Vetëm polakët mund ta shpëtojnë demokracinë polake

Vetëm polakët mund ta shpëtojnë demokracinë polake
  • 16 July 2018 - 11:07
Shkruan: Slawomir Sierakowski 

Kushtetuta polake parashikon një gjyqësor të pavarur dhe vendos afatin për presidentin e parë të gjykatës së lartë për gjashtë vjet

Protestat masive në Varshavë kanë bërë që mediet në botë të flasin rreth kësaj ngjarjeje në javët e fundit. Polakët janë duke demonstruar kundër legjislacionit të miratuar nga Partia (qeverisëse) e Ligjit dhe Drejtësia (PiS), që ul moshën e daljes në pension të gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, në mënyrë efektive duke hequr të gjithë gjyqtarët mbi moshën 65 vjeçare dhe duke lejuar partinë PiS të vendosë në gjykatë gjyqtarët e vet.

Qeveria ka shtuar dy dhoma të reja në gjykatë Kushtetuta polake parashikon një gjyqësor të pavarur dhe vendos afatin për presidentin e parë të gjykatës së lartë për gjashtë vjet. Kjo do të thotë që gjyqtarët nuk mund të hiqen nga posti - të paktën jo nga ana kushtetuese. Megjithatë, ligji i ri ia mundëson presidentit polak Andrzej Duda të zëvendësojë deri në tri të pestat e gjykatësve të Gjykatës së Lartë, vetëm në vitin 2018. Për më tepër, qeveria ka shtuar dy dhoma të reja në gjykatë, duke zgjeruar numrin e gjyqtarëve në 120. Një dhomë e re disiplinore do të përdoret për të negociuar me gjyqtarët që janë "kundërshtues" dhe një Dhomë e jashtëzakonshme e auditimit dhe çështjeve publike do të vërtetojë vlefshmërinë e rezultateve zgjedhore. Dhoma e fundit do të ketë gjithashtu autoritetin për të hetuar ankesat e zgjedhjeve të kaluara, duke fuqizuar efektivisht qeverinë për të përmbysur vendimet e gjykatave edhe të 20 vjetëve më parë. PiS po merr kontrollin e plotë jo vetëm mbi vendimmarrjen gjyqësore në të tashmen, por edhe për dy dekadat e fundit. Ndërsa PiS përshpejton marrjen e pushtetit gjyqësor, shumë nga ata që kundërshtojnë ligjin e ri po mbajnë shpresa tek Bashkimin Evropian. Komisioni Evropian ka iniciuar "procedime të shkeljes" kundër Polonisë në përgjigje të shkeljeve lidhur me pavarësinë gjyqësore dhe kjo mund të bëjë që Gjykata Evropiane e Drejtësisë (GJED) të pezullojë vlefshmërinë e ligjit derisa çështja të shqyrtohet mirë.

Gjoba që pagoi qeveria hungareze Problemi është se GJED punon shumë ngadalë, që do të thotë se ne mund të përballemi me një situatë që të kujton atë të Hungarisë në vitin 2014, kur Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi kundër qeverisë së Kryeministrit Viktor Orbán pasi ai shkarkoi Gjykatësin Suprem të Andras Baka para mandatit të tij. Por vendimi erdhi shumë vonë. Qeveria hungareze pagoi një gjobë prej 117,000 dollarësh, por as pozita e Baka-s, as ligji nuk u rivendos.Në mënyrë të ngjashme, në një rast që përfshin vitet 2016 dhe 2017, GJED përfundimisht vendosi korrikun e kaluar se qeveria polake për aktivitetet e prerjeve në pyjet Bia?owie?a shkeli ligjin e BE. Por, qeveria polake thjesht injoronte vendimin dhe prerjet ilegale vazhduan deri në prill 2018, kur ECJ më në fund kërcënoi të gjobisë Poloninë 100,000 euro në ditë. Deri në atë pikë, ishin prerë 190,000 metra kub drurë të pyllit. Situata sot nuk është e ndryshme: nëse GJED-ja do të bllokonte reformat gjyqësore të PiS-së, ajo duhet të kishte bërë këtë muaj më parë. Problemi i dytë është edhe më serioz. Ndërkohë që 49% e polakëve besojnë se ligji është duke u shkelur, 27% kanë qëndrim të kundërt dhe 24% nuk kanë mendim të qartë. Edhe pse mijëra ,ndoshta dhjetëra mijëra protestues u mblodhën para Gjykatës së Lartë gjatë javëve të fundit, rreth tetë milionë njerëz votuan për partinë PiS në zgjedhjet e vitit 2015. Sondazhet aktuale tregojnë se popullariteti i partisë PiS është rritur në rreth 40% , më shumë se dyfishi i asaj të Partisë së mëparshme në pushtet, Platformës Qytetare. Kjo sugjeron se edhe pse polakët nuk mund të pajtohen me reformat gjyqësore të partisë PiS, ata nuk janë të prirë të rrezikojnë shumë për gjykatat e lira, ose për parimet liberale-demokratike në përgjithësi. Prandaj, kryetari i partisë PiS, Jaros?aw Kaczy?ski tani mund të deklarojë se "Komisioni Evropian nuk do të thyejë vullnetin e Polonisë lidhur me përfundimin e reformave … Nëse nuk reformojmë gjyqësorin, reformat e tjera s'do të kenë kuptim sepse herët a vonë do të mohoheshin nga gjykatat që kemi tani.

