Shqiptarët, të "nëmurit" e Evropës

Shqiptarët, të
  • 16 July 2018 - 09:58
Kudo ku po jetojnë shqiptarët është vënë në diskutim territori ynë historik. Në jug të Shqipërisë, në lindje, në territoret shqiptare të pushtuara nga Republika Veriore e Maqedonisë, në Mal të Zi dhe në Kosovë, sikundër në Greqi e në Kosovën Lindore nën pushtimin serb. Diskutimet, nëse quhen kështu, sepse fare nuk janë diskutime dhe marrëveshje, tërësisht e kanë vënë territorin shqiptar në humbjen e tij nga toka arbërore. Humbjet e mëdha ishin në shekujt 19 dhe 20. Tash, në këtë shekull, Shqipëria me të ashtuquajturën marrëveshje për kufirin në Deti diku rreth 1200 kilometra katrorë po i humb. Ndërsa, Kosova në diskutimet e bëra me shtetin serb, rreth 3000 mijë kilometra katrorë po i humb, duke organizuar një pushtet territorial serb në zemrën e Kosovës. Është çudi se si shqiptarët në këtë shekull me vetëdije të plotë dhe pa asnjë turp dakordohen me humbjet e tilla.

Shqipëria po humb territor tjetër shqiptar Në gjuhën juridike, veprimet e tilla, ku me ndonjë marrëveshje humb territori, konsiderohet vepër penale dhe dënimet, si në Shqipëri, si në Kosovë, shkon deri në burg të përjetshëm. Po në gjuhën e popullit! Humbja e territoreve është tradhti kombëtare. Ashtu kështu janë të ndarë shqiptarët. Një pjesë e popullit gjendet nën 4 shtete joshqiptare. Atje nuk kanë të drejta kombëtare, qytetare dhe as shoqërore e sociale. Në Greqi e në Serbi as emrin nuk kanë të drejtë ta përdorin. Dhe, sikurse kjo mos të mjaftonte, Shqipëria po humb territor tjetër shqiptar dhe Kosova mbi 1/4 e territorit të vet. Me ketë territori shqiptar po tkurret në përmasa të mëdha dhe vdekjeprurëse. Në Tiranë dhe në Prishtinë dëgjohet duke thënë se çështja kombëtare e shqiptarëve në BE bëhet realitet. Kjo është një teori fëmijërore, tipike e analfabetëve politikë, të cilët gënjejnë dhe mashtrojnë me teori të tilla inekzistente në BE. Në BE nuk realizohet asnjë çështje dhe e as një populli çështja kombëtare. BE-ja vetëm bashkon shtetet dhe ato e ruajnë sovranitetin dhe integritetin territorial në kuadër të bashkësisë së tillë. Të tjerat janë gënjeshtra. Por, me këtë shtrohet pyetja: Pse tash po humbin territor? Disa çështje janë themelore. 1. Politika shqiptare në Tiranë dhe në Prishtine është e dobët dhe e shantazhuar nga faktori ndërkombëtar, me kërcënimet që i bën kohe pas kohe, duke u thirrur në interesin rus në Ballkan. 2. Kemi thjesht politikanë të shantazhuar me krime që po i detyron të dëgjojnë. 3. Shqiptarët janë të dobët, pa ushtri të fortë dhe ekonomi fitimprurëse, si dhe pa miq që i mbrojnë.

Shqiptarët nuk duhet të tolerojnë më Janë këto tri çështje që po reflektohen ashpër në raport me BE-në dhe me shtetet me të cilat po bisedohet kufiri dhe territori i shqiptarëve. Natyrisht se kështu dhe me këta politikanë, territori shqiptar ngushtohet dhe humb mjaft në hapësirë. Nuk ka te këta politikanë asnjë që është i vendosur për të mbrojtur hapësirën territoriale shqiptare. Çdo njeri, në Tiranë dhe në Prishtinë, vetëm fjalë dhe asnjë veprim konkret në këtë anë nuk po e bën. Thirren në këtë a në atë mjet a masë juridike e politike dhe lejojnë territoret shqiptare të humbin si dikur që vepronte Ahmet Zogu me Shën Naumin e Pogradecit dhe Vermoshin e Kelmendit. E mira është se ne e dimë pse Ahmet Zogu veproi kështu. Po, politikanët sot pse veprojnë kështu? Dhe, natyrisht se kështu do të thuhet edhe në të ardhmen edhe për Mitrovicën dhe detin Jon, që iu dhanë shteteve fqinje nga këta politikanë. Do të përmenden si ish-territore shqiptare që iu dhanë Serbisë dhe Greqisë. Do të dihen edhe shkaqet. Po realiteti mbetet. Shqiptarët nuk duhet të tolerojnë këtë rrugë. Mjaft me këta politikanë të pandërgjegjshëm. Koha nuk pret.

(Kosova Sot)