RAMUSH, MOS U HIQ CUB,MERRE BANDËN DHE IK N´SHPI SE NA BËTË REZILË - Opinione - Kosova Sot
RAMUSH, MOS U HIQ CUB,MERRE BANDËN DHE IK N´SHPI SE NA BËTË REZILË

RAMUSH, MOS U HIQ CUB,MERRE BANDËN DHE IK N´SHPI SE NA BËTË REZILË

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJZHURIANI

*Ramush, klani "PRONTO" ka trazuar gjarpërinjtë për të të futur pyka, ujkun pas derës e ke,prandaj mos u hiq cub,po mblidhe bandën dhe ik më herët se u bëtë rezilë, sepse banda "Pronto" i ka mbushur thasët me para që deri dje e kanë shitur gomarin për kalë *Ta kanë vënë flakën këta derra me zile dhe kot gjete strehë te kjo kope, sepse vetë ia more vrapit *Shpejt të hyri vetja në qejf për t'u bërë kryeministër duke harruar se je top kandari për politikë dhe tani po të rrjedhë çatia *Shumë fjalë të forta ke dhënë para se të ulesh në këtë shkam, tani i bie fyellit vetëm me një vrimë, sepse faji yt ishte që bëre stan me lepuj

Shkrimin po e nisi me një të fshehur se çka mendoja për familjet e dëshmorëve të kombit. Të them të drejtën, ndër familjet që kanë dhënë për Kosovën në tërë vendin kam pasur respekt pos familjes së Shaban Jasharit, ishte edhe familja e Haradinajve. Familja Haradinaj, në luftë ishin trima, që nuk kursyen asgjë duke dhënë edhe Dëshmorë të Kombit, që nuk u tremben nga hordhitë çetnikoserbiane dhe mercenarëve rusë, që u ndeshen fyta- fyt, me një armatë shumë të fuqishme dhe me një makineri luftarake ndër më modernet të asaj kohe.

U fute në politikë dhe tregove dhëmbët se je lakmitar

Ç´është e vërteta, respekti im filloi të zbehet kur Ramushi filloi të merrej me politikë, pa pasur haber fare dhe e dija se do të bëhej horr dhe se do ta prishë imazhin e familjes së tij, këtu nuk kisha fare dyshim dhe se njihja vetëm një njeri në ishJugosllavi që e mbrojti luftën,nderin e familjes dhe fytyrën e tij dhe quhej kroati, ANTE GOTOVINA. Antes pas luftës kroatët i ofruan poste të ndryshme dhe ky hero i gjallë u tha:"Për të mbrojtur karakterin e luftës së Kroacisë, unë nuk pranoj as poste dhe as nuk do të merrem me politikë...". Pra, duke njohur mentalitetin e popullit tim dhe duke shikuar kronologjinë kam ardhur ne konstatim se MË BUJAR,MË DORËLIRË,MË BESNIK... SE POPULLI SHQIPTAR NUK KA NË TËRË RRUZULLIN TOKËSOR QË KA PESËQIND E DHJETËMILIONË KILOMETRA KATRORË,NDËRKAQ, MË TË POSHTËR,MË HAJNA,MË MATRAPAZË,MË MASHTRUES SE POLITIKANËT TANË NUK KA PO ASHTU NË TËRË GLOBIN,NUK PO THEM NË EVROPË,POR NË TËRË GLOBIN. Janë besëprerë,hajna që për pozita dhe për hajni japin çdo gjë deri te pragu i shtëpisë. Ramushi i Gjoko Haradinajt u fut në politik dhe në fillim tregoi dhembët se është lakmitar për kolltuk dhe e tha hapur këtë,pa marre dhe interesante disa tellallë të tij, që lehnin si qen vetëm e vetëm të bëhemkryeministër dhe banditët e bandave politike ranë nën ndikimin e tij dhe u mblodhën natën, kudo, nëpër rrugë,kafeneve,odave, PUFA, pra kudo dhe filluan pazaret. Dhe, nga këto pazare doli që të jetë rasti i vetëm në tërë botën që Ramushi i Gjokos të bëhet kryeministër i dalë prej një bande që doli e pesta në zgjedhje,pra as e treta dhe as e katërta,por, e pesta me anëtarë sa një autobus dhe nuk mbushet. Dhe, të thotë dikush kushedi, ka lexuar,apo ka dëgjuar se mund të dalë një kryeministër nga një bande tyxharësh që del e pesta në zgjedhje. Le ta thotë bile në të ardhmen do t'ia dija për nder. Nuk mbeti vetëm kjo, rasti i parë në botë,por edhe një rast tjetër është që kjo bandë qeveritare DO TË HYJË NË LIBRIN E GINISIT ME NUMRIN MË TË MADH NË TËRË RRUZULLIN TOKËSOR QË KA MË SHUMË MINISTRA,ZV/MINISTRA,KËSHIL LTARË E DREÇIN E MALLKUAR,FJALËN E KAM KRAHASO ME NUMRIN E BANORËVE, QË IA KALON EDHE AMERIKËS,KINËS,INDISË DHE RUSISË, ME NJË GRUSHT BANORËSH 2 MILIONË, HAJDE TË THEMI EDHE TRE EDHE PESË...

