Urdhri serbo-fashist, të pastrohen të gjithë joserbë

Urdhri serbo-fashist, të pastrohen të gjithë joserbë
  • 26 May 2018 - 09:40

SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAM

Nën parullën me Gjermaninë naziste nën flamurin serbian, do të fillojë regjistrimi i vullnetarëve për 'bashkim' të shtetit me kishën, për t` i shfarosur hebrenjtë, shqiptarët dhe boshnjakët, e pastaj edhe kroatët. Drazha Mihajloviqi, në përkrahje të KOS-it në fillim të vitit 1942, do të deklarojë pastrimin e të gjitha territoreve të Jugosllavisë dhe në te të Serbisë së Madhe, sidomos nga myslimanët dhe arnautët që jetojnë në fshatra, por edhe duke mos lënë të gjallë asnjë hebre që jeton në qytete

Serbia ishte vendi më pro nazistë në Evropë gjatë viteve 1939-1945. Nga viti 1939 Serbia e kishte Programin e gatshëm për shfarosjen e hebrenjve. Për këtë program krekosej sidomos inteligjenca e Serbisë, ku printe partia politike naziste ZBOR, të cilën e drejtonte Dimitrije Lotiqi. Më 1937 në Serbi u përpilua Programi për shfarosjen e shqiptarëve. Një vit më vonë Serbia lidhi Marrëveshje me Republikën e Turqisë për deportimin e të gjithë shqiptarëve në Anadoll me detyrim. Më 1939 Dimitrije Lotiqi e shpalosi Programin për shfarosjen e hebrenjve dhe kjo shfarosjeu arrit në kohë rekorde deri më 1942/3. Pas kësaj drame tragjike njerëzore në Serbi filloi shfarosja e boshnjakëve në Bosnje. Kjo shfarosje planifikohej nga Stevan Moleviqi më 1941 dhe Drazha Mihajloviqi më 1942. Qëllimi final i tyre synohej të arrihet më 1943. Atëkohë me kapitullimin e Italisë (shtator 1943) shfarosja e hebrenjve kishte arritur fundin (JUDEN FRAI). Në vijim planifikohej shfarosja e shqiptarëve . "Kur Kost Peçanci të më japi urdhër Llapi dhe Sitnica me Dri do të bartin dy muaj koka dhe plisa të shqiptarëve"!