Radikalizmi i populistëve Kaczy?ski e di mirë se partia e tij ka më së shumti mbështetjen e publikut dhe se GJED-ja ka gjasa të mos jetë në gjendje të veprojë në kohë. Në mungesë të një opozite efektive vendase, ka shumë pak pengesa në rrugën e tij. Ajo që njerëzit presin nga populistët është pikërisht radikalizmi i tyre dhe gatishmëria për të bërë atë që thonë ata. Kjo është arsyeja pse njerëzit pranojnë veprime qesharake si shkatërrimi i pyllit të Bia?owie?as, edhe nëse ata nuk pajtohen me të. Dhe kjo është arsyeja pse parashikimet e bazuara në sondazhet publike kanë pak kuptim. Po në lidhje me gjykatat? Pothuajse të gjithë gjyqtarët besojnë se PiS po shkel kushtetutën, prandaj Duda po plotëson dhomat e krijuara rishtazi me zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë PiS dhe deputetët në vend të gjyqtarëve aktualë. Një mundësi, atëherë, do të ishte që gjyqtarët e Polonisë të shkojnë në grevë. Nëse gjykatat e Polonisë mund të "ziejnë", polakët do të kuptojnë shpejt se ligji është si ajri: ju e vini re vetëm kur fillon të mbarojë. Por, kjo nuk është diskutuar as në Poloni. Gjyqtarët nuk do të godasin, sepse nuk janë politikanë dhe nuk janë të etur për një përplasje. Përkundrazi, disa nga veprimet e tyre deri më tani e kanë bërë situatën edhe më keq. Ata po bëjnë gabime serioze në situatën aktuale; Shefi i Drejtësisë, për shembull, sapo shkoi me pushime në mënyrë që të hiqte veten nga situata. Për më tepër, partia PiS është duke e shfrytëzuar faktin se një grevë gjyqësore do të duket e pahijshme. Populistët mund të largohen duke minuar autoritetin e institucioneve demokratike; vetë autoritetet nuk munden. Kjo është arsyeja pse populistët duhet të mposhten politikisht. Ligji, sikur edhe ekonomia, ka shërbyer për politikën për një kohë të gjatë, duke përfshirë idenë se, pa alternativë ndaj demokracisë liberale dhe tregjeve të lira, politika mund të reduktohet në teknokraci. Rritja e populizmit në Poloni dhe gjetkë është një kujtues i paqëndrueshmërisë së kësaj ideje. Vetëm demokracia polake mund të shpëtojë Gjykatën e Lartë dhe jo anasjelltas.

(Slawomir Sierakowski, themelues i Lëvizjes "Krytyka Polityczna", është drejtor i Institutit për studime të përparuara në Varshavë dhe bashkëpunëtor i Akademisë "Robert Bosch" në Berlin) Ky shkrim është shkruar ekskluzivisht për PROJECT SYNDICATE, pjesë e së cilës është gazeta "Kosova Sot"