Kush është "peder": Ramush Gjoko Haradinaj, Hashim Thaçi, apo Murat Meha?

Kush është
  • 13 July 2018 - 08:21

SHKRUAN: RESHAT BADALLAJ ZHURIANI 

Edhe pse nuk e kam thënë unë, por e ka thënë Ramushi i Gjoko Haradinajt, por pa u bërë "Nacallnik", unë iu kërkoj falje lexuesve për këtë titull, edhe pse në shtypin prestigjioz botëror që e lexoj përdoret pa problem dhe se mundohem akoma t´i ruaj elementet e kulturës shqiptare, të Krahinës së Lumes, sepse jam burrë që i di zakonet dhe konsideroj veten se i kam këmbët në tokë të lisit, që askënd nuk e pyesin se sa i lëshojnë rrënjët thellë

Në Kosovë po thonë kinse sipas Kushtetutës të gjithë qytetarët janë të barabartë para ligjit. Kështu të paktën po lehin banditët që po e plaçkitin popullin pa mëshirë fare. Ne po ngremë në spikamë atë që kemi parë me dy sytë dhe dy veshët që na i ka falur i madhi Zot në kokë. Nga shumë probleme që iu ngarkuan Kosovës në shpinë, polli edhe problemi me fqinjët tanë për t´i vënë mezhdat dhe atë me Malin e Zi, po akoma ata gjysmanalfabetë dhe të shitur nga mosleximi i thonë Crna Gora. Matrapazi Hashimi i Brojës, i një katundi të Drenicës, e kishte caktuar bajraktar po ashtu një drenicak, Muratin e një konaku me zë, të fisit të Tahirit, që i kishte shtri përtokë si qentë e zgjebosur shumë serbo-çetnikë dhe tradhtarë e spiunë shqipfolës të qenit plak Titos, por Tahiri me babë i pret nga frenxhitë e kullave. Hashimi i këtij katundi nuk e kishte zgjedhur Muratin rastësisht, të cilin unë dorën në zemër nuk e paragjykoj, se nuk e njoh për së afërmi, por e njoh hollësisht Hashimin, prandaj po them me bindje të plotë. Në Kosovë u bë halllakamë se BANDA E HASHIMIT po i fal Crna Gorës jo më pak se 8000 e ca hektarë tokë të Dukagjinit, që na kishte falur Zoti hise. Populli u ngrit në këmbë për ta mbrojtur këtë tradhti kombëtare. Jo me pushkë, po me laps dhe atë në shehrin më të madh të Kosovë, në Prishtinë. Alamet nënshkrime u mblodhën dhe u printe njëfarë Ramush Haradinaj, me origjinë nga fisi i Gjokos, që e tha vetë nga shpella e tij që unë nuk e kisha ditur se i përket këtij fisi që quhej GJOKO, nejse secili e di origjinën e tij dhe duhet ta dijë që nuk ka asgjë të keqe.

Shushunja çka s´bëri për t'u bërë "naçallnik"