Çetniku Nikolla nga Kushumlia

Kisha Ortodokse Serbe (më tej KOS-hb), do të lajmërohet në qershor të vitit 1941 se pajtohet me themelimin e qeverisë kuislinge më në krye Milan Açimoviqin e pas disa muajve me drejtuesin më të besueshëm i Hitlerit në Ballkan 1941- 1944 gjeneral Milan Nediqin. Kjo qeveri do të quhet me insistimin e Kishës " Qeveria shpëtimit popullor" , duke konfirmuar në të njëjtën kohë se Adolf Hitleri, ishte idhull i saj, sidomos për pastrimin e hebrenjve. Në të njëjtën ditë kur u themelua qeveria , në Beograd do të pushkatohen 7 (shtatë ) hebrenj, të cilëve u digjen edhe pasuria e tërë që e kishin. Kështu filloi ploja mbi një popullsi të vyer që jetonte nga dituria dhe puna e pandërprerë, për të mirën ekonomike të popullit. ( Tomislav Vukoviq, Mozaik Izdaje, Zagreb 1991,f. 62). Lidhur me këtë, arhirejët serbianë deklarohen se do të luftojnë në anën e Gjeneral Milan Nediqit. U deklaruan publikisht dhe me shkrim këta arhirej (popullii i quan popa: Josoifi i Shkupit; Venjamini i Braniqevës dhe Nektarie i Tuzllës. Kur është fjala për këta prijës të KOS-it duhet shënuar se më 22 korrik 1941 në kishën e Vokovës , pas liturgjisë do të mbahet një parastos për Dragolub Drazha Mihajloviqin, Gjeneral Milan Nediqin (vrasës i shqiptarëve, sepse kishte shërbyer në Kosovska Diviziska Obllast-hb) dhe Dimitrije Lotiqin, kryetra i "ZBORTIT" (Organizatë fashiste serbe). Në këtë parastos zbulohet se këto ditë (korrik 1941) ka ardhur deri te takimi në mes Milan Nediqit dhe Arhirejëve të KOS-it, ku është diskutuar spastrimi i Serbisë prej hebrenjve. ( "Glasnik" KOS , 1 IV 1942; "Novo Vreme", 3 X 1941). Kështu nën parullën me Gjermaninë naziste nën flamurin serbian, do të fillojë regjistrimi i vullnetarëve për 'bashkim' të shtetit me kishën, për t` i shfarosë hebrenjtë, shqiptarët dhe boshnjakët, e pastaj edhe kroatët, në vijim. Lidhur me këtë "Nëna Kishë" me 22 shtator 1941, do të fillojë takimi i njësive vullnetare të cilat "Zbori" i Dimitije Lotiqit i, i quan shpëtimtarë të gjallë të priftërinjve që janë në kauzë të "pastrimit të xhakut". (T. Vukoviq, v. vit. f. 9; KOS 1II 1942). Dimitrije Lotiqi i rrethuar me grixhën e priftërinjve serbianë, do ta fillojë operacionin gjenocidal për Serbinë homogjene dhe integrale në "Evropën e Re", të granatuar nga Adolf Hitleri. Rrugëtimi duke bërë propagandë nazifashiste , do të ndodhë në çdo qytet, sidomos në vjeshtë të vitit 1941 , për çka çdo ditë nga ora 7 .10 në ndërtesën e Gjeneralshtabit do të këndohen lutje, se si do të vërsulet Serbia serbiane mbi hebrenj, shqiptarë dhe boshnjakë-myslimanë.(Obnova, 24 X 1941). Priftërinjtë serbianë dhe ideologët çetniko- kuisling- nediqevcë - lotiqevcë, më 5 XII 1941, do të shpërthejnë në një tubim të përbashkët: "Besojmë se Rajhui Madh Gjerman, nuk do të na e shkurtojë mundësinë të japim kontributin tonë në lëvizjen për PSTRIM ( e ka fjalën për shfarosjen e hebrenjve, shqiptarëve, dhe boshnjakëve) në Evropë. (Obnova 5 XII 1941). Dhe popët serbianë vijojnë: "Ne duhet t` ia ndërtojmë kulmin Serbisë Madhe, në të njëjtën kohë edhe idesë sonë të lartë, për zgjerim kah Jugu dhe Perëndimi , ku nuk do të ketë ma shqiptarë dhe boshnjakë; në qytetet tona nuk do të ndihet era e qelbur e hebrenjve. (Obnova, e censuruar 5 XII 1941; AJ, Fondi ' Qeveria e kuisllinge e Milan Nediqit 1941-1944; Fondi 'Ljeteçe jedinice za osevtu i obraz.). Në këto rrethana të kriminalizimit ideologjik dhe praktik të Shoqërisë serbiane (tërë popullit i fashizuar serbianë, sepse 86% ishin deklaruar se e përkrahin Nediqin dhe Hitlerin; se duhet veçuar Memorandumin dërguar gjeneralit nazist Badreu -komandant ushtarak i Serbisë, ku në detale pranohen pastrimet që po bëheshin në Hercegovinë, Bosnjë, Dalmaci, Srem dhe drejtë Sanxhakut, për të dalë pastaj në Kosovën e "plisave të bardhë", ku pas një muaji nuk do të mbetet asnjë për farë; ku Llapi dhe Sitnica do të bartin dy muaj koka të arnautëve, ku asnjë fëmijë më nuk do të flasë shqip; ku ishin vijëzuar për likuidim 780 000 persona. (S. Moleviq, Homogena Serbija VI 1941; AJ. Fondi : Milana Nediq, viti 1941, "Program Osvete" pa numër .). Për çka parashikohet të pastrohen të gjithë joserbët, përgjigje nuk japin oficerët, por popat dhe disa intelektualë të bashkuar rreth "Klubit Kulturor Serb". ( shiko në AJ. F. "Milan Nediq, Programi i Dragisha Vasiqi, për asgjësimin e boshnjakëve, ciganëve dhe hebrenjve. Ky ideolog serb ishte nënkryetar i "Klubit Kulturor Serbian" dhe anëtar i Komitetit Qendror të Shtabit çetnik më 1941, për shfarosje të joserbëve në Serbi, për t` u dukur Serbia ashtu si e mendonte Karagjorgji dhe si e kishte bekuar të bëhet Kral Petri më 1912, për të bërë rrafsh me tokë të gjitha xhamitë; të shndërrohen në stalla kuajsh të gjitha medresetë dhe themelatat shkollore shqiptare".

