Kam qenë në takimet me Putin-in. Ja çfarë e pret Trump-in

Kam qenë në takimet me Putin-in. Ja çfarë e pret Trump-in
  • 17 July 2018 - 08:56
Shkruan: Michael McFaul

Putin ka më shumë autonomi në udhëheqjen e qeverisë ruse sesa që ka Trump në Amerikë

Unë isha ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Rusi dy vite më parë dhe kam punuar rreth politikës ruse për administratën e Obama-s për tri vite para kësaj. Kurrë nuk kam pasur një takim kokë me kokë me presidentin rus Vladimir Putin. Por unë kam marrë pjesë në disa sesione me Putin-in përkrah presidentit Barack Obama, me zëvendëspresidentin amerikan Joe Biden, këshilltarin për siguri kombëtare Tom Donilon dhe sekretarin e shtetit John F. Kerry. Kam përcjellë dhe kam shkruar rreth karrierës së Putin-it që nga takimi i parë në zyrën e madhe në Shën Petersburg në pranverën e vitit 1991. Presidenti Trump mund të mendojë se samiti i ditës së hënë të jetë më i lehtë sesa me aleatët amerikanë gjatë javës së kaluar. Por nëse ai vendos të bëjë ndonjë përgatitje serioze para se të ulet me presidentin rus Putin, ja se çfarë do të duhej të dinte. Së pari, Putin preferon grupe të vogla. Kur unë isha në qeveri, zakonisht na duhej të ziheshim me ekipin rus të protokollit rreth numrit të njerëzve që do të lejoheshin të marrin pjesë në takime. Ne gjithmonë kemi dashur më shumë; ekipi i Putin-it kishte preferuar më pak. Në takimin e tij të parë me Obama-n në vitin 2009, ne nuk kemi mundur ta bindim ekipin e protokollit të Putin-it që ambasadori ynë atëherë në Rusi, John Beyrle, të merrte pjesë. Kur Hillary Clinton për të parën herë e kishte takuar Putin-in në Moskë si sekretare e Shtetit në vitin 2009, unë isha këshilltar i lartë i Obama-s për Rusinë në "National Security Council". Po futesha bashkë me të në dhomë kur një nga asistentët e Putin-it më kapi për kraharori dhe më ka shoqëruar në dhomën e pritjes bashkë me disa zyrtarë tjerë amerikanë. Kur Donilon u takua me Putin-in në vitin 2012, stafi i tij kishte detyruar që disa zyrtarë tanë të lartë të stafit të mbesin ulur nëpër vetura jashtë mureve të vendit ku po mbahej takimi.

Sot, Putini nuk e dëgjon askënd Si ambasador, unë isha i vetmi amerikan që isha lejuar të marr pjesë në atë mbledhje. E dyta, Putin-i jashtëzakonisht ka vetëbesim - disa mund të thonë se është arrogant - në qasjen e tij me marrëdhëniet internacionale. Ai nuk ishte gjithmonë i tillë. Putin ishte një president fatkeq, i zgjedhur nga presidenti rus Boris Yeltsin si pasardhës i tij në vitin 1999; derisa votuesit rusë vetëm sa kanë mbështetur zgjedhje e tij. Atëherë, Putin nuk ishte i sigurt në veten në lidhje me politikën e jashtme. Ai i kishte dëgjuar të tjerët, si ata në qeveri po ashtu edhe ata në vendet kyçe shtetërore. Por tani, ai merret me këtë punë për dy dekada, mos të harrojmë kur kanë zëvendësuar postet me kryeministrin e tij, Dmitry Medvedev. Sot, ai nuk e dëgjon askënd; as këshilltarët për siguri kombëtare, as ministrin e Punëve të Jashtme Sergey Lavrov, e pa kurrfarë dyshimi as Trumpin. Putin i di të gjitha. Ai është mirë i kalitur me çështjet ndërkombëtare, sidomos pasi ka parë intervenimin e ushtrisë ruse në Ukrainë dhe në Siri, intervenimin kibernetik dhe operacionet propaganduese në Shtetet e Bashkuara si dhe lidhjet me autokratët në Korenë Veriore dhe në Iran tash e dy dekada. Teoritë e tij janë me të meta; përshkrimet e tij janë të rrezikshme. Por ai i di detajet e këtyre problemeve më mirë se sa Trump-i, apo më mirë se secili lider tjetër botëror. Kjo është arsyeja përse takim kokë me kokë me Trump-in i planifikuar për këtë samit Putin-it i jep përparësi. E treta, sipas Putin-it ai kurrë nuk ka bërë gjë të gabuar. Në qasjen e tij, tensionet në marrëdhëniet Amerikë-Rusi kanë ndodhur për fajin e Obama-s, sikurse që fajin më parë e kishte edhe administrata e Bush-it para se Obama të bëhet kryetar. Në takimin e tij të parë me Obama-n në Moskë në korrik të vitit 2009, Putin ka shpjeguar shumë për administratën e Bush-it. Kështu, Putin-i pret koncesione. Në anën tjetër, Putin kurrë nuk do të ofrojë koncesion real. Ai rrallë se merret me negociata. Ideja e thënë nga Trump së fundmi se Putin mundet t'ia bëjë një të mirë dhe të dalë nga Ukraina ose Siria është qesharake. Putin askujt nuk i bën mirë. Gjeopolitika për të është lojë me përmbledhje zero. E katërta, Putin një tregimtar shumë bindës. Nga qasja ime, interpretimet e tij në lidhje me ngjarjet historike janë të mangëta, të shtrembëruara dhe të gabuara. Por nëse i dini faktet, argumentet e tij tingëllojnë bindëse. Në takimin e tij me Obama-n në qershor të vitit 2012 në Los Kabos, Meksiko, Putin kishte artikuluar një argument të fortë për atë se pse forcat e fuqishme duhej të udhëzonin modernizimin e evolucionit në Lindjen e Mesme. Ai kishte portretizuar liderin e Sirisë Bashar alAssad dhe atë të Egjiptit Hosni Mubarak si liderë të mëdhenj dhe kishte qortuar të tjerët pse kishin hequr dorë kaq shpejt prej tyre. Ai e kishte bërë të qartë se ai nuk do të vepronte njëjtë edhe me Assad-in, jo se kishte ndonjë lidhje të veçantë me diktatorin sirian, por për faktin se nuk kishte alternativë.

