kush financonte për të shkatërruar këtë kope cubash e hajdutësh, se kush ishin dilenxhinjtë dhe dylberët me ushkur hapur, që u financuan nga klani famëzi, shumë më i rrezikshëm se klani i Zemunpoljes, që quhej KLANI PRONTO, i kopjuar nga klanet mafioze siciliane dhe kalumbiane dhe se grupin tjetër duke errasur deri në grykë me para me thasë nga këlyshi i UDB-së serbo-çetnike të Drazh Mihajlit,kumbara i kryekriminelit, Jovica Stanishiqit,spiunit të UDB-së, ama me librezë zyrtare,langoi i Serbisë fashiste,dylberi dhe karafili, që shante shqiptarët në çdo tre rreshta e që ka emër dhe mbiemër, që quhet BATON FAZLI HAXHIU dhe HAJNI Blerim Devolli, denbabaden dhe me tradita të moçme serbiane,Blerim Devolli.

Tradhtimi i votuesve

Për të shkatërruar "Vetëvendosjen", klanet e nëntokës mafioze kanë filluar që disa cuba të këtij klubi t´i financojnë me para të majme. Klani PRONTO, klan shkatërrues kundër Kosovës, pak më zi se klani i Zemunpoljes, përmes Hashim Thaçit, Adem Grabovcit dhe spiunit tëUDB-së serbiane, krushkut të Jovica Stanishiqit, Baton Fazli Haxhiut. Sipas burimit tim, deri më tani shumë të sigurt dhe shumë të saktë, se Dardan Sejdiu, zhvillonte dhe zhvillon takime me Baton Haxhiun, ndërkaq Dardan Molliqaj dhe Shpend Ahmeti kanë zhvilluar dhe zhvillojnë akoma takime me Adem Grabovcin. Pra, këta në vitin 2017, kanë derdhur dhe kanë ndarë para, bile si thotë burimi kane shkrepur para. Adem Grabovci, përmes oligarkut Blerim Devolli, kanë financuar Dardan Molliqajn, por thekson se kanë marrë paga deri në 2800 euro. Kurse Shpend Ahmeti, Dardan Molliqaj dhe Dardan Sejdiu kanë marrë deri në 3500 euro. Deputetja Pantina, Albin Kurtin e sheh si plaçkitës, bile sipas burimit, Albin Kurti i ka detyruar deputetët që tëpaguajnë po ashtu, një shumë të mirë parash, kur "Vetëvendosja" financohej edhe nga jashtë. Kurse për RexhënRexhep Selimin, thotë se ky kauboj ka edhe vozitës (shofer personal) dhe Rexha nuk paguante asnjë cent, bile edhe vozitësin e ka paguar nga paratë e tyre. Shqipe Pantina thotë se Albin Kurti, më tepër i ngjan një hajduti, që sipas saj nuk tregon se ku kanë mbetur një shumë e madhe parash. Dardan Molliqaj, në një ndejë tinëzare tregon planin se do të ketë sulme në shumë deputetë, ministra, ku ndër ta përmend emrin e Petrit Selimit... Pra, le t´i shohë populli se si banditët dhe kryebanditët kanë vepruar kundër interesave të popullit dhe për interesa të tyre personale. Po ashtu, le t´i shohin edhe ata votuesit që i tradhtuan, mashtruan dhe nuk e respektuan votën e tyre, por, në formë cubash, kusarësh dhe hajdutesh u pasuruan dhe u bënë supermilionerë dhe votuesit dhe popullin e lanë me gishta ne gojë. 

Oligarkët nuk njohin ligje e as Kushtetutë

Oligarkët e shkatërruan Kosovën deri në palcë, nuk njohin ligje, nuk njohin Kushtetutë, nuk ka gjyqësi, janë matrapazë dhe puthadorë dhe sahanlëpirës të deridjeshëm të qenit plak Titos dhe kasapit Slobodan Milosheviq, që vranë mijëra shqiptarë, që dhunuan mijërafemra, që dogjën tokën e Kosovës, pikërisht këta janë të instaluar në gjyqësinë e kalbur të Kosovës dhe këta vagabondë për interesa serbiane kanë dënuar dhe etiketuar shqiptarët me llojlloj epitetesh dhe pastaj kanë bërë gosti dhe dyzen ahengu me def e me violinë... Për këta tradhtarë që dënuan shqiptarët do të publikojmë shumë aktakuza dhe aktgjykime se si i kanë dënuar shqiptarët me montime politike. Këta janë tradhtarë, këta janë spiunë dhe jashtëqitje e kombit. Kësaj radhe kaq, për sot, për të vazhduar me shkrimet në vazhdim me krerët e shitur shtetëror, me Qeverinë kuislinge, me Kuvendin kukull të cilët janë të mbushur me plot banditë shkuar banditëve dhe hajna shkuar hajnave që mashtruan popullin dhe prapa kurrizit të tyre u bënë supermilionerë që deri para lufte nuk kishin brekë për të veshur. Nuk duhet heshtur karshi kundër këtyre banditëve, mos u bëni frikacakë, mbroni shtetin dhe interesat e qytetarëve dhe mos i përkrahni banditët dhe kryebanditët që shtrojnë dreka e darka dhe bëjnë dyzen ahengu me gjakësorët serbo-çetnikë që na vranë e na prenë me hanxhar e sakicë duke prerë koka shqiptarësh e bënin dekoracion nëpër pab-klube me llamba elektrike. Ky soj është i ndyrë. Zotin dorëzan!

(Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike)

(Kosova Sot)