Kohë ideale për Trumpin në Britani

Kohë ideale për Trumpin në Britani
  • 14 July 2018 - 08:23

Shkruan: Theodore R. Bromund

 residenti Donald Trump do të duhet të mësojë disa emra të rinj në Londër. Më parë këtë javë, sekretari i jashtëm Boris Johnson dhe Davis Davis, i cili udhëhoqi marrëveshjet e Britanisë për largimin nga BE-ja, dhanë dorëheqjen nga pakënaqësia me planet e qeverisë për Brexitin. Në shikim të parë, kjo duket si një kohë e keqe për vizitën e Trumpit. Por, në të vërtetë, kjo është kohë ideale.Dorëheqjet ndodhën për shkak se shumica e qeverisë britanike - duke përfshirë kryeministren Theresa May - trajtojnë Brexitin si një problem për t'u menaxhuar, jo një mundësi për t'u shfrytëzuar. Shumica e aktivistëve të konservatorëve duan të largohen nga BE-ja, ashtu siç bëri një shumicë e ngushtë e deputetëve konservatorë.

Dorëheqjet

Partia Konservatore është e angazhuar zyrtarisht pro Brexitit, dhe fakti që Britania do të dalë është e sanksionuar në ligj. Por May dhe bashkëbiseduesit e tjerë duan atë që njihet si Kit-Kat Brexit - një shtresë mbuluese e Brexitit që fsheh një vafer të Mbetjes (në BE). Johnson dhe Davis dhanë dorëheqjen, sepse përpjekja e qeverisë për të vendosur se çfarë dëshiron nga Brexiti - i njohur si Plani i Damës - nuk do ta nxirrte Britaninë tërësisht nga BE-ja. Plani i bën thirrje Britanisë dhe BE-së të përpilojnë një "libër të përbashkët rregullash" për mallrat. Në praktikë, kjo do t'i jepte BE-së veto për aftësinë e Britanisë për të negociuar marrëveshje të tregtisë së lirë me shtetet e tjera, duke përfshirë SHBA-në. As nuk do t'i jepte Britanisë kushedi çka në fushat e tjera për të cilat interesohet. Për më tepër, nuk ka asnjë arsye për të besuar se BE-ja do të pajtohej me "Planet e damës". BE-ja ka argumentuar vazhdimisht se Britania nuk mund të ketë qasje të plotë në Tregun e Përbashkët të BE-së në mallra, nëse nuk pranon lëvizjen e lirë të njerëzve - me fjalë të tjera, emigracionin e pakontrolluar. Dhe, meqë Plani i Damës është vetëm propozimi fillestar i Britanisë, ai me siguri do të hidhet poshtë edhe më tej ndërsa Britania do të negociojë me BE-në. Pakënaqësia në Partinë Konservatore nuk kufizohet vetëm tek Johnson dhe Davis. Plani i Damës konsiderohet gjerësisht si tradhti e referendumit të Brexitit, i angazhimit të partisë për të dalë dhe i premtimeve që ajo vetë ka bërë.Në kohë normale, kjo mund të çojë deputetët konservativë që të sfidojnë udhëheqjen e MaY-it. Dhe, kjo mund të ndodhë me të vërtetë. Por tani, pothuajse askush nuk dëshiron zgjedhje. Populli britanik është i lodhur prej tyre. Partia Konservatore nuk është e gatshme. Ajo do të hynte në zgjedhje e përçarë, dhe kjo rrallë çon në fitore bindëse. Me pak fjalë, May është e fuqishme pikërisht sepse ajo është e dobët: nëse deputetët konservativë do ta hiqnin qafe atë, shumë prej tyre mund të humbisnin punën e tyre në zgjedhjet vijuese.

