A thua, çfarë roli po luajnë pozita dhe opozita në Parlamentin e Kosovës?

A thua, çfarë roli po luajnë pozita dhe opozita në Parlamentin e Kosovës?
  • 20 July 2018 - 08:20

SHKRUAN: BISLIM ALIU 

Pa dyshim, në Parlamentin e Kosovës kemi pritur një angazhim serioz në zgjidhjen e problemeve të shtetit tonë. Megjithatë, të gjithë jemi të zhgënjyer me angazhimin pozitë-opozitë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Andaj, si pozita ashtu edhe opozita kanë rënë në gjumë të thellë në Parlament. Dhe, ky gjumë i thellë i tyre po na tregon qartas se ata fare edhe nuk ekzistojnë? Ata me veprimin e tyre thuajse tërësisht janë bërë njësoj, pra puro të papërgjegjshëm. E, opozitës, fare nuk i intereson të bisedojë për tema të nxehta jetike, siç janë dëmet qindra milionëshe euro që u janë bërë për shumë vjet qytetarëve të Kosovës

Pa dyshim, Kuvendi i Kosovë si institucioni më i Kosovës ka rënë në gjumë të thellë, si pozita ashtu edhe opozita dhe, thuajse edhe fare nuk ekzistojnë! Dhe, tani, thuajse janë "bashkëdyzuar" rolet e tyre dhe fare nuk po dihet se kush është pozitë dhe kush është në opozitë. Dhe, me të vërtetë janë bërë të njëjtë, pra puro të papërgjegjshëm. Ndaj, ky mosveprim i opozitës, mos vallë, opozita po ka frikë që të bisedohet për tema të nxehta jetësore dhe humbje milionëshe të harxhuara nga tatimpaguesit kosovarë. Dhe, tani edhe mund të pyetemi, a thua pse vallë, opozita nuk po kërkon që të hapen tema të nxehta në parlament, pra për tema jetike dhe dëmet e qindra milionëshe euro që ju bënë për shumë vite qytetarëve të Kosovës, nga tenderomania dhe që u pasuruan mafiopolitikanët dhe korporatat e tyre mafioze e kriminale. Nga zhvatja e kundërligjshme e aseteve të shtetit dhe buxhetit të shtetit përmes mafio-bizneseve teni më të kriminalizuara? Këtë opozita në Parlament asnjëherë nuk e bën, meqë edhe ajo është e përlyer deri në fyt dhe ushqehet e rritet edhe vetë në 'grazhdin e krimit" të organizuar kosovar, dhe për këtë nuk ka mundësi as të flas dhe as të veprojë për krimin e organizuar që fatkeqësisht po udhëhiqet shteti i Kosovës? Opozita për këtë, është në një linjë me pozitën e tej inkriminuar në krim të organizuar nga monopolet e inkriminuara, nga mafio-bizneset e lidhura me politikën e inkriminuar, shitje korruptive - kriminale e monopoleve, e deri tek lejet e ndërtimit përmes komunave dhe MMPH?

Deri kur opozita në Parlament të jetë krejtësisht si pozita?

Pa dyshim, në Parlamentin e Kosovës kemi pritur një angazhim më serioz në zgjidhjen e probleme të shtetit tonë. Megjithatë, të gjithë jemi të zhgënjyer me angazhimin pozitë-opozitë në zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Andaj, si pozita ashtu edhe opozita, kanë rënë në gjumë të thellë në Parlament. Dhe, ky gjumë i thellë i tyre, po na tregon qartas, se ata edhe fare edhe nuk ekzistojnë? Ata me veprimin e tyre, thuajse tërësisht janë bërë njësoj, pra puro të papërgjegjshëm. E, opozitë fare nuk iu intereson që të bisedon, për tema të nxehta jetike, siç janë dëmet e qindra milionëshe euro, që u janë bërë për shumë vjet qytetarëve të Kosovës. Dhe, a thua, pse opozita nuk propozon komisione hetimore parlamentare, për ndriçimin e rasteve, meqë edhe ajo është e përlyer dhe ushqehet e rritet edhe vetë në "grazhdin e krimit" të organizuar në Kosovë. Pra, opozita me mosveprim, po ia zgjat jetën pozitës, që ajo të veprojë dhe të bëjë çfarë të dojë ?!!!...Në shtetet e zhvilluara, opozita e ka rolin e vet tejet të madh në ndriçimin e rasteve korruptive. Dhe, ajo, asnjëherë nuk e lë të qetë pozitën. E, te ne, është krejtësisht e kundërta. Opozita flenë dhe vazhdon gjumin e thellë, thuajse fare nuk është e interesuar që t'i hulumton gjërat korruptive dhe humbja e miliona eurove nga tatimpaguesit kosovarë! Ja pra, kjo është "kataklizma" më e madhe e shtetit, për t'u angazhuar në gjetjen e kriminalizimit të shtetit. Pra, çfarë e kemi pozitën në atë nivel e kemi edhe opozitën. Ndaj, ky "bashkëdyzim" i interesave po e shkatërron shtetin dhe formimin e shtetit ligjor.

Tani kush do ta shpëtojë Kosovën dhe qytetarët e saj?

Tani, vallë, po pyetemi seriozisht, kush do ta shpëtojë Kosovën dhe qytetarët e saj, nga korrupsioni galopant dhe krimi i organizuar që e ka kapur pozitën dhe opozitën së bashku në një batak kriminal? Vallë, a do të ndalet ndonjëherë ky korrupsion dhe krim i organizuar që u shkatërrua ky shtet i varfër tërësisht? Ndërkaq, prokuroria dhe gjyqësia "amullinë e mosveprimit" që është kapur nga pushtetarët në qeveri dhe nëpër komuna nga mafio-oligarkët e tejkriminalizuar kosovarë, që ia zunë tërësisht "frymën" këtij shteti dhe qytetarëve të saj! Dhe, për këtë, qytetarët janë ngopur dhe, sikur me padurim po e presin liberalizimin e vizave, për të ikur sa më parë nga vendlindja ku u lindën e u rritën dhe, nga ky shtet, aspak ligjor, ku i tëri është oazë e madhe e krimit dhe korrupsionit të organizuar? E, ju pushtetarë, a po ju dhemb shpirti pak ose aspak për këtë rini të Kosovës, e cila ishte më e bukura në Evropë, apo, mos vallë nga painteresimi i keni "shti veshët në lesh" dhe nuk po dëgjoni fare për këtë "kataklizëm" që do t'i vijë Kosovës në të ardhmen?!...

(Kosova Sot)