Secila marrëveshje e Brukselit me May-in do të jetë përfundimtare

Secila marrëveshje e Brukselit me May-in do të jetë përfundimtare
  • 17 July 2018 - 08:59

Shkruan: WOLFGANG MUNCHAU 

Liria e lëvizjes do të duhej të kuptohej si një instrument i integrimit politik

Ë shtë e vërtetë se një pjesë e madhe e shumicës në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar do të preferonte që Brexit-i mos të kishte ndodhur, apo ajo që Brexit-i të jetë më i butë. Po ashtu është e vërtetë që qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po anon kah një version më i butë i Brexit-it. Por, nuk mundesh thjesht të bashkosh dy pjesët e informatave bashkë dhe të vini në përfundim që shanset për një Brexit më të butë janë rritur. Përkundrazi, mundësitë për një marrëveshje për këtë kurrë nuk kanë qenë më të mëdha se sa që janë tash. Kjo kontradiktë e dukshme origjinën e saj e ka në ndërveprimin kompleks të politikave të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Bashkimit Evropian. Kjo e fundit javën e kaluar ka reaguar ndaj letrës së bardhë të Brexit-it me përmbajtje të sjellshme. Tani do ta studiojë dokumentin e Theresa May me rreth 98 faqe në lidhje me marrëdhëniet e së ardhmes të propozuara nga Mbretëria e Bashkuar me Evropën dhe të përcaktojnë një pozitë të përbashkët para se t'i komentojnë detajet. Grupi Drejtues i Parlamentit Evropian i ngarkuar për Brexit-in dha një mirëpritje paraprake, veçse me kujdes, por gjithashtu e ka bërë të qartë që Bashkimi Evropian nuk do të bëjë asnjë kompromis të caktuar me vija të kuqe esenciale, sidomos pandashmëria e katër lirive: lëvizja e mallrave, shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve.

Pozicioni i Bashkimit Evropian nuk ka ndryshuar As Bashkimi Evropian nuk do ta sakrifikojë integritetin e një tregut të vetëm - dhe nuk do të lejojë Mbretërinë e Bashkuar të zgjedhë sektorët ekonomikë në të cilët ata duan të marrin pjesë. Pozicioni i Bashkimit Evropian nuk ka ndryshuar që kur negociatat për Brexit-in kanë filluar dhe nuk pres që të ndryshojnë shumë në të ardhmen. Por unë pres që të shikoj një vullnet të ringjallur angazhimin serioz me zonjën May dhe negociatorët e saj. Unë shoh hapësirë për kompromis në kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një doganë të përbashkët ekuivalent për mallrat, por jo për shërbimet. Bashkimi Evropian ka refuzuar këtë ndarje në të kaluarën në terren që produktet dhe shërbimet dhe shpesh janë gërshetuar. Kjo është e vërtetë. Por, një treg i vetëm i Bashkimit Evropian për shërbime as nuk është zhvilluar si një treg i vetëm për mallrat. Industria do të lobojë shumë në favor të një kompromisi. Në kohën kur eksportuesit evropianë përballen me perspektivën e tarifave nga Shtetet Bashkuara të Amerikës, gjëja e fundit që atyre u duhet është një kufi tarifor në Evropë. Mbretëria e Bashkuar është një nga eksportuesit më të mëdhenj për shumë vende të Bashkimit Evropian. Por, unë shoh hapësirë për kompromis për lirinë e lëvizjes. Liria nuk është e bazuar në argumentin ekonomik Kjo është një çështje që është nënvlerësuar në Mbretërinë e Bashkuar që kur David Cameron, atëherë kryeministër, ka tentuar dhe dështuar të fitojë koncesione materiale në vitin 2016. Kjo mbetet brenga bazë në Bruksel. Arsyeja që Bashkimi Evropian është kaq pa kompromis në imigrimin qëndron në historinë dhe ndarjen e vet. Një marrëveshje lejon që Mbretëria e Bashkuar që i lejon të kufizojë lirinë e lëvizjes për punëtorët e pazotë në mënyrë indirekte do të diskriminonte midis të ardhurave të larta dhe të ulëta në vendet e Bashkimit Evropian. Dhe një përzgjedhje është, një Brexit i ëmbël që do ta shqetësonte ekuilibrin e ndjeshëm të Bashkimit Evropian.

Liria nuk është e bazuar në argumentimin ekonomik. Jodomosdoshmërisht është për unionin doganor as për zonën e lirë tregtare për të pasur një politikë të hapur karshi emigrantëve. Liria e lëvizjes do të duhej të kuptohej si një instrument i integrimit politik. Kjo është arsyeja përse Mbretëria e Bashkuar, apo anët e Ikura dhe të Mbetura kanë vështirësi kaq shumë me këtë koncept. Letra e bardhë e kryeministres nuk është gjë tjetër pos një pikënisje për një varg bisedimesh të gjata. Zonja May do të duhet të bëjë shumë kompromise për të siguruar një marrëveshje. Gjatë procesit, ajo mund të humbet përkrahjen e shtetit. Në fund të bisedimeve, pafundësia për opsionet për negociata për Brexit-in do të reduktohen në një marrëveshje të vetme. Në teori do të ishte e mundur të arrihet një marrëveshje për pajtueshmëri në tregtinë e lirë sikurse ato që Bashkimi Evropian i ka me Kanadanë apo me Japoninë. Por kjo marrëveshje do të vinte në një kontradiktë të pazgjidhshme. Do ta shkelte ose vijën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar rreth kufirit të ndjeshëm me Irlandën ose vijën e kuqe të Mbretërisë së Bashkuar në Detin e Irlandës. Liderët e Bashkimit Evropian nuk dëshirojnë që Nigel Farage të kthehet në Parlamentin Evropian, dhe nuk kërkojnë një kthim të Brexit-it që shpejt mund të kthehet prapa. Ata po hasin në vështirësi për ta caktuar interesin e përbashkët. Ata janë duke u marrë me kryeministrat aktualë e jo me ishkryeministrat. Zonja May e ka dëshmuar të jetë një aleat i vështirë, por që mund t'i zihet besë gjatë dy vjetëve të kaluar. Kur marrëveshja të jetë e pranuar për zonjën May, do të jetë përfundimtare. Bashkimi Evropian me këtë rast nuk do të kthehet në tavolinën e bisedimeve edhe nëse do të kishte një ndryshim në qeverinë britanike. Mund të sigurojë pak kohë shtesë. Por, mos gaboni: Nëse Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar refuzon marrëveshjen, Brexit-i do të jetë i vështirë.

(Kosova Sot)