Me OKB-në komunikon vetëm shteti, jo partitë politike

Me OKB-në komunikon vetëm shteti, jo partitë politike
  • 25 April 2018 - 10:43

SHKRUAN: PROF.DR.MEHDI HYSENI

P roblemin kolonial të shqiptarëve në OKB mund ta ngrejë vetëm Tirana zyrtare, jo asnjë parti politike (qofshin ato me "brumë" etrusk, pellazg apo ilir a bizantin etj., s'ka fare rëndësi përmbajtja e tyre), sepse nuk kanë karakter ndërkombëtar e as nuk janë të njohura ndërkombëtarisht, sikurse që është rasti me shtetet si subjekte juridike të së drejtës ndërkombëtare. Prandaj, në këtë kontekst, iluzionet dhe ëndrrat e shkreta të disa liderëve partiakë se gjoja partitë e tyre me fondament antik pellazg-ilir do ta "zgjidhin" çështjen koloniale në Ballkan, vetëm duke cituar rezoluta të OKB-së për shkolonizimin, është vetëm një utopi dhe vetëkënaqësi, asgjë më shumë sepse shprehur popullorçe OKBja-ja nuk është mulliri i Rrah Peranit, që kush të ketë nevojë të hedhë drithë për të bluar në "gurin" e tij, por organizatëpolitike ndërkombëtare me karakter dhe me vlerë universale, që sipas Kartës së saj "Kreu III Neni 7, Pika 1, përbëhet nga: Asambleja e Përgjithshme, Këshilli i Sigurimit, Këshilli Ekonomik dhe Shoqëror, Këshilli i Kujdestarisë, Gjykata Ndërkombëtare, si dhe nga një Sekretariat. Misioni dhe veprimi i Kombeve të Bashkuara (struktura e së cilës përbëhet nga 193 shteteanëtare) është në ruajtjen e sigurisë dhe paqes botërore, të bashkëpunimit politik, ekonomik dhe të zhvillimit të marrëdhënieve të mira dhe të ndërsjella ndërfqinjësore, si dhe të përhapjes së tolerancës, të promovimit, të mbrojtjes dhe të respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut në dimensione ndërkombëtare".

OKB-ja nuk është ndonjë firmë, kompani apo korporatë private

Jo vetëm subjektet politike (partitë,lëvizjet, lidhjet, frontet etj.), por as shteti i Kosovës nuk gëzon të drejtën ligjore, që OKB-së t'ia drejtojë kërkesën për shqyrtimin e problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan, ngase Kosova nuk është subjekt juridik i së drejtës ndërkombëtare e as anëtare e Kombeve të Bashkuara. Prandaj, pavarësisht nga dëshira, interesi dhe domosdoshmëria, që problemi kolonial shqiptar në Ballkan të shqyrtohet dhe të gjejë zgjidhje të drejtë dhe përfundimtare në kuadrin e Kombeve të Bashkuara, kërkesën ligjore për këtë qëllim mund ta bëjë vetëm Qeveria e Republikës së Shqipërisë si subjekt i së drejtës ndërkombëtare dhe anëtare me të drejta dhe detyrime të plota e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (1955 - 2018). Prandaj, liderët e subjekteve të ndryshme politike nuk duhet që të spekulojnë me Kombet e Bashkuara, se gjoja kanë të drejtë dhe atë kapacitet ligjor juridik ndërkombë- tar, që lutjet dhe peticionet e tyre direktt'ia dërgojnë për shqyrtim OKB-së. Kjo nuk qëndron as juridikisht e as politikisht ngase OKB-ja nuk është ndonjë firmë, kompani a korporatë private, që mund t'i drejtohen individët e ndryshëm me kërkesat e tyre. Për të mos spekuluar me OKB-në dhe me opinionin publik shqiptar, liderët e subjekteve politike shqiptare gjoja për "bashkimin kombë- tar", kërkesat e tyre mund t'ia dërgojnë vetëm Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, jo OKB-së në NjuJork, sepse nuk janë kurrfarë "partneri" i saj as de-fakto e as de-jure.

Premtimi në erë

Është e vërtetë se OKB-ja (Asambleja e Përgjithshme dhe Këshilli i Sigurimit) sipas autorizimit dhe kompetencave të Kartës së saj ka të drejtën e plotë legale që të merret edhe me shqyrtimin dhe me trajtimin e problemit kolonial në dimensione ndërkombëtare. Këtë të drejtë të OKB-së e provojnë roli, kontributi dhe praktika 73-vjeçare e saj në procesin e shkolonizimit të shumë popujve dhe vendeve në kontinentet e Afrikës, të Azisë dhe të Amerikës Latine, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945-2018). Mirëpo, Kombet e Bashkuara nuk janë në dijeni për problemin e pazgjidhur kolonial shekullor të shqiptarëve në Ballkan, sepse gjatë ekzistencës dhe veprimit të vet73-vjeçar asnjë qeveri e Republikës së Shqipërisë nuk ka ushtruar ndonjë kërkesë zyrtare për shkolonizimin e gjysmës së shqiptarëve dhe të Shqipërisë (Kosovë, Iliridë, Çamëri, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë dhe Malësi e Madhe). Këtu ka ndeshur "sharra në gozhdë", je të partitë, as të lëvizjet politike shqiptare, sepse këto nuk kanë kurrfarë autorizimesh e as kompetenca lidjore, që në vend të shtetit shqiptar, t'i ushtrojnë kërkesë formale OKB-së për të debatuar problemin kolonial shqiptar në organet e saj kryesore (Asamblenë e Përgjithshme dhe në Këshillin e Sigurimit). Prandaj, nuk është e moralshme, as ligjore, as e logjikshme, as e vërtetë e as fare realiste, se ndonjë parti a lëvizje politike shqiptare mund t'u ushtrojë ndonjë kërkesë politike të tyre Kombeve të Bashkuara, që ka të bëjë me vënien në "rend dite" të zgjidhjes së problemit kolonial të shqiptarëve në Ballkan (1912-2018). Përkundrazi, një premtim i tillë në erë është vetëm spekulim dhe mashtrim sa për t'i hedhur hi syve opinionit publik shqiptar, me qëllim të riparimit të marketingut politik për ta grabitur ndonjë votë apo për të fituar ndonjë favor të mundshëm në dobi të afirmimit të programit të tyre me "busulle" kombëtare

(Kosova Sot)