Një kujtim për Fadil Vokrrin - Opinione - Kosova Sot
Një kujtim për Fadil Vokrrin

Një kujtim për Fadil Vokrrin

Alfabetin dhe artin e futbollit briliant, Fadili e mësoj nga babai i tij Abdullah Vokrri... ishte viti 1965 me Abdullahun pothuajse çdo ditë takoheshim tek parku nën Mercez te Podujeves. Atëherë të dy student dhe futbollist të K.F Llapit. Pregaditnim provinet nen lisat e parkut duke degjuar edhe radiostacione e muzike te ndaluar. Avdullahu perveq futbollist i spikatur dhe yll i futbollit llapjan, kishte prirje te holle edhe per muzike. Gjate pregaditjeve tona per provime shpesh vinte edhe Fadili me shoke, atekohe femij, dhe luanin ne “livadhin e gjate” te “ara e lisit” atekohe edhe poligon shenjetarie. Qe atehere Avdullahi kishte verejtur talentin, shkathtesine dhe trurin elegant per finesa e akrobacione futbollistike. Me kujtohet qe ai thoshte qe ky djale do te behet lojtari me i mire i Llapit, i Kosoves dhe i krejt shtetit... Kete vizion te Avdullahit une dhe disa shoke te tjere e merrnim si nje deshire e prindit per ta pare femiun ne shkelqimin dhe lartesite e sportit, por ky anticipim doli me shume se i vertete. Ai ne menyre te rrufeshme u be lojtari me i mire i Llapit, me vone edhe i Prishtines, e cila fale Fadilit me shoke, me vone kualifikohet ne Ligen e pare federative te Jugosllavise. KF Prishtina e viteve 80ta dermonte dhe mposhte  ekipet me prestigjioze te Jugosllavise. Ky djalosh llapjan do te kaloje ne boten e artit futbollistik duke u bere yll dhe lojtari e golashenuesi me i mire ne ish shtetin e gabuar (1987)... Fadili ishte perfaqesuesi me tipik i (shkolles futbollistike te llapit) - fidanishte kjo qe kishte prodhuar me dhjetra e dhjetra lojtare qe luajten edhe per ekipe te shumta te rajonit. Nga familja Vokrri luajten edhe Selatini (per Llapin dhe Vllaznimin), Muhameti e edhe Bejtushi. Edhe prej agjallareve Fadili kishte nxjerre mesime te kesaj loje. Nenvizojme se KF “Llapi” brez i viteve 60ta, junioret kishin arritur ne gjysem finale te kupes se ish Jugosllavise dhe luajten ne Beograd me ekipin C.Zvezda. Theksojme se Fadili ishte lindur me intuite te vecante, ishte sovran apsolut ne kontrollim te topit, i pakapshem nga mbrojtesit e ekipit kundershtar. Kishte shpejtesine me sprint si plumbi i pushkes, ndersa me goditje-shut si gjyjla e topit qe tundte porten... Pas mbarimit te lojes aktive ne futboll, dhe pas gjurmeve qe la ne stadiumet dhe tifozerine e Beogradit, Stambollit, Parisit etj, ai do te vazhdoj aktin e dyte edhe me te rendesishem per afirmimin dhe nderkombetarizimin e futbollit Kosovar. Tanime dihet kontributi kapital i tij ne pranimin dhe anetaresimin e FFK ne UEFA dhe FIFA. Me aftesi te jashtezakonshme lobizimi, me nje elegance prej diplomati sportiv, ai mposhti dhe cau te gjitha bllokadat aq neveritese ndaj futbollit te Kosoves. Tash kur po shkepus e shkruaj keto kujtime, gjithesesi me te mira, nga rinia ime e Llapit, per koincidence ndjej krenari dhe mburrje te posaqme (sikur edhe dhjetra e dhjetra lojtare te tjere te Llapit) qe une si lojtar i Llapit para 50 viteve mbaja fanelen me numrin 9, e po te njejten fanele (9) si qendersulmues mbajti edhe margaritari i futbollit shqiptar - Fadil Vokrri.
Te thuhet se Fadil Vokrri ishte aristokrat dhe Mozzart i futbollit ballkanik eshte pak! Ne historine e futbollit kombetar, emri i tij do te rradhitet ne majat me te larta duke qene model fryezimi per gjeneratat e ardhshme!

Rifat Blaku, ish futbollist i KF “Llapi” 1961-1968.

 

 

(Kosova Sot)

5 orë e 35 minuta më parë
21/09/18