Shpend Ahmeti e ringjall platformën milosheviqiane

Shpend Ahmeti e ringjall platformën milosheviqiane
  • 14 May 2018 - 08:11

SHKRUAN: RESHAT SAHITAJ

Që nga Pavarësia e këtej, në skenën politike kosovare po ngrihen figura politike me biografi të dyshimta, që në shumicën e rasteve janë bijtë e bijat e ish-bashkëpunëtorëve të Shërbimit Sekret jugosllav, e mbase edhe vetë spiunët më në zë të asaj kohe, duke u paraqitur si engjëj shpëtimtarë të atdheut tonë. Këta individë i serviren popullit tonë si njerëz pa të cilët vendi ynë nuk do të ishte çliruar e me një vizion gjoja si largpamës. Kjo garniturë spiunësh e bijë spiunësh i akuzojnë të gjithë të tjerët, të cilët që nuk iu nënshtruan sistemit represiv serb dhe na konsiderojnë si naivë, budallenj… që sipas të cilëve nuk është dashur të binim në burgjet jugosllave, se vetëm budallenjtë burgosën, nuk është dashur të luftonim se vetëm të çmendurit kanë menduar se me luftë çlirohet vendi ynë. Kjo është kasta më e privilegjuar në Kosovën e pasluftës, në mesin e së cilës bëjnë pjesë edhe Shpend Ahmeti, Visar Ymeri, të cilët me aktin e tyre më të ri e ringjallën Kaqusha Jasharin, e cila ishte pjesë e strukturave të sistemit të Milosheviqit dhe Ali Shukriut. 

Shpend Ahmeti, 'Kali i Trojës'

Nuk ka asnjë dyshim se Shpend Ahmeti është një personalitet, i cili u ngrit duke e shfrytëzuar autoritetin e dikurshëm të Albin Kurtit dhe të VV-së, ku kishte aderuar më ftesën private të Visar Ymerit që kështjellën ta marrin nga brenda, siç edhe ndodhi. Pas dështimit të partisë së tij dhe të Ilir Dedajt, iu bashkëngjitën Albin Kurtit, i cili do t'i fuste në gjirin e tij duke i besuar verbërisht këshillave të Visar Ymerit, pa e ditur Albin Kurti se po e fuste brenda 'Kalin e Trojës' , nga " barku" që do të dilnin për ta shkatërruar VV-në dhe tërë kryeqytetin e Kosovës. Hyrja e Shpend Ahmetit në VV nuk ishte e rastësishme, por e planifikuar në atë mënyrë që rreth tij t'i afronin e t'u jepnin poste të rëndësishme disa militantëve të këtij grupi të ri, më të cilët do ta përdhosnin figurën e Albin Kurtit për ta shembur dhe për ta hequr nga skena politike. Qëllimi i parë ishte që ngadalë të krijonin figura artificiale për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm dhe ta pushtonin partinë. Në skenën politike partiake dolën figura kurrë më parë të njohura për opinionin tonë, e që shumica prej tyre ishin bijtë e bijat e spiunëve të Serbisë. Gjatë pesë vjetëve të fundit, grupi i Shpend Ahmetit dhe Visar Ymerit po ngjiteshin në piedestalin e VV-së e krahas kësaj iu bashkëngjitën kompanisë "Devolli" ku në bashkëpunim me këtë kompani do të pasuroheshin skajshmërisht të gjitha palët, e madje edhe disa militantë. Nga jashtë VV-ja kishte krijuar imazh të mirë, por brenda saj lulëzonte krimi i organizuar politikekonomik, e madje edhe droga dhe prostitucioni. Në momentin kur Shpend Ahmeti po mendonte si ishte më i fortë se kurrë, bëri përpjekje ta largonin Albin Kurtin krejtësisht nga skena politike, mirëpo pa e ditur se Albin Kurti e kishte përkrahjen sekrete nga Irani, Turqia, Serbia dhe Rusia. Serbia dhe Rusia nuk do t'i lënë në baltë miqtë e tyre, as Albin e as Shpend Ahmetin, andaj ëmbëlsira do të ndahet për gjysmë: një pjesë Albinit e një Shpend Ahmetit.

Pse e ringjallën PSD-në?

