Historia britanike e Brexit-it

Historia britanike e Brexit-it
  • 18 July 2018 - 07:53
Shkruan: ROBERT SKIDELSKY

Që nga 23 qershori 2016, kur 52 për qind e votuesve britanik kanë mbështetur tërheqjen nga Bashkimi Evropian, debati për Brexit-in ka ndarë përgjysmë politikanët britanik. Megjithëse referendumi për Brexit-in nuk ishte detyrues, atëherë kryeministri dhe qeveria e David Cameron pritnin një votë në të mirë të "Qëndrimit" kishte premtuar t'i pranojë rezultatet. Britania, që vonë iu bashkua Bashkimit Evropian, do të jetë shteti i parë që do ta braktisë atë, me datën dalëse që është vendosur për mars të vitit 2019. Ata që ishin për të qëndruar alternojnë midis fajësimit të Cameron-it për pakujdesinë për mbajtjen e referendumit dhe paaftësinë e tij për ta menaxhuar atë si dhe duke i dënuar ata që ishin pro daljes për faktin se kanë mbushur votuesit me gënjeshtra. Në një nivel më të thellë, vota për Brexitin mund të shihet si pjesë e një revolte të fshatarëve transatlantik, duke e bërë veten të ndihen si në Francë, Hungari, Itali, Poloni, Austri dhe natyrisht Shtetet e Bashkuara. Që të dy shpjegimet kanë merita, por se të dyja injorojnë në veçanti rrënjët britanike të Brexit-it. Britania e vetme po qëndronte kundër kontinuitet të Evropës të dominuar nga Hitleri në vitin 1940, momenti i historisë aktuale që kujtohet me krenari. Vite më pas, Margaret Thatcher aludonte për një ndjenjë të përbashkët britanike në mënyrën e saj të zakonshme. "E sheh" njëherë më kishte thënë, "Ne vizitojmë, e ata janë këtu".

