Qerren e Kosovës që e ke sharruar në baltë do ta nxjerrë populli

Qerren e Kosovës që e ke sharruar në baltë do ta nxjerrë populli
  • 11 July 2018 - 08:21

SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI

Do të ishte mençuri të dalësh PUBLIKISHT e të thuash të vërtetën, se mjaft është. Populli di të falë, por ligji nuk do të falë kurrë

Hashim Thaçi, një pyetje indikative: Kush e ka sjellë gjigantin ekonomik, Postën e Kosovës, buzë falimentimit, përpos atyre që ju i dini, për ta blerë sa më lirë nesër? Ja pra, ju vetë e varfëroni Kosovën dhe pastaj kur ta "blini" e ta ktheni në "pelë të Halil Xhakës", do të kumtoni: Ja ne e shpëtuam Kosovën, ne jemi Ismail Qemala. Vërtet dini të bëni fizkultura triviale. Me këtë avaz jo vetëm në Bruksel, por edhe kudo, Serbia po luan lojën e prokurorit, kurse Kosova po e luan rolin e avokatit që duhet për t`u vetëmbrojtur nga akuzat serbe. Jo, Serbisë aty duhet numëruar të gjithë gjenocidin nga Sanxhaku i Nishit 1878, nga krimet në Ulqin, Plavë, Guci 1881, nga krimet monstruoze në Kosovë 1912-1999, me fakte të tyre, as më shumë e as më pak. Ato fakte për fat i posedojmë, por kush t`i thotë, SEPSE JU KENI VËNË PERDE TË HEKURT NË shumicën e TV-ve të KOSOVËS. Dhe besa edhe në disa mediume private, të cilat i subvenciononi me lehtësira dhe drejtpërdrejt me para të taksapaguesve të popullit.

Keni "magjistruar" dhe doktoruar me letra të blera e të përkthyera

E ne që shkruajmë kemi satisfaksion vetëm nëse shkruajmë nëpër libra për mizoritë që ia bëni Kosovës 10 VI 1999 -10 VI 2018. E librat tonë as nuk promovohen e as nuk lejohen të hyjnë në biblioteka. Nuk mund t`i thonë ata nuk janë JU, që nuk e njohin realitetin; nuk mund ata që nuk kanë lidhje se si llogariten dëmet e luftës serbiane, e për çdo gjashtë muaj e lëvizni këtë tragjedi me "grupe për të vërtetën dhe pajtimin" e çka jo. Por nuk jeni ndalur e të pyetni se si dhe kush ka të drejtë ta padisë Serbinë koloniale dhe gjenocidale për dëmet dhe a mundet të arrihet dëmshpërblimi, por edhe a është paguar nga Serbia ndonjëherë dëmshpërblim ta themi për Toplicën dhe kush i ka marrë paratë. Këto fakte posedohen po ju nuk i dini, sepse në diasporë "keni magjistruar" dhe doktoruar me letra të blera e të përkthyera". Fol he burrë. Them se po, për dëmet e pjesshme që i ka bërë Serbia më 1877 Perandoria Osmane ka marrë para. Dokumentet janë edhe në Londër, por edhe në Beograd e Stamboll. E ti Hashim Thaçi me vëllain tënd ideologjik, Erdoganin, vini në pikë të ditës dhe i vidhni gjashtë arsimtarë turq që t`i kanë mësuar fëmijët tu, e na hasmoni me tërë Evropën. Jo, nuk të japin ata viza nëse NËPUNËSI I MINISTRISË ARSIMIT SHKON NË BRUKSEL MË SHPESH SESA QË SHKOJ UNË NË LLAP dhe ATJE në shitore vjedh. Po këtu të tillët sa e si vjedhin? E vërteta kam qenë 12 vjet udhëheqës, kam pasur shofer zyrtar, por kurrë, kurrë me veturë të shtetit nuk jam shëtitur, as privatisht e as zyrtarisht. Një qëndrim i tillë më ka shpëtuar para kriminelëve komunisto-çetnikë çdoherë, ku në disa raste ka pasur edhe shqipfolës.

Si të mbrohet Kosova nga vetvetja?

