Rrenacakët e majave të shtetit

Rrenacakët e majave të shtetit
  • 22 June 2018 - 08:05

Lajmi për liberalizim nuk po vjen në qershor

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ - ZHURIANI

Banditët e bandave politike në Kosovë që nga presidenca,Qeveria kuislinge e hajdute që nuk mbahet mend në asnjë vend të botes së qytetëruar, me një vend të vogël sa një grusht që është Kosova me qindra ministra, zv. ministra e këshilltarë me familjarë që e dëmtojnë dhe vjedhin buxhetin e shtetit dhe bile nuk janë të kënaqur këta hajna e mos qofshin, kërkojnë të rrisin edhe pagat VETËM TË TYRE, Kuvendi rrugaçësh me plot e përplot matrapazë e vagabondë dhe kryebanditë e banditët e bandave politike, që nga mëngjesi deri në darkë, pa pikë turpi mashtrojnë dhe rrejnë popullin. Ky soj banditësh që përmenda më lart janë kopilët, besëprerët, banditët dhe vagabondët që nuk mund t´ia gjeni shoqin në tërë rruzullin tokësor. Jemi dëshmitarë të kohës që këta banditë që vijnë e shkojnë pa i bërë katër vjet nga paaftësia e tyre rrugaçësh, nuk interesohen aspak për popullatën e vendit, të zvogëlohet papunësia, për një jetë më të mirë të qytetarëve, por vrapojnë njëri pas tjetrit, pas hajnisë, tamam si zagarët e uritur pas kockave, kurse nuk përtojnë ditën, para kamerave televizive e LEHIN SI QENTË PAS HËNËS.

Kanë frikë se do të trazohet populli

Se vërtet është kështu po e marrim një rrenë nga një mijë rrena të këtyre banditëve dhe kryebanditëve sa herë thoshin SE NË QERSHOR KOSOVA DO TA MARRË NJË LAJM TË MIRË PËR LIBERALIZIMIN E VIZAVE. Pra, këta të pafytyrë, këta kopilë, për mashtrime dhe rrena në pikë të ditës që ia bënin qytetarëve të Kosovës, nuk KANË FARE GAJLE TË SKUQEN, SEPSE A E DINI SE KOPILËT NUK SKUQEN FARE. KY SOJ JANË RRENACAKË DHE TË PAFTYRË. Tani jemi në fundqershor dhe ku është lajmi? E di se ju jeni të pafytyrë, kopilë dhe rrenacakë, se ju me siguri e keni rrenën e radhës do e shtyni në fundvit, ose edhe më tej. Çka s´bëni ju banditë, çka s´ju vjen në mend juve kopilëve të sallhaneve!!! Burra, nga anët e mia të thella të krahinës së Lumës, në Zhur me shumë të drejtë thuhej nga ata burra që i kishin mustaqet e gjata si vrezhda e kungullit: "RRENCI KA BETË, E KURVA KA LOTËT". Pra, ky soj i sojzes tipik përkon me këtë thënie shumë domethënëse. Këta kopilë dhe rrenacakë qëllimisht e bëjnë ketë krejt me qellim që ta mbajnë pushtetin dhe nga frika e madhe se POPULLI DO TË TRAZOHET NGA POLITIKA E MBRAPSHTË E TYRE QË KANË QËLLIM VETËM HAJNINË DHE SI TË PASUROHEN. Popullit i ka ardhur në maje të hundës, duke parë tradhtitë, mashtrimet e dredhitë e tyre, hajninë dhe jetën luksoze të tyre duke shëtitur nëpër dete e oqeane, me jahte milionëshe, duke fluturuar me avion privat, duke shëtitur me xhipa më modernë që është e blinduar që as murtaja e as zolla antitankë nuk i bënë gjë e populli me fukarallëk deri në palcë duke mbledhur kafshatën e bukës nëpër kosh të plehrave dhe nuk kanë para për ilaçe dhe si mund të durohet kjo. Po ashtu, populli po i njeh edhe të leckosurit e deridjeshëm që brenda natës u bënë supermilionerë dhe e kuptuan se si i mashtruan nëpër fushata parazgjedhore, duke i vjedhur votat, blerë, mashtruar dhe në fund të fundit, asgjë nuk vendosi vota e tyre, por e morën pushtetin me anë të pazareve të kanaleve të nëntokës kriminale, duke e përbuzur popullin dhe votën e tyre.

Vjedhja e parasë së taksapaguesve

Qofsha i gabuar, por nganjëherë më vajti mendja se këta besëprerë, matrapazë dhe hajna kanë bërë marrëveshje qëllimisht me Brukselin që të mos jepen vizat për qytetarët e Kosovës dhe të rrinë si dele e zezë në Evropë, nga frika se do të zbrazet Kosova nga politika e mbrapshtë e banditëve dhe kryebanditëve që nga majat e shtetit dhe faji do të bjerë mbi ta dhe se nuk do të kenë më hapësirë për të vjedhur vendin... Dhe krejt në fund fare, të mos e zgjasim më tutje duke menduar se është kuptuar për rrenat, mashtrimet, hajninë që po i bëhet shtetit dhe duke e vjedhur edhe djersën e taksapaguesve, t´i themi mjaftë më o kopilë, o mashtrues, o hajna e mos e gëzofshi për jetë të jetëve! Haram ju qoftë o harambasha pasuria e vjedhur, një kokërr rrufeje, ju godet në pikë të ditës e në maje të kokës. Ju këtë e meritoni. As varr në tokë nuk do të keni, se shumë të zeza i keni bërë e po i bëni vendit... Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

 

(Kosova Sot)