Ballafaqimi me rrezikun imigrant në BE

Ballafaqimi me rrezikun imigrant në BE
  • 25 June 2018 - 08:22

BE-ja nuk është askund afër një konsensusi politik

Shkruan: Ana Palacio 

Bashkimit Evropian i pëlqen t'i japë vetes ultimatume, qoftë kur flitet për afatin dyvjeçar për negociatat e Brexitit apo për deklaratën e presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, pas marrjes së detyrës, se komisioni i tij ishte "komision i shansit të fundit". Për fat të keq, liderët evropianë rrallëherë realizojnë planet e tyre më të mira. Kur është fjala për migrimin, megjithatë, ata nuk mund të kenë një zgjedhje. Çështja është bërë një shpatë e Damokleut që varet mbi BE-në. Ajo mbizotëron çdo vijë faji: midis vendit dhe komunitetit, midis sigurisë dhe hapjes, midis identitetit kombëtar dhe evropian, midis vlerave sociale dhe interesave ekonomike ose strategjike. Si rezultat, migrimi, më shumë se çdo sfidë tjetër me të cilën ballafaqohet BE-ja, ka potencialin që ta shkatërrojë projektin evropian. Natyrisht, BE-ja shpesh ka dëshmuar se, kur t'i vijë veza te..., mbizotëron inercia. Por, duke pasur parasysh urgjencën e krizës së emigrimit të sotëm, as BE-ja nuk do të jetë në gjendje ta kapërcejë atë. Nëse përpiqet, çështja vetëm do të acarohet, duke brejtur themelet e Unionit. Për herë të parë, liderët e Evropës nuk kanë zgjidhje alternative.

Takimi i qershorit i Këshillit Evropian do të përqendrohet te migracioni

Mos mendoni se problemi i imigrimit në Evropë është duke u larguar. Rënia e aplikimeve për azil në vitin 2017 nuk ishte, siç besonin shumë, një tregues se problemi po tejkalohej. Përkundrazi, ndërsa sfida e migracionit u bë e dukshme për shumë evropianë vetëm në vitin 2015, kur kancelarja gjermane Angela Merkel hapi derën për një milion azilkërkues të dëshpëruar, çështja ka një kohë të gjatë që e ka dëmtuar Evropën Jugore dhe tani po pëson ndryshime të rrezikshme. Këto ndryshime janë ilustruar nga saga e fundit e anijes shpëtimtare 'MS Aquarius'. Operuar nga një bamirësi franko-gjermane, "Aquarius" shpëtoi 630 emigrantë dhe refugjatë jashtë brigjeve të Libisë. Më 9 qershor, ministri i ri i brendshëm i Italisë dhe zëvendësi i kryeministrit, Matteo Salvini, hodhi poshtë kërkesën e anijes për të ankoruar në vendin e tij, duke ua ndaluar edhe që të hyjnë në ujërat italiane. Pastaj, edhe Malta gjithashtu i ktheu refugjatët prapa. Së fundi, pas gati një javë, u paraqit Spanja, duke i lejuar refugjatët që të zbarkonin në portin e saj të Valencias. Imigrantët e parregullt mbërrijnë çdo ditë në Evropë: sapo arrinte Aquarius në Valencia, më shumë se një mijë njerëz shpëtuan vetëm disa qindra milje në jug, duke u përpjekur të kalonin Ngushticën e Gjibraltarit. Por, një dramë me profil të lartë si ajo e 'Aquarius', shkakton stimuj politikë për qëndrime të vijës së ashpër. Ajo është karamele politike për populistët dhe helm për politikëbërjen racionale.Dhe, me të vërtetë, akuzat që pasuan veprimin e Salvinit, kanë qenë tepër ndarëse. Presidenti francez Emmanuel Macron akuzoi qeverinë populiste të Italisë për "cinizëm dhe papërgjegjshmëri". Në Gjermani, mbijetesa e koalicionit qeverisës të Merkelit tani është në rrezik, për shkak të një mosmarrëveshjeje mbi migracionin midis Unionit të saj Kristian Demokratik dhe partisë së vogël simotër bavareze të CDU-së, Unionit kristian-social, të udhëhequr nga Horst Seehofer, ministër i brendshëm. Do të ketë edhe më shumë anije tjera, si "Aquarius", dhe Evropa nuk mund t'ia lejojë vetes të përballet me një dramë të tillë, sa herë që ato të shfaqen. Hendeku midis retorikës së BE-së të solidaritetit dhe vlerave të përbashkëta dhe sjelljes së saj reale në botë duhet të mbyllet. Për fat të keq, ky rezultat nuk është i garantuar. Deri më tani, përgjigja e BE-së ndaj migracionit është varur nga masat dhe mandatet nga lartposhtë. Një qasje e tillë, e marrë mjaft herët në krizë (të themi, në vitin 2013 ose 2014) mund të ketë qenë e mjaftueshme për të udhëhequr një qasje të përbashkët evropiane. Por, zvarritja e tepruar dhe pasiguria - për shkak jo të paktën të unilateralizmit gjerman - penguan veprimin në nivel të BE-së, pasi ai ia mundësoi migracionit të bëhet një çështje e nxehtë në politikën e brendshme. Po tani, çka? Takimi i qershorit i Këshillit Evropian do të përqendrohet te migracioni, por ka pasur pak arsye për të shpresuar se do të sjellë përparim kuptimplotë. BE-ja nuk është askund afër një konsensusi politik - klima politike nuk e lejon atë. Në vend që të debatohet diktatet e Komisionit Evropian dhe të ketë ankesa për rebelimin e shteteve anëtare, ajo që nevojitet është një rivendosje e plotë nga udhëheqësit e BE-së. Progresi është bërë në shumë fronte, duke përfshirë ndarjen e barrës në zgjidhjen e refugjatëve, duke reformuar dhe forcuar mbrojtjen e kufijve të Evropës dhe rojet bregdetare, duke përfunduar marrëveshjet me vendet e tjera për t'i kthyer emigrantëve dhe duke ofruar ndihmë për zhvillim dhe qeverisje për të adresuar faktorët shtytës që nxisin emigracionin. Por, kjo nuk mjafton. 