Një partner i vështirë dhe euroskeptik Përkundër qëndrimit të ish- kryeministrit Tony Blair, Britania kurrë nuk ishte "me zemër në Evropës. Në 42 vitet e saj në Bashkimin Evropian, britanikët gjithmonë ishin një partner i vështirë dhe euroskeptik. Miratimi për t'iu bashkuar familjes ishte nën 50 për qind, dhe deri më 2010 kishte rënë nën 30 për qind. Një referendum atëherë me gjasë do të rezultonte me një shumicë më të madhe për t'u larguar. Mbretëria e Bashkuar nuk kishte nënshkruar në vitin 1957 Traktatin e Romës, që i ishin bashkuar gjashtë pjesëtaret origjinale të Bashkimit Evropian - Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Belgjika dhe Luksemburgu - në "European Economic Community". Besnike nga politika tradicionale e ndarjes dhe sundimit, ka organizuar "European Free Trade Association " me shtatë anëtarë si një kundërpeshë në vitin 1960. Por Mbretëria e Bashkuar kishte stagnuar, derisa "EEC" po përparonte, derisa Britania kishte aplikuar për t'u pranuar në vitin 1963. Motivi i Britanisë kryesisht ishte ekonomik - për t'iu shmangur tarifës së jashtme të "EEC" kundër mallrave britanike, duke iu bashkuar një hapësire me më shumë tregti të lirë. Por motivi për të parandaluar krijimin e një blloku politik kurrë nuk kishte munguar. Në fund, presidenti i Franës Charles de Gaulle kishte vënë veton e anëtarësimit të Mbretërisë së Bashkuar, duke e parë Britaninë si një Kalë Troje Amerike. BE-ja do të ishte mirë ta kishte Britaninë në krah Ata që dëshirojnë qëndrimin me gjasë kanë harruar që kur Britania kishte votuar më 1975 të mbetet pjesëtare e 'EEC" - pasi ishte bashkuar më 1973 - referendumi ishte bazuar në gënjeshtrën që anëtarësimi nuk kishte ndonjë implikim politik. Në fakt, themeluesit e Bashkimit Evropian, sidomos Jean Monnet, ka parë një bashkim më të thellë ekonomik si një mënyrë për të krijuar një bashkim politik gjithnjë e më të thellë. Në vitin 1986, Thatcher kishte nënshkruar "Single European Act" (që për objektiv kishte formimin e një tregut të vetëm), me gjasë duke besuar se ishte vetëm një zgjerim i tregtisë së lirë në mallra dhe shërbime, kapital dhe fuqinë punëtore. Por statuti përgjysmë i Britanisë ishte konfirmuar nga "Maastricht Treaty" në vitin 1992, nën të cilin pasardhësi i Thatcher, John Major, e kishte fituar (bashkë me Danimarkën) një përjashtim nga kërkesa për t'iu bashkuar euros. Më qartë se gjithçka që i paraprinte, një valutë e përbashkët ishte një vullnet për të proceduar me unionin politik. Pas të gjithave, siç treguan edhe ngjarjet e viteve 2008-9, një valutë e përbashkët pa një qeveri të përbashkët nuk mundet të funksionojë. Me rastin e vendimit për Brexit, pasardhësja e Cameron-it, Theresa May, është zënë midis kërkesave për Brexit sikurse edhe ai para saj, sekretari i Punëve të Jashtme Boris Johnson, për "kontrollimin e kufijve tanë" dhe frikën e atyre që dëshironin të qëndronin duke u brengosur rreth pasojave politike dhe ekonomike nga largimi. Ajo shpreson për një dalje nga Bashkimi Evropian nëse Britania do t'i ruante përfitimet, por duke shmangur koston e pjesëtares. Kjo shpresë është e mishëruar në Letrën e Bardhë porsa të publikuar nga qeveria, "E ardhmja e marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian". Në të, qeveria kërkon një "Asociim" që do ta largonte Britaninë në hapësirën e jashtme të Bashkimit Evropian për të gjitha mallrat në Britani dhe në Bashkimin Evropian, por të lirë për t'i lidhur marrëveshjet për tregti të lirë me gjithë të tjerët. Një treg i përbashkët në shërbime do të zëvendësohej nga një marrëveshje e veçantë që do t'i lejonte klientët e Bashkimit Evropian të pakufizuar për të pasur qasje në shërbimet financiare të Londrës, derisa shmangin sistemin e rregullues të përbashkët. Dhe kjo do të thotë se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian në mars të vitit 2019 pa një marrëveshje për shkurorëzim të funksionueshëm. Pyetja e vetme është nëse ky rezultat do të jetë fatkeqësia që shumica e vëzhguesve ia kanë frikën. Unë nuk mund të argumentohem nga ata që dëshirojnë qëndrimin se largimi nga BE-ja do të jetë katastrofal për Britaninë. Humbja e marrëveshjeve me BE-në do të ekuilibrohej me mundësinë që Britania ta rizbulojë mënyrën e saj. Përvoja sugjeron se britanikët janë të aftë për ta marrë shpejtë veten, janë të mençur kur e kanë në kontroll të ardhmen e tyre. Nuk janë të gatshëm ta japin pavarësinë e tyre. Brenga ime kryesore është humbja e mundësisë për Britaninë që të ndihmojë të marrë formë e ardhmja politike e Evropës. Organizata nga e cila po largohet Britania është larg marshimit drejt besimit dhe unionit politik. është copëtuar me konflikte. Kancelarja gjermane Angela Merkel është pa pushtet pothuajse sa May; neofashistët janë "in", të afërt me disa vende të fuqishme Evropiane. Pothuajse krejt pesha e projekteve evropiane qëndron mbi supet e presidentit francez, Emmanuel Macron. Do të ishte mirë ta kishte Britaninë në krah se sa të shkojë në drejtim të Atlantikut.