Asnjë shkëndijë kulturore dhe arsimore, sidomos shqip nuk guxonte të lindë në viset shqiptare

Drazha Mihajloviqi në përkrahje të KOSit në fillim të vitit 1942, do të deklarojë pastrimin e të gjitha territoreve të Jugosllavisë dhe në te të Serbisë Madhe, sidomos nga myslimanët dhe arnautët që jetojnë në fshatra, por edhe duke mos lënë të gjallë asnjë hebre që jeton në qytete.(AJ. Arkivi i M. Nediqit, Elaborati: Arnauti, Bosanci i Jevreji 1941). Qëndrimin e KOS-it ndaj ekspansionit të Serbisë në dëm të fqinjëve, e zbulon nga mesjeta e tutje Vasa Çubriloviq, një ekzemplar origjinal i ideologut fashist serbian. Ja çka shkruan ai për KOS-in më 1941: "Kur Patrikana e Pejës më 1557 e fitoi nga Stambolli (Padishahu) edhe privilegjin , kjo (KOS) e thekson territorin e saj që do ta administrojë. ( J. "Milan Nediq": V. Çubrilloviq, Istoriski radovi, . f.15). Me këtë leje të Padishahut, Patrikana Serbe u zgjerua në Bosnjë dhe Hercegovinë, Dalmaci, Kroaci, Sllavoni, Srem dhe Hungari deri në Budim. E bënte këtë Padishahu i Stambollit, sepse atij priftërinjtë i siguronin një harem të paharruar në Stamboll dhe posaçërisht nëse i vizitonte vendet ballkanike (Shiko: DASIPB J. J. "Marambo" , Putopisë jednog padishahog generalla 1826).Me këtë juridiksion administrativ politika pansllaviste serbiane ( e Naçertanisë 1844) e shtron kërkesën e barazisë për drejtim edhe në aspektin shtetëror të këtyre trevave, duke krijuar program parafashist siç është Naçertania 1844, "Arbanija 1868"; "Prodor na more 1881",respektivisht duke u mbështetur në rezultatet e luftërave 1877/8 , në vendimet e Kongresit Berlinit dhe në luftërat kryqëzatë Euro-ballkanike më 1912/13 dhe me vendimet imperialiste më 1919 në Versajë. Në këtë orientim KOS-i i fut të gjitha trojet ballkanike në njëfarë " Index Librorum Prohibitorum", që asnjë trevë e Ballkanit nuk guxon të tjetërsohet pa lejen e tyre, sepse atë e kanë nga Padishahu si shpërblim për haremin e pasur që ia siguronin, prej vitit 1557. Në këtë drejtim asnjë shkëndijë kulturore dhe arsimore, sidomos shqip nuk guxonte të lindë në viset shqiptare. Këtë fakt popat serbianë e kishin siguruar, sidomos që në viset shqiptare mos të lejohet asnjë shkollë shqipe, më 1830 me një dekret ( lloj "Hatisherifi" që Kisha serbe e kishte dhe e ka në posedim edhe sot, por e përdori gjatë viteve 1912-1941 si testament origjinal. Madje në viset shqiptare , në katër Vilajete më 1876 ishin 3020 shkolla-mejtepe, prej tyre 1200 turke, 1200 greke, 600 shkolla ishin të drejtuara nga popat serbianë, kurse vetëm një (1) u lejua më 1887, por që u mbyll shumë shpejt, madje mësuesi i saj u vra me atentat!!! ). Përjashtim bënin gjithnjë 1830-1912 për përdorim: serbishtja, greqishtja dhe turqishtja. Arsimi dhe kultura shqiptare ishin në këtë indeks të Sulltanit dhe të KOS-it, të cilin indeks e zbatoi pastaj Qeveria e Serbisë pa mbarim deri më 1999, me disa vakume 1945-1989. Kështu lufta e KOS-it, partive ,ushtrisë dhe shtetit serbian (M. SKS 1918-1929; M. J. 1929-1941), në viset e okupuara shqiptare, nuk do të lejojnë asnjë shkollë shqipe, nuk lejohet kurrfarë administrate , apo shenje shqipe për mbi një milion shqiptar (populli i tretë në ish jugosllavi; Shiko : Peticioni i Hasan Prishtinë , dërguar Shoqatës Kombeve në Gjenevë më 1929; Shiko: Gjon Bizaku, Luigj Gashi dhe Shtjefen Kurti, Pozita e Shqiptarëve në Mbretërinë Jugosllave, 1930, Memorandum dërguar; Shoqatës Kombeve në Gjenevë, i botuar shqip dhe frëngjisht nga H. Bajrami në "Përparimi: Prishtinë 1988). Lidhur me këtë realiteti që solli Rajhu i Tretë gjermanë (1941-1944) në viset shqiptare, nuk ishte ndonjë "privilegj", që lejohej shkolla shqipe private, lejohej administrata dhe disa të drejta, si: Flamuri, ishin veçori që shqiptarët shumë të ndrydhur dhe të "pashpresë", për perspektivë në trojet e veta, me profesion kombëtar "për sharrëxhinj dhe pastrues të rrugëve" nëpër qytetet e Serbisë së Madhe,menduan se fituan diçka 1941-1944. Lidhur me këtë, KOS-i në vend të luftës antifashiste, planifikoi luftë totale kundër çifutëve, kundër shqiptarëve, dhe kundër boshnjakëve. (shiko Fati i Bihorit 1942/3; shiko: "Odbrana" 26 III 1942-Lufta kundër çifutëve, masonëve dhe komunistëve, duhet të zhvillohet paralel me luftën kundër arnautëve dhe boshnjakëve).

