Politika e jashtme e Trumpit po bën punë

Politika e jashtme e Trumpit po bën punë
  • 16 June 2018 - 09:41
Trump ka vendosur të sjellë paqen nëpërmjet forcës dhe praktikave të drejta tregtare në marrëdhëniet me vende.

Presidenti Trump ka treguar se do ta vërë në pah fuqinë e Shteteve të Bashkuara kur është në interesin tonë kombëtar ta bëjë këtë, por ai nuk do të kërkojë aventura të huaja për të përhapur demokracinë e stilit amerikan në mbarë botën Udhëtimi i fundjavës i presidentit Trump në samitin e Grupit të Shtatë vendeve industriale në Kebek dhe samitin e tij të ardhshëm të martën në Singapor me diktatorin e Koresë së Veriut Kim Jong Un janë ilustrime të mira të vendosmërisë së tij për të sjellë paqen nëpërmjet forcës dhe praktikave të drejta tregtare në marrëdhëniet me vende. Presidenti Trump do të përdorte më me dëshirë aftësitë që ai i përshkroi në librin e tij "Arti i marrëveshjes" sesa ato të përshkruara në librin e lashtë kinez "Arti i Luftës". Por, presidenti i sheh dy shkathtësitë e ndryshme si të ndërlidhura. Sa më shumë tregti që SHBA-ja bën me kombet e tjera, aq më të mëdha janë gjasat për të gjetur një alternativë ndaj veprimeve ushtarake. Megjithatë, një refuzim nga kombet për të hequr kërcënimet direkte për interesat tona do të marrë një përgjigje të përbërë nga fuqia e plotë dhe tërbimi i fuqisë së SHBA-së.

Aktiviteti i lirë ekonomik Udhëtimi i presidentit Trump në samitin e G7-ës thekson aktivitetin e lirë ekonomik si mënyra më e mirë për të përmirësuar gjendjen njerë- zore, por me paralajmërimin se të gjitha palët duhet të veprojnë në mënyrë të drejtë që kjo të funksionojë. Presidenti gjithashtu sheh se shumë vende dhe kompani përfitojnë padrejtësisht nga Shtetet e Bashkuara dhe ai është i gatshëm të luftojë për të krijuar një fushë loje të barabartë. Kjo ishte një luftë fjalësh mbi tregtinë në prag të samitit të G7. Grindja vazhdoi gjatë samitit dhe më pas, kur presidenti Trump kërcënoi të shtunën natën për të vendosur tarifa për makina të huaja të importuara në Shtetet e Bashkuara. Presidenti Trump gjithashtu u tha gazetarëve se ai nuk do të pranonte më tarifa "qesharake dhe të papranueshme" të imponuara nga vendet e tjera për mallrat e importuara nga SHBA-ja dhe kërcënoi të "ndalte tregtinë" me kombet që nuk do të ulnin tarifat e tyre.


"Ne jemi sikur banka-derrkuc që vidhet nga të gjithë - dhe kjo po përfundon," tha presidenti Trump. Pasi kryeministri kanadez Justin Trudeau përdori një konferencë shtypi për të kritikuar tarifat që Presidenti Trump vendosi mbi importin e çelikut dhe aluminit nga Kanadaja, Meksika dhe Bashkimi Evropian, presidenti Trump refuzoi të mbështesë një deklaratë të përbashkët me kombet e tjera të G7 (Kanada, Britani, Francë, Japoni, Itali dhe Gjermani) në samitin në Kanada. Trudeau është "shumë i pandershëm dhe i dobët" Presidenti amerikan postoi më pas nga Air Force One, se Trudeau është "shumë i pandershëm dhe i dobët" dhe shkroi se kryeministri kanadez kishte bërë "deklarata të rreme". Në temën e samitit të tij me Kim Jong Un në Singapor, presidenti Trump tha se do të largohet nëse nuk ka ndonjë marrëveshje të mirë për armët bërthamore të Koresë së Veriut. Presidenti tha se do të përdorë samitin për të përmirësuar gatishmërinë e Kimit për të denuklearizuar vendin dhe se "mendoj se brenda minutës së parë unë do të di" nëse diçka e mirë do të dalë nga samiti. Presidenti Trump ka bërë të qartë se ai nuk po kërkon të rrëzojë Kimin apo regjimin e tij komunist. Presidenti e kupton se, nëse mungon një kërcënim i qartë dhe i pranishëm për sigurinë e SHBA-së, nuk është përgjithësisht e mençur që Amerika të përfshihet në ndryshimin e regjimit në vendet e tjera. Presidenti gjithashtu kupton se ne mund dhe duhet të inkurajojmë vendet që drejtohen nga udhëheqës të rrezikshëm, shtypës dhe të korruptuar për të punuar për t'u dhënë njerëzve më shumë liri. Sikur presidenti Trump, po ashtu edhe sekretari i Shtetit Mike Pompeo, e kanë bërë këtë. Për shembull, ata folën drejtpërdrejt me popullin e Iranit për keqtrajtimin që kanë vuajtur nën mullahët që qeverisin kombin.