Evropa nuk duhet ta imitojë Australinë

Ekziston një zgjidhje më e mundshme: krijimi i qendrave të përpunimit të emigrantëve dhe të qendrave të zhvendosjes - "platformat e zbarkimit" - jashtë territorit të BE-së. Ky është një propozim i tensionuar, pasi i ngjan qasjes problematike të Australisë ndaj emigracionit, ku emigrantët mbahen - larg nga sytë dhe kryesisht nga mendja, shpesh për vite me radhë - në Naurun dhe Papua Guinenë e Re. Por, Këshilli Evropian vetëm po shqyrton tani platforma të tilla të zbarkimit. Evropa nuk duhet ta imitojë Australinë, por krijimi i këtyre llojeve të platformave - me përpunim dhe zhvendosje të vërtetë - në vendet e treta mund të ofrojnë përfitime të mëdha, duke parandaluar më tej dramat e mëtejshme si episodi i anijes 'Aquarius'. Platformat e zbarkimit do të mundësonin vlerësimin e kontrolluar rreth asaj se cilët imigrantë meritojnë mbrojtje ligjore nga BE-ja, përpara rivendosjes së tyre në BE. Nëse emigrantët e dinë se nuk do të jenë në gjendje të vendosin këmbë në tokën evropiane pa provuar fillimisht se ata kualifikohen për azil, ata që nuk kualifikohen, kanë më pak gjasa të bien viktimë e pretendimeve të kontrabandistëve se ata duhet të bëjnë një udhëtim të rrezikshëm.Nëse BE-a dëshiron ta mbijetojë krizën e migracionit, atëherë ajo duhet të punojë së bashku. Platformat e zbarkimit në vendet e treta ngrenë sfida ligjore, etike dhe financiare. Por, ato mund të tejkalohen. E ardhmja e BE-së mund të varet nga kjo. (Ana Palacio, ish-ministre e Jashtme e Spanjës, është anëtare e Këshillit spanjoll të shtetit dhe ligjëruese në Universitetin "Georgetown") Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot" .

 

Evropa nuk duhet ta imitojë Australinë 

Ekziston një zgjidhje më e mundshme: krijimi i qendrave të përpunimit të emigrantëve dhe të qendrave të zhvendosjes - "platformat e zbarkimit" - jashtë territorit të BE-së. Ky është një propozim i tensionuar, pasi i ngjan qasjes problematike të Australisë ndaj emigracionit, ku emigrantët mbahen - larg nga sytë dhe kryesisht nga mendja, shpesh për vite me radhë - në Naurun dhe Papua Guinenë e Re. Por, Këshilli Evropian vetëm po shqyrton tani platforma të tilla të zbarkimit. Evropa nuk duhet ta imitojë Australinë, por krijimi i këtyre llojeve të platformave - me përpunim dhe zhvendosje të vërtetë - në vendet e treta mund të ofrojnë përfitime të mëdha, duke parandaluar më tej dramat e mëtejshme si episodi i anijes 'Aquarius'. Platformat e zbarkimit do të mundësonin vlerësimin e kontrolluar rreth asaj se cilët imigrantë meritojnë mbrojtje ligjore nga BE-ja, përpara rivendosjes së tyre në BE. Nëse emigrantët e dinë se nuk do të jenë në gjendje të vendosin këmbë në tokën evropiane pa provuar fillimisht se ata kualifikohen për azil, ata që nuk kualifikohen, kanë më pak gjasa të bien viktimë e pretendimeve të kontrabandistëve se ata duhet të bëjnë një udhëtim të rrezikshëm.Nëse BE-a dëshiron ta mbijetojë krizën e migracionit, atëherë ajo duhet të punojë së bashku. Platformat e zbarkimit në vendet e treta ngrenë sfida ligjore, etike dhe financiare. Por, ato mund të tejkalohen. E ardhmja e BE-së mund të varet nga kjo.

(Ana Palacio, ish-ministre e Jashtme e Spanjës, është anëtare e Këshillit spanjoll të shtetit dhe ligjëruese në Universitetin "Georgetown") Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot" .

 

 

(Kosova Sot)