Rezoluta e OKB-së që avancoi UÇK-në në palë respektive

Rezoluta e OKB-së që avancoi UÇK-në në palë respektive
  • 19 June 2018 - 08:19

SHKRUAN:DR. HAKIF BAJRAMI

Terrori shtetëror serbian nuk po ndalej, dhe më 24 tetor 1998 pason Rezoluta e Tretë e KS të OKB për Kosovën nr. 1203, duke u fokusuar se OKB-ja në Kosovë duhet të përqendrohet në ndihmë, sepse "kemi të bëjmë me një katastrofë humanitare, së cilës duhet t'i dilet në ballë me mjete të tjera, në bazë të Kaptinës VII të Kartës OKB-së! Nga kjo gjendje megjithatë synohej që të nxirret një kohë e armëpushimit, e cila duhej të respektohej nga të dy palët. Me këtë Rezoluta UÇK-ja avancohet në PALË respektive

Takimi i Ramiz Alisë me Rugovën

Në vijim pas duelit Ramiz Alia-Borisav Joviq në OKB, Presidenti shqiptar (Ramiz Alia) në fund të dhjetorit 1990, do ta pranojë në Tiranë një delegacion të LPK-së të drejtuar nga Fazli Veliu. Në vijim, për t` i qartësuar pozicionet, më 24 shkurt 1991 në Tiranë takohen Ramiz Alia me Ibrahim Rugovën. Pozicionet strategjike të veprimit u tregua se ishin diametralisht të kundërta. I pari tha se ka ardhur koha që dhunës t` i përgjigjemi me dhunë; i dyti shfaqi se "politika paqësore është zgjidhja përfundimtare me një Republikë që mbështetej në Kushtetutën e Kaçanikut (7 shtator 1990).Duke u interesuar që çështja të kthjellohet, Ramiz Alia do ta ftojë një delegacion të Kuvendit Kosovës (Deputetet e 7 shtatorit 1990- deputetët e Republikës-hb) në gusht 1991 në Tiranë. Sipas përshtypjeve që m`i ka komunikuar Ramiz Alia, deputetët që kishin shkruar historinë në Kaçanik, ishin fare afër dilemës se :"historinë tash e tutje duhet ta bëjë elementi i jashtëm e ne do të proklamojmë njëfarë gandizmi në tërë Kosovën, pa guxuar ata të kthehen ku e kishin bërë historinë". E historia bëhet aty ku ndodh, jo aty ku dëshirohet, pra. Pas këtij takimi, pason shkuarja e patriotëve të radhëve të para të luftës për çlirim të Kosovës për trajnime ushtarake në Tiranë, si : Adem Jashari, Zahir Pajazi, Adrian Krasniqi etj. Nga kjo kohë e deri në mars 1997 në Kosovë do ta promovohet një luftë guerile e intensitetit të mesëm. Nga janari e deri në mars 1997 okupatori do të veprojë në dy fronte: do të përpiqet që një nga një t`i likuidojë prijësit e gueriles dhe, në fazën tjetër, me ndihmën e agjentëve të brendshem (mars 1997) do ta djegin Shqipërinë gati në tërësi, për të pasur mundësi që Kosovën pastaj ta shtrijnë përtokë ashtu si ndodhi në vijim. Mos të harrojmë se Zahir Pajaziti me shokë u vra me hejkësi të brendshme më 31 janar 1997. Mizoritë serbiane nuk kishin të ndalur, Kosova ishte mbuluar me çirilicë, çdo pore e jetës po sllavizohej. Po silleshin kolonë nga ish- Jugosllavia, ku lufta ishte humbë për Beogradin. Dhe ai zanat po ushtrohej edhe në Kosovë. Kështu më 24 shtator 1997 Grupi i Kontaktit ( Anglia, Franca, Gjermnia, Rusia ) do të "dakordohen" për një autonomi brenda federatës së mbetur jugosllave. Këtë skenar do ta prishin në tërësi demonstratat e 1 tetorit 1997, që i dhanë fund politikës pacifiste (kapitullante, ala Balli Kombëtar, se do të na çlirojnë Fuqitë diktuese me rezoluta).Duke dashur që të pozicionohen në anën e kujt janë, në fillim