Krijimi i PSD e ka një historik të gjatë sa të mirë po aq edhe enigmatik. Fillimisht në krye të PSD-së ishte Luljeta Pula, me të cilën kisha bashkëpunim gjatë kohëve të vështira që përjetonte populli ynë. Kaqusha Jashari do ta ndante partinë në dysh dhe nga ajo kohë e deri sot, ende në kujtesën tonë jehojnë krahu i Luljetës dhe i Kaqushës. Me një deklaratë të Kaqushës dhe Azem Vllasit, populli shqiptar do të dilte në përkrahje të këtyre dy bashkëpunëtorëve të qeverisë së Milosheviqit dhe do të brohorisnin "Azemi-Shota!". Kaqusha ishte sinonim i Shota Galicës e Azem Vllasi krahasohej më Azem Galicën. Harruan skamnorët tanë të varfër e të uritur, se këta dy personalitete kishin bërë çdo gjë për zgjatjen e sundimit të robërisë sonë! Pas përfundimit të luftës, Kaqusha Jashari do të privilegjohej gjithnjë nga Qeveria e Hashim Thaçit, po ashtu do t'i bashkëngjitej edhe gjeneral Agim Çeku, i cili do të bëhej pjesë e PSD-së, jo se kishte nevojë për këtë parti me një autobus anë- tarësh, por për t'i dërguar selam Serbisë se ne jemi me ty, dhe nuk ka asgjë që na ndalë nga rruga juaj dhe strategjia afatgjate për nënshtrimin politik dhe ekonomik të Kosovës. Hapave të paraardhësve të tij po i shkon edhe Shpend Ahmeti, i cili u fut në gjirin e PSD-së së Kaqusha Jasharit. A ishte e nevojshme të futeshin në gjirin e Kaqushës?! Mendoj se do të kishte qenë mirë të krijonin një forcë të re politike me figura të pakonsumuara politikisht, e jo me figura që kurrë Kosova nuk ua ka pa hairin. Mirëpo, është urdhri nga qyteti i Bardhë që Kaqusha Jashari të mbetet figurë emblematike që ka kontribuar për popullin tonë më shumë se Adem Demaçi. Çka është Adem Demaçi për Dukagjin Goranin dhe Shpend Ahmetin?! Dukagjin Gorani e konsideron Adem Demaçin si kryetar të magjupëve (po i citoj fjalët ashtu siç i ka thënë vetë Dukagjini). Nëse Dukagjin Gorani e konteston këtë që shkruaj për herë të parë për të, mund të më kundërshtoj, por ai e di se mu këto fjalë ia tha një moderatorit në Tiranë si ta prezantonte Adem Demaçin në emisionin ku ishte edhe Dukagjini më Baton Haxhiun. Çfarë e mire pritet nga Dukagjin Gorani, i cili simbolin e rezistencës kombëtare e konsideron magjup?! Natyrisht se ky do të arsyetohet duke na treguar se ishte pjesëmarrës në Rambuje dhe shumë procese të tjera që po kalonte Kosova, por ky e di që unë e di se në cilin klan bëjnë pjesë Dukagjin Gorani, Baton Haxhiu, Shpend Ahmeti…. Shkuan në PSD, për t'i ringjallur hijet e errëta të sistemit të kaluar. Është për t'u habitur se si nuk shkuan te Luljeta Pula, por të Kaqusha Jashari ! Shkuarja në gjirin e Kaqusha Jasharit ka ngjallur reagime të shumta kudo në Kosovë. Ja se ç'shkruan Erëza Velaj "… Është trup e jo respekt ndaj secilit votues të tyre e secilit qytetar të Prishtinës me u marrë më parti të re, e Prishtina plot pluhur e bërllok… S'ka asnjë aktivitet kulturor e artistik. Asnjë investim kapital. Që pesë vjet veç ankesa e çjerrje patetike. Kaos total në kryeqytet. Kanë shfrytëzuar çdo moment për kalkulime politike duke prolonguar projekte që ata si individ me fituar e qytetarit me iu vështirësuar jeta… Sharje e fyerje në rrjete sociale duke i nënçmuar, e ofenduar -jo vetëm individët që nuk janë pajtuar me ta, por edhe nënat, motrat e bashkëshortët e tyre… " (11maj 2018). Në anën tjetër, po ashtu reagon Luljeta Pula, e cila më 12 maj 2018 deklaroi: "Është keq identifikimi i Shpend Ahmetit dhe të tjerëve me Kaqusha Jasharin, e cila ishte e përzgjedhura e Milosheviqit. Ishte edhe kuadër i antishqiptarit Ali Shukriu. "Kaqusha Jashari ka qenë e përzgjedhura e Milosheviqit. Mendoni që pa izën e Milosheviqit do të bëhej kryetare e Komitetit Krahinor. Ka qenë kuadër i Aliu Shukriut, fytyrës më të urryer ndër shqiptarë". 

 

(Kosova Sot)