Jeni të mbushur me gjynahe

Jeni të mbushur me gjynahe
  • 22 May 2018 - 08:25

SHKRUAN: KRYEMINISTRIT MUHAMET KELMENDI

Është jopolitike dhe aspak morale që luftën e brendshme në LDK për udhëheqje dhe kryetar ta ktheni kundër subjekteve dhe individëve që nuk kanë qasje në krijimin e problemeve në Kosovë

Z. Lutfi.Haziri! Ndoshta, po them ndoshta, sepse LDKja dhe PDK-ja janë thjesht shkaktarët kryesorë të mosliberalizimit të vizave. Nën udhëheqjen e tyre ishte (shih: PDK dhe LDK) Kosova nga pavarësia, viti 2008, deri në vitin 2017. Asnjëherë nuk kishte koalicion tjetër. Në fakt, në atë koalicion ishte edhe AKR-ja, e cila me Behgjet Pacillni dhe tyxharin
e Mitrovicës, Bahtirin, e patën bërë rrungajë Republikën. Shih tash çka po i bën Mitrovicës. Janë këto subjekte që e kriminalizuan politikën dhe ekonominë e vendit, duke ndërtuar sistem kryesisht në interesat e tyre dhe të përfitimeve të firmave të Hashimave e të Pacollëve, pa lënë edhe tuajat. E keqja është vazhdimi i rrugës shkatërrimtare. Por, vendi me këto kapacitete po vepron! LDK-ja dëshiron që fajin e vet dhe të PDK-së t'ia hedhë tash Kryeministrit. Madje, në konferencat për shtyp, duke "p.rdhur" z. Hoti po mundohet të imitojë Ibrahim Rugovën. Është bërë tamam çakall i fjalëve "zgjedhje" apo sikundër thoshte Rugova "zgjidhje" paqësore të çështjes së Kosovës. Z. Haziri! Është jopolitike dhe aspak morale që luftën e brendshme në LDK për udhëheqje dhe kryetar ta ktheni kundër subjekteve dhe individëve që nuk kanë qasje në krijimin e problemeve në Kosovë. Dihet se Qeveria aktualisht është shumë e gjerë. Qeveria ka probleme të mëdha me funksionim. Ka vështirësi të kontrollohen qeveritarët e PDK-së dhe të NISMËS që vetëm për përfitime me punësim, sikundër është dhe me ata të Behgjet Pacollit, të cilët janë vënë vetëm në interes të firmave të tyre. Këtajanë të paparashikueshëm. Po! Kjo nuk e arsyeton Ramush Haradinajn. Megjithatë, nëse shkohet te zgjedhjet dhe për një moment themi se LDK-ja i fiton, kush vjen në qeveri? Vjedhësit dhe hajdutët e Isa Mustafës dhe të Hashim Thaçit! Jo këtë nuk duhet lejuar. Nën udhëheqjen e LDK-së dhe të PDK-së u bë intensifikimi i krimit dhe i korrupsionit. Pazaret në mes të LDK-së dhe PDK-së për pushtet janë dukur nëpër bordet e firmave shtetërore. Shikoni vetëm Postë- Telekomunikacionin se çka i keni bërë. Nga një firmë qindra miliona e keni sjellë në falimentim. Pyeti z. Haziri ish-kryetarët e LDK-së se sa veta i kanë dërguar aty. Pyete z. Sejdiu dhe z Mustafa se si i vendosnin udhëheqësit në PTK dhe nga sa kanë fituar. Çfarë vjedhje kanë bërë! Kjo nuk harrohet.Po firmat e tjera publike e shtetërore çfarë likuiditeti kanë? Shikoni prokurorët dhe gjyqtarët. Të gjithë janë tuajt! Nuk iu vjen turp që dëmet që i ka sjellë mu LDK-ja Kosovës dhe PDK-ja t'ia mveshni të tjerëve. Të tjerët e kanë hisen e fajit të vet, por ato që i keni, pranoni dhe mos u përpiqni t'i largoni. Nuk largohen! Mos duhet harruar dëmin prej 60 milionëve ndaj 'Bektel Enkës' apo dëmin në fushën e energjisë, sikundër dëmet në fushën politike, me Marrëveshjen për Asociacion serb në Kosovë të nënshkruar nga Mustafa dhe Vuçiq në Bruksel. Po si i vendosët gjykatat dhe prokurorët e gjyqtarët në Mitrovicën përtej Ibrit? Ke harruar ndoshta kapjen e ministrive etj. Jo, z. Haziri! LDK-ja dhe PDK-ja, kam mendim edhe për NISMËN dhe AKR-në, janë shumë larg një politike moralisht të drejtë. Jeni të mbushur me gjynahe.

(Kosova Sot)