Vazhdojnë sulmet e medieve kundër Trump-it

Vazhdojnë sulmet e medieve kundër Trump-it
  • 22 May 2018 - 09:01

Shkruan: Dan Gainor

Fitorja ishte tepër e madhe, që disa media të mund ta pranonin

J avën e kaluar presidenti Trump pati një valë tjetër të fitoreve, edhe pse një gjë të tillë kurrë nuk do ta merrni vesh nga lajmet. Korrespodenti kryesor i CNN-it nga Shtëpia e Bardhë, Jim Acosta, e qëndisi këtë për bukuri, për çka u tall me të madhe nga konservatorët në "Twitter": "Politikat e Obamas të refuzuara nga Trump: Marrëveshja me Iranin; Marrëveshja klimatike e Parisit; Marrëveshja tregtare trans-paqësore; DACA; Mandati individual i "ObamaCare". Reagimet në "Twitter" ishin të mëdha, ku bashkëthemeluesi i "The Federalist", Sean Davis, vërejti sesi Acosta ishte duke bërë reklama kampanje për Trump-in. Është e qartë se Acosta dështoi të kuptonte sesi heqja qafe e programeve të Obamas ishte karakteristikë, e jo e metë e presidencës Trump. Presidenti Trump shtoi në listën e tij të arritjeve një fitore të madhe në Korenë e Veriut, një tjetër kundër ISIS-it dhe një kënaqësi të veçantë derisa karriera e një kundërshtari të lartë, ishte shkrirë për vetëm pak minuta. Vala e fundit e fitoreve të presidentit u nis në një lëvizje të lartë në kryqëzimin e dy tregimeve që mediet i mbuluan keq javët e fundit. Ato përfshinë dy nga tre anëtarët e "Boshtit të së keqes" të presidentit George W. Bush - Iranin dhe Korenë e Veriut. Presidenti Trump njoftoi se Shtetet e Bashkuara po tërhiqeshin nga marrëveshja bërthamore e Iranit, një marrëveshje të cilën ai e kishte kritikuar në mënyrë të përsëritur. Reagimi i medieve u përshkallëzua kur "New York Times" deklaroi se Sekretari i Shtetit Mike Pompeo nuk ishte aty gjatë njoftimin rreth Iranit. "Në një moment kyç, kryediplomati i Trump-it është përsëri me mijëra milje larg", thoshte gazeta. Rezulton se Pompeo ishte në Korenë e Veriut, duke sjellë në vend tre amerikanë që mbaheshin të burgosur në atë vend. Veprimi i Pompeos vjen përpara një samiti të 12 qershorit midis presidentit Trump dhe diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un në Singapor. Presidenti Trump tallet me gazetën: "Gazeta e dështuar 'New York Times' kritikoi Sekretaren e Shtetit Pompeo se mungoi, kur në fakt ai po fluturonte në Korenë e Veriut. Lajme të rreme, kaq keq! ", shkroi ai. Fitorja ishte tepër e madhe, që disa media të mund ta pranonin. Ekipi i " Morning Joe" i Joe Scarborough dhe Mika Brzezinskit në MSNBC megjithatë gjetën mënyra për të kritikuar. Brzezinski u ankua se Presidenti Trump e kishte quajtur Kimin "njeri i mirë". "A ishte Kim 'njeri i mirë' edhe kur i burgosi amerikanët?", pyeti ajo.

