Pse Asociacioni serb në Kosovë!

Pse Asociacioni serb në Kosovë!
  • 21 May 2018 - 08:01

Minoritetit serb iu dhanë të drejta absolute

SHKRUAN: MUHAMET KELMENDI

Nuk ka fushë që minoriteti serb në Kosovë nuk ka të drejta absolute. Ato konsistojnë në vendet e rezervuara në Kuvend (10). Minoritetit serb iu ka pranuar tërësia territoriale dhe Lista Serbe e formuar nga Vuçiq udhëheq nëpër komuna. Në territorin ku jeton minoriteti serb është bërë ndjekja e tërësishme e shqiptarëve. Vetëm në Mitrovicën andej Ibrit janë dëbuar 12500 shqiptarë. Në tokat, në shtëpitë dhe në banesat e shqiptarëve janë vendosur familjet serbe nga Serbia. Në Veri nuk ka qasje fare pushteti qendror i Kosovës. Serbët nuk paguajnë fare taksa e tatime, ndërsa nga buxheti i Kosovës marrin rroga nëpër komuna, në administratë, në shëndetësi; marrin ndihma sociale dhe pensione, deri edhe rrymën elektrike ua paguan Prishtina etj. Mendohet se deri në 100 milionë euro paguhen për minoritetin serb. Pushteti nuk ka ndikim as në arsim, as në administratë, as në çështjet pronë- sore e juridike. Nuk ka qasje fare as në rend dhe në luftën kundër kriminalitetit. Minoriteti serb është i përkëdheluri i Prishtinës, i UE dhe i shumë shteteve të tjera në botë. Thjesht: janë qytetarë të rangut të lartë aristokrat ku nuk i nënshtrohen pushtetit qendror fare. Pra, pse Asociacioni? Çka duan ata më shumë se sa kanë! Serbët në Veri e në komuna ku janë shumicë i kanë të gjitha. Asgjë nëpër ato komuna nuk ka të shtetit të Kosovës, veç të shtetit serb E Asociacioni pse? Me këtë duan qeveritarët në Beograd që të marrin edhe më shumë tokë të Kosovës. Këtë e tha krimineli Vuçiq kur tha: "Serbia duhet të fitoje diçka". Dhe këtë e vërtetoi z. Thaçi: "Kosova do të humb diçka". Këto thënie tregojnë ndarjen e Kosovës në dysh. Po ku mbeti Kosova Lindore! Pse? Pse nuk i dërgon Prishtina në shtëpitë dhe në tokat e veta shqiptaret në Mitrovicën përtej Ibrit. 12500 veta janë një numër i madh i qytetarëve. Ata duhet të kthehen atje. Por, nëse ndahet vendi dhe teoria me "humb" diçka qëndron është e domosdoshme që Prishtina mos të lëshojë Trepçën, Mitrovicën dhe Ujmanin, sikundër që duhet të kërkojë Kosovën Lindore( Luginën e Preshevës). Këto nuk duhet lëshuar! Me këto qëndrime ka mundësi të ndalet e keqja. Përndryshe nuk është Asociacioni bazë e të drejtave të njeriut e të qytetarëve, të minoritetit, sepse serbët i kanë të gjitha të drejtat e mundshme, madje në maksimum, por Asociacioni ka për qëllim ndarjen dhe copëtimin e Kosovës. Këtë nuk duhet lejuar.

 

 

(Kosova Sot)