Demokratët mund të bien në një kurth imigracioni

Demokratët mund të bien në një kurth imigracioni
  • 23 June 2018 - 08:27

Shkruan: Fareed Zakaria

Mizoria e presidentit e bëri të lehtë kundërshtimin e politikës së tij

Zgjidhjet për sistemin e thyer të emigracionit të Amerikës janë të komplikuara. Por, demokratët do të bënin mirë të kujtonin edhe simbolizmin e thjeshtë, diçka që Bill Clinton dhe Barack Obama nuk harruan kurrë, prandaj retorika e tyre dhe veprimet mbi emigracionin ishin shpesh shumë më centriste sesa ato të shumë drejtuesve aktualë demokratë Demokratët janë ngazëllyer që presidentit Trump iu desh ta ndryshonte politikën e tij për ndarjen e familjeve emigrante në kufi. Dhe, ka arsye të mirë për të festuar: Politika në fjalë ishte e pamoralshme, e zymtë dhe e panevojshme. Por unë pyes veten nëse ky episod do të jetë po aq i dëmshëm për presidentin, ashtu siç mendojnë liberalët. Me këtë çështje, Trump ua rikujtoi qartë mbështetësve të tij një gjë të thjeshtë - se ai është i gatshëm të marrë qëndrime të ashpra në lidhje me imigracionin. Mizoria e presidentit e bëri të lehtë kundërshtimin e politikës së tij. Por, në kënaqësinë e tyre në lidhje me gabimin e fundit të administratës së presidentit Trump, demokratët mund të bien në një kurth. Çështja më e madhe është me siguri se: A duhet zbatuar vendi ligjet e tij të imigracionit apo, nëse anashkalohen ato, a duhet, thjesht, të heqim dorë? Sipas një raporti të OKB-së, vitin e kaluar Shtetet e Bashkuara u bënë destinacioni kryesor i botës për azilkërkuesit, me një rritje prej 44% të të ardhurve nga Amerika qendrore, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e totalit prej rreth 140,000 personash. David Frum sugjeron në Atlantik se shumica e këtyre njerëzve ndoshta po vijnë për të shpëtuar nga varfëria në vend të dhunës (e cila ka rënë) dhe se shumë shpresojnë se, duke marrë fëmijët me vete, do t'iu ndihmojë atyre ta shmangin dënimin. Për këtë arsye, kur u pyet në vitin 2014 rreth dhjetëra mijëra fëmijëve të pashoqëruar që kishin ardhur në kufi, Hillary Clinton u përgjigj: "Ne duhet të dërgojmë një mesazh të qartë: Vetëm për shkak se fëmija juaj kalon kufirin, kjo nuk do të thotë fëmija merr lejen për të qëndruar. Ne nuk duam të dërgojmë një mesazh që është në kundërshtim me ligjet tona ose do të inkurajojë më shumë fëmijë për të bërë atë udhëtim të rrezikshëm ".

Nacionalizmi është më shumë një prirje irracionale

Imigracioni është bërë një çështje që motivon me pasion një grup të madh amerikanësh, ndoshta si asnjëherë tjetër. Disa nga kjo mund t'i ketë rrënjët në racizëm. Por, ajo gjithashtu përfaqëson një lloj nacionalizmi të ngritur. Në një epokë të globalizimit të shfrenuar, njerëzit duan të besojnë se ende mbajnë njëfarë ndjenje stabiliteti dhe kontrolli. Nacionalizmi ka qenë i pranishëm për shekuj, por tani, në njëfarë kuptimi, ai është bërë doktrina e fundit në skenë. Ngjarja e madhe e shekullit XX ishte humbja e besimit. Ndërmjet ngjitjes së shkencës, socializmit dhe sekularizmit, njerëzit humbën besimin e tyre në dogmat dhe detyrat e fesë. Por, kjo nuk ndryshoi realitetin se ata donin diçka në çka mund të besonin, diçka me të cilën mund të kishin një lidhje të thellë, emocionale. Nacionalizmi është bërë gjithnjë e më shumë zëvendësues për shumë njerëz në të djathtë, duke u pajisur me një lidhje të fuqishme dhe thuajse mistike. Për shumë njerëz në anën e majtë, nacionalizmi është më shumë një prirje irracionale për një grup njerëzish me të cilët ndan një kufi arbitrar. Pse duhet, të themi, një katolik i devotshëm në Nju Hemshajër të ndjejë një lidhje më të afërt me një ateist radikal, i cili jeton rreth 2,500 milje larg në Kaliforni, në krahasim me një katolik disa qindra milje larg, në Kanada? Por, kjo ka qenë fuqia e nacionalizmit që vazhdon të shtyjë njerëzit në aktet e mëdha të guximit, besnikërisë, mizorisë dhe urrejtjes. Imigracioni është bërë sprovë për nacionalizmin, ndoshta sepse burimet e tjera janë venitur ose janë bërë politikisht të paqëndrueshme. Ishte një kohë kur nacionalizmi ishte thellësisht i ndërthurur në shumë qoshe të globit me fenë ose përkatësinë etnike. Dhe, ai përshkruhej me krenari dhe haptazi, me këto terma. Por, meqenëse shoqëritë perëndimore u bënë më të larmishme, dhe ndërsa grupet minoritare brenda tyre shprehnin identitetin e tyre, u bë më e vështirë të përkufizohej nacionalizmi nga ata përbërës të vjetër. Pra, çfarë mbetet? Si e definoni një komb?

Trump mund ta ketë humbur këtë rund

Për amerikanët, idetë politike dhe ideologjia kanë qenë gjithmonë në qendër. Kjo është arsyeja pse të jesh një komunist mund të mendohej si "joamerikan". Por, përtej ideologjisë, ka qenë, madje edhe në Amerikë, një koncept më emocional i kombit. Dhe emigracioni është bërë një 'proxy' për atë ndjenjë instinktive - ndjenja se vendi duhet të jetë në gjendje të përcaktojë vetë, të zgjedhë se kush do të lejohet të hyjë dhe t'i privilegjojë qytetarët e saj ndaj të huajve. Zgjidhjet për sistemin e thyer të emigracionit të Amerikës janë të komplikuara. Por, demokratët do të bënin mirë të kujtonin edhe simbolizmin e thjeshtë, diçka që Bill Clinton dhe Barack Obama nuk harruan kurrë, prandaj retorika e tyre dhe veprimet mbi emigracionin ishin shpesh shumë më centriste sesa ato të shumë drejtuesve aktualë demokratë. Në politikë, njerëzit kujtojnë disa gjëra të thjeshta. Për të ilustruar këtë pikë, një anketbërës në vitet 1980 ma tregoi njëherë një histori. Një grup i fokusit pyeti një njeri për kë do të votonte, për Ronald Reaganin ose për kundërshtarin e tij demokrat, Walter Mondale. "Për Reaganin", tha burri. "Mondale është komunist". Anketbërësi ia shpjegoi atij se kjo nuk ishte e vërtetë. Burri u përgjigj: "Po, ndoshta. Unë prapëseprapë do të votoj për Reaganin. Një gjë e di, askush kurrë nuk ka thënë se ai është komunist! " Trump mund ta ketë humbur këtë raund. Por, askush nuk do të mendojë ndonjëherë se ai është i butë ndaj imigracionit të paligjshëm.

(Kosova Sot)