Flitej dhe shkruhej se kjo shitje tokash i prekte edhe shumë hektarë që i kishte blerë tinëzisht Ramushi i Gjoko Haradinajve, por kjo pritet të zbulohet herëdokurdo dhe për këtë salltanet hapëroi dhe u dalldis Ramushi i Gjokos dhe bile jemi dëshmitarë të kohës që më së shumti ishte ngarkuar me ata imza që kishte dhënë populli. Një krah me tefter e kishte marrë dhe turrë e vrap ia kishte mësyrë "Zgradës", ku shahen e përdorin fjalët më banale "kalemin", "pjeshkën","ëmbëlsirën e butë" dhe çdo gjë që i vinte nëpër gojë dhe i dëgjonte populli, ndërkaq këta vagabondë pas pesë minutash zgërdhiheshin dhe pinin kafe sërish bashkë. Policia e shkretë i kishte zënë pritën krushqve që kishin marrë tefterët për t´i futur brenda. Ramushi i Gjoko Haradinajt, me dajak në krah, kishte marrë yrysh tamam si bikat e NOVI PAZARIT dhe shtyu policinë e ngratë, duke bërë vepër penale kundër uniformes në vendin e punës, duke mos e respektuar as ligjin, Kushtetutën dhe as shtetin. U fut brenda dhe kërleshej duke i cakatur dhëmbët hajmedet. Mos e harroni këto salltanete ky cub i bënte kur nuk ishte "naçallnik", hapëronte i shkreti. Heu, shushunja, çka s´bëri për t'u bërë "naçallnik", ishte në gjendje të marrë edhe hu biku në atë meslisht pazaresh të turpshëm e idiotesh. Po e them idiotësh dhe vagabondësh, sepse ky grup mafiozësh që nuk njihte as ligje as kushtetutë nuk janë më bashkë, janë copëtuar dhe nuk flasin më mes veti për punë pazari e hajnie. U vendos të mblidhen bashkë me një sofër për këtë punë pazari me një anë ishte Ramushi i Gjokos dhe në anën tjetër Murati i Mehajve. Secili mundohej t´i jepte arsyetimet e tyre. Ramushi Gjoko Haradinajve me mullar sane bënte yrysh dhe hyxhym në Muratin e Mehajve që qeshej nga zori. Gjoko Ramushi u dalldis si halabak dhe mori hartat dhe ia plasi në fytyrë Muratit të Prekazit. Hashimi i Brojës shikonte tinëzisht nga shpati se si përlahen këta dylberë. Populli me sy e vesh i shikonte dhe i shkreti humbte shpresat me këta banditë të pazareve dhe mundohej sa më parë të ikin nga ky grup mafio-oligarkësh të sojit kulumbian e sicilian. Por, me fajin e kësaj bande banditësh ia kishte zënë bishtin me derë Evropa dhe nuk jepte viza.

Përse i ke humbur elementet e kulturës shqiptare?

Jo vetëm kaq, por Ramushi i Gjokos, ose Gjoko Ramushi, si të doni quajeni, duke mos e respektuar fare sofrën, duke mos e respektuar edhe motrat femra që ishin aty, duke mos e respektuar edhe popullin, i tha Muratit "PEDER". Ehu, Zoti të marroftë! Po si nuk të erdhi turp more derëzi. Po përse i ke humbur elementet e kulturës shqiptare...? Murati, çile Zot gojën, por u qesh me ironi, duke ofenduar Ramush Gjoko Haradinajn. Mafiooligarkët, tyxharët dhe kusarët e kapën për fyti pushtetin dhe Ramushi i fisit të Gjokos me inatin e kaurrit po sa u ul në mullar sane e shkarkoi Muratin e Prekazit dhe e zëvendësoi me një të një bande që kishin dalë nga bishtat e UDB-së SERBO-ÇETNIKE, QË QUHEJ LDK, dhe pikërisht këta kishin formuar komisione për krime kundër UÇKsë dhe bashkëpunonin me Beogradin. Po Gjoko Ramushi i kishte harruar të gjitha. Kam shkruar shpeshherë dhe po e përsëris se të ishe TITIST DO TË THOTË TRADHTAR, SPIUN, ZAGAR DHE LANGUA I PUSHTUESIT. Mori argatin e kopilit të Titos, të Isa Mustafës, të bandës së kësaj kopeje spiunësh, sepse ky i shkonte për qejfi. Asgjë nuk u bë për të rrezuar matjen e Muratit. Por, ndodhi hataja që nuk e bën as burri më i poshtër në të gjitha trojet. Posa Ramushi i Gjokos u bë i madh, heshti duke mos përmend më fjalët Çakorr, as Kullë, as tokë të Dukagjinit, as varre shqiptarësh që kanë rënë për atë tokë dhe është derdhur gjak... Tani, për të mos e vazhduar më tej, domosdoshmërisht lind pyetja: CILI ËSHTË "PEDER": RAMUSH GJOKO HARADINAJ, MURATI I KONAKUT TË TAHIRIT TË PREKAZIT, APO SHERRAXHIA DHE KOPILI HASHIMI I BROJËS...? Vendosni ju vetë, unë e kreva borxhin tim, sepse duhet thënë e vërteta, e vërteta dhe vetëm e vërteta, dhe asgjë më shumë. Kaq kësaj radhe nga unë, Reshat Badallaj-Zhuriani Për këto që flas e shkruaj mbaj përgjegjësi morale, penale e juridike.

(Kosova Sot)