talia dëshiron që të dalë nga eurozona pa u hetuar

talia dëshiron që të dalë nga eurozona pa u hetuar
  • 22 May 2018 - 09:04

Shkruan: WOLFGANG MÜNCHAU

Ideja e një politike të përbashkët evropiane të emigracionit nuk do të jetë në përputhje me politikën italiane

"PESË YJET" DHE "LIGA" TANI PËR TANI DUAN MBETJEN BRENDA SUNDIMIT FISKAL TË BE-SË 

J anë duke u paraqitur kornizat e një koalicioni qeveritar në Itali, midis Lëvizjes "Pesë Yjet" dhe "Ligës". Deri tash vonë, që të dyja këto parti ishin tepër euroskeptike, nëse jo edhe antievropiane."Liga" është më ekstremja. A duhet që të shqetësohemi? Përgjigja është 'po', por jo për arsyet e shumë përmendura. Udhëheqësit e rinj të Italisë kanë studiuar me kujdes konfrontimin midis Greqisë dhe pjesës tjetër të eurozonës tre vjet më parë. Ata nuk do të fillojnë periudhën e tyre në detyrë duke shkelur rregullat fiskale të BEsë. Ata nuk do të kërcënojnë ta lënë eurozonën. Por, ne duhet të mendojmë për këtë si për një tërheqje taktike. Asnjë nga problemet për Italinë në eurozonë nuk është zgjidhur. Nuk do të ketë reforma të mëdha strukturore dhe as reforma materiale në qeverisjen e eurozonës. Të dy partitë kanë bërë fushatë për një platformë të ndryshimeve rrënjësore në politikat ekonomike dhe sociale të Italisë dhe në fushën e emigracionit."Liga" kërkon një taksë të sheshtë mbi të ardhurat. Lëvizja "Pesë yjet" bënin fushatë për të ardhurat themelore universale. Të dyja partitë duan të prishin reformat e pensioneve të vitit 2011. "Liga" dëshiron një studim fizibiliteti për një "mini-BOT", një instrument borxhi i siguruar për të ardhurat e ardhshme tatimore që duhet të jenë të pranueshme si mjet pagese - me fjalë të tjera, një monedhë paralele.

Evoluimi i mundshëm i politikës

Mendojeni këtë si një mënyrë për të dalë nga eurozona pa dalë nga eurozona. Këto premtime, nëse zbatohen plotësisht, nuk janë në përputhje me frymën apo rregullat e BE-së. Sipas parashikimeve të fundit të Komisionit Evropian, deficiti i korrigjuar ciklik i Italisë tashmë ishte vendosur të ngrihej nën administrimin e tanishëm - nga 1.7%, vitin e kaluar, në 2% në vitin 2019. Administrata e re do të jetë nën të njëjtën presion për të ulur deficitin, sikur edhe administrata e mëparshme. Dhe Luigi Di Maio, kreu i Lëvizjes "Pesë yjet", ka thënë se do të qëndrojë brenda rregullave fiskale të BE-së. Ka dy mënyra për qeverinë e re që të përmbushë objektivat. E para është që të lihen anash premtimet zgjedhore, e dyta që ato të zbatohen më vonë. E para do të rrezikonte një thyerje të besimit me votuesit, e dyta, me BE-në. Koalicioni do të duhet të bëjë të dyja. Kam dëgjuar sugjerimin se premtimi themelor universal i të ardhurave mund të shndërrohet në një politikë aktive të tregut të punës. Kjo është, në parim, një ide e mirë sepse Italisë i mungon infrastruktura e politikës së tregut të punës, e zakonshme në vendet e tjera të BE-së. Por, kjo mund të mos funksionojë politikisht. Ju nuk mund t'iu premtoni votuesve një rritje të mirëqenies dhe më pas të ofroni trajnime në vendin e punës. Është e mundur që të hidhet poshtë një taksë e sheshtë dhe të vendosen dy ose tre pragje tatimore në vend të kësaj - një taksë kodra-kodra. Elektorati mund të jetë falës, nëse ekonomia rimëkëmbet. Por, unë nuk shoh që kjo të ndodhë në një mjedis ku rritja e eurozonës po dobësohet dhe shtrëngimi i politikës fiskale po rritet. "Pesë yjet" dhe "Liga" do ta shkatërronin veten, nëse nuk do të mund të realizojnë atë që ua kanë premtuar votuesve të tyre. Evoluimi më i mundshëm i politikës së kësaj administrate do të ishte, pra, një periudhë e pajtimit të ngurruar me rregullat e BE-së, pasuar nga tri konflikte. I pari do të jetë në lidhje me politikat fiskale. Matteo Salvini, kreu i "Ligës", tha gjatë fundjavës se Italia do të "mbytet" nëse nuk do të ketë një ndryshim në rregullat fiskale. Italia do të kërkojë një ndryshim në traktatet evropiane. Unë jam i bindur se BE-ja do ta refuzojë një kërkesë të tillë. Ne ndoshta duhet të pushojmë së menduari nëse Emmanuel Macron dhe Angela Merkel mund të bien dakord për reformat e eurozonës: udhëheqësit francezë dhe gjermanë me gjasë do ta arrijnë këtë.

"Liga" dëshiron të largojë menjëherë emigrantët e paligjshëm

Por, unë dyshoj nëse ata mund të bashkërendojnë kryeministrin e ri italian në një marrëveshje nëse ata refuzojnë kërkesën e Italisë për të zbutur rregullat fiskale. Konflikti i dytë është në lidhje me të ashtuquajturin mini-BOT."Pesë yjet" është dukshëm e ftohtë ndaj kësaj ideje, por "Liga" e sheh atë si një mënyrë të dobishme për të anashkaluar rregullat fiskale. Ideja dështoi në Greqi përmes mungesës së përgatitjes. Por, nëse ajo është teknikisht e realizueshme, tundimi politik në këtë rast do të ishte i madh. Për sa kohë që Italia refuzon ta quajë atë një monedhë paralele, nuk shoh asgjë që BE-ja mund të bëjë për ta bllokuar atë. Dhe, së fundi, administrata e re do të jetë armiqësore ndaj emigracionit."Liga" dëshiron të largojë menjëherë emigrantët e paligjshëm dhe të mbyllë kampet e romëve.Çfarëdo që mbetet nga ideja e një politike të përbashkët evropiane të emigracionit nuk do të jetë në përputhje me politikën italiane. Lajmi që Silvio Berluskoni tani është 'pastruar' për të kandiduar për poste të zgjedhura, shkakton pak emocion, por nuk ka rëndësi shumë për të ardhmen e politikës italiane. Edhe nëse ai rikthehet në Parlament, koha e tij ka kaluar. Shumica e re e lëvizjes "Pesë Yjet" dhe "Ligës" do ta formësojë politikën italiane, ndoshta për të gjithë mandatin pesëvjeçar parlamentar. Do të ishte naive të mendonim për zgjedhjen e dy partive antiestablishment në ekonominë e tretë më të madhe të eurozonës si jo-materiale. Italia, përkundër të gjithave, nuk është Greqi. Dhe, "Liga" dhe "Pesë yjet" përbëjnë një sfidë shumë më të madhe për konsensusin e BEsë sesa "Syriza".

(Kosova Sot)