Deportimi i shqiptarëve

Në likuidimin e hebrenjve, shqiptarëvedhe ciganëve me boshnjakë (që flasin serbisht), Milan Nediqi, Dimitrije Lotiqi, Drazha Mihjaloviqi dhe KOS-i, do të kërkojnë zyrtarisht nga Rajhu i Tretë që "Rojës Shtetërore Serbe " t`i lejohet organizimi i "rojeve të fshatrave" , në nivel të njësive speciale nëpër qytete dhe njëherësh rojet kufitare, forca këto që në operacionet naziste komandoheshin gjithnjë nga Dragi Jovanoviqi , i cili i merrte instruksionet nga TRE arhirejë si dhe nga kontrollori i Meisnerit në cilësinë e urdhëruesit suprem nazist. (AJ. Fondi: Milan Nediq, viti 1941/2).Kështu, për të lëshuar urdhëresa Milan Nediqi dhe Milan Aqimoviqi, me asistim të Dragi Jovanoviqit dhe tre arhirejëve serbianë , do të porositin se duhet pastruar çdo pëllëmbë toke serbiane, deri më 18 III 1942. "Ju natë e ditë duhet të punoni për interesa të Kishës, shtetit dhe Rajhut të Madh, në luftë me armiqtë dhe kudo të punoni pa pardon duhet të vrani çifutë, arnautë, ciganë dhe boshnjakë.( "Glasnik S. Crkve", 1 prill 1942; AJ, Fondi M. Nediqit. Plani për pastrimin e viseve serbiane , sidomos në jug dhe në qytete, 1941). Edhe më hapur arhirejët serbianë që do të flasin në një tubim të "Rojes Shtetërore serbiane" , del se duhet bekuar për çdo varje që vijëzohet me këtë fjali: "Serbianëve çdo gjë u është lejuar e që asnjë vendi tjetër jo"! Në tubimin e "Rojes…" maskarenjve nazifashizmit, ministri Tenasie Deniq, do të shprehet: " Nuk është kurrfarë tradhtari bashkëpunimi i sinqertë me nazistët… sepse këta po na ndihmojnë ta realizojmë atë mundësinë që na e pati besuar Padishahu i Stambollit, t`i disiplinojmë të gjithë ata me të cilët jetojmë apo jemi në fqinjësi".Lidhur me këtë, Feliks Bencler (oficer i lartë i Rajhut) do të raportojë në Berlin se: "Rojet Shtetërore Serbiane", në Prapashticë , Keqekollë, dhe Nishefc më 24 prill 1941, afro 380 arnautë: burra, gra dhe fëmijë , pleq e plaka i kanë deportuar së pari në Vrajë e pastaj në Nish, sepse kanë penguar qëllimin tonë në dobi të Rajhut të Tretë , të KOS-it dhe kryekomandantit Drazha Mihajloviq.(Shiko : ANV-Arkivi Nacional Vashigton, mikrofilm i sjellë në AVIIB, i botuar në publikimin Nemacka Dokumenta 1941, Libri i parë, me shifër, gjerësisht. Për këtë mizori çetnikonaziste kam shkruar më 1980 dhe kam diskutuar në Komisionin e Historisë Kosovës, por çetniko-komunistët ishin të mendimit s'e kemi " të bëjmë me ballistë; mendo ballistë para Shqipërisë në prill 1941!!!, Ja deri ku kishte shkuar urrejtja çetniko -komuniste ndaj shqiptarëve. Dhe nuk është e rastësishme që më 21 shtator 1944 kur bullgarët ia mësyjnë Kosovës, marrin urdhër: Vrani gjermanë dhe arnautë kudo që i gjeniDok, serb, nga viti 1944, k. 1112, i shifruar ). Falanga serbiane po forcohet, shkruante një arhirej më 21. II 1942, sepse jemi të favorizuar nga Adolf Hitleri, që ta pastrojmë hapësirën jetësore gjithandej kah aspiron KOS-i dhe Sinodi i saj, me në krye Patrikun , e sidomos me këshillat e priftit J. Velimiroviq '. (AJ. F. Milan Nediq, 1941/2. Bashkëpunimi i Patrikanës Serbe me Gjeneralin M. Nediq, 12 XII 1941; Fjalimi i mbajtur mbi një kufomë të priftit të vdekur aksidentalisht në punë të pista kriminale në Valevë, e në vijim edhe në Sanxhak 1941.) (vijon)

(Kosova Sot)