të vitit 1998 SHBA-ja do të deklarohen se: "Kursi i LDK- Ibrahim Rugovës është opsioni i zgjidhjes së çështjes Kosovës". Nga 8 janari e deri më 28 shkurt 1998 S. Milosheviqi e kuptoi politikën e atyre që "vulosin", se ai i ka duart e lira dhe pasoi masakra në Qirez dhe Likoshan më 28 shkurt 1998. Në lidhje me këtë më 2 mars 1998 Washingtoni e "këshillon Tiranën që të qëndrojë larg ngjarjeve në Kosovë". Edhe ky prononcim e inkurajoi Kasapin e Ballkanit (S Milosheviqin), që të shkojë një hap tutje: ta masakrojë Familjen Jashari në Prekaz nga 4-7 mars 1998. Kjo sakrifice Epokale e Familjes Jashari në Prekaz ngriti ndërgjegjen e disa vendeve të Grupit të Kontaktit, dhe më 9 mars 1998, do të vendoset që ndaj Jugosllavisë Federale (Serbisë dhe Malit Zi) të vendoset "embargo e armëve", ndërsa UÇK-ja do të denominohet si organizatë "terroriste". Rezoluta nr. 1160 e 31 marsit 1998, dokumenti i parë i KS OKB-së për Kosovën që hapi mundësinë për bombardimin e Serbisë dhe Malit Zi Okupatori nuk do të ndalet me krime monstruoze, sepse armë kishte mjaftueshëm, për ta shfarosur jo vetëm popullin shqiptar. Ky fakt në OKB u kuptua shumë shpejt dhe për shkak të vazhdimit të krimeve KS OKB më 31 mars 1998 do ta APROVOJË UNANIMISHT Rezolutën 1160 për Kosovën. Kjo Rezolutë është embrioni ku Bil Klinton dhe Toni Bler, pastaj do të lëshojnë ultimatum se nëse krimet mbi shqiptarë nuk ndalen, do të pasojë zbatimi i Kaptinë VII, neni 42 i Kartës OKB-së, që do të thotë bombardim të pushtetit të agresorit mbi një popull pa mbrojtje. Rezoluta e KS OKB nr. 1160 ndër të tjera mbështetet në Kaptinën VII të Katrës OKB-ës (nenet 39-43),ku lejohet të aplikojë BOMBRDIME ndaj atij shteti agresor që bie ndesh me këtë Kaptinë. Në lidhje me këtë, shumë shtete në mënyrë "private-tinëzare" do t` i furnizojnë firmat private të agresorit serbian si firmat: gjermane 1 miliard dollarë, franceze 850 milionë, italiane 750 milionë, bota arabe (Libia, Iraku dhe Siria) 2 miliardë dollarë. Këto para të dhuruara S. Milosheviqit do të derdhen në kontot ruse,ku Serbia bënte blerjen e armatimit në vijën "private". Këtë realitet dikush po e tërheq zvarrë edh sot, duke e kushtëzuar Kosovën me demarkacion,me asociacion me Gjykatë Speciale që nuk di kah t` ia fillojë, sepse mandati i Tribunalit të Hagës ka skaduar. Dhe, Serbia dhe Rusia tani i kanë duart e lira. Takimi i ekipit të Rugovës me Milosheviqin Në ato rrethana shumë shpejt R. Hollbruk, do të gjendet në Beograd dhe pastaj në Tiranë (10-11 V 1998), duke i sinjalizuar Ibrahim Rugovës, që me çdo kusht duhet të takohet me S. Milosheviqin në Beograd. Pas të gjitha atyre krimeve (janar -maj 1998), Ibrahim Rogova do ta themelojë një ekip ku ishin edhe : Fehmi Agani, Mahmut Bakallli, Pajazit Nushi dhe Veton Suroi dhe më 15 maj do të gjinden në Beograd në zyrën e S. Miloshit. Prapavija e këtij takimi, pa e ditur fare ekipi i Kosovës, ishte ndarja e Kosovës. Me këtë skenar R. Hollbruk ishte i njoftuar. Dhe, për ta "ligjësuar" ndarjen ilegale të Kosovës, më 29 V 1998 R. Hollbruk do ta dakordojë një takim në Washington në mes Bill Klintonit dhe Ibrahim Rugovës. Fjalori i njërit dhe tjetrit për autorin janë të njohura dhe NUK