Më së miri tregoi sjellja e Presidentit Thaçi kur më 10 qershor 2018 shpalli ditë zie për vdekjen e një sportisti legjendar. Ishte ky nderim për Fadil Vokrrin se vërtet i ka dhuruar çdo gjë Kosovës. Por, nuk është dashur të shpallet 10 qershori ditë zie. Ka mundur të shpallen 11 dhe 12 qershori 2018 ditë zie dhe këtë nderim Fadil VOKRRI e ka merituar, e ka merituar familja e tij atdhedashëse. Hashim, ditët e festave kombëtare nuk shpallën ditë zie. Këtë gabim politik dhe kombëtar as prof. dr. Avdullah Vokrri e as legjenda e sportit shqiptar Fadil Vokrri nuk ta falin. Hashim Thaçi, të pyes publikisht: A agjërohet ditën e Bajramit? JO. As festa kombëtare nuk shpallet ditë zie. E bëri këtë pa menduar fare, nën presionin se nuk ishe paraparë të flasësh në Prizren dhe për inat të Ramushit shkove në Akademi (8 dhe 9 qershor 2018), ku punohet çdo gjë KONTRA, e ku u mbajt simpozium i mbyllur. Aty, Hashim shkove vetëm për kandidim, sepse aty janë ende anëtarë shoku Tita, shoku Sinan dhe shoku Ibrahim me shumë shokë, pa libra dhe pa dije akademike, sepse kur Akademia Serbiane e sulmon mikun e shqiptarëve, NEIL Malkomin, aty thuhet: "Le të mbrohet vetë"!- Ngjashëm pati thënë Azem Vllasi për Fadil Hoxhën, që e solli Kosovën 1945-1989 prej 98% të shqiptarëve analfabetë në 98% të shkolluar. Madje, kjo akademi, me stërshokun e saj, Oliver Shmit, e fyen Skënderbeun, vetëm për kripotokatolicizëm dhe kapriciozitet, për të treguar se ja ne që nuk jemi shqiptarë dimë më mirë sesa ju që dr. Vlladan Gjorgjeviqi dhe Stojan Protiqi (Ballkanikusi (ju kanë quajtur "njerëz me bishta" e na e ngjet një bisht "origjinal". Të tillët pranohen në Akademi. Sot në televizionin publik presidenti Hashim Thaçi alarmon: "Ejani ju të pozitës dhe opozitës dhe në Grupin e unitetit të na tregoni se si nxirret Kosova nga balta". Sikur e kemi harruar se çfarë fizkultura ka bërë me Murat Mehen, Atifete Jahjagën, "Akademinë" e Hivzi Islamit dhe servilët e saj, që dëshmuan ashtu si doje ti dhe ata me të cilët bëni vizatime e ku ka qenë flamurtar edhe Isa Mustafa, aksidentalisht, duke vizatuar kufi të ri me Cërna Gorën.