Trump-it do t'i pëlqejë stili i Putin-it Sikur mos ta kisha ditur historinë e rajonit, Putin do të tingëllonte shumë bindës. Unë brengosem rreth leksionit që Putin mund t'i japë Trump-it rreth kulturës arabe apo historisë së Krimesë. Nuk jam fort i bindur se Trump i di detajet e këtyre çështjeve sa për ta sulmuar atë përsëri. Për t'i treguar tregimet e tij, Putin përdor gjuhën e hapur, modeste dhe shumëngjyrëshe. Ndryshimi në stilin retorik midis Medvedev-it të rafinuar dhe Putin-it të vrazhdë ishte më goditësi kur i zëvendësojnë rolet. Trump-it do t'i pëlqejë stili i Putin-it. E pesta, Putin mund të jetë i bezdisshëm dhe sharmant. Personalisht i kam parë të dyja strategjitë negociuese. Me Trump-in, Putin do të jetë në opsionin e sharmantit: Putin do ta bëjë Trump-in të pranojë marrëveshjet brenda minutave. Ai është i mirë në demonstrimin e afinitetit. Mos harroni trajnimin e tij: Ai është një ish- oficer i inteligjencës. Me Trump-in do të jetë më e lehtë që të gjejë terren të përbashkët, pasi kanë disa qasje të njëjta në lidhje me natyrën e botës. Trump ka shprehur armiqësinë e tij ndaj organizatave multilaterale si Bashkimi Evropian, "NATO" dhe "World Trade Organization". Putin i përçmoi të gjitha këto. Kështu, edhe Trump dhe Putin kanë përqafuar populistët nacionalistë në Evropë, në Mbretërinë e Bashkuar, Francë, Hungari dhe në Itali. E gjashta, Putin është në gjendje të bëjë lëvizje të papritura, të guximshme, nganjëherë për mirë e nganjëherë për keq. Putin ka më shumë autonomi në udhëheqjen e qeverisë ruse se sa që ka Trump në Amerikë. Trump duhet të jetë gati me përgjigje të mençura. E shtata, , Putin lë përshtypje të mëdha.

Putin me gjasë do të vonohet Secili takim me të do të bën ta mbash në mend. Unë kam frikë se Trump me lehtësi do të magjepset nga krekosjet e Putin-it. Në fund, Putin me gjasë do të vonohet. Ai kishte detyruar që Obama ta presë për 45 minuta para takimit të tyre në Los Kabos. Kerry endej nëpër Sheshin e Kuq e më pas po relaksohej te "Ritz-Carlton" për disa orë para se Putin ishte i gatshëm ta prite në Kremlin në vitin 2013. Natyrisht, Putin dëshiron të lërë përshtypje të mira me Trump-in. Nëse shkon me kohë, kjo mund të jetë shenjë e dëshirës së tij të vërtetë për ta takuar Trump-in - dhe më pas të gjithë ne duhet të brengosemi paksa. Ishte planifikuar që unë të shkoja në një tjetër samit të planifikuar midis Obama-s dhe Putin-it në shtator 2013 në Moskë. Ambasada jonë po punonte për detajet për këtë takim dyditësh. Por kur Putin nuk do të pajtohej në lidhje me bazën e agjendës, në veçanti me Sirinë dhe kontrollin e armëve, kishim filluar të dyshojmë në lidhje me vlerën e takimit. Vendimi i Putin-it që kontraktorit të "National Security Agency", Edward Snowden, t'i japë azil atë verë e kishte mbyllur marrëveshjen. Nuk kemi mundur ta lejojmë Obama-n të rrijë pranë Putin-it duke u shtirur se gjithçka ishte biznes pas një akti kaq provokues. Obama e kishte shtyrë samitin. Unë ia kam dhënë lajmin Kremlinit, dhe ata ishin shumë të shqetësuar me refuzimin pas pranimit të samitit dhe ftesës së tyre për të ardhur në Moskë. Por nganjëherë mosbiseda - mosardhja - është lëvizje e duhur diplomatike. Ndoshta ka një mësim në këtë tregim për Trump-in?

(Kosova Sot)