Fitorja propagandistike

CNN filloi me 'spinet' e veta, duke gjetur mënyra për t'u ankuar për kohën e kthimit të pengjeve në bazën ajrore "Andrews" në orën 3 të mëngjesit. Gazetari i "CNN International", Will Ripley, komentoi: "Unë shqetësohem se ata janë duke u shfrytëzuar pak", duke iu referuar njerëzve të cilëve Trump iu ndihmoi që të liroheshin. Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë të NBC-së, Hallie Jackson, nuk arriti të kuptonte se si ngjarja ishte "me koreografi shumë të kujdesshme". "Dritat ishin drejtuar kah flamuri amerikan, që rrinte i varur midis dy kamionëve, derisa vinte avioni që sillte këta njerëz", vazhdonte ajo. Kritikat e saj ishin aq qesharake, sa që "Twitter" u përgjigj me mënyra humoristike dhe sarkastike, duke thënë se ky lirim ishte unik. Disa pllakate përdorën imazhe ose komente për konferencën për shtyp të mbajtur nga Presidenti Obama, pas lirimit të rreshterit të ushtrisë Bowe Bergdahl, i cili ishte mbajtur i burgosur nga talebanët në Afganistan për pesë vjet. Obama ishte në podium, i rrethuar nga të dy prindërit e Bergdahl dhe ishte parë duke u larguar, me duart e vendosura mbi supet e tyre. Vendi i satirës së krishterë "Babylon Bee" u tall me reagimet rreth titullit të ditës: "Raporti i CNN: Trumpi i keq rrëmben tre njerëz nga Parajsa e Koresë së Veriut." "Me marrëveshje ose pa marrëveshje": Gjysma tjetër e javës së madhe të Presidentit Trump erdhi kur ai u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Iranit, duke shkaktuar një seri reagimesh, ndërsa krerët liberalë dhe mediet 'shpërthyen' anembanë globit. Kjo ishte një "fitore propagandistike" për Iranin që i dha "vendin moral të lartë Iranit", na u tha. Moderatori i "Hardball"-it, Chris Matthews ankohej për ngritjen e "skifterëve zogj", sikur këshilltari i Sigurisë Kombëtare John Bolton. Disa media theksuan se si SHBAja po vepronte kundër dëshirave të aleatëve. Korrespondenti i Shtëpisë së Bardhë, Jon Karl, zgjodhi këtë rrugë: "Duke sfiduar aleatët tanë dhe duke mbajtur një premtim të fushatës, Presidenti Trump po i heq Shtetet e Bashkuara jashtë marrëveshjes bërthamore të Iranit". Vetëm disa aleatë u mërzitën, ndërsa të tjerët u gëzuan. "Times of Israel" vuri në dukje se vendet e afërta ishin të lumtura për këtë veprim, duke dalë me titullin: "Riadi, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni, rivalët e palëkundur të Republikës Islamike, bashkohen me Izraelin në ofrimin e mbështetjes për vendimin e SHBA-së për të ri-vendosur sanksionet". Korrespondenti i Jashtëm i "CBS News", Elizabeth Palmer, fajësoi Trump-in për shqetësimin e iranianëve. "Fakti është se iranianët ndjehen si pengje, jo vetëm të qeverisë së tyre të korruptuar, shtypëse, por edhe të një Shtëpie të Bardhë në mënyrë të pashpjegueshme armiqësore". Lajmi i mirë për Iranin, atëherë, është se Trump liron pengjet. Emisioni televiziv "Westworld" shpesh e përsërit frazën, "Këto kënaqësi të dhunshme kanë përfundime të dhunshme." Kjo mund të vlejë po ashtu edhe ndaj Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut Eric Schneiderman. Ai kishte fituar vëmendje me lëvizjen #MeToo dhe "e përdori autoritetin e tij për të ndërmarrë veprime ligjore kundër magnatit të diskredituar të filmit Harvey Weinstein", sipas një shkrimi të shkëlqyeshëm të Ronan Farrowt dhe Jane Mayerit në "The New Yorker". Sigurisht, kishte një problem. Schneiderman u akuzua për "dhunë fizike jokonsensuale" që përfshinte "katër gra me të cilat ai kishte marrëdhënie romantike ose takime". Ai dha dorëheqjen shpejt dhe, njeriu të cilin shumë liberalë të famshëm e kishin vendosur në piedestal, u rrëzua përtokë.

'Mëkatari i keq'

Samson Bee, komikja e TBS, e kishte quajtur Schneiderman një "superhero" dhe "një hero që ishte ngritur edhe më parë për këso çështjesh". Ajo më pas kërkoi falje dhe e quajti atë "mëkatari më i keq". Shtypi bëri rutinën e zakonshme. Sikur ABC-së, po ashtu edhe 'Univision'-it iu kishte ikur fakti se se Schneiderman është një demokrat i shquar. Emisioni i HBO-së "Last Week with John Oliver" dëshmoi se mediet nuk hezitojnë të bëjnë sulme tepër të poshtra. Në një artikull në lidhje me Presidentin Trump dhe avokatin e tij Rudy Giuliani, Oliver foli për ngjashmëritë midis këtyre dy njerëzve: "Të dy kishin tri martesa, asnjëri prej tyre nuk mund ta mbyllë gojën kur gjenden para kamerave dhe, ndoshta më e rëndësishmja, të dy duan ta q... Ivankën". Ne këtu e kemi shkruar fjalën me pika, por ai në emision e tha fjalën e plotë. Në një javë ku disa medie ishin kritike ndaj komenteve fyese për senatorin John McCain, ato anashkaluan një koment të ngjashëm nga e majta rreth Donald Trump, Jr. Këtu është shpjegimi i HuffPost: "Philippe Reines, ish sekretar i shtypit dhe këshilltar i lartë i ish-kandidates demokrate për president, Hillary Clinton, parashikoi stereotipet e tij seksuale rreth latinove, mbi Donald Trump Jr dhe bashkëshortes së tij, Vanessa Trump, të cilët po divorcohen. " Reines i shkroi Trump Jr., duke thënë: "duke qenë me një 'mbret latin', Vanessa duhet t'ju ketë bërë tepër xheloz. A e keni pyetur veten a ka fantazuar ajo rreth Valentin Riveras derisa ishte në momente intime me ju? Ajo e ka bërë këtë. Çdo herë". Ky ishte një koment aq i marrë, saqë këtë e vuri në pah edhe Chelsea Clinton, duke e quajtur atë 'qyqar'. Nga ana e tij, Reines thjesht, tha se 'i vjen keq për postimin'.

(Dan Gainor është zëvendës president për biznes dhe kulturë i Qendrës mediatike kërkimore)

(Kosova Sot)