Kush e mbyti Kosovën me rrena dhe intriga deri më sot

Hashimi i di të gjitha, nuk ka mbetur guri pa u lëvizur nëpër ambasadat e Kuintit: "Unë jam për demarkacionin, por disa të çmendur, deri këtu keni shpifur (Hashim Aga) po na pengojnë". Lidhur me këtë baltë që dikush do të bjerë vetë në të, sepse vetë e ka krijuar, po ju tregoj lexues dhe popull i nderuar se çka ka ngjarë në shekullin XII, mu aty ku është sot Kulla e Ajfelit në Paris. Aty në baltë janë mbytur katër kuaj të lagjes "Notabël" ala pushtetarët e sotëm në Kosovë, për shkak të mendjemadhësisë se nuk ka çka ju bën as balta atllarëve të tyre. Mendoni tani se si duket tani ky vend, në bazë të diturisë së ndritur të një populli, pushtetarët e të cilit jetonin në injorancë atëbotë dhe populli jetonte në dhunë varfërie. Kush e mbyti pra Kosovën me rrena dhe intriga deri më sot, po ata po na ftojnë:"Ejani, jo se e sharruam në kënetë Kosovën, por më tepër ejani (SOS), se po mbytemi ne, e për popull që jeton, nja 60% me nga 1 euro në ditë, 20% me nga 3 euro në ditë e 10% me nga 10 euro në ditë. E të tjerët që nuk ia dinë skajin pasurisë, kjo nuk e brengosë fare falangën pushtetare. Si dhe në cilin vend të botës një profesor ordinar me 51 libra të botuar t`i marrë pension 230 euro. E ti Hashim 230 euro e paguan një darkë në Londër kur e promovon librin gazetaresk?!! Çka ka ngjarë në Prizren më 10 qershor 2018 në Tribunë, por edhe pjesërisht në simpoziumin shkencor ku ka pasur më tepër improvizime sociologjike, vetëm fjalë sociologjike dhe politikaneske, pa asnjë argument dhe hulumtim të ri shkencor, është turp për shkencën e historisë. Për simpoziumin në Akademi nuk po flas se Hashim Thaçi ia ka vënë kapakun shumë më mirë dhe kimikisht mbarimi ka qenë më dezinfektiv se D. Ristiqi më 1978. Në Prizren pothuajse 80% të temave historike ishin improvizime sociologjike, pa asnjë risi. Çka ka ngjarë në Akademinë para simpoziumit, regjinë e ka bërë Hashim Aga me suitën e tij. Dhe, më vjen turp të komentoj deri ku ka shkuar ultësia e pushtetarëve tanë në shumë fusha duke ia vënë ndërskamcat njëri-tjetrit. Shikoni vetëm faktin se në Panairin e librit, standi që nuk u shit pothuajse asnjë libër, ishte ai i Akademisë. Ndërsa po ajo akademi i kishte buxhet 2 milionë euro për vitin 2017. Për vitin 2018 situatën nuk di? Po, Akademia e Tiranës, që është shpallur inekzistente për papunë të ngjashme, ku është. Ku jemi? Pse po e rrejmë popullin? Hashim nëse vjen Erdogani në Kosovë nuk do t`ia këndoja Hasan Agën si Daçiqi. Por do ta pritja me bukë e krip si mikun më të mirë. Por do të kërkoja edhe nga ai të sillet si mik. Madje kur dihet se në Turqinë Kemajliste i kemi nga 15 e deri 22 milionë shqiptarë, siç po shkruan shtypi. Burimet thonë dy herë më pak, por atë jemi. Po pse nuk e shpalle president Thaçi ditë ZIE vdekjen e një heroi të UÇK-së, Hilmi HARADINAJ, i cili ia dhuroi Kosovës katër gjeneralë: Ramushin, Shkëlzenin, Luanin dhe Dautin. Madje, Hilmi Haradinaj luftoi për disa ditë edhe me familje, me grua, me vajzë dhe nuk u dorëzua kurrë, në stilin e Nak Berishës dhe Ukë Sadikut, Azem Bejtës dhe Bajram Currit, ADEM DEMAÇIT, Zahir Pajazitit, Adrian Krasniqit dhe ADEM LEGJENDARIT-JASHARIT me FAMILJE. Vështirë, shumë vështirë, do ta kemi për ta ruajtur famën e këtyre heronjve, me këta profiterë të llojit të veçantë. Hashim Thaçi vetë e ke sjellë Kosovën me fusnota e 'Zajednica', po të ofrohem që Daçiqin dhe Vuçiqin m'i lërë mua. Mos më kurse, ua di historinë e tyre dhe të punëdhënësve të tyre. Atë histori e kam thënë menjëherë Në 2002 në parathënie të librit të Nusret Pllanes, Terrori i Serbisë pushtuese, me titull "Gjenocidi Serbian 1844-1999". Po, teksti është përkthyer në 8 gjuhë botërore dhe prapa çdo fjalie kam argumente shtesë. Mos u brengos, qerren e Kosovës që e ke sharruar në baltë populli i Kosovës dhe shqiptarët në përgjithësi do ta nxjerrin, por çmimi do të jetë marramendës, për të cilin çmim ti nuk i jep pesë para. Vetëm ruaju prej atyre që u ke dhuruar pozita, nga akademia e deri në shërbëtorë. Prej meje kurrë nuk do të kesh asnjë të keqe. Dhe do të ishte mençuri të dalësh PUBLIKISHT e të thuash të vërtetën, se mjaft është. Populli di të falë, por ligji nuk do të falë kurrë. Fund.

(Kosova Sot)