Kufijtë britanikë të hapur

Asgjë nga këto nuk do të zgjidhet së shpejti. Është e vështirë të shihet se si Plani i Damës mund të mbijetojë në formën e tanishme. Lëvizjet tashmë janë aktive në Dhomën e përfaqësuesve kundër tij. Dhe, është e vështirë të shihet se si edhe një qeveri aq pakurrizore, sikur ajo e udhëhequr nga Theresa May, mund ta pranojë kërkesën e mundshme të BE-së që Britania të mbajë kufijtë e saj të hapur. Dhe nëse e bën këtë, Partia Konservatore - në të vërtetë edhe ajo laburiste - do të përballet me një rebelim politik, ngjashëm me atë që krijoi tashmë Partinë e Pavarësisë së Britanisë (UKIP). SHBA-ja mund të luajë një rol të rëndësishëm në këtë krizë, megjithëse jo një rol vendimtar. Donald Trump nuk është popullor në Britani. (Mund të pritni të lexoni për protesta të mëdha në Londër të premten.) Dhe, Trump dhe May nuk gëzojnë një miqësi të ngushtë personale. Por, Trump sjell diçka të vlefshme: një angazhim të fortë për të negociuar një zonë të tregtisë së lirë me Britaninë sa më shpejt që të jetë e mundur. Natyrisht, Britania do të dëshirojë të bëjë marrëveshje me shumë vende, por SHBA-ja ka më shumë rëndësi, se kushdo tjetër. May ka pranuar tashmë që Plani i Damës krijon "një sfidë për ne në raport me Shtetet e Bashkuara dhe standardet" - një mënyrë e sjellshme për të pranuar se Britania e Madhe nuk mund të shpresojë të bëjë një marrëveshje me SHBA-në bazuar në njohjen reciproke të standardeve nëse është të angazhuar për të rënë dakord mbi standardet me BE-në. Siç ka thënë ambasadori i SHBA-së në Britani, Woody Johnson, Plani i Damës ka lënë një marrëveshje tregtie në SHBA - Britani "plotësisht në ajër". Lista e gjërave që Trump duhet t'i bëjë në Britani, është sa e shkurtër, po aq edhe e rëndësishme.

Qëndrimi mbrojtës ndaj Brexitit

Pas përgëzimit të Britanisë për shpenzimin e 2 për qind - ose afër 2 për qind - të GDP-së së saj në mbrojtje, ai duhet t'i tregojë May-it se ai do të lëvizë qiellin dhe tokën për të përfunduar një marrëveshje të tregtisë së lirë me Britaninë deri në momentin që zyrtarisht del nga BE-ja, në fund të marsit të vitit 2019 - por, se ai mund ta bëjë këtë vetëm nëse Britania nuk është e detyruar nga një rregullore e BE-së. Kjo është një deklaratë e thjeshtë e fakteve. Është gjithashtu ajo që australianët - ndër të tjera - ua kanë thënë tashmë britanikëve. Nëse kjo do të jetë e mjaftueshme për të inkurajuar qeverinë britanike të heqë qëndrimin e saj mbrojtës ndaj Brexitit, tani për tani është e pamundur të dihet. Por, Trump duhet ta thotë këtë në mënyrë të qartë, bindëse, në mënyrë të përsëritur dhe publikisht. Alternativa është e thjeshtë: Britania mbetet de facto në BE; ajo është tërhequr në promovimin e agjendës rregullative të BE-së; Partia Konservatore humb zgjedhjet e ardhshme nga Partia Laburiste e ekstremit të majtë, të udhëhequr nga Jeremy Corbyn dhe Trump hyn në vitin 2020 pasi nuk ka bërë asgjë në tregti përveçse ka imponuar tarifa të ndryshme për të gjithë. Trump mund të mos jetë në gjendje ta shmangë këtë. Qeveria e May-it mund të jetë e vendosur të shmangë mundësitë e saj, pa marrë parasysh se çfarë thotë ai. Ose kundërshtarët e May-it mund ta rrëzojnë atë. Por, nëse Trump nuk përpiqet, do të humbasë mundësia më e mirë për ta shpëtuar situatën, dhe trashëgiminë e Trumpit për tregtinë.

(Ted R. Bromund, Ph.D. është kërkues i lartë i marrëdhënieve anglo-amerikane në Fondacionin "Heritage" në Qendrën për liri, "Margaret Thatcher")

(Kosova Sot)