Më mirë me ushtri se pa Ushtrinë e Kosovës

Më mirë me ushtri se pa Ushtrinë e Kosovës
  • 18 May 2018 - 08:29

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Në kuadër të ideve për formimin e Ushtrisë së Kosovës po dalin mendime të ndryshme dhe diametralisht të kundërta. Këtej janë këto ide mbi Ushtrinë e Kosovës: 1. Ushtria nuk i duhet Kosovës kur ky vend e ka NATO-n; 2. Kosovës i duhet zhvillim ekonomik e jo ushtria; 3. Më mirë pa ushtri se me të e multietnike; 4. Një ushtri që s'ka kapacitete mbrojtëse nuk i duhet Kosovës. Ka edhe mendime të tjera, por mua më duken shumë qesharake dhe aspak shkencore në kuptimin e shtetit dhe të drejtës, sikundër edhe në fushën humanitare etj.

Faktorët themelorë

Ushtria hyn në kuadër të faktorëve themelorë për ekzistimin e shtetit. Nuk ka teori shkencore që nuk i përmend disa faktorë që janë themelorë. Ata janë: 1. Pushteti shtetëror, 2. Populli dhe 3. Tërësia territoriale. Në kuadër të tyre del se ushtria është faktor themelor i shtetit. Nuk ka as pushtet, as popull të lirë dhe as tërësi territoriale të garantuar pa ushtri. Dhe, shumë mirë është që në Kosovë është NATO-ja. Por, sa do të jetë ky mekanizëm ushtarak ndërkombëtar në Kosovë askush nuk e di! Ajo varet nga interesat gjeostrategjike të shteteve vendimmarrëse dhe nga marrëdhëniet midis perëndimit dhe lindjes. S'ka dyshim se duhet të zhvillohet baza ekonomike dhe të punohet në përmirësimin e gjendjes sociale dhe të arsimit të shkatërruar në Kosovë.

Ushtria është e para

Kosova duhet të luftojë shumë papunësinë dhe skllavërinë në sektorin privat ku shfrytëzimi i punë- torëve dhe të tërë kuadrit të punë- suar është i lartë. S'ka dilemë se pushteti shtetëror duhet të spastrohet nga ishshërbëtorët e UDB-së, si dhe të korruptuarit dhe nga kriminelët që e kanë kapur shtetin. Këto janë detyra themelore. Po a është dhe sa do të jetë Ushtria e Kosovës e aftë për të mbrojtur shtetin dhe kombin varet nga ajo se çka ndërtohet. E nëse nuk ndërtohet ashtu sikundër dëshirohet, prapëseprapë është shumë më mirë me ushtri se pa Ushtrinë e Kosovës. Kush del në ndihmë nëse vjen deri te fatkeqësitë natyrore, sikundër janë tërmetet, epidemitë a vërshimet? Mendoj se ushtria është e para. E nëse NATO-ja e lëshon Kosovën, sështë më mirë, me një Ushtri të Kosovës apo pa ushtri? Po nëse sulmohet Kosova, e NATO-ja është jashtë, kush e mbron vendin dhe bën mobilizimin e masave, pavarë- sisht se thuhet se Serbia është e fortë dhe Ushtria e Kosovës është multietnike! I theksova këto fakte për të treguar domosdoshmërinë e ndërtimit të Ushtrisë së Kosovës. E madhe a e vogël, e aftë a jo e aftë, organizatë humanitare apo çfarë, të rrotullohet si të dëshirohet, me ushtri është shumë dhe shumë më sigurt. Aftësinë mbrojtëse të saj nuk e zbehin 10% që janë minoritarë. Aty janë myslimanët, romët, turqit, serbët, ashkalinjtë etj. Kështu dhe në këtë mënyrë është edhe në ushtritë e mëdha kudo në botë. S'ka ushtri tipike të pastër.

(Kosova Sot)