U bë rezil duke mos njohur njerëzit e kopesë

Duke mos menduar fare se sa e dëmtojnë buxhetin e shtetit, me ketë bandë akrabash, duke futur brenda antikombëtarë dhe bajraktarë flamurësh që edhe vetë njëherë u bë rezil që nuk i njihte njerëzit e kopesë së tij, sepse stani ishte i madh. Më vjen keq të them, por është e vërtetë së bëhet fjalëçorap dhe besoni se më shkakton shumë të qeshura edhe kur jam i mërzitur kur flet përçart dhe kinse të arriturat e kësaj bande kulakësh. Gjatë luftës kishte biografi trime, i besës dhe luftëtar i dalluar, kurse tani në politikë ka filluar të rrakatet, më besoni dhe kanë filluar ta marrin si BIÇIM PËR BESËPRERË, SEPSE U NGATRRUA ME MEHËN DHE SHANTE HASHIMIN E BROJËS PËR DEMARKACIONIN. U tregua si gangster edhe kur u fut në Kuvend, që mbante disa qitapëme imza, këtë e kishte vetëm për të ardhur deri në këtë shkam ku është tani, nuk e kishte për diçka tjetër, mos t´ju shkoj mendja. Kur erdhi në shkamin e tij, lëre që i hëngri fjalët, atë që e pështyu e lëpiu me lezet, por edhe tokat shkuan për lesh. Ndryshe kush e kupton këtë që po e them është njësoj sikur kur një zonjë e shtëpisë është e përdalë, ATËHERË MOS I FAJËSO HAMSHORËT...! Pra, Ramushi i Gjokos, që i kishte fjalët e forta për 8000 e ca hektarë e ULI BISHTIN DHE NUK ISHTE MË AY POTEREXHI DHE TANI MUNDOHET TË JAPË LEKSIKONE. Ramushi tani ka ardhur ne atë derexhe, saqë nuk mund të dallojë qenin nga ujku dhe derdh miliona si të ishin malli i babës Hilmi dhe nuk ia prish as PALIT TE GJONLEKAJVE, DUKE I DHENË 53 MILIONË PËR XHADEN QË SHKON NË MAQEDONI. Dhe, mos kërko sebepe dhe u bëre gaz i botës duke vrapuar dhe mundohesh të imitosh Barak Obamën, për këtë Zot edhe mua që të pash më ke futur në marre dhe isha në siklet. Mos more burrë mos u bëj i paudhë se nuk e ke derën ashtu dhe mos u bëj me mendje të sëmurë. Po, a i keni bërë mirë hesapet se sa shpenzime bëni dhe se paratë janë duke shkuar për rrush e kumbulla,hapeni pak trurin dhe si mund te jetë këshilltar Halil Matoshi,që është kundër bashkimit shqiptar dhe nuk ka lënë ditë që nga mëngjesi deri në darkë duke i sharë shqiptarët. Halili është langaraç që ishte pykë e çdo bande që vjen në pushtet. Kuajt blihen duke i parë nga dhembet, o Ramushi i Gjokos, duke e ditur se Halil Matoshi është me kërthizë jashtë dhe është merimangë e zezë dhe rradakja e tij është me një kapacitet mjeran dhe kot e ka që hiqet si i ditur, duke lehur pa pushuar si zagar i rrahur dhe se ky lloj derri nuk ka dert se futet kudo si miza e kalit dhe se kanë filluar nga kopeja që e ke, nuk ta var kush. Për te mirën Tuaj e kam, o Ramush, mbaje veten! 

Njerëzit me xhaketë bitiste dhe udbashët

Shumë njerëz keni në atë stan që janë të veshur me xhaketën titiste që kanë bashkëpunuar me UDB-në dhe qentë e Serbosllavisë dhe ju që i thoni biznesmen që nga anët tona njihen si xhambaz. Këta lapangjozet ishin miq të Sretenit e të Boguljubit të Kariqve, ju i dini më mirë se unë kush janë ata trapa. Ç´bëhet kështu!? Sepse, me ketë kope të staneve që ke nuk do të dalësh qelibar,ore mos qofsh! E shoh se je i dhënë këmbë e dorë pas kolltukut,bën çka të duash, por mos harro se nuk shëron dot plagët më vonë dhe mos u kruaj kot pas lakmisë. Për te shkuar vendi përpara do të ishte më mirë që të merrni bandën dhe te ikni në shtëpi, secili në punën e vet, se deri tani na keni bërë horr,prandaj po të them mos u hiq cub se na bëtë rezilë. Nuk e kam fjalën për cirkusin e marren e zezë që ndodhi pardje në Prizren. Nuk po e mbroj atë femër budallaqe,e pakulturë fare, sepse nuk lejohet çdo kush të bëjë salltanete e të shesë mend, as për organizimi e dobët që e keni fyer rend LIDHJEN SHQIPTARE TË PRIZRENIT, me siguri as ata nuk ia zënë për te madhe se e kanë kuptuar se kokën e keni mes shalëve,por nuk do të duhej ju të dilni si gangster para të pranishmeve. Ka pasur metoda të tjera qe ta largojnë atë femër dhe ta shqyejnë e ta bëjnë degë e vegë për të marrë vesh,se kjo nuk është hera e parë që shitet kështu, por e kam fjalën ikni se na keni bërë rezilë dhe të mos i numëroj një nga një poshtërsitë e kësaj bande që e drejtoni ju. Me një fjalë, nuk jeni ju për këtë punë, i keni hyrë zanatit të huaj, sepse truri po shoh se t'u ka bërë tigan. Shumë fjalë të forta ke dhënë para se të ulesh në këtë shkam,i mori era o zymbyl dhe tani mos i jep gjuhës kot. Dhe, krejt në fund, po e mbylli, nuk jam i keq për të menduar se po e shoh se edhe klani "PRONTO" ka trazuar gjarpërinjtë për të të futur pyka dhe pastaj ke për të ikur me marre të zezë, sepse ujkun pas derës e ke. Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)

22 orë e 50 minuta më parë
14/11/18