Presidenti Trump ka treguar se do ta vërë në pah fuqinë e Shteteve të Bashkuara kur është në interesin tonë kombëtar ta bëjë këtë. Por, ai nuk do të kërkojë aventura të huaja për të përhapur demokracinë e stilit amerikan në mbarë botën. Sidoqoftë, Amerika mund dhe duhet ta ruajë rolin tonë si 'një qytet i shkëlqyeshëm në një kodër', të cilin bota duhet ta imitojë. Ende nuk ka asnjë vend tjetër të afërt me nivelin tonë të përparimit në liri, prosperitet dhe liri individuale. Një aspekt i mirëpritur i stilit udhëheqës të presidentit Trump është besimi i tij që ne duhet t'i shpërblejmë miqtë tanë dhe t'i ndëshkojmë armiqtë tanë. Kjo ka qenë disi e mangët dhe madje e lënë prapa në administratat e fundit, si në trajtimin e administratës së Obamës ndaj Iranit si një partner për paqen dhe Izraelin si problem në Lindjen e Mesme. 'Karta më e madhe e egër' Është mirë që faktorët e këqij në botë të njohin pasojat që i presin ata që dalin jashtë linjës. Paqja me forcë - e përqafuar nga presidenti Trump, siç u përqafua nga Presidenti Reagan, ende kërkon një shembull të rastit "pour encourager les autres" (për të inkurajuar të tjerët). Kjo na çon deri tek 'karta më e madhe e egër' të cilën presidenti Trump sjell në skenën botërore: ai është një agjent i ndryshimit. Madje do të ishte e drejtë të thuhet se ai krijon kaos dhe keqmenaxhim - dhe pastaj kërkon një avantazh. Kjo i shtyn shumë nga kritikët e tij që të shpërqendrohen, madje edhe përkrahësit dhe aleatët e tij shpesh janë të shtrënguar ta trajtojnë këtë. Por, kur keni të bëni me probleme të gjata dhe me interesa të ngulitura, disa veprime mund të thyejnë atë bllokim. Strategjia paraqet një version i paqes të "Amerika në rend të parë" nëpërmjet doktrinës së forcës që na shërbeu aq mirë gjatë viteve të presidentit Reagan. Bisedimet aktuale me Kim Jong Unin janë një shembull i përkryer për këtë. Fjalë të ashpra nga Presidenti Trump për mosgatishmërinë e tij për të pranuar një Kore të Veriut agresive dhe me armë bërthamore, ndryshuan dinamikën dhe tani denuklearizimi është një mundësi reale. Paqja me anë të forcës dhe tregtisë së ndershme është një paraqitje e shkëlqyer dhe ato funksionojnë mirë së bashku. Luaj mirë dhe ne mund të jemi miq në një mënyrë reciprokisht të dobishme në aspektin ekonomik. Aspiro për vetëvendosje dhe ne do t'ju mbështesim. Vepro kundër interesave kombëtare të SHBA-së dhe do të shihni anën tjetër të medaljes. Administrata e Trumpit ka një plan dhe po punon me sukses në mbarë botën.


(Kosova Sot)