A kemi pritur që presidenti Trump ta quante Putin-in gënjeshtar në sytë e botës?

A kemi pritur që presidenti Trump ta quante Putin-in gënjeshtar në sytë e botës?
  • 18 July 2018 - 07:56
Shkruan: Liz Peek

P residenti Trump e djallosi konferencën për shtyp në Helsinki. Për këtë nuk ka fije dyshimi. Por a ishin komentet e tij tradhtare, ashtu siç ka thënë ish-shefi i CIA-s, John Brennan? Apo ishte, siç gjëmonte John McCain, "një nga performancat më të turpshme nga një president amerikan në kujtesën e tij"? Kritikët e Trump-it u përgjigjën me kujdes dhe përmbajtje, duke e sulmuar presidentin në terme aq ekstreme saqë përkrahësit e tij vetëm sa kanë gërmuar më thellë. Për të qenë të sigurt, presidenti Trump kishte lëshuar një mundësi që në mënyrë publike para të gjithëve ta paralajmëronte presidentin rus, Vladimir Putin, kundër ndërhyrjes në zgjedhjet presidenciale. Ajo që është më e rëndësishme, ai kurrë nuk e artikuloi pse ishte thelbësore për rivendosjen e marrëdhënieve me Rusinë, siç ka tentuar të bëjë çdo administratë e mëparshme. Ai po ashtu ka dështuar të përshkruajë fushat që të dyja vendet mund të punojnë së bashku. Por, vërtet a ka pritur dikush që ai ta shpallë atë gënjeshtar në një televizion global? Cili do të ishte qëllimi i udhëtimit në Helsinki që aranzhoi një samit midis dy fuqive më të mëdha nukleare, vetëm për ta shfarosur shansin për marrëdhënieje të reja të përmirësuara? Nuk do të ndodhë dhe në fakt Trump la të kuptohet paraprakisht, kur ai ju kishte thënë gazetarëve që të mos presin një moment "a Perry Mason".

Tentimi për ta minuar takimin e presidentit me Putin-in Kritikët më të mëdhenj ishin irrituar me Trumpin, kur iu ishte përgjigjur pyetjeve, se pa rezerva ju kishit besuar agjencive të spiunazhit sesa vetë Putin-i. Dhe, le të ballafaqohemi me të, derisa muajt kanë kaluar dhe sjellja politike e James Comey, Andrew McCabe, Peter Strozk dhe kompanisë kanë dalë në dritë, dikush mund ta falë presidentin që së paku nuk e kritikoi dhe i doli në mbrojtje FBI-së. Pas të gjithave, ai me gjasë ishte i mllefosur, sikurse që të gjithë amerikanët duhet të jenë, kur Departamenti i Drejtësisë - vetëm tre ditë para samitit - kishte vendosur t'i lironte 12 rusët e akuzuar se kishin hakuar "Democratic National Committee" dhe organizatat tjera të Demokratëve. Ky u duk të jetë një tentim për të minuar takimin e presidentit me Putin-in, ose të paktën një kujtesë jo aq të butë nga këshilli i posaçëm Robert Mueller se marrëdhënia e Trump me Putin ishte ende duke u hetuar. Presidenti Trump ka absolutisht të drejtë në shumë çështje në të cilat Rusia mund të ndihmojë. Së pari në lidhje me terrorizmin Rusia disa herë është sulmuar nga ekstremistët mysliman, sikurse në Amerikë. Në vitin 2004, një grup me simaistë, terrorist të armatosur, kryesitnga Ceçenia, kishin mbajtur më shumë se 1,000 pengje në një shkollë në Kaukazin Verior të Federatës Ruse. Kur rrethimi kishte marrë fund, më shumë se 300 njerëz kishin vdekur, përfshirë 186 fëmijë. Në vitin 2010, 40 njerëz kishin vdekur kur sulmuesit vetëvrasës me bomba kishin sulmuar sistemin hekurudhor të Moskës. Vetëm në vitin e kaluar një vetëvrasës me bombë kishte vrarë veten dhe disa të tjerë në metron e Shën Petersburgut. Kjo është një fushë ku dhënia e informatave njëra- tjetrës mundet të sjellë fryte. Dhjetorin e kaluar, Putin e kishte falënderuar Presidentin Trump për ndihmën e dhënë nga "CIA" në prishjen e një planit për bombardimin e katedralës së Kazanit në Shën Petersburg derisa atëherë kishin premtuar se edhe në të ardhmen do t'i ndajnë bashkë informacionet në lidhje me terrorizimin.

Siria është një çështje e madhe, si për Rusinë po ashtu edhe për Amerikën Shtetet e Bashkuara të Amerikës po ashtu mund ta shfrytëzojnë ndihmën e Rusisë derisa ta detyrojnë Korenë e Veriut që të braktisë planet e saj për armatim nuklear. Megjithëse Kina është partneri kryesor i saj, Rusia po ashtu është shumë me rëndësi për Korenë e Veriut. Rusia nuk fiton asgjë nga armët nukleare të Koresë së Veriut derisa Rusia mundet të ndikojë në ngushtimin e ekonomisë së Koresë së Veriut. Po ashtu, Siria është një çështje e madhe, si për Rusinë po ashtu edhe për Amerikën, por se nevojitet ndihma e Rusisë për ta bërë që lufta të ndalojë. Ai po ashtu dëshiron që Moska ta bindë Iranin që të tërhiqet nga Siria, në shkëmbim për të lejuar mbijetesën e qeverisë së Bashar Al-Assad. Trump duhet ta sigurojë Izraelin që do të jetë i sigurt, dhe Putin është pajtuar gjatë samitit se "për sa i përket Sirisë, detyra për të vendosur paqe atje dhe për ta ringjallur vendin mund të jetë shembulli i parë i bashkëpunimit të përbashkët". Nuk ishte e rastësishme që Netanyahu i Izraelit u takua me Putin-in vetëm disa ditë më parë, e po ashtu ka biseduar edhe me presidentin Trump. Ne nuk e dimë se çfarë kanë biseduar për dy orë kokë me kokë presidentët në Helsinki. Ne nuk e dimë se çfarë koncesione mund të ketë bërë ish agjenti i KGB-së apo çfarë i ka kërkuar miliarderë në anën tjetër. Por, e dimë se që kur ka ardhur në pushtet, Presidenti Trump ka një linjë më të ashpër me Rusinë se sa paraardhësi i tij. Presidenti Obama kishte vizituar Moskën më 2009 dhe shpejtë më pas kishte braktisur sistemin mbrojtës me raketa nga Polonia dhe republika Ceke. Obama kishte refuzuar të dërgonte armë në Ukrainë, Trump po e bën. Ka rrethuar veten me fajkonj "National Security Advisor", John Bolton dhe "Defense Secretary", James Mattis. Nëse ai ishte i lidhur me Kremlinin, ai ka një mënyrë shumë qesharake për ta treguar. Reagimi ndaj konferencës së Helsinkit ishte mbi nivelin e lartë, duke pasur parasysh se sa pak ne dimë për atë që ndodhi prapa skenave. Ishte gjithashtu e trishtuar. Pothuajse sikur kritikët e Trump dëshironin që ai të dështonte. Por nuk do të shpresonte që konfrontimet në rritje me Rusinë të jenë ... tradhtare? 

(Kosova Sot)