janë çështje gazetash. Ky qëndrim i shprehur aty tregon se Adem Demaçi me një shpejtësi marramendëse do të intervenojë në Tiranë, ku janë të paluara dokumentet e dorës së parë. Lidhur me këtë, më 23. VI. 1998 Stejt Departamenti i SHBA-së do ta largojë nga fjalori i komunikimit shprehjen "terrorist" për UÇK-në. Lufta e drejtë shqiptare do të fitojë në aspektit faktorizim dhe më 24. VI. 1998 S. Milosheviqi i lejon vëzhguesit ndërkombëtarë për ta përcjellë gjendjen në Kosovë. Në vijim të këtyre ndryshimeve përmes luftës së armatosur të UÇK-së dhe diplomacisë saj në Prishtinë (Adem Demaçi) dhe kontakteve politike të përfaqësuesve të UÇK-së nëpër botë, më 23 shtator 1998, në KS të OKB-së do të aprovohet Rezoluta e Dytë për Kosovën nr. 1199 ku rikonfirmohet përdorimi i Kaptinës VII (Shtatë) të Kartës së OKB ,( nenet 39, 40, 41, 42, 43) dhe bombardimi i Serbisë dhe Malit Zi si agresor mbi një popull të pambrojtur, ku pësonin civilët, ishte akt i pashmangshëm. Më 13 gusht 1998 Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së e emëron Adem Demaçin Përfaqësues Politik për ta hapur një Zyrë në Prishtinë. Institucionalizimi i Zyrës bëhet realitet më 23 gusht 1998. Zyra Politike me Adem Demaçin në krye e kishte Sektorin e brendshëm dhe Sektorin e jashtëm. Përmes kësaj Zyre me luftën e drejtë të UÇK-së do të njihen në rend të parë, të gjithë gazetarët e medieve botërore. Ata nga Zyra e Demaçit do t`i marrin lejet për të hyrë në zonat ku ishte territor i kontrolluar nga UÇK-ja dhe në këtë drejtim ishte një veprimtari, ku në rend të pare gazetarëve u tregoheshin Konventat e Gjenevës mbi luftën, të cilave (1948/9) UÇK-ja u përmbahej me përpikëri. Në formësim e sipërm, në nëntor 1998 Adem Demaçi do t'ua bëjë me dije medieve informative se i kemi rrokur armët që Kosova të jetë e lirë dhe sovrane dhe më me asnjë çmim nuk pranohet të mbetet koloni e Serbisë. Me këto korniza nuk pajtoheshin edhe shumë diplomatë që frekuentonin të kuptojnë esencën e luftës nga dora e parë, nga Adem Demaçi, konfirmimi i të cilit ata që të flasin në emër të popullit, ishte i nevojshëm të kuptohet. Për këtë arsye Demaçi do të shkojë në Tiranë për ta kuptuar pozicionin realist të qeverisë atjeshme dhe deri në një masë do të hasë në mirëkuptim, sidomos te Fatos Nano. Lidhur me këtë, dihet se kur dezertuan ushtarët Farkut në Dukagjin. Po trishtuese dhe e pafalshme ishte shkuarja e një delegacioni të LDK-së në Drenicë për të kërkuar shuarjen e UÇK-së në shtator 1998!!! Dikush i ka harruar këto thika pas shpine drejtuar kundër luftës së drejtë shqiptare. Por, terrori shtetëror serbian nuk po ndalej dhe më 24 tetor 1998 pason Rezoluta e Tretë e KS të OKB për Kosovën nr. 1203, duke u fokusuar se OKB-ja në Kosovë duhet të përqendrohet në ndihmë se pse "kemi të bëjmë me një katastrofë humanitare, së cilës duhet t'i dilet në ballë me mjete tjera, në bazë të Kaptinës VII të Kartës OKBsë! Nga kjo gjendje megjithatë synohej që të nxirret një kohë e armëpushimit, e cila duhej të respektohej nga të dy palët. Me këtë Rezoluta UÇK-ja avancohet në PALË respektive. Kështu politika e LDK-së bie në plan inferior historik dhe këtë e vërtetojnë dokumentet diplomatike dhe ushtarake të NATO-s. Këtu, thuhet aty, LDK-ja dhe Ibrahim Rugova e humbin hapin me kohën dhe aksionet diplomatike që i propagandonin europerëndimorët. Këtij debakli me sugjerime të Washingtonit, Ibrahim Rrugova do t'i rreket krijimit të Grupit 15, i cili pas një kohe bjerrëse do të "avancohet" në G 4 ( Fehmi Agani, Edita Tahiri, Tadej Rodiqi, Iliaz Kurteshi, grup ky ku duhej të ishin edhe përfaqësuesit e UÇK-së , të LBShsë dhe jashtëpartiakët. Prishja e armëpushimit Okupatori nuk do të pushojë duke bërë krime të papara. Më 14 XII 1998 do të vriten në pritë 35 ushtarë të UÇK-së në kufirin Kosovë-Shqipëri. Në vijim okupatori do të provojë për ta shuar çdo informatë që botohej nga QIK-u (Qendra Informative e Kosovës). Kështu më 11 janar 1999 do të vritet mizorisht shefi i QIK-ut, Enver Maloku. Okupatori atë atentat individual do ta shndërrojë në masakër më 15 janar 1999, duke privuar nga jeta civilë duarthatë të fshatit Raçak. Nga kjo masakër shefi i OSBE-së Wiliam Voker do të alarmojë botën e civilizuar , se okupatori serbian nuk kursen askënd në Kosovë, kuptohet nga popullsia shqiptare. Nga këto pësime Grupi i Kontaktit më 29 janar 1999 do ta publikojë planin se do të mbahet një Konferencë ndërkombëtare për Kosovën. Më 30 janar 1999 Adem Demaçit, Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë Robin Kuk, ia dorëzon në Shkup planin e Konferencës së Rambujesë, ku 10 pika ishin të panegociueshme. Kuptohet se Adem Demaçi me asnjë kusht nuk do të pranojë 10 pikëshin e panegociueshëm, ku Jugosllavia e mbante sovranitetin mbi Kosovën, ku 1500 (2500) ushtarë dhe 3000 policë serbianë mbeteshin në Kosovë; ku Kosova duhej të delegonte deputetë në Kuvendin e Serbisë; ku… Konferenca e Rambujesë plotësonte një ndër kërkesat që Presidenti Ibrahim Rugova e kishte përsëritur gati për çdo të premte në konferenca shtypi, se për Kosovën duhet të vendoset në një konferencë ndërkombëtare. Dhe, kërkesa e disa këshilltarëve të Adem Demaçit në Prishtinë ishte që të shkojë Baca në Rambuje dhe aty mos të nënshkruajë asgjë. Së dyti, me shkuarjen e Bacës në Rambuje, pozita e Shefit të Delegacionit do t`i takonte Adem Demaçit, pa koment. Ky fakt i ka trembur shumë "turistë të Rambujesë". Së treti, në Rambuje do të shkonin ata që kishin përvojë dhe e njihnin teorinë e diplomacisë historike. E ata që shkuan, do të mbeteshin "jashtë historisë". Këtu ishte prapavija e atyre që në mënyra të ndryshme e kurdisen (të brendshme dhe të jashtëm) me pikat e panegociueshme që Baca mos të gjendet në Francë, sepse Projekti Amerikan nuk pajtohej me atë Francez (të Rambujesë). Dhe duke mos u pajtuar me konditat e shkruara që nuk mund të ndryshoheshin, Adem Demaçi më 2 mars 1999 do të largohet nga pozita e Përfaqësuesit Politik, por do të mbetet prapë Luftëtar i pamposhtur që e mbron publikisht me mjete politike UÇKnë dhe Luftën e drejtë të saj. Konferenca e Rambujes (si projekt francez!) do të mbahet në dy raunde: nga 6-23 shkurt 1999 dhe nga 15-19 mars 1999, si përfundim i së cilës ishte nënshkrimi i një Marrëveshjeje kalimtare nga pala e Kosovës, BE-së dhe ShBA-së. Marrëveshjen nuk do ta nënshkruajnë Serbia, Jugosllavia dhe Rusia.(vijon)

(Kosova Sot)