Pa RILINDËSIT e djeshëm dhe të sotëm nuk ka RIBASHKIM KOMBËTAR!

Pa RILINDËSIT e djeshëm dhe të sotëm nuk ka RIBASHKIM KOMBËTAR!
  • 23 May 2018 - 08:19

SHKRUAN: PROF.DR. MEHDI HYSENI

Logjikisht dhe realisht, nuk mund të ketë ndonjë simpozium të suksesshëm shkencor për RIBASHKIM GJITHËKOMBËTAR pa RILINDËSIT, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare, si dhe pa Akademitë Shqiptare

Duke qenë se çështja e ribashkimit kombëtar është një çështje madhore, tejet serioze, që ka të bëjë me ekzistencën dhe me fatin e mbarë kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, grupet dhe partitë ndryshme politike (pavarësisht nga dëshira, dashuria, sakrifica dhe përgatitja e tyre profesionale) nuk mund të zgjidhin këto çështje sublime sipas projekteve të tyre parcialepartiake, pa integrimin, pa përfshirjen dhe pa angazhimin e elitës intelektuale shkencore dhe politike të njësuar si NJË TRUP I VETËM I AKADEMIVE SHQIPTARE (Tiranë, Prishtinë, Nju-Jork).

Shkenca dhe politika mbarëkombëtare në potez, jo grupet dhe partitë vullnetare

Pa KONSENSUS dhe pa një STRATEGJI UNIKE, të sajuar bashkërisht në mënyrë shkencore ( gjeopolitike, gjeostrategjike dhe diplomatike me interes të përgjithshëm kombëtar dhe shtetëror) nga AKADEMITË SHEKNCORE SHQIPTARE (Tiranë, Prishtinë, NjuJork) dhe nga të dy shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova), nuk mund të rindërkombëtarizohet kërkesa legjitime dhe e drejtë historike dhe politike e mbi 6 milionë shqiptarëve  për t'u ribashkuar një SHTET TË VETËM KOMBËTAR-SHQIPËRINË ETNIKE. Përditë, mund të mbahen simpoziume, konferenca e kongrese, në emër të ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar, por pa pjesëmarrjen dhe pa kontributin e vyer të kokave akademike më të shquara dhe më të dëshmuara të gjithë kombit shqiptar çështja madhore për Ribashkimin e Shqipërisë etnike do të jenë vetëm një produkt politik i falimentuar, ashtu sikurse deri më sot (1990-2018).

"Bjeshka nuk matet me sy, por me këmbë" (E. S.)

Prandaj, pavarësisht nga urrejtja, zilia, makutëria, egocentrizmi dhe anatemat e ndryshme të "flamurtarëve" të injorancës provincialiste anticivilizuese, derisa të jenë gjallë Qosja dhe Kadareja, nuk mund të merren vendime as politike e as diplomatike për ribashkimin kombëtar dhe të Shqipërisë etnike pa mendimin dhe pa pëlqimin e tyre.

Ribashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë boshe

Për më tepër, nuk mund të ketë simpozium, konferencë e as kongres për ribashkimin gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë etnike pa Rilindësin, akademikun dhe profesorin Rexhep Qosja dhe pa Rilindësin, akademikun dhe shkrimtarin e shquar Ismail Kadare. Prandaj, një simpozium për debat shkencor të çështjes së ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar janë të obliguara ta thërrasin akademitë shkencore qoftë në Tiranë, në Prishtinë dhe në Nju-Jork, duke përfshirë pikësëpari DY RILINDËSIT e shquar të shekullit XX dhe XXI, Rexhep Qosja dhe Ismail Kadare. Ndryshe, lojërat dhe vulgarizimi i kësaj çështjeje madhore do të vazhdojë nga "lojtarët" dhe nga "këngëtarët" e grupeve të ndryshme "sportive" dhe "muzikore tallava" kinse për ta "ribashkuar" Shqipërinë etnike sipas pikave programore të repertoarit të tyre sportiv-muzikor, pa përfshirjen dhe pa integrimin e gjithë substancës politike dhe shkencore të Shqipërisë etnike. Mirëpo, kjo rrugë me shumë korse nuk shpie drejt realizimit përfundimtar të kërkesës shekullore të shqiptarëve, që të ribashkohen në NJË KOMB dhe në NJË SHTET TË VETËM NË BALLKAN, por vetëm se zvarrit dhe e margjinalizon atë në skajshmëri. Këtë koment të shkurtër kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që ta përmbyll me këtë aksiomë kombëtare, patriotike, atdhetare, politike dhe diplomatike të ishakademikut tonë të ndjerë, prof. dr. Esat Stavileci, i cili e la testament se ribashkimi kombëtar nuk bëhet me fjalë boshe, me premtime të kota, me përralla dhe me ëndrra të grupeve të ndryshme:"Pa u ulur në një sofër mbarëkombëtare, nuk mund të hapërojmë në asnjë sofër tjetër ndërkombëtare